Merr artikujt e fundit me RSS

Merr artikujt e fundit me email

Komentet e Fundit
Më të lexuarat
Faqe Mike

Nga Dr.Nurian Ohri më 25 Shtator 2008 nën Këshilla , 2,087 lexime Dërgo me Email Dërgo me Email
Postoje në Facebook

Sot në botë mendohet se çdo vit 3.5-4 milion njerëz vdesin prej sëmundjeve që shkakton pirja e duhanit.
Çdo ditë mendohet se 10.000 njerëz vdesin prej duhanit.
Së shpejti pritet që duhani të zëjë vendin e parë e vdekshmërisë duke ja kaluar edhe vdekjeve nga aksidentet, vrasjet, SIDA apo tuberkulozi.
Në listën e sëmundjeve vendin e parë e zë kanceri i mushkërisë.

Dëmet e pirjes së duhanit

Shkakton kancer të mushkërisë dhe provokon azmën.
Kanceri i buzëve, i fytit dhe gurmazit.
Shkakton kancer të mitrës dhe bëhet shkak për një menopauz të hershme.
Është një nga shkaktarët e kancerit të fshikzës së urinës.
Një nga shkaktarët e kancerit të pankreasit.

Era e keqe e gojës, sëmundjet e dhëmbëve dhe mishrave të tyre.
Dëmtimi i shijes së gjuhës dhe nuhatjes.
Shkatërrim të qelizave të trurit, mungesë të kujtesës, vështirësi në mësim.
Dëmton sytë duke shkaktuar perde të syve.
Dëmton lëkurën duke e rrudhur atë.
Shkakton infeksione të ndryshme të rrugëve të frymëmarrjes.
Shpejton forcimin e damarëve duke shkaktuar tension të lartë.

Shkakton bllokim të damarëve të trurit dhe zemrës duke ndikuar keq mbi këto organe.
Pengon ereksionin tek meshkujt.
Shkakton gastrit, ulçer apo reflu në traktin tretës.
Vonon shërimin e plagëve të ndryshme.
Shkaktar i sëmundjes BURGER (bllokon damarët e këmbëve dhe nëse cigarja nuk lihet e çon të sëmurin deri në prerje të këmbës).
Shpejton osteoporozën.
Dëmton thonjtë.

Dëmet gjatë shtatzanisë

Cigarja është mjaft e dëmshme për shëndetine e embrionit. Ju lutem nëse pini lëreni dhe bëni një sakrificë për bebin tuaj. Ndoshta ky mund të jetë dhe një rast i mirë që dhe ju ta lini atë.

Lindja para kohe
Çarja para kohe e cipës së amnionit
Shkulja e placentës nga vendi
Tensioni i lartë
Vdekja e embrionit
Zhvillim i prapambetur fizik i embrionit
Probleme të mushkërisë pas lindjes

Mos harroni se lëndët që përmban cigarja kalojnë edhe në qumështin e nënës.

Ju lutem mendoni edhe për fëmijët tuaj që rriten nën tymin e duhanit.Ata dëmtohen njëlloj sikur dhe ju edhe pse nuk e pijnë. Gjithashtu mundësia që dhe ata kur të rriten të bëhen pirës së këtij helmi është më e madhe.

 

                                                                                                                         Dr.Nurian Ohri

                                                                                                                     www.mjeku24.com

Gastriti
Inflamacioni i stomakut
www.mjeku24.com
Ulçera Peptike
Çfarë është ulçera?
www.mjeku24.com
Gjalp apo margarinë?
Si të ushqehemi më mirë
www.mjeku24.com

6 Koment

  • më 20 Janar 2009 më 7:52 pasdite

    pershendetje jam nje grua 20 vjeqe dhe desha tju pyes me gjersishte per smundjen e chlamidea qfar bakterie eshte dhe a eshte e kthyshme

  • më 21 Janar 2009 më 2:44 paradite

    Doktor bash u friksova bre !! Po a ka naj ilac ce mundet te ndihmoj per ndalim te cigares apo nvaret prej vullnetit te personit se sa eshte per ta lë at …

  • më 25 Janar 2009 më 6:04 pasdite

    I nderuar Z.Ymeri!

    Ka disa lloj kapsulash që përdoren por nuk ua dimë dobinë.Për më tepër mund të kontaktoni me një mjek të sëmundjeve të mushkërisë për një terapi më të gjatë.Sigurisht që vullneti juaj luan një rol mjaft të rëndësishëm.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

  • më 27 Janar 2009 më 3:18 pasdite

    E nderuar Znj.Majlinda!

    Klamidja është një prej infeksioneve bakteriale seksualisht të transmetueshme dhe shkaktari është bakteria chlamydia trochomatis. Zakonisht nuk shfaq shenja por nëse ka shenja mes tyre janë rritje sekrecionesh vaginale, djegie gjatë urinimit, dhimbje gjatë marrëdhënieve apo rrëzë kofshëve etj. por këto nuk janë specifike vetëm për të. Diagnoza vendoset duke marrë kampion prej sekrecionit vaginal .Mund të preki edhe tubat që lidhin mitrën me vezoren dhe nëse aty shkaton infeksion që nuk kurohet mund të shkaktojë infertilitet.Kurohet me antibiotikë p.sh doksiciklin dhe duhet kururar edhe partneri. Gjatë asaj kohe mirë është të mos ketë marrëdhënie.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

  • më 28 Janar 2009 më 1:08 paradite

    jam shtatzene javen 21 dhe konsumoj duhan ju lutem qka te bej qe ti largohem duhanit se smuj kurqysh me lan te lutem albulena

  • më 4 Shkurt 2009 më 8:57 pasdite

    E nderuar Znj.Albulena!

    Mund të mendoni se çfarë dobie do të kishte bebi juaj nëse e lini. Sigurisht nuk është elehtë por jo dhe e pamundur. Ju keni një avantazh që jeni e vendosur pët a lënë.Mund të kërkoni edhe ndihmën enjë mjeku të mushkërisë atje ku jeni.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

Postoje në Facebook

Na vjen keq por komentet janë të mbylluar për momentin.

©Mjeku24.Com - Të gjitha të drejtat i zotëron Mjeku24.Com. Ndalohet rreptëisht kopjimi dhe ribotimi. Dizenjimi dhe mirmajtja: SuperAlb.Com