Merr artikujt e fundit me RSS

Merr artikujt e fundit me email


Kërko në faqe
Reklamo Këtu
Reklamo ketu Reklamo ketu Reklamo ketu
Nga më 12 Gjusht 2009 nën Këshilla,Pediatria , 9,568 lexime Comments Off on 44 probleme shëndetësore tek fëmijët (3)

dora-e-babait-me-femijen
23. Humbet gjak nga hundët.
Epistasi, d.m.th. humbja e gjakut nga hunda, është i shpeshtë te fëmijët, sidomos te moshat 2 deri në 10 vjeç. Kjo mund të jetë rrjedhojë e një brishtësie të kapilarëve, e vesit të futjes së gishtave në vrimat e hundës, e ndonjë goditjeje ose e një ftohjeje të fortë.
Çfarë duhet bërë? Filhmisht mbajeni fëmijën me kokë të anuar përpara, bëjeni që të shfryjë hundët për të nxjerrë koagulat (mpiksjet) e mundshme të gjakut, pastaj futini në vrimat e hundës një garzë sterile të rumbullakosur, që bllokon hemorragjinë. Kur nuk keni garzë, mos përdorni pambuk, por shtrëngoni hundën e fëmijës me gishtin e madh dhe atë tregues për 10 minuta. Nëse pas një çerek ore gjaku nuk ndalon, shkoni në urgjencë ose në spital.

Nga më 8 Korrik 2009 nën Këshilla,Pediatria , 17,453 lexime Comments Off on 44 probleme shëndetësore tek fëmijët (2)

Kujdesi ndaj femijes12. Eshtë i mbushur me njolla në lëkurë.
Shfaqja e njollave në lëkurë është, shpeshherë, shenjë e një sëmundjeje infektive. Në qoftë se njollat janë pak a shumë të mëdha, me ngjyrë që shkon nga trëndafili në të kuqe të errët, tenttojnë të bashkohen dhe fëmija i ka sytë e skuqur, kemi të bëjmë me fruth. Nëse janë shumë pika të dallueshme, të ndara midis tyre, dhe kur gjuha është skuqur shumë, bërë si manaferrë, duhet trajtuar si skarlatinë; ndërsa, kur kanë pamje fshikëzash (qeskash) të vogla, mund të jetë variçela. Por njollat mund të jenë edhe shenjë e një dermatiti. Në këtë rast lëkura është e skuqur, e thatë dhe si e zhveshur. Në fund, njollat mund të trajtohen edhe si urtikarie: duken të fryra, me ngjyrë bardhoshe ose trëndafili, rrethuar me një brerore të kuqe.
Çfarë duhet bërë? Shkoni vizitoni shpejt fëmijën te pediatri. Por, paraprakisht, izoloni fëmijën në një dhomë më vete ose kujdesuni të mos ketë kontakt me fëmijët e tjerë. Për ta mbrojtur fëmijën nga fruthi, kujdesuni t’i bëni një vaksinë në konsultore. Te ne është arritur që të vaksinohen kundër fruthit mbi 97% e fëmijëve.

Nga më 4 Qershor 2009 nën Këshilla,Pediatria , 14,801 lexime Comments Off on 44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)

pediatria keshilla per femije44 probleme shëndetësore më të zakonshme te fëmijët e moshës 0 deri në 14 vjeç

Kur duhet të lajmërojmë mjekun pediatër ?

Prindër, këto faqe janë për ju.
Broshura është një udhëzues për të shmangur panikun që ju krijohet në rastet kur fëmija juaj nuk është mirë, sëmuret ose ka ndonjë vështirësi të lidhur me rritjen. Me ndihmën e mjekëve pediatër, të psikologëve etj., janë veçuar gjendjet që shqetësojnë më shumë mëmat dhe baballarët. Që nga ethet e deri te frakturat (thyerjet e kockave), ju themi se çfarë mund të bëni vetë dhe kur është e domosdoshme ndërhyrja e shpejtë e mjekut.

Nga më 3 Mars 2009 nën Këshilla,Njohuri , 7,226 lexime Comments Off on Udhëzimi për EKO-n

ECHO është një mënyrë diagnostikuese shumë e sigurtë, e shpejtë dhe pa dhembje, për të gjitha organet e trupit. Nuk dallohen muskujt dhe kockat.

Si bëhet ECHO;

Do të shtriheni në shpinë në krevatin e vizitës dhe do të zbuloni zonën që do të ekzaminohet. Mjeku do të vërë në lëkurën tuaj një lloj xheli, që siguron një kontakt të mirë të lëkurës me sondën. Xheli përmban kryesisht ujë, nuk njollos rrobat dhe fshihet lehtë. Eshtë i domosdoshëm bashkëpunimi juaj me mjekun: do t’ju kërkohet të merrni frymë thellë, të mbani frymën si dhe të ndër-roni pozicion disa herë, nga njëri krah në tjetrin.

Nga më 29 Janar 2009 nën Pediatria , 11,226 lexime 2 Komente

Çdo prind përballet me shumë probleme tek fëmija e tij që e merakosin. Në këtë artikull do të lexoni disa këshilla për të kontrolluar fëmijët tuaj dhe se kur duhet të kontaktoni me mjekun pediatër.Temperatura e lartë, dhimbjet e barkut tek bebet etj. janë disa nga më të shpeshtat.

Për më tepër ju lutemi klikoni mbi artikull…

Nga më 21 Tetor 2008 nën Pediatria , 8,680 lexime 4 Komente

bebi-ne-plazh

Fëmijët kënaqen kur i nxirrni shëtitje. Ajri i freskët dhe dielli janë të domosdoshëm për zhvillimin e tyre. Ndryshimet e temperaturës shtojnë aftësinë e fëmijës, për t’iu përshtatur të nxehtit dhe të ftohtit. Shëtitjet u japin energji dhe ndikojnë pozitivisht në gjendjen e fëmijës suaj. Nëse moti nuk është shumë i keq,ju mund t’a shëtisni fëmijën tuaj, duke filluar nga java e dytë e jetës së tij. Së pari filloni me shëtitje të shkurtra 15-20 minutëshe. Pastaj gradualisht, nga fundi i vitit të parë të jetës, ju mund ta zgjasni shëtitjen deri në disa orë.

Nga më 7 Tetor 2008 nën Pediatria , 7,793 lexime 1 Koment

 	femije-duke-fjetur-vetem-doraNuk ka gjë më të rehatshme për zhvillimine e fëmijës suaj sa një gjumë i mirë gjatë natës!
Duke u rritur, fëmija juaj mëson. Çdo ditë ai është i ekspozuar ndaj situ atave të reja, nga të cilat ai mëson gjëra te reja. Në mënyrë që t’i fiksojë përvojat e reja dhe t’i përdorë ato, fëmija juaj duhet të jetë i shëndetshëm dhe rehat. A i ka nevojë të bëjë gjumë të rehatshëm, për të qenë më energjik dhe i gatshëm për zbulime të reja në mëngjes.

©Mjeku24.Com - Të gjitha të drejtat i zotëron Mjeku24.Com. Ndalohet rreptëisht kopjimi dhe ribotimi. Dizenjimi dhe mirmajtja: SuperAlb.Com