Merr artikujt e fundit me RSS

Merr artikujt e fundit me email

Generic Viagra generic viagra me uk apcalis tablets
Komentet e Fundit
Më të lexuarat
Faqe Mike

Nga më 30 Maj 2008 nën Kirurgjia , 6,597 lexime 7 Komente Dërgo me Email Dërgo me Email
Postoje në Facebook


Variçe quhet zgjerimi i venave në trup por në përgjithësi përdoret për zgjerimin e venave në këmbë tek zona e pulpës ose pas gjurit. Ato zgjerohen, fryhen dhe përdridhen nga grumbullimi i gjakut në to. Gjaku në këmbë ngjitet sipër me anë të muskujve të këmbës dhe me anë të kapakëve që gjenden në vena duke penguar edhe kthimin mbrapsh të sasisë së gjakut të hedhur sipër. Nëse këta kapakë dëmtohen atëherë gjaku nuk do të mund të lëshohet sipër dhe për më tepër do të grumbullohet nëpër vena pasi kapaku është ai që mbyllej pas çdo shkëputje të gjakut sipër duke mos e lënë të bjerë poshtë me forcën e rëndesës.
Shenjat janë të tilla si fryrje të këmbës, dhimbje, lodhje, ngërçe e këmbës dhe një ndjenjë sikur të bëhet mishi miza miza. Gjatë menstruacioneve tek femrat dhimbja dhe fryrja e këmbëve mund të rritet. Variçet shihen më shpesh tek të moshuarit dhe zakonisht tek ata që janë mbipeshë, që rrinë shumë në këmbë dhe tek shtatëzanet. Gjithashtu jo vetëm në këmbë por edhe në vulva (pjesa që shihet nga jashtë e organit femëror), apo në anus e rektum(pjesa e fundit e zorrëve të trasha) megjithëse më rrallë se në këmbë. Këtyre të fundit pra në fundin e zorrës së trashë u thuhen edhe me emrin hemoroide për të cilat do të flasim një herë tjetër.Trashëgimia dhe shtatëzania ndikojnë tek variçet. Por zakonisht variçet e dala për herë të parë në shtatëzani pas saj mund të zhduken.

Përse krijohen variçet gjatë shtatëzanisë?
Për disa arsye:
1) Sepse sasia e gjakut tek nëna për shkak të bebit rritet.
2) Sepse në muajt e fundit kur fetusi është rritur pak krijon presion duke shtypur venat kryesore dhe duke penguar ngjitjen e gjakut sipër.
3) Sepse rritet niveli i progesteronit një veti e të cilit është ajo e dobësimit të muskulit të damarëve duke i zbutur ata.

A e pengojnë variçet e vulvës shtatëzaninë?
Jo. Por nëse lindja do të bëhet me anë të një çarje të quajtur epiziotomi (bëhet për të zgjeruar paksa vaginën për një dalje më të lehtë dhe më pas ajo pjesë qepet menjëherë pas lindjes) prania e variçeve do ta pengonte pak këtë proçes për shkak të hemoragjisë.Megjithatë është e mundur edhe hapja e epiziotomisë në një pjesë ku nuk ka variçe. Konsultohuni me gjinekologun tuaj për këtë problem.
Gjatë shtatëzanisë nuk është mirë që të bëhen operacion variçet veçse nëse mjkeu specialist duke u bazuar në shqetësimet tuaja (dhimbje të forta apo çarje të variçeve) e miraton këtë.

Ç’duhet të bëj me variçet?
Mundohuni të mos qëndroni për një kohë të gjatë në këmbë. Nëse ju duhet ta bëni herë pas here uluni dhe ngrijini pak këmbët për rreth 30 minuta.
Mundohuni të mos qëndroni këmbë mbi këmbë teksa jeni ulur.
Mos vishni këpucë me taka dhe të ngushta.
Bëni rregullisht gjimnastikë për këmbët dhe pulpat e tyre.
Mund të përdorni ilaçe dhe çorape të posaçme por veçse me këshillen e mjekut specialist.
Ulni peshën tuaj nëse jeni mbipeshë.
Mundohuni të mos bëheni kaps (konstipacion).
Mundohuni të ecni po jo sa të lodheni pasi ecja ndihmon në kontraktimin e muskujve dhe në lëvizjene gjakut sipër.
Kur të flini vendosini këmbët mbi një jastëk.
Nëse variçet kanë përparuar shumë mund të bëheni operacion por këtë e vendos kirurgu i përgjjithshëm ose kardiokirurgu pasi edhe variçet në mjekësi kanë gradat e tyre dhe jo çdo gradë e ka të nevojshme operacionin.

                                                                                                                             Dr.Nurian Ohri

                                                                                                                          www.mjeku24.com

                                                                                                                                                                                                                                                          

Gastriti
Inflamacioni i stomakut
www.mjeku24.com
Akne Vulgaris
Puçrat e fytyrës
www.mjeku24.com
Dismenore
Menstruacionet e dhimbshme
www.mjeku24.com

7 Koment

  • më 26 Tetor 2008 më 6:13 pasdite

    tung ju pershendes jeni shume te mire flm qe ekeni bere nje faqe te till ju deshiroj suksese. Sa per problemin tim kam variqe po shume heret me jan paraqitur qe nga mosha 16 vjeqare dhe dhimbje te madhe te kembeve po edhe kam skuqje e mavijosje te njera nyje e kembes/ me nje nxetsei te madhe per dallim nga vedi kujan venat mo eshte ndonje edem me pesh jam noramale 56 kg qka me keshilloni ju lutem me ndimoni

  • më 28 Tetor 2008 më 8:12 pasdite

    E nderuar Znj.Tringa!

    Së pari duam tju themi se shenjat e nxehtësisi apo enjtjes etj.Janë shenja të një inflamacini dhe kjo do të thotë që pa u shqetësuar të kontaktoni me një mjek që tju vizitojë dhe ta shohi nga afër gjendjen.Nuk e di a keni dhimbje dhe sa kohë ka që ju janë shfaqur këto shenja?Sa i përket variçeve besoj se tek shkrimi i lexuat disa këshilla.Këto shqetësime nuk ju vijnë nga pesha.Mund të jetë ndonjë infeksoin.Të paktën nëpërmjet internetit këtë mund të themi sepse nuk ju kemi parë dhe kemi pak të vështirë.
    Në faqen tonë mund të gjeni edhe shkrime për sëmundje të tjera.Mjafton të klikoni tek rubrikat e ndryshme sipër.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

  • më 29 Tetor 2008 më 1:27 pasdite

    Serish une Tringa flm per pergjigjjen me fal nuk e ceka me lart se mosha ime e tanishme eshte 23 vjeqare e pamartuardhe pa lindur heret dhe mos eshte diqka rezzik per moshen time…… edhe si i pershkrova me heret simptomet jan nje skuqje ne lekur ne forme te maviosjes por edhe temperatur njekoosisht e per cjellur me dhimbje edhe kruarje po jo ne vendin e variqeve pak me poshte afer nujes s ekembes tash ka folllu edhe kemba tjeter . Edhe me keshillloni ku me shku te nje kirurg apo interniste apo ku e me pa durim e pres pergjigjjen ejuaj ju falemderoj shume jenishume te mire na ndimoni ne qdo aspekt

  • më 30 Tetor 2008 më 12:10 pasdite

    E nderuar Znj.Tringa!

    Mos u bëni merak.Veçse duhet patjetër të vizitoheni.Kontaktoni me një ortoped ose mjek të infeksioneve, nëse nuk gjeni ndonjë prej tyre shkoni ku të keni mundësi sepse atje do tju drejtojnë.Por nuk ka të bëjë me ndonjë sëmundje të rrezikshme veçse duhet kuruar sepse pa kurim mund të mos kaloj bile të përparojë.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

  • më 26 Nëntor 2008 më 11:23 paradite

    tung ju pershendes dhe deshta me ju pyet nese nje person me vene te grumbulluara ne pjesen afer gjurit i ka te dalura jasht dmth personi ne fjal ka mbipesh a eshte e lejuar te ushtroj fitnes

  • më 26 Nëntor 2008 më 9:11 pasdite

    E nderuar Znj.Elza!

    Mendimi ynë është që pa e sforcuar veten mund të merret me gjimnastikë të lehtë ose të eci.Megjithatë nëse keni mundësi merreni edhe mendimin enjë meku që e sheh nga afër gjendjen e pacientit.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

  • më 29 Janar 2009 më 1:18 pasdite

    venat ne kembe

Postoje në Facebook

Na vjen keq por komentet janë të mbylluar për momentin.

©Mjeku24.Com - Të gjitha të drejtat i zotëron Mjeku24.Com. Ndalohet rreptëisht kopjimi dhe ribotimi. Dizenjimi dhe mirmajtja: SuperAlb.Com