Sot në botë mendohet se çdo vit 3.5-4 milion njerëz vdesin prej sëmundjeve që shkakton pirja e duhanit.
Çdo ditë mendohet se 10.000 njerëz vdesin prej duhanit.
Së shpejti pritet që duhani të zëjë vendin e parë e vdekshmërisë duke ja kaluar edhe vdekjeve nga aksidentet, vrasjet, SIDA apo tuberkulozi.
Në listën e sëmundjeve vendin e parë e zë kanceri i mushkërisë.
Për më tepër ju lutemi klikoni mbi titull.
Gati të gjithë fëmijët lindin me refleksin e thithjes edhe pse ndonjëherë ka fëmijë, të cilët
duhet t’a mësojnë atë. Në këto raste nëna e re duhet të ketë durim dhe të Jsrkojë ndihmë nga infermierja. Pas disa përpjekjesh, fëmija pa dyshim do të fillojë të thithë në mënyrë të përshtatshme.
Tashmë fëmija juaj ka lindur dhe jeni bërë nënë! A ndiheni e befasuar nga disa gjëra që i përkasin pamjes së tij?

Ajo që ju befason më tepër janë përmasat e vogla të fëmijës suaj, sasia e flokëve te tij, trupi i rrudhur, koka e shtypur dhe vështrimi i papërfillshëm. Por mos u shqetësoni, gjithçka është në rregull. Pas disa javësh do të duket shumë i ëmbël. Jepini kohë që t’i tejkalojë disa rrethana te zakonshme që paraqiten te të porsalindurit.
Së shpejti do të shndërrohet në një fëmijë të ëmbël dhe të lezetshëm, me një fytyrë të vogël, të buzëqeshur dhe sy të hareshëm. A nuk është kjo ajo që keni pritur?
Për më tepër ju lutemi klikoni mbi titull.
Të gjithë në jetën e tyre hasin me këtë problem. Mundësia që shkaku të jetë një sëmundje e keqe (tumor, paralizë) është mjaft e ulët. Migrena nuk është një sëmundje e rrezikshme. Zakonisht fillon në formë të menjëhershme, në njërën anë të kokës dhe është një dhimbje e fortë. Dhimbjet e migrenës zgjasin nga 4-72 orë dhe mund të shoqërohen edhe nga shqetësime të tjera si të vjellat, mosdurim i dritës dhe i zhurmave etj…
Për më tepër ju lutemi klikoni mbi titull.

Rënia e flokëve tek femrat është një shqetësim që shihet më shpesh pas menopauzës megjithëse nuk do të thotë që edhe femrat nga adoleshenca e më tej mos të vuajnë nga ky problem. Për të saktësuar diagnozën kërkohet një kontroll i rregullt tek mjeku dermatolog pasi shpesh herë çështja mund të komplikohet në diagnoz…
Për më tepër ju lutem klikoni mbi titull.
Akne vulgaris ose siç njihet me gjuhën e popullit puçrat është një sëmundje e përsëritshme e gjendrave dhjamore të lëkurës. Është një sëmundje e shpeshtë dhe mendohet të ketë shumë faktorë të ndryshëm që shkaktojnë këtë problem. Në moshën e pubertitetit mendohet se një sërë faktorësh hormonal që ndryshojnë në atë periudhë janë shkaktari kryesor që gjendrat e dhjamit të punojnë më shumë sa duhet. Por kjo nuk do të thotë se ky problem ndodh vetë tek adoleshentët…
Për më tepër ju lutem klikoni mbi titull.


