Merr artikujt e fundit me RSS

Merr artikujt e fundit me email

Kërko në faqe
Reklamo Këtu
Reklamo ketu Reklamo ketu Reklamo ketu

Nga më 12 Gjusht 2009 nën Këshilla,Pediatria , 9,542 lexime Comments Off on 44 probleme shëndetësore tek fëmijët (3) Email This Post Email This Post
Postoje në Facebook

dora-e-babait-me-femijen
23. Humbet gjak nga hundët.
Epistasi, d.m.th. humbja e gjakut nga hunda, është i shpeshtë te fëmijët, sidomos te moshat 2 deri në 10 vjeç. Kjo mund të jetë rrjedhojë e një brishtësie të kapilarëve, e vesit të futjes së gishtave në vrimat e hundës, e ndonjë goditjeje ose e një ftohjeje të fortë.
Çfarë duhet bërë? Filhmisht mbajeni fëmijën me kokë të anuar përpara, bëjeni që të shfryjë hundët për të nxjerrë koagulat (mpiksjet) e mundshme të gjakut, pastaj futini në vrimat e hundës një garzë sterile të rumbullakosur, që bllokon hemorragjinë. Kur nuk keni garzë, mos përdorni pambuk, por shtrëngoni hundën e fëmijës me gishtin e madh dhe atë tregues për 10 minuta. Nëse pas një çerek ore gjaku nuk ndalon, shkoni në urgjencë ose në spital.
24. Nuk rritet (nuk hedh shtat).
Duhet të shqetësoheni dhe t’i bëni analizat vetëm kur trupi i fëmijës shton (zgjatet) më pak se 4 cm në vit. Por një pamjaftueshmëri e hormonit të rritjes, që është themelor për zhvillimin e kockave dhe të muskujve, ndodh shumë rrallë.
Çfarë duhet bërë? Për të kuptuar nëse fëmija rritet normalisht, shfrytëzoni tabelat që keni më sipër. Dhe përpara se të alarmoheni, mos harroni që shtatlartësia e fëmijës ka ndikimin e trashëgimisë, pra varet nga ajo e prindërve. Nëse doni të dini sa i lartë mund të bëhet fëmija juaj, kur të rritet, provoni të zbatoni këtë formulë:
Shumën që del nga mbledhja e lartësive (në cm) të mëmës dhe të babait pjesëtojeni për 2. Nga shifra që del, zbritni 6.25 cm, po të jetë vajzë, dhe shtoni 6.25 cm, po të jetë djalë, p.sh.:
• Lartësia e mëmës 160 cm
• Lartësia e babait 180 cm
Shuma: 340 cm
• mesatarja e lartësive 340 : 2 = 170cm. Atëherë, lartësia e fëmijës do tëjetë:
• po të jetë vajzë, 163,75 cm (170-6.25);
• po të jetë djalë, 176,25cm ( 170+6.25).
25. Është pickuar nga një insekt.
Çfarë duhet bërë? Kimikati më i efektshëm për të pakësuar dhembjen, fryrjen dhe të skuqurit është amonjaku. Përdoreni menjëherë pas pickimit. Veç këtij, mund të përdorni një pomadë, si p. sh. Fengel,Fargon, Fenistil ose Polaramin. Dhembja dhe fryrja duhet të pakësohen për pak kohë. Nëse pas disa orëve nuk shihni ndonjë përmirësim ose, në të kundërt, gjendja rëndohet dhe fryrja është mjaft e theksuar, lajmëroni pediatrin ose çojeni fëmijën në urgjencë.
26. Ka prerë gishtin.
Çfarë duhet bërë? Prerjet dhe plagët gjithnjë duhen të pastrohen me ujë e sapun dhe të dezinfektohen me kujdes, për të mënjanuar rrezikun e infeksionit. Për këtë përdoren substanca që nuk djegin, p.sh. Citrosii, ujë të oksigjenuar dhe garzë sterile. Për të bllokuar rrjedhjen e gjakut, mbani të shtypur plagën për disa minuta. Nëse prerja është e thellë, dërgojeni fëmijën në urgjencë, për ta qepur plagën në një ose dy pika. webhosting data Kështu lehtësoni mbylljen e plagës dhe mënjanoni formimin e një cikatriçeje (shenje) të madhe, kur të shërohet.
27. Ka një lyth (mish të huaj) poshtë shputës së këmbës.
Lythat, që janë të shpeshtë te fëmijët që shkojnë në pishina, palestra, provokohen (nxiten) nga një virus. Mund të paraqiten si të dala mishtake, të forta në prekje ose si fijëza të murrme në formë gjembi.
Çfarë duhet bërë? Kur janë të vogla, mund t’i zhdukni duke përdorur lëngje specifike kundër lythave, p.sh. ata me bazë të acidit salicilik, që shiten në farmaci.Por duhet treguar shumë kujdes që të mënjanohen sasi të tepërta të kimikatit, për të mos djegur lëkurën. Përgjithësisht, mjafton të vendoset një pikë lëngu, dy ose tri herë në ditë, drejtpërdrejt mbi lythin, deri në zhdukjen e plotë të tij. Mjekimi më i shpejtë dhe pa dhembje është lazëri, që zhduk lythat, duke mos prekur indet që i rrethojnë ata. Ndërhyrja kryhet në mënyrë ambulatore, duke mos pasur nevojë për anestezi.
28.I është futur një kokrrizë në sy.
Ndodh shpeshherë që fëmijës t’i futet në sy një insekt i vogël, një kokrrizë pluhuri ose diçka tjetër. Incidenti, zakonisht, shoqërohet me bollëk lotësh dhe me dhembje të forta. Ka raste që fëmija nuk lejon as t’ia mbash palpebrën (qepallën) të hapur.
Çfarë duhet bërë? Pastroni mirë duart dhe hapni me kujdes syrin. e fëmijës, për të parë ku ndodhet trupi i huaj. Mundohuni ta hiqni, duke shfrytëzuar këndin e një garze sterile. Por mos përdorni kurrë një shami ose ndonjë shufër prej pambuku, pasi mund të shkaktoni infeksione. Pas nxjerrjes së trupit të huaj, shpëlani syrin me ujë të bollshëm, të freskët, për të pakësuar në këtë mënyrë acarimin. Mos përdorni as kolir (ilaç i lëngët), as pomadë.
29. Ka pirë shampo.
Helmimi me shampo ose me detergjent është më i shpeshtë ndër fëmijët, pasi këta i tërheq ngjyra dhe forma e shishes.
Çfarë duhet bërë? Në të gjitha rastet e helmimeve, që në dukje janë pak të rrezikshme, mos kërkoni që ta bëni fëmijën të vjellë dhe mos i jepni një gotë me qumësht, pasi mund ta rëndoni gjendjen. Për të mësuar se çfarë të bëni, i telefononi menjëherë urgjencës, duke mos harruar të merrni me vete dhe bajtësin (shishen) e substancës që ka pirë fëmija.
30.I është dëmtuar gjuri.
Çfarë duhet bërë? Mjeti më i mirë për të pakësuar dhembjen dhe fryrjen, është borsa me akull, që mbahet në pjesën e dëmtuar, të paktën 1 orë. Përkundrazi, është i padobishëm dhe pa efekt përdorimi i pomadave. Në rastet e goditjeve të forta në këmbë ose në krah, tregoni kujdes në sjelljen (qëndrimin) e fëmijës: nëse e mban gjymtyrën krejtësisht pa e lëvizur, ndoshta mund të ketë një frakturë (thyerje të kockës).Në këtë rast, dërgoni fëmijën në urgjencë për t’i bërë një radiografi.
31. Është kafshuar nga qeni.
Çfarë duhet bërë? Pastroni plagën me ujë të rrjedhshëm, dezinfektojeni me ujë të oksigjenuar ose me ndonjë dezinfektant tjetër dhe pastaj mbulojeni me një garzë sterile. Verifikoni nëse fëmija është vaksinuar kundër tetanosit: në rast se jo, është e domosdoshme ta dërgoni në urgjencë për imunizim (për të bërë vaksinën). Kur kafshimi është bërë nga një qen rrugaç, dërgojeni fëmijën në spital: mund të jetë e nevojshme të bëhet një vaksinim kundër tërbimit. Po të jeni të sigurt që qeni nuk ka asnjë sëmundje, kufizohuni me mbajtjen pastër të plagës e kontrollin e saj, që të mos infektohet. Kur formohet qelb, plagën duhet ta mjekojë mjeku.
32. Ka zënë morra.
Morri është një parazit i trupit, që prek flokët ose rrobat dhe thith gjakun, duke shkaktuar kruarje të forta.
Çfarë duhet bërë? Mos u turpëroni, pasi, edhe po ta lash kokën çdo ditë, mund të zësh morra. Në këtë rast higjiena s’ka të bëjë. Edhe prerja e flokëve të fëmijëve është e padobishme. Këto fjalë, përshtaten për familjet ku higjiena është në lartësinë e duhur, ndërsa, në të kundërt, në familjet ku higjiena është “përtokë”, ato që thamë më sipër duhet të zbatohen një për një. Për kurën drejtohuni te farmacisti. Në treg ka tipa të ndryshëm shamposh kundër morrave, me të cilat mund të lani dhe krehrat. Gjatë trajtimit, ndërroni çdo ditë këllëfët e jastëkëve dhe veshjet, si: këmishët, fanellat, kapelat d.m.th të gjitha ato sende që vijnë në kontakt me kokën.
33. Ka goditur kokën.
Goditjet e kokës, mjaft të zakonshme ndër fëmijët, janë ato që shqetësojnë më tepër prindërit. Është gjithnjë rreziku, megjithëse jo shumë herë, që këto (goditjet) të provokojnë një hemorragji cerebrale( rrjedhje gjaku në tru).
Çfarë duhet bërë? Mbi të gjitha, mos e dramatizoni gjendjen, që të mos e frikësoni fëmijën. Nëse pas goditjes vazhdon të sillet si përherë, nuk është e nevojshme ta dërgoni në urgjencë. Por mbajeni nën kontroll për 24 orë dhe vini në dijeni pediatrin. Kur fëmija është keq: vjell, ka dremitje dhe thotë që i dhemb koka, çojeni shpejt në spital.

Gastriti
Inflamacioni i stomakut
www.mjeku24.com
Hepatiti
Inflamacioni i mëlçisë
www.mjeku24.com
Takikardia
Rrahja e shpejtë e zemrës
www.mjeku24.com
I respektuar vizitorë! Për shkak të pyetjeve të shumta përgjigja e pyetjes tuaj do të vonojë. Mos e shkruani një pyetje dy here dhe ju lutemi të jeni të durueshëm. Ju faleminderit!
Nëse dëshironi të na ndihmoni në punën tonë. Postoje në Facebook
Kliko këtu për të bërë Pyetjen tuaj
©Mjeku24.Com - Të gjitha të drejtat i zotëron Mjeku24.Com. Ndalohet rreptëisht kopjimi dhe ribotimi. Dizenjimi dhe mirmajtja: SuperAlb.Com