Ky artikull u shkruajt si përgjigje e pyetjes së një prej vizitorëve tanë.
Striat janë disa vija të holla të ardhura si pasojë e çarjeve nën lëkurë gjatë shtatzanisë, në adoleshencë apo gjatë rritjes së shpejtë të peshës trupore. Megjithëse nuk përbën ndonjë problem shëndetësor zakonisht bëhet shkak për probleme kozmetike.
Ku shfaqen më shumë?
Atje ku tërheqja e lëkurës është më e madhe. Tek shtatzanat në bark ose tek gjokset, tek adoleshentet më tepër tek kofshët dhe gjokset, tek ato gra që merren me ushtrime force tek shaptullat kurse tek ato që janë mbipeshë në zona të ndryshme.
 Ato mund të formohen e dhe tek ato gra që përdorin për një kohë të gjatë ilaçe apo kremra me kortizon. Apo tek sëmundja Cushing ku gjendra mbiveshkore prodhon më tepër se sa duhet kortizon.
Si duken këto plasaritje?
Përpara se të fillojnë të çahen këto zona marrin një ngjyrë rozë dhe fillojnë kruarjet. Së shpejti kthehn në ngjyrë të kuqe në lejla (stria rubra). Mekohën zbardhen dhe bëhen më pak të dukshme. Janë disa cm të gjata dhe 1-10 mm të gjëra. Tek përdorueset e kortizonit mund të jenë më të gjëra.
A kurohen?
Ato që formohen gjatë adoleshencës me kalim e kohës zhduken vet. Ilaçet që përdoren aktivizojnëkolagjenin dhe sintezës e elastinës. Prej këtyre ilaçeve apo kurave mund të përmendim:
Kremrat që përmbajnë retinoid (një derivat i vitaminës A)
Peeling Kimik
Kura me lazer
Kura me dallgë radiofrekuencë
Intensive pulse light
Por kujdes! Përdorimin e tyre nëse është i mundur dhe se si konsultohuni me një dermatolog. Disa prej këtyre kurave mund të duan një kohë të gjatë përdorimi periodik.
Si të ruhemi?
Së pari mundohuni të bini në peshë. Por kujdesni që rënia mos të jetë e menjëhershme pasi edhe ajomund të shaktojë stria. Për striat formuara gjatë shtatzanisë më e lehtë është ti parandalosh se sa të kurosh ato pasi janë formuar. Ato formohen sidomos gjatë tremujorshit të tretë si pasoj e humbjes së elasticitetit të lëkurës. Për ti parandaluar ato:
Gjatë shatatzanisë të bërit masazh lëkurës (duke rritu qarkullimin e gjakut në të) dhe përdorimi i kremrave që e mbajnë atë të zbutur mund të jetë i dobishëm. Por nuk mund të themi që janë zgjidhje %100. Hani ushqime të pasura me vitamina E dhe C. Pini ujë sa të mundeni. Kujdesuni për gjumin tuaj.
                                                                                                                                 Dr.Nurian Ohri
                                                                                                                             www.mjeku24.com
|
Akne Vulgaris Puçrat e fytyrës www.mjeku24.com |
Ultrasonografia Çfarë është EKO-ja www.mjeku24.com |
Gjalp apo margarinë? Si të ushqehemi më mirë www.mjeku24.com |
4 Koment
-
më 3 Dhjetor 2008 më 10:14 pasdite
pershendetje doktore une jam nene tashme e kam nje femije 4 muajsh por problemi qe me shqetson eshte qe gjate shtatzanis me jane bere shume stria ne pjesen e barkut desha te dij a mund te hiqen ne ndonje menyre apo me ndonje medikament ju lutem me tregoni.qdo te mire dhe jeni shume te mire ju pergezoj
-
më 5 Dhjetor 2008 më 7:13 paradite
E nderuar znj.Dafina!
Po, ka disa metoda per te hequr sadopak striat dhe prej tyre ka metoda me kremra, me lazer, me dllge rediofrekuenc dhe operacion plastik.Kjo ndryshon sipas grades se striave tuaja dhe sipas mundesise qe kane mjeket atje ku ndodheni ju.Por kuren e percakton mjeku dermatolog (i lekures) pra ju duhet nje vizite ose tek dermatologu ose tek kırurgu plastik.
Me respekt Dr.Nurian Ohri
-
më 8 Janar 2009 më 4:06 pasdite
i nderuari dr.jam nene e ardhshme qe jam ne javen e 25 po kam peobleme koh pas kohe me hipertensijonin dhe me pulsin qe ndonjeher pulsin e kam 154 qka me preferoni edhe pse mjekt ne ch me kan then se osht normal a duhet te mbaj dijet dhe qfar.ju pershendes
-
më 11 Janar 2009 më 1:30 pasdite
E nderuar Znj.Amela!
Pas javës 20-të duhet që të kontrolloheni për tension sepse nëse ju del mbi 90-140 mmHg duhet të bëhen edhe analizat e urinës për të parë nëse keni apo jo proteina më tepër se sa duhet. Rrahjet aq shumë të larta duhen matur në periudha të ndryshme të ditës. Nëse vazhdimisht del tek 154/minutë (jo ndonjëherë) kjo është e lartë. Nuk keni nevojë për dietë për momentin por vetëm vazhdoni kontrollet rregullisht.
Me rrespekt Dr.Nurian Ohri
Na vjen keq por komentet janë të mbylluar për momentin.


