Është një sëmundje e shkaktuar nga lëndë të ndryshme që kontaktojnë me lëkurën tonë. Këto lëndë ndryshe quhen alergjente. Nëse personi i cili kontakton me to dhe është alergjik karshi tyre atëherë tek ai shfaqen kruajtje dhe fllucka të vogla të mbushura me ujë.
Acidet, lëndët alkalite, tretëset, sapunët dhe detergjentët e fuqishëm nuk shkaktojnë dermatit alergjik të kontaktit. Këto lëndë tek lëkura e cilido personi shkaktojnë një reaksion dhe për këtë arsye quhen jo alergjent por irritues. Megjithatë disa lëndë të veçanta mund të jenë në përbërjen e tyre edhe alergjent edhe irritues.
Si e ka pamjen dermatiti?
Zakonisht lëkura është e skuqur, me edem (e fryrë, e enjtur) dhe me fllucka uji. Këto fllucka pëlcasin duke u tharë e formuar kore më pas. Më vonë ngjyra e lëkurës erret dhe ashpërsohet. Është e vështirë të dallosh dermatitin alergjik të kontaktit nga disa sëmundje të tjera të lëkurës.
Gjetja e shkakut
Lëndët me të cilat ka kontaktuar pacienti në punë apo shtëpi vlerësohen nga dermatologu. Një pjesë e mire e këtyre lëndëve njihen sipas vendodhjes së plagëve. Ndonjëherë kur nuk zbulohet shkaku gjatë bisedës me pacientin atëherë dermatologu bën një test alergjik PATCH. Testi PACHT është një test i lehtë për tu kryer dhe i besueshëm për gjetjen e alergjentit. Një sasi shumë e vogël e alergjentit të mundshëm praktikohet mbi lëkurë dhe mbyllet për tu hapur pas dy ditësh. Nëse alergjenti i vërtetë është ai i aplikuar atëherë mbi lëkurë do të shfaqet një pullë e vogël e kuqe.
Disa nga alergjentët më të shpesht janë nikeli, llastiku, bojrat, parfumet, disa lule dhe ruajtëset e ndryshme të hedhura nëpër ushqime.
Dermatiti i nikelit
Nikeli është një lëndë që gjendet shpesh tek sendet metalike. Shumë sende të mbuluara me krom përmbajnë nikel të mjaftueshëm për alergji. Sendet prej çeliku të pandryshkur gjithashtu, por në këtë rast është i besueshëm pasi nikeli është i lidhur fort. Vathët që përmbajnë nikel shpesh krijojnë dermatit në vesh rreth zonës ku është shpuar. Bile edhe gjilpërat e përdorura për shpim mund të krijojnë reaksion kështu që ato duhet të jenë prej çeliku të pandryshkur. Pas shpimit minimum 3 javë duhet të përdoren vathë pa nikel.
Edhe kopsat prej metali, sustat, zinxhirët apo aksesorët e ndryshëm mund të shkaktojnë reaksion. Mirë është që këta persona të ndjeshëm të përdotin aksesorë prej najloni.
Tek individët e ndjeshëm ndaj nikelit djersitja e përkeqëson reaksionin. 15-20 minuta pas kontaktit të lëkurës së djersitur me një send që përmban nikel fillon kruajta e lëkurë. Flluckat dalin brenda dy ditësh.
Nëse nuk do të ishte djersitja ndoshta një kontak i tillë dhe me orë të tëra nuk do të shkaktonte problem.
Llastiku
Shpesh prodhimet e llastikut shkatojnë alergji. Lëndët kimike që i shtohen atij gjithashtu. Sidomos LATEX (LATEKSI) shkakton një reaksion të menjëhershëm me kruajtje dhe përcëllim të lëkurës. Rrallë ndodh edhe marrje fryme ose lotim të syve.Kjo ndodh shpesh tek personeli mjekësor që përdor dorashka Latex. Edhe dorashkat prej llastiku krijojnë dermatit nga kontakti me lëkurën. Ato pa pudër janë më pak alergjike. Gratë e ndjeshme gjatë punëve të shtëpisë duhet të përdorin dorashka me astar pambuku. Llastiku i përdorur tek këpucët gjithashtu mund të shkaktojë alergji. Edhe ngjitësat e këpucëve mund të shkaktojnë probleme.
Bojrat e flokëve
Shumë persona i lyejnë flokët pa asnjë problem ndërsa disa janë të ndjeshëm karshi parafenilendiamine (PPD). Kjo është një lëndë brenda bojrave të qëndrueshme të flokëve. Kjo lëndë përpara se të aplikohet në flokë përzihet me disa lëndë kimike si peroksiti. Personat me ndjeshmëri karshi PPD nuk duhet ti përdorin këto bojra. ¼ e këtyre personave kanë alergji edhe ndaj bojrave gjysëm të qëndrueshme kështu që para përdorimit të tyre është mire të bëjnë testin PACHT siç e përshkruan dhe vetë paketa e bojës. Ose të përdorin bojra të përkohshme. Disa rroba ne bojrat e tyre përmbajnë PPD kurse disa kanë bojra që japin reaksion kryqëzues me PPD. Këta persona nuk duhet të veshin rroba të zeza të përbëra nga lëndë sintetike si najloni apo poljestra. Në 25% të rasteve këta persoan me ndjeshmëri karshi PPD janë të ndjeshëm edhe karshi një lënde që përdoret si anestezik lokal me emrin benzokain.
Neomicina
Neomicina është një antibiotik që gjendet në brendësi të shumë kremave , pomadave, pikash veshi dhe syri me përbërje antibiotiku. Ndonjëherë mund të jetë i kombinuar me ndonjë antibiotik tjetër ose me kortizon.
Prodhimet kozmetike të lëkurës
Kozmetikët e ndryshëm si parfumi apo lëngjet e ndryshme mund të shkaktojnë dermatit. Disa njerëz janë të ndjeshëm karshi erërave të tyre. Disa të tjerë të ndjeshëm karshi lëndëve që futen brenda këtyre solucioneve për ti ruajtur ato që të mos prishen. Ata persona që ndikohen nga erërat duhet të përdorin materiale kozmetike pa erë. Megjithëse materiale të tilla janë të pakta. Kurse ata që kanë alergji karshi lëndëve ruajtëse duhet të bëjnë testin PACHT për ta zbuluar atë.
Kromatet
Janë materiale që përmbajnë krom dhe që shpesh bëhen shkak për dermatit alergjik të kontaktit. Ato gjenden në materiale si çimento, lëkurë, shkrepse, bojra dhe lëndë kundër ndryshkjes. Kontakti me këto lëndë është më i lartë tek punëtorët e ndërtimit dhe shtrimit të rrugëve. Këto lëndë gjenden edhe tek këpucët apo veshjet e lëkurës me ngjyrë kafe të hapur. Dermatitet e këmbës shpesh shkaktohen nga produktet e lëkurës (p.sh këpucët) që përmbajnë në vetvete kromate.
Kurimi
Qëndroni sa më larg lëndëve që ju japin reaksion .Vizitohuni tek një dermatolog për tu këshilluar rreth shkaqeve dhe si të ruheni.
Përdorimi i lëndëve që nuk përmbajnë alergjent pengon një reaksion të mundshëm. Pyesni dermatologun tuaj rreth këtyre produkteve.
                                                                                                            Dr.Nurian Ohri
                                                                                                       www.mjeku24.com
|
Hepatiti Inflamacioni i mëlçisë www.mjeku24.com |
Ulçera Peptike Çfarë është ulçera? www.mjeku24.com |
Dismenore Menstruacionet e dhimbshme www.mjeku24.com |
4 Koment
-
më 23 Dhjetor 2008 më 11:07 paradite
jam 30 vjeqare dhe kamdhimbje te shpesht te kokes pse me respekt
-
më 6 Janar 2009 më 6:40 pasdite
E nderuar Znj.Rina!
Shkaqet e dhimbjes së kokës janë të shumta kështu që duhet të bëni një vizitë tek mjeku neurolog. Mund të lexoni edhe artikullin tonë për migrenën tek rubrika e këshillave.
Me rrespekt Dr.Nurian Ohri
-
më 8 Janar 2009 më 1:19 pasdite
ju pershendes shum
desha tju pys per barerat CYCLO/PROGYNOVA PER QKA JEPEN DHE A JAN TE DEMSHME MI KA EKOMANDU GJINEKOLOGU PER VEZORE AMUND T ME JEPNI SQARIME ME SHUM -
më 11 Janar 2009 më 1:49 pasdite
E nderuar Znj.Arta!
Nuk e dimë cili është problemi juaj sepse ka disa sëmundje apo shqetësime ku përdoret dhe nuk duam tju ngatërrojmë mendjen. Më mirë të na thoni ankesën dhe tju themi se përdoret apo jo ky ilaç. Nuk janë të dëmshëm por sigurisht ka të sëmurë që nuk u këshilohet kështu që mirë është të konsultoheni me mjekun tuaj pasi nuk e dimë gjendjen tuaj.
Me rrespekt Dr.Nurian Ohri
Na vjen keq por komentet janë të mbylluar për momentin.


