Merr artikujt e fundit me RSS

Merr artikujt e fundit me email

Kërko në faqe
Reklamo Këtu
Reklamo ketu Reklamo ketu Reklamo ketu

Nga më 2 Shtator 2008 nën Dermatologjia , 55,345 lexime 90 Komente
Postoje në Facebook

Akne vulgaris ose siç njihet me gjuhën e popullit puçrat është një sëmundje e përsëritshme e gjendrave dhjamore të lëkurës. Është një sëmundje e shpeshtë dhe mendohet të ketë shumë faktorë të ndryshëm që shkaktojnë këtë problem. Në moshën e pubertitetit mendohet se një sërë faktorësh hormonal që ndryshojnë në atë periudhë janë shkaktari kryesor që gjendrat e dhjamit të punojnë më shumë sa duhet. Por kjo nuk do të thotë se ky problem ndodh vetë tek adoleshentët. Kanali i cili shkarkon yndyrën e lëkurës prej prodhimit të tepërt bllokohet dhe si pasojë në vrimën e daljes shfaqen në fillim pika të bardha (komedo e mbyllur) e më pas pikat e zeza (komedo e hapur). Në këtë ambient të mbyllur disa bakterie që jetojnë në lëkurë (propionibacterius acnes) gjejnë mundësi zhvillimi dhe krijojnë një infeksion dhe inflamacion. Kështu që format e aknes në lëkurë variojnë nga pikat që përmendëm e deri tek enjtje me qelb, skuqje apo në disa raste të rënda deri në formim kokre apo kiste nën lëkurë (nodula). Sa më I thellë të jetë lezioni (plaga) aq më shumë rritet mundësia të lejë shenjë.

Disa nga faktorët e tjerë që ndikojnë në formimin e akneve janë edhe faktori gjenetik, ilaçe të ndryshme (p.sh steroidet), disa lloj kremrash dhe stresi.Por faktori më kryesor është hormonal sidomos hormonet androgjene të prodhuara nga gjendra mbi veshkore ose nga vezoret. Mund të ndodh që niveli i tyre të jetë i ulët por ndjeshmëria e lëkurës ndaj tyre të jetë e lartë. Nëse niveli i tyre është i lartë duhet kërkuar shkaku.

Më së shumti aknet vendosen në fytyrë, gjoks, shpatulla dhe kurriz. Megjithëse ilaçet e përdorura për kurimin e këtij problemi janë të shumtë ata ndryshojnë në përdorim nga personi në person dhe sigurisht sipas gradës së aknes. Nëse në format e lehta përdoren kremra mbi lëkurë në format e rënda ky kurim mbështet edhe me ilaçe nga goja. Por asnjë nga këta ilaçe nuk duhet përdorur pa këshillën e mjekut dermatolog (specialist i sëmundjeve të lëkurës).

Duhet ditur se kurimi i këtij problem zgjat shumë dhe si pasojë duhet ndjekur nga afër me kontrolle të përsëritshme tek mjeku dhe duhen ndjekur me përpikmëri këshillat e tij në përdorimin për një kohë të gjatë të ilaçeve.
Akne vulgaris (puçrat) nuk janë ngjitëse.
Nëse nuk kurohen apo trazohen duke i shtypur rritet mundësia të lënë shenjë.
Ushqimet nuk kanë ndonjë ndikim të madh mbi to.
Në shumicën e rasteve dielli u bën mire por ka dhe raste kur ndodh e kundërta.
Për pastërtinë e fytyrës është mirë që ajo të lahet 2-3 herë në ditë me një sapun me pH të njëjtë me të lëkurës.

                                                                                                                                       Dr.Nurian Ohri

                                                                                                                                    www.mjeku24.com

Akne Vulgaris
Puçrat e fytyrës
www.mjeku24.com
Ultrasonografia
Çfarë është EKO-ja
www.mjeku24.com
Çfarë janë variçet?
Mësoni më shumë për variçet tuaja!
www.mjeku24.com
I respektuar vizitorë! Për shkak të pyetjeve të shumta përgjigja e pyetjes tuaj do të vonojë. Mos e shkruani një pyetje dy here dhe ju lutemi të jeni të durueshëm. Ju faleminderit!
Nëse dëshironi të na ndihmoni në punën tonë. Postoje në Facebook
Kliko këtu për të bërë Pyetjen tuaj
©Mjeku24.Com - Të gjitha të drejtat i zotëron Mjeku24.Com. Ndalohet rreptëisht kopjimi dhe ribotimi. Dizenjimi dhe mirmajtja: SuperAlb.Com