Merr artikujt e fundit me RSS

Merr artikujt e fundit me email

Komentet e Fundit
Më të lexuarat
Faqe Mike

Nga Dr.Nurian Ohri më 29 Maj 2008 nën Pediatria , 936 lexime Dërgo me Email Dërgo me Email
Postoje në Facebook

Kohët e fundit kanë dalë në treg video DVD për bebet dhe gjithashtu dëgjojmë dhe shohim se ka prorame televizive për bebet. Po a është e drejtë që një bebe të shohi televizor dhe a ka dobi për të? Në lidhje me këtë temë është publikuar një artikull në revistën “The Journal of Pediatrics” sipas të cilit bebet 8-16 muajsh që shihnin këto programe kishin një fjalor fjalësh me rreth 6-8 fjalë më pak se ata që nuk i ndiqnin po të një moshe. Kurse mes bebeve 17-24 muajsh nuk pati ndonjë ndryshim. Sigurisht që bebet në këtë moshë delikate kur ata fillojnë dhe zgjerojnë fjalorin e tyre janë më të hapur karshi ndikimeve negative. Kushti i padiskutueshëm për zhvillimin e gjuhës tek një bebe nën 2 vjeç është kontakti me njerëzit. Çdo gjë e parë në televizor mendohet se nuk do të ketë ndikim pozitiv tek ata. Llojet e programeve që përmendëm mund të jenë të dobishëm për fëmijët parashkollor. Më e mira është që në këtë periudhë kaq të rëndësishme për zhvillimin mendor të bebit (0-2 vjeç) ai të mos njihet hiç me televizorin.

                                                                                                                                     Dr.Nurian Ohri

                                                                                                                                  www.mjeku24.com

Ulçera Peptike
Çfarë është ulçera?
www.mjeku24.com
Dismenore
Menstruacionet e dhimbshme
www.mjeku24.com
Çfarë janë variçet?
Mësoni më shumë për variçet tuaja!
www.mjeku24.com

0 Komente

Postoje në Facebook

Na vjen keq por komentet janë të mbylluar për momentin.

©Mjeku24.Com - Të gjitha të drejtat i zotëron Mjeku24.Com. Ndalohet rreptëisht kopjimi dhe ribotimi. Dizenjimi dhe mirmajtja: SuperAlb.Com