Merr artikujt e fundit me RSS

Merr artikujt e fundit me email

Kërko në faqe
Reklamo Këtu
Reklamo ketu Reklamo ketu Reklamo ketu

Nga më 2 Janar 2009 nën Njohuri , 17,605 lexime 3 Komente
Postoje në Facebook

 Hemoglobina është lënda qe i jep ngjyrën gjakut dhe që transporton oksigjenin në pjesë të ndryshme te trupit. Shenjat apo problemet kryesore qe sjell anemia vijne pikërisht si pasojë e mosoksigjenimit të mirë të indeve. Prej shenjave te pergjithshme (jo specifike vetëm për aneminë) të anemisë jane lodhja, rrahjet e shpeshta te zemrës, vështirësia në frymëmarrje, zbehja në lëkurë  dhe sy etj. Nëse anemia është e rëndë mund të shfaqen edhe probleme si zhurma në vesh, dhimbje koke, marrje mendsh, rënie në peshë, humbje e oreksit etj. Pra dhe anemia ka gradat e saj.
Anemia është te ulurit  e hemoglobinës nën nivelin e njohur prej organizatës botërore të shëndetësisë sipas moshës dhe gjinisë. Keto kritere për meshkujt janë nën 13 g/dl, femrat 12 g/dl. Për fëmijët nga 6 muaj-6 vjec 11g/dl ndërsa nga 6-14 vjec nën 12g/dl.

Shkaqet e anemise:

Hemoragjitë
Shkatërimi i tepërt i qelizave të kuqe të gjakut
Helmimi me lëndë toksike p.sh plumb
Disa infeksione
Disa ilace
Difekt ne prodhimin  e qelizave të gjakut
Punimi i tepërt i shpretkës
Mungesa e lëndëve kryesore si hekuri, acidi folik, B12, bakri etj.
Sëmundjet kronike p.sh sëmundja kronike e veshkave, ciroza etj.
Kancerat e qelizave të gjakut p.sh leucemia, lenfoma etj.
Sëmundjet endokrinologjike si insufiçenca adrenale, insufiçenca hipofiziale etj.

Megjithëse shkaktarët e anemisë ndryshojnë nga mosha në moshë përsëri shkaqet më të shpeshta janë mungesa e hekurit, mungesa e acidit folik dhe mungesa e vitaminës B12.

Duhet theksuar se anemia nuk eshte nje semundje ne vetvete por nje simptom (nje shenjë) e një problemi tjetër shëndetesor dhe shpesh here kërkohet prej mjekut që të gjendet shkaku që ka shkaktuar aneminë për arsye se rregullimi i nivelit të hemoglobinës ka lidhje direkte me kurimin e problemit shendetësor.

Diagnoza e anemisë vendoset me analizat e gjakut kurse shenjat që vihen re ndihmojnë mjekun për diagnostikim dhe diagnozën diferenciale.
 
Mungesa e hekurit
Është shkaku me i shpeshtë i anemisë. Hekuri është një komponent i rëndësishëm i hemoglobinës. Shkaqet jane te shumta e mes tyre:

Marrja e pakët me anë të dietës
Thithja e pakët nga organizmi (problemet me sistemin tretës si sëmundjet apo disa infeksione parazitësh)
Rritja e nevojës për hekur (p.sh në shtatzani)
Hemoragjitë kronike (këtu futen edhe menstruacionet)

Cilat jane shenjat ?

Përveç shenjave të përgjithshme të anemisë që i përmendëm në hyrje të shkrimit:
Të interesuarit për ngrënien e sendeve që normalisht nuk hahen (p.sh shkumës, dhe etj.)
Plasaritje në thonj dhe cepat e buzëve (angular stomatit)
Forma e lugës në thonj
Cilat ushqime jan të pasura me hekur?
Mish i kuq, mëlçia, peshku, rrushi i thatë, e verdha e vezës etj.

 

Cilat janë analizat që duhen bërë?

Matja e gjakut komplet, hekurit në serum, matja e kapacitetit të lidhjes së hekurit, transferrina, matja e ferritinës në serum, analiza e feçesit (sidomos tek të moshuarit) dhe të parët e gjakut në mikroskop.
 
Si kurohet?
Me marrjen e hekurit me anë të preparateve nga goja. Dy muaj pas përdorimit të preparatit hemoglobina do të vejë në gjendjen normale, por për të mbushur edhe depot e hekurit në trup duhet një kohë prej 6 muajsh. Tek të sëmuret që nuk kanë mundësi të marrin hekurin nga goja mund tu jepet nga damarët apo nëpërmjet  muskujve.
Për përthithjen sa më të mirë duhet marrë pa ngrënë por shpesh për të parandalaur disa efekte merret pas buke. Nuk duhet marrë bashkë me qumështin apo prodhimet e tij se i pakësojne thithjen.
Tek gratë shtatzana dhe ato që japin gji duhet dhënë hekur shtesë.
Mungesa e acidit folik
Acidi folik është i nevojshëm për rritjen dhe zhvillimin e qelizave të kuqe të gjakut të cilat përmbajnë hemoglobinë dhe transportojnë oksigjenin në pjesë të ndryshme të trupit.
Alkoli është një prej lëndëve që ndikon për keq në metabolizmën dhe thithjen e acidit folik. Gjithashtu rritja e nevojës ps.h në shtatzani. Shkak tjetër për mungesën e acidit folik janë sëmundjet e traktit tretes, ilaçet kontraceptive orale, disa ilaçe të epilepsisë dhe të kancerit.
Cilat jane shenjat?
Diare
Depresion
Nje gjuhe e enjtur dhe e skuqur (glossit)

 

 

 

Mungesa e vitaminës B12

Mungesa e një faktori të nevojshëm për thithjen e B12 (ky faktor prodhohet në stomak) sjell edhe mos përthithjen dhe si rrjedhojë edhe mungesën e  vitaminës B12. Edhe vitamina B12 nevojitet për rritjen dhe zhvillimin e qelizave të kuqe të gjakut. Gjithashtu marrja e pakët nga jashtë shkakton mangësi sidomos tek vegjetarianët (por kjo do disa vite). Në disa nga problemet me stomakun, me ileumin terminal (një pjesë e zorrëve të holla) apo infeksione të parazitare, pankretiti kronik etj. gjithashtu shfaqet mungesa e B12. Edhe disa ilaçe ulin vlerën e B12.

Cilat janë shenjat?

Mungesa e ndjesisë në duar dhe këmbë
Një gjuhë e dhimbshme dhe e enjtur (glossit)
Diare
Depresion
Pakësimi i funksioneve intelektuale
Mpirje në duar e këmbë

Në shumicën e rasteve kurimi i anemisë varet direkt prej kurimit te sëmundjes bazë gjithashtu dhe dhënia apo vënia ne vend e asaj lënde që mungon p.sh nëse ka hemoragji dhënia e gjakut e rrit hemoglobinën, nëse ka mungesë acidi folik apo B12 duhen dhënë nga jashtë ose duhet ushqyer me ushqime të pasura me këto lëndë. Duhet theksuar se kurimi i këtij problemi duhet bërë nën kontrollin e mjekut sepse duhet gjetur shkaku pas një vizite të detajuar dhe sigurisht një diagnoze e saktë është edhe çelesi i kurimit.

                                                                                                                               Dr.Nurian Ohri
                                                                                                                            www.mjeku24.com  

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Gastriti
Inflamacioni i stomakut
www.mjeku24.com
Takikardia
Rrahja e shpejtë e zemrës
www.mjeku24.com
Ulçera Peptike
Çfarë është ulçera?
www.mjeku24.com
I respektuar vizitorë! Për shkak të pyetjeve të shumta përgjigja e pyetjes tuaj do të vonojë. Mos e shkruani një pyetje dy here dhe ju lutemi të jeni të durueshëm. Ju faleminderit!
Nëse dëshironi të na ndihmoni në punën tonë. Postoje në Facebook
Kliko këtu për të bërë Pyetjen tuaj
©Mjeku24.Com - Të gjitha të drejtat i zotëron Mjeku24.Com. Ndalohet rreptëisht kopjimi dhe ribotimi. Dizenjimi dhe mirmajtja: SuperAlb.Com