
Takikardi d.m.th ritmi i shpejtë i zemrës pra kur zemra rreh më shpejt se sa duhet. Për një të rritur rrahjet normale të zemrës variojnë nga 60-100 për minutë. Nëse zemra juaj rreh më shpejt se 100 rrahje në minutë kjo do të thotë takikardi. Rritja e rrahjeve të zemrës mund të ndodhë edhe fiziologjikisht si p.sh kur vrapojmë etj. por në këto raste me pushim edhe ato normalizohen. Rrahjet e shpeshta të zemrës mund të bëhen shkak i problemeve serioze të zemrës…
Për më tepër ju lutem klikoni mbi titull.
Check-up do të thotë një kontroll i përgjithshëm i gjendjes së trupit tuaj. Ai përmban në vetvete një sërë analizash. Këto analiza bëhen zakonisht edhe nëse personi nuk vuan nga ndonjë sëmundje dhe tregojnë gjendjen e përgjithshme të trupit . Këto analiza shërbejnë edhe për kapjen më herët të ndonjë sëmundjeje të fshehur. Nëse vuani nga diçka atëherë ndiqni këshillën e mjekut i cili mund të kërkojë prej jush edhe ndonjë analizë tjetër specifike…
Për më tepër ju lutem klikoni mbi titull.
Është një nga sëmundjet më të shpeshta të fëmijërisë sidomos rreth moshës 5-6 vjeç. Poshtë moshës 3 vjeç dhe mbi 50 shihet rrallë. Shkaktarët mund të jenë virus ose bakterie.
Fillon me një rritje të temperaturës papritur dhe me ethe. Temperatura mund të shkojë deri në 39 gradë. Ka dhimbje të fytit dhe si pasojë e prekjes prej inflamacionit edhe të muskujve të fytit vihet re dhe vështirësi në gëlltitje. Shoqërohet me dhimbje koke, këputje, dhimbje kyçesh…
Për më tepër ju lutem klikoni mbi titull.
Hernia diskale lumbare është një problem që shqetëson një pjesë të gjerë të popullsisë. Zona që më së tepërmi i ekspozohet peshës dhe që vuan më shumë është ajo e belit (lumbare). Midis çdo dy kockave të shtyllës kurrizore gjendet një lëndë absorbuese e peshës dhe që bën shpërndarjen e peshës në mënyrë të barabartë në trup. Kjo lëndë quhet disk dhe pikërisht shtytja e kësaj pjese dhe dalja nga vendi duke krijuar presjon mbi palcën kurrizore shkakton të ashtuquajturën hernia diskale. Disku ka trashësi 4-6 mm dhe gjithashtu pengon edhe fërkimin e kockace të shtyllës kurrizore…
Për më tepër ju lutemi klikoni mbi titull.
Përfundimi i shtatzanisë para javës së 20-të quhet dështim. Rreth 15 % e shtatzanive përfundojnë me dështim. Një pjesë e tyre ndodhin aq herët sa që një pjesë e grave as që e kuptojnë se po dështojnë. Pjesa më e madhe e dështimeve ndodh para javës së 12-të…
Për më tepër ju lutem klikoni mbi titull.

