Çfarë është migrena (dhimbja e kokës)?

Të gjithë në jetën e tyre hasin me këtë problem. Mundësia që shkaku të jetë një sëmundje e keqe (tumor, paralizë) është mjaft e ulët. Migrena nuk është një sëmundje e rrezikshme. Zakonisht fillon në formë të menjëhershme, në njërën anë të kokës dhe është një dhimbje e fortë. Dhimbjet e migrenës zgjasin nga 4-72 orë dhe mund të shoqërohen edhe nga shqetësime të tjera si të vjellat, mosdurim i dritës dhe i zhurmave etj. Migrena tashmë quhet një sëmundje neurologjike.Mendohet se ka të bëjë me uljen apo mosfunksionimin e një lënde me emrin  serotonin. Migrena është një sëmundje e kurueshme.

Tek femrat shfaqet tre herë më shumë se meshkujt si pasojë e ndryshimeve hormonale të tyre. Ataku i parë ndodh zakonisht para moshës 40 vjeçare. Vazhdojnë kërkimet përsa i përket mendimit se mund të jetë e trashëguar.

Llojet e migrenës

Më së shumti vihen re këto dy lloje:

Migrena e thjeshtë:  75% e të sëmurëve futet në këtë lloj. Të vjellurat janë më të pakta. Dhimbjet nuk shoqërohen me aura (vegime vizuale pak para fillimit të dhimbjeve). Mund të shfaqet në një apo të dy anët e kokës.

Migrena klasike:  Në kët lloj ka aura (vegime vizuale pak para fillimit të dhimbjeve). Ataku zgjat 2-6 orë. Shoqërohet me të vjella dhe ka difekt në shikim. Ka një boshllëk në fushën e shikimit. Ndodh në njërën anë të kokës.

Dhimbjet e migrenës mund të vijnë një here në muaj apo në javë apo mund të mos vijnë për një kohë të gjatë por ajo që dihet mire është që nëse ndodh çdo ditë ajo nuk është migrenë. Zakonisht personi kërkon një vend të qetë dhe pas atakut e ndjen veten mjaft ë lodhur.

Faktorët që e nxisin migrenën

Zakonisht duhet që disa shkaktarë të jenë njëherësh që migrena të shfaqet. Prej tyre janë:

Stresi

Ndryshimet hormonale (menstruacionet, shtatzania, ilaçet për pengimin e shtatzanisë)

Lodhja

Uria

Djathi i vjetër, çokollata, alkoli, vera, pijet me kafeinë, kafeja etj.

Pagjumësia apo gjumi i tepërt

Ndryshimi i gjendjes emocionale

Dhimbjet e tjera në trup

Mjaftojnë të jenë disa prej këtyre faktorë dhe gjithashtu duhet të përmendim që ndikimi i tyre ndryshon nga personi në person.

Kurimi

Në kurim futen edhe përpjekjet për të penguar formimin e saj. Për ta penguar kini parasysh këto pika:

Për ata që shqetësohen nga drita të përdorin syze dielli.

Qëndroni larg zhurmës dhe kallaballëkut.

Mundohuni të bëni një jetë të qetë e të rregullt.

Mundohuni të ecni apo bëni sport të lehtë.

Kur t’ju fillojnë dhimbjet mundohuni të shtriheni pa jastëk në një vend të qetë dhe mundohuni të flini.

Futini këmbët në ujë të ngohtë apo të ftohtë kur t’ju vijnë dhimbjet.

Bëni masazh në qafë apo vendosni një qese me akull në kokë.

Kontaktoni me mjekun neurolog për kurën me ilaçe. Nga llojet e ilaçeve mund të përdoren qetësuesit (analgjezikët), antidepresantët apo ilaçet që tkurrin damarët e trurit (këta të fundit tek shtazanat nuk lejohet të përdoren). Gjithashtu gjatë atakut bashkë me qetësuesit mund të duhet të përdoren edhe iëaçet kundër të vjellave.Emrat e ilaçeve nuk po i përmendim pasi ato duhet të përdoren veçse me këshillën e mjekut dhe jo vete.

                                                                                                                               Dr.Nurian Ohri 

                                                                                                                            www.mjeku24.com        

 

 

Post Author: Dr.Nurian Ohri

15 thoughts on “Çfarë është migrena (dhimbja e kokës)?

    Ardi

    (Tetor 2, 2008 - 4:41 pasdite)

    Padyshim shume i dobishem ký shkrim.Ju falemenderit.
    Ndonjher e kam une te njejten dhimbje her pas here.

    leonora

    (Nëntor 15, 2008 - 10:16 paradite)

    jom leonora edhe deshta te boj ni pytje per migren, jom 25 vjeqare edhe me dhemb koka shum isha te neuro.edhe mtha se ki mgren kom perdor barna sipas udhzimit te mjekut e skan ndiku hiq amo ktu ne faqen ejuj e lexova se dhimta shfaqet ni her ne muj ose ma rral po te un osht bo rutin dhimta perdit qka mundem me pas aosht migren edhe kjo dhimbja jem apo diqka tjeter me respekt leonora

    Dr.Nurian Ohri

    (Nëntor 16, 2008 - 12:47 paradite)

    E nderuar Znj.Leonora!

    Mund të ndodh që ilaçet e përdorura qetësuese pas një përdorimi të gjatë të tyre të shkaktojnë dhimbje për ditë.Nuk e di sa i keni përdorur këto ilaçe.Gjithashtu kemi nevojë për pak më shumë hollësi rreth llojit të dhimbjes dhe sa zgjat? A shoqërohet me ndonjë shenjë tjetër p.sh me lotim të syve etj?

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    leonora

    (Nëntor 16, 2008 - 8:56 paradite)

    flm shum per pergjigjie po i nderuar DR.un ilaqet i kom perdor 1 vjet ose edhe me shum se nfillim i kom perdor dy hapa ne mengjes edhe njo ne mromje 6 muj tani tu bo kontrolla mi zvoglojke dozen edhe deri sa i kryva e qe po ti ceki edhe llojet;AMYZOL 50mg,NIMUSOLID 100mg edhe BRAMOZEPAM 1.5 mg e mas mromi e kom ndrepre qeto te fundit, e per dhimbje me shfaqet ne anen e djatht te kokes po ndodh edhe edhe ne krejt siperfaqen edhe jon dhimt aq te forta sa qe mshtin me kajt edhe dhimbja zgjat me jav ndonjiher edhe 3-4 dit veq shum rrall ndonji her 1 jav hiq skom dhimbje shum mir jom po nmoment em kap mvjen sikur me me mshu me diqka ne koke…. edhe sidomos pak para ciklit menstrual shum osht dhimbja e madhe nuk po di pse?

    Dr.Nurian Ohri

    (Nëntor 18, 2008 - 7:33 paradite)

    E nderuar Z.Leonora!

    Para ciklit menstrual ndodhin disa ndryshime hormonale në trup të cilat mund të shkaktojnë këto shqetësime.Shqetësimet i ngjajnë migrenës.Por nëse duhet ti vazhdoni apo jo këto qetësues qoftë edhe për parandalimin e dhimbjeve para se të vijnë këtë e cakton mjeku neurolog.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    burim

    (Dhjetor 31, 2008 - 12:12 paradite)

    desha ta bej nje pyetje A KA MUNDESI QE TE SHEROHET KJO SEMUNDJE NESE PO KISHA DASHUR SHUM TE DI SEPSE EDHE UNE JOM I PREKUR NGA KJO SEMUNDJE? FALEMIDNERIT SHUM

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 6, 2009 - 6:12 pasdite)

    I nderuar Z.Burim!

    Edhe nëse nuk kurohet plotësisht është e mundshme që të parandalohen ataku dhe të ulen shqetësimet.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

    eli

    (Janar 10, 2009 - 8:49 pasdite)

    Disa thon qe semundja ose me mir te them qe kokdhembja n dodh edhe si pasoj e stresit ose depresionit…pytja ime eshte kjo jam 20vjeq dhe kam pas nje qrregullim depresiv…kam ra me flejt dhe mka dal gjumi 12t nates mka ardh ni mendim me ba vetvraje un probleme skom ose naj arsye qe mem shty me be ato kjo mka ndodh qe 1vit edhe menjeher kam shku te neuropsikiatri. gjumi sum merrke naten menidme palidhje merzi dhe monotoni mu ba jeta bajat me ni fjal ka kurqfar arsye se me pas naj arse kish than njeri. neuropsikiatri mi ka shkru floxetin a fluksetin se di saktsisht qysh thirren edhe xanax 0.5mg. dhe mka than me shku n trajtim 2her njavt n qender mendor me fol me motrat atu per probleme qysh po nihna e sene .me kto barna kam pa ndyshim tmir se gjumi mer mir nihna ma mir mi pat nderpre ni koh mandej mu pat perserit kshtu qe tash jom tu i perdor prap pytja ime osht kjo.??? NBAZ TQITYNEV BARNAV QE TI SHKRUJTA A E KOM DIAGNOZEN E FORT DHE A DOT KEM SHERIM SA ME TE SHPEJT barnat i pi me rregull ama hale smu kan hjek mendimet palidhje se mdikon psh ni thanje ose ni film trishtus ose emisjon.

    beki

    (Janar 12, 2009 - 7:41 pasdite)

    pershendetje un shprehi deshir ne permes faqes se juaj tju pershendes dhe tju falenderoj qe keni arritur nje qellim te till qe ti ndihmoni njerzve nepermes internetit.
    per fund deshta ta shprehi deshiren sa do pak tju jap edhe nje kshill nga un un kam vuajtur me dhimbje nkok me vite te gjera , kam shku naper mjek ne kohen e njejt kur kam pas kokdhimbje me kontrollojke mjeku thojke ske sen mir je ,edhe nje dit e nje dit vendosa ta bej nje zgjidhje vet ;
    edhe ja arrita tash dhimbje ma nuk kam vtem ndonje her rrall kur nuk flen mir apo kur te bjen naj grip si qdo personi ne jet qe i dhem .
    arritja qellimit asht kjo vetem jeke stresin prej vetes edhe qdo problem qe ke gjat jetes se perditshme merri me gjakftotsi kurr problem ske me pas ma shkurt si te them bjeri rrafsh per qdo sen edhe kurr probleme ske me pas , nuk e di a e keni vrejt shumica njerzve kur te jan te smut shkojn te mjeki edhe si ta kryn kontrollen dalin prej mjekut nuk shkon 10 minuta i pushon dhimta arsyja pse se mjekun e ndegjon me vemendje edhe aj me ato fjalt e bukura qe ti thot te shendosh e gjith kjo qa du me than shkak kryesor i kokdhimbjes asht stresi ( nervoza e tepert ) edhe deshiroj nga mjeku qe te me pergjigjet qe a asht e vertet qe gjith kto sene shkaktojn dhimbje te mdhaja ne kok, ju falenderoj per mirkuptim se ndoshta e teprova pak.

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 14, 2009 - 3:58 pasdite)

    E nderuar Znj.Eli!

    Ilaçet që po përdorni janë në dozën më të ulët sepse kështu fillohet. Nëse mjeku e sheh të arsyeshme mund ti rrisi. Ndikimin e japin pas 2=3 javës pas fillimit dhe gjithashtu mund të shkaktojnë edhe ata efektet anësore të tyre si lodhje, gjumë, dhimbje koke, marrje mendsh, depresion, tharje të buzëve etj. Këtu kushti është që ti përdorni aq sa ju thotë mjeku dhe ti lini po me rekomandimin e tij. Shpresojmë se çdo gjë do të kalojë.Kura mnd të jetë pak e gjatë por kini besim tek vetja juaj. Ju urojmë shëndet të plotë.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 16, 2009 - 2:13 pasdite)

    I/E nderuar Beki!
    Është e vërtetë që shumica e dhimbjeve të kokës nuk vijnë prej ndonjë sëmundjeje por prej mënyrës së jetesës dhe mënyrës së përballimit me problemet e ndryshme që hasim. Një jetë aktive dhe një optimizëm në komentimin e atyre që na ndodhin është një zgjidhje mjaft e mire.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

    Fatlumi

    (Janar 20, 2009 - 1:39 paradite)

    Pershendetje i Nderuar ju faliminderit per ket munci se na ke dhon..
    e kam nji Pytje! une kam pas Aksident dhe me ka pas hupur vetdija per njo 40 minuta dhe mas anej kam pat si nji ushtim te vogel ne kry gjith kohen! dhe pas 3 jave ka nis dhimbje kokes gjith kur isha ne gjum dhe qith ndodh ka ora 4 ne Mengjes nji dhimbje shum e madhe dhe nga nji her zgat 30 minuta nga nji her 1 ora nga nji her ma pak ama kam shum dhimt te fort ne njeren an te kokes dhe syni me loton Drita me pengon me fol smuj dhe vetem qona e sjellna neper dhom.. E pytja! aesht Migren Kja ? dhe a munet se ka ardh prej Tronditjes ne kok kam pat shfar shkunje Trurit a po ?!Se ma perpara skam pat kurr problem me kry prej asej kohe tash 2 vite kam rregollisht! Me Rrespekt Fatlumi…

    nuki

    (Janar 21, 2009 - 11:09 pasdite)

    une kam problem me kokedhembe,nuk me dhemb e gjith koka por vetem njera ane,kam qen ne mjek me kan than qe sosht dicka e madhe shtypjen e kam posht,edhe prej jajnikve se jam pak e ftoft.ama dhimbjet jan te hatashme sdi me villet edhe smuj me duru kurgjo,as inekcionet nuk em ndihmojne ama mjekt nuk me japin terapija perveq anallgin dhe kafe me [i kurjgo tjeter.cka aju merr menja juve a osht qaq e leht kjo qe skam ndonje terapi/…

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 27, 2009 - 3:29 pasdite)

    E nderuar Znj.Nuki!

    Sa ju zgjat dhimbja e kokës dhe sa shpesh ju vjen?Do tju këshillonim një vizitë nga afër tek një mjek por juke keni vajtur.Për mendimin tonë përdorni këto ilaçe që ju kanë dhënë e nëse nuk arrini përfundim kontaktoni përsëri me mjekun.Nga larg e kemi pak të vështirë aq më tepër që mjeku nuk ka vënë re diçka.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    Ftalumi

    (Shkurt 2, 2009 - 3:08 paradite)

    Pershendetje i Nderuar ju faliminderit per ket munci se na ke dhon..
    e kam nji Pytje! une kam pas Aksident dhe me ka pas hupur vetdija per njo 40 minuta dhe mas anej kam pat si nji ushtim te vogel ne kry gjith kohen! dhe pas 3 jave ka nis dhimbje kokes gjith kur isha ne gjum dhe qith ndodh ka ora 4 ne Mengjes nji dhimbje shum e madhe dhe nga nji her zgat 30 minuta nga nji her 1 ora nga nji her ma pak ama kam shum dhimt te fort ne njeren an te kokes dhe syni me loton Drita me pengon me fol smuj dhe vetem qona e sjellna neper dhom.. E pytja! aesht Migren Kja ? dhe a munet se ka ardh prej Tronditjes ne kok kam pat shfar shkunje Trurit a po ?!Se ma perpara skam pat kurr problem me kry prej asej kohe tash 2 vite kam rregollisht! Me Rrespekt Fatlumi…
    ju Lutm nese keni Munci te ma jepni nji pergjigje ju faliminderit …..

Comments are closed.