Takikardi d.m.th ritmi i shpejtë i zemrës pra kur zemra rreh më shpejt se sa duhet. Për një të rritur rrahjet normale të zemrës variojnë nga 60-100 për minutë. Nëse zemra juaj rreh më shpejt se 100 rrahje në minutë kjo do të thotë takikardi. Rritja e rrahjeve të zemrës mund të ndodhë edhe fiziologjikisht si p.sh kur vrapojmë etj. por në këto raste me pushim edhe ato normalizohen. Rrahjet e shpeshta të zemrës mund të bëhen shkak i problemeve serioze të zemrës.
Si ndodh takikardia?
Rrahjet e zemrës mund të rriten edhe në gjendje normale si p.sh:
Gjatë ushtrimeve fizike.
Gjatë temperaturës
Gjatë emocioneve apo merakut
Por mund të ndodh që edhe një problem me gjendrat e tiroideve p.sh hipertiroidia (punimi më shumë se sa duhet i kësaj gjendre ) mund të shkaktoj takikardi.
Gjithashtu edhe përdorimi i disa ilaçeve (disa ilace kundër kollës, gripit apo për rënien në peshë etj.) apo kokaina dhe pijet me kafein mund të shkaktojnë takikardi.
Këto që thamë më lart nuk janë shkaqe që kanë lidhje drejpërsëdrejt me zemrën.
Shkaqet që kanë lidhje me zemrën janë:
Takikardia atriale paroksismale (PAT) dhe takikardia supraventrikulare (SVT) : Këto forma të takikardisë vijnë si pasojë e një çrregullimi të impulseve elektrike që prodhon zemra. Nuk janë dhe aq shumë shqetësuese sa ato që do të përmendim më poshtë.
Fibrilacioni atrial: Ky fenomen vjen si pasojë e tkurrjes së çrregullt të veshores së majtë apo të djathtë të zemrës.
Takikardia ventrikulare: Kjo lloj takikardie është e rëndësishme të diagnostikohet pasi mund të kthehet në fibrilacion të ventrikulës (barkushes) dhe si rrjedhoj të prishi pompimin e gjakut të zemrës dhe kjo mund të jetë vdekjeprurëse. Megjithatë nuk është shumë e shpeshtë. Rrahjet e zemrës janë shumë të larta megjithëse ritmi është i rregullt. Kujdes nëse jeni duke përdorur ndonjë ilaç. Mund të ndodh që ai të jetë stimuluesi i kësaj gjendjeje. Konsultohuni me mjekun tuaj.
Fibrilacioni ventrikular: Kjo është gjendja më e rëndë e takikardisë. Zemra rreh shumë shpejt dhe në mënyrë të çrregullt. Në këtë mënyrë zemra nuk pompon dot gjak dhe pushon së rrahuri (arresti kardiak). Ndonjëherë kjo gjendje nuk zgjat shumë dhe rikthehet vetvetiu por shpesh kërkon një kurim intensiv me ilaçe apo mjete të tjera (shok elektrik) për parandalimin e mosfurnizimit me gjak të trurit dhe rrikthimin e punës së zemrës.
Këto raste mund të vijnë si pasojë e një problemi me zemrën, nga dëmtimi i muskujve të saj, i kapakëve të zemrës apo edhe të ndonjë bllokimi damari koronar (që ushqen zemrën ) apo një dëmtimi të një infarkti të kaluar (sidomos tek të moshuarit).
Cilat janë shenjat?
Simptomi kryesor është rrahja e shpejtë e zemrës. Bashkë me të mund të gjenden edhe përzierje të stomakut (nauze), marrje mendsh dhe rënie të fikësh, djersë të ftohta, bllokim frymëmarrjeje apo dhimbje gjoksi. Nëse bashkë me rrahjet e shpejta keni edhe ndonjë prej shenjave që përmendëm bëni mirë të vizitoheni tek një mjek kardiolog.
Si diagnostikohet?
Mjeku do t’ju pyesi rreth shenjave që përmendëm dhe do të amrri një informacion më të detajuar. Do t’ju bëj vizitën e zemrës dhe mushkërisë. Për një mundësi të problemeve me tiroidet mund të kërkojë analizën e gjakut për hormonet. Mund të kërkojë një grafi mushkërie dhe do t’ju bëj një EKG (elektrokardiogram). Doktori mund t’ju kërkojë që të mbani me vete 1-3 ditë një aparat që quhet holter dhe që shërben për matjen e aritmive (çrregullimit të rrahjeve të zemrës). Nëse rrahjet shpejtohen gjatë aktivitetit fizik mund t’ju kërkojë që të bëni një EKG gjatë stimulimit të vrapit.
Si kurohet?
Kurimi varet nga lloji i takikardisë. Mund të përdoren këshilla parandaluese por edhe ilaçe të ndryshme. Duke filluar me beta bllokuesi apo bllokuesit e kalçiumit. Pastaj nëse nevojitet përdoren ilaçe kundër aritmive por kujdesni në përdorimin e tyre pasi kanë efekte anësore. Përdorini nën direktivat e mjekut tuaj.Nëse keni një takikardi ventrikulare apo fibrilacion ventrikular krahas ilaçeve ndjehet e nevojshme edhe elektroshoku prandaj dërgimi i menjëhershëm në spital është mjaft i rëndësishëm.
Ç’duhet bërë për ta parandaluar?
Më e rëndësishmja është të bëni një jetë të shëndetshme për zemrën tuaj.
Kujdesni peshën
Kujdesni ushqimin
Mos pini cigare
Mundohuni të ecni apo bëni ushtrimet që mjeku ua ka këshilluar.
Largojuni pijeve me kafein.
Rregulloni diabetin (nëse keni), tensionin e lartë dhe kujdes me kolesterolin.
Pas moshës 40 vjeçare shkoni rregullisht për kontroll tek kardiologu. Kjo për arsye se aritmitë mund të përsëriten.     Â
                                                                                                                                     Dr.Nurian Ohri
                                                                                                                                   www.mjeku24.com
|
Rënia e flokëve tek femrat Mëso dhe kuroi flokët e tua www.mjeku24.com |
Takikardia Rrahja e shpejtë e zemrës www.mjeku24.com |
Dismenore Menstruacionet e dhimbshme www.mjeku24.com |
9 Koment
-
më 25 Nëntor 2008 më 12:03 pasdite
Pershendetj…
Do doja te dija nje gje sepse koheve te fundit po kam rrahje te shpeshta te zemres dhe jam 25 vjeqare,me ndihmoni duke me kthyer pergjigje…
Me respekt Dafina.. -
më 26 Nëntor 2008 më 3:29 pasdite
E nderuar Znj.Dafina!
Siç edhe mund ta keni lexuar në artikull shkaqet e takikardisë janë të shumta kështu që për të parë se cila prej tyre është duhet një vizitë tek mjeku kardiolog.Ne pa ju vizituar e kemi të vështirë të caktojmë se cili është shkaku.
Me respekt Dr.Nurian Ohri
-
Duresamë 28 Nëntor 2008 më 2:07 pasdite
Dr.Nurian Ohri un jam nje vajz 17vjeqare dhe sidomos gjate stresit dhe nraste kur kam ndonje problem kam rrahja me te shpeshta te zemres dhe bllokim ne frymarrje ?? mund te me ndihmoni diqka
Me respekt:Duresa -
më 28 Nëntor 2008 më 3:51 pasdite
E nderuar znj.Duresa!
Siç edhe duhet ta keni lexuar takikardia ka shumë shkaqe.Mirë është të bëni një vizitë tek kardiologu dhe nëse nuk del gjë aty atëherë të konsultoheni me ndonjë psikiatër pasi mund të keni të ashtuquajturin ankth.Ndodh që në raste ankthi personi të ketë takikardi por mos u merakosni pasi edhe ky problem ka ilaçet e tij por që i jep vetëm specialisti pasi të ketë vendosur diagnozën duke ju pyetur me imtësi.Mund të lexoni edhe artikullin tonë tek rubrika e psikiatrisë rreth atakut të panikut.
Me respekt Dr.Nurian Ohri
-
mimozamë 6 Dhjetor 2008 më 3:04 paradite
jam nje 28 vjeqare qe nje vit kam anemi te pergjithshme hemoglobina 80-100 kam dhimbje te shpeshta ne anen e majt po ashtu me pihet dora,djersitje,marramendje,plogshti,a mund te me tregosh qfar mund te kem a mund te jet problem i zemres apo qfar.
-
më 7 Dhjetor 2008 më 11:57 pasdite
E nderuar znj.Mimoza!
Se pari na vjen keq per vonesen por duhet ta dini se ne kemi edhe pune te tjera dhe nuk mund te rrime gjithe diten ne internet.Per shqetesimin qe shpjeguat mund te themi qe te gjitha jane shenja qe mund te vihen re tek nje person anemik pra i keni nga anemia por se cili eshte shkaku i anemise duhet pare nga nje analize gjaku ose verjtja e gjakut ne mikroskop ose nga disa analiza te tjera qe behen sipas rastit.Jo 100 % por duket si nje mungese e vitamines B12.Mire eshte te vizitoheni perseri dhe te gjendet shkaku i anemise pasi kurimi mund te jete mjeft i lehte.
Me respekt Dr.Nurian Ohri
-
GJYLAmë 29 Janar 2009 më 9:41 pasdite
NJE NATE SAPO U NGRITA NGA DIVANI KU ISHA SHTRIRE,PATA NJE KOLLE TE FORTE THE PAS KESAJ RRAHJT E ZEMRES U RRITEN 180-200 NE MINUTE. PER 30 SECONDA PATA MARRJE MENDSH THE PAK DJERSE.RRAHJE TE SHPEJTA PATA PER 24 ORE SIDOMOS KUR NGJISJA SHKALLET. PAS 24 ORESH RRAHJET E ZEMRES U RREGULLUAN.
A MUND TE ME JEPNI NDONJE SPJEGIM JU LUTEM
-
lirimmë 30 Janar 2009 më 12:19 pasdite
doktor une jam 25 vjec , kam marje mendsh dhe kam nje presion ne kraharor ngadonjehere me theren koka si me te kaluaqr energji , shtypja e gjakut me levizen shume shpejt ngadonje here e kam shume te ulet mbas 1-2 ore me ecen shume lart 120 90 me kalon gje qe trupi im nuk e perballon dot, perndryshe jam edhe sportist luaj futboll , kam bere stres test dhe me nje kardiolog ne struge me tha qe ke nje bllok ne anen e djathte por qe nuk ka asshfare problemi , dhe me dha asentra antidepresiv dhe xanax , perndryshe une jam edhe alergjik si pune asmatiku ashtu . te lutem cfare te bej
-
më 4 Shkurt 2009 më 8:33 pasdite
E nderuar Znj.Gjyla!
Për të qenë më të sigurt mirë do të ishte mirë të bënit një vizitë tek mjeku kardiolog.
Me respekt Dr.Nurian Ohri
Na vjen keq por komentet janë të mbylluar për momentin.



