Aftet (plagët në brendësi të gojë)

Nëse vuani nga plagët që ju krijohen shpesh brenda në gojë apo mbi buzë dhe ju pengoijnë të hani apo të flisni lirshëm dijeni se nuk jeni vetëm. Ky shqetësim shihet shumë shpesh pothuajse tek të gjithë njerëzit gjatë jetës së tyre.
Dy nga plagët më të shpeshta janë aftet dhe plagët në formë flluckash të krijuara nga virusi Herpes Simplex. Këto plagë mund të shihen tek të gjitha moshat. Megjithatë duhet bërë një dallim mes këtyre dy plagëve pasi trajtimi i tyre nuk është i njëjtë.

Aftet:

Formohen vetëm brenda gojës. Nuk janë infektuese dhe shkaktari i tyre nuk është ndonjë mikroorganizëm. Megjithëse shkaku i saktë nu dihet ende mendohet se gjendja emocionale e njeriut ndikon në formimin e këtyre plagëve. P.sh shihet shpesh tek gratë gjatë sindromit paramenstrual (shih. artikullin për Sindromi paramenstrual në faqen tonë). Gjithashtu dhe gjendja e stresit apo momentet kur sistemi ynë imunitar është më i dobët (p.sh gajtë infeksioneve të ndryshme, sëmundjeve të ndryshme si p.sh diabeti, përdorimi për një kohë të gjatë e kortizoneve etj.) lehtësojnë formimin e tyre.

Flluckat e Herpes Simplexit:

Herpesi është një virus i cili shkakton plagë në formë vezikulash të mbushura me ujë. Zakonisht ato shfaqen mbi buzë dhe janë ngjitëse.

Kurimi

Në të dyja rastet higjena është ndihmuesi më i mirë drej shërimit. Megjithëse të dyja këto plagë edhe nëse nuk kurohen shërohen vetvetiu përsëri ka disa këshilla kundrejt trajtimit të tyre. Mund të përmendim gargarën me solucione anticeptike. Për herpesin krem me përmbajtje aciklovir(antiviral ). Për aftet përdorimi i vitaminës B dhe nëse keni shumë shqetësime mjeku juaj mund t’ju japi disa ilaçe. Mos i pëlcisni apo kruajini flluckat.

                                                                                                                                  Dr.Nurian Ohri

                                                                                                                               www.mjeku24.com

Post Author: Dr.Nurian Ohri

2 thoughts on “Aftet (plagët në brendësi të gojë)

    idriz

    (Dhjetor 14, 2008 - 8:08 pasdite)

    pershendetje nga idrizi une vuaj prej kames se djathe qe nje vit rresht por neseka mundsi mem kshillu se qka duhet te bej dhimbja qe me ngacmon esht kur rri ulur me pihet prej ghurit e te poshte edhe nuk guxoi as doren me mbajt mbi kemb e kur eci nuk e vrej dhimbjen fare ju faliminderit per mire kuptim tung kalo bukur

    Dr.Nurian Ohri

    (Dhjetor 15, 2008 - 3:48 pasdite)

    I nderuar Z.Idriz!

    Dhimbja e kembes apo mpirja eshte nje shenje e pergjithshme qe mund te kete te bej me disa semundje.Ne do tju keshillonim një vizitë tek mjeku kirurg per arsye se problemi juaj mund te jete me damaret e kembes ose nese aty nuk del gje tek neurokirurgu per ndonje hernie diskale duhet te kontrolloheni.Pa ju pare nga afer e kemi te veshtire tju japim ndonje kurim.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

Comments are closed.