Dështimi (aborti)

Përfundimi i shtatzanisë para javës së 20-të quhet dështim. Rreth 15 % e shtatzanive përfundojnë me dështim. Një pjesë e tyre ndodhin aq herët sa që një pjesë e grave as që e kuptojnë se po dështojnë. Pjesa më e madhe e dështimeve ndodh para javës së 12-të.

Shenjat janë:

Hemoragji vaginale
Dhimbje në formë therrjeje poshtë barkut
Dalje e ndonjë cope mishi prej vaginës
Sidomos hemoragjitë në trimestrin e parë (3 muajt e parë) janë tipike megjithëse me disa këshilla dhe rekomandime mund të shpëtojnë së dështuari.

Përse ndodhin dështimet?

Shkaku kryesor është moszhvillimi normal i fetusit. Kjo për arsye se struktura gjenetike e tij dëmtohet. Por kjo nuk do të thotë se i ka kaluar nga prindërit. Ka disa sëmundje të nënës si diabeti jo mirë I kontrolluar, sëmundjet e tiroideve, problemet me mitrën dhe serviksin që më rrallë bëhen shkak.
Aktivitete ditore, marrëdhëniet seksuale, jeta e punës apo ngritja e peshave nuk bëhen shkak për dështim. As të vjellat e forta. Gjithashtu edhe të rrëzuarit apo goditjet e ndryshme nuk para përfundojnë me dështime.

Cilët faktorë e rrisin mundësinë e dështimit?

Mosha: Mosha e nënës mbi 35 vjeç bile mendohet se dhe baballarët mbi 40 vjeç.

Të paturit më përpara dështim: Ato gra që kanë përjetuar më shumë se dy herë dështim.

Sëmundjet kronike të nënës: P.sh diabeti (sëmundja e sheqerit) dhe tiroidet.

Sëmundjet e mitrës dhe serviksit: Anomalitë anatomike të tyre.

Cigarja, alkoli

Kafeina: Në këtë drejtim nuk ka një informacion të saktë rreth sasisë prandaj mirë është që mos të konsumohet më shumë se 200mg.

Disa teste të veçanta gjatë shatazanisë: Amniocenteza

A mund ta parandalojmë?

Shumica nuk parandalohen. Qëndoni larg cigares apo alkolit. Shkoni rregullisht për kontroll tek mjeku. Nëse keni sëmundje kronike kujdesuni për to. Fokusohuni tek bebi juaj dhe tek vetja juaj.

Si vendoset diagnoza ?

Nëse keni hemoragji vaginale dhe nëse keni dhimbje poshtë barkut kontaktoni menjëherë me mjekun. Ai do t’ju bëjë një vizitë gjinekologjike dhe me anë të EKO-s do të shohi rrahjet e zemrës së fetusit. Nëse keni vetëm hemoragji dhe nuk është hapur ende serviksi keni rrezik të dështoni por shtatzania mund të vazhdojë. Por nëse bashkë me hemoragjinë keni edhe kontraksione të mitrës apo serviksi është hapur dështimi bëhet i pashmangshëm.

Si ta kurojmë?

Nëse keni shenja të një dështimi pushoni dhe mos lëvizni shumë. Largojuni marrëdhënieve seksuale. Nëse me Eko është parë se fetusi nuk po jeton më mund të prisni. Për disa javë dështimi ka për të ndodhur vetvetiu. Nëse dështimi ka filluar mund ta përshpejtoni me anë të disa ilaçeve. Nëse pas dështimit disa pjesë mund të kenë ngeluar brenda me anë të një ndërhyrjeje të lehtë mjeku mund ti nxjerri dhe ato.

Kur kthehet në gjendje normale mitra (pas adështimit) ?

Megjithëse kjo ndryshon sipas javës së shtatzanisë në të cilën ishit nga ana fizike normalizohet për disa orë. Për 4-6 javë do t”ju fillojnë përsëri menstruacionet. Nëse gjatë kësaj periudhe do të keni temperaturë, dridhje apo hemoragji masive kontaktoni menjëherë me mjekun.

Kur mund të ngel përsëri shtatzanë?

Menjëherë pas fillimit të menstruacioneve mund të ngeleni shtatzanë. Por duhet që nga ana psikologjike dhe emocionale ju dhe bashkëshorti jua të jeni të përgatitur. Mirë është që të pritet të kaloj një menstruacion. Nëse keni dështuar më shumë se një herë duhet gjetur shkaku që fshihet nën të. Por edhe nëse një shakak nuk gjendet mos u pikëlloni. Sipas satistikave 60-70% e grave që kanë patur dështim të përsëritur kanë lindur fëmijë të shëndetshëm.

                                                                                                                             Dr.Nurian Ohri

                                                                                                                         www.mjeku24.com

Post Author: Dr.Nurian Ohri

32 thoughts on “Dështimi (aborti)

    dashka

    (Nëntor 3, 2008 - 7:40 paradite)

    Dy here me ka deshtuar shtatezenie. Te gjitha analizat me dalin ne rregull. Mirepo nga koha qe jam martuar gjithmone kam infeskion vaginal dhe urrinar (E.Coli). ekzaminimet gjinekologjike tregojn edhe infeksion ne qafen e mitres. Per te qene edhe me e qarte infeskionet vaginale jane me te rralla ne krahsim me infeksionet urinare. Mirepo ne anen tjeter po perballemie dhe me probleme te tjera si mos mundesia per te kryer marrdheni pasi qe burri im eshte dobesuar shume nga ky aspekt. Ai nuk mund te kryej aktin seksual. Kerkoje ndihma nga mjeku! Nese eshte e mundur keshillat mi dergoni edhe ne e-mail.

    Dr.Nurian Ohri

    (Nëntor 4, 2008 - 1:12 pasdite)

    E nderuar Znj.Dashka!

    Problemi juaj mund të zgjidhet veç duke patur lodhje të shpeshta me gjinekologun përsa i përket infeksioneve tuaja.Kurse për burrin tuaj duhet parë me imtësi ku qëndron problemi që ai nuk mundet të kryejë marrëdhëniet.Është problem psikologjik pra në lidhjen çift tuajën apo problem fizik si ndonjë sëmundje në lidhje me ereksionin p.sh.Për këtë duhet bërë një vizitë tek mjeku urolog.Ne pa ju parë nga afër dhe vizituar e kemi të vështirë.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    rina

    (Nëntor 19, 2008 - 11:57 paradite)

    tung jam alba jetoj ne gjermani jam e martume qe 4 vite kam deshir te kem femi pasi kemi ber disa analiza burit i ka dal numri i vogel i sperogramit , heren e par ky numer e sht ka ne 7 milone ndersa heren dyt 11 milon dhe nak tha qe me provu me mbet shtatzan me an te metodes ifv e kemi provu heren e par nuk kam mbetur shtatzan heren e dyt kam mbetur shtatzan por e kam abortu ne javet e para masandej mi kan ba te gjitha kontrolat edhe rengenin e mbrendshum por gjithqka ka dal mir tash prap kam fillu ne ket metod dhe ka 6 dit qe i kam emrionet mbrena ne miter e po kam shum frik se ndoshta prap nuk do mbes shtatzan edhe se di a duhet mu rujt un apo te jem normal si qdoher doktorr ju lutem me tregoni diqka me ndihmoni edhe per punen e anlizav te burit edhe per mua edhe a munj me dit ne baz te ndonje shenje qe emrioni po zhvilohet

    Dr.Nurian Ohri

    (Nëntor 20, 2008 - 1:11 paradite)

    E nderuar Znj.Rina!

    Mos kini merak.Inshallah kësaj rradhe ngelni shtartzanë.Përsa i përket pyetjes që të ruhem apo jo nuk e kuptuam ngase mendoni të ruheni?Ju do ta vazhdoni jetën si një grua shtatzanë dhe ashtu si të tjerat duhet të keni kujdes për shtatzaninë temë kjo që ëashtë e gjatë.Për burrin tuaj mund të themi se numri i spermatozoidev eështë i vogël por për IVF nuk ka nevojë për aq shumë.Pas disa ditësh besoj se ju kanë thënë për të bërë testin e BetaHCG në gjak që tregon fertilizimin kurse për pak më vonë (rreth 1 muaj)mund të bëni një kontroll me eko.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    Lejla

    (Nëntor 27, 2008 - 2:14 pasdite)

    Doktor ju faleminderit dhe pergezime per kete Web-faqe.Desha edhe nje pytje,une sapo jam martuar qe tre muaje dhe une nuk kam pas abort spontan,por abort te qellimshem me ilaqe te cialt mi ka rekomanduar doktoresha,pastaj me eshte dasht te pastrohem permes intervenimit mjekesore edhe pse fyti veq kishte dal pasi i kam perdor ilaqet,kjo me intereson me se shumti,a ekziston mundesia qe kam komplikime apo eshte shtatzani pasi qe une kisha abort te qellimshem sipas shnjave qe ju tregova mbreme?Me falni qe nuk e kam cek mbreme qe une kisha abort te qellimshem.Ju faleminderit per mirekuptim dhe pershendetje per te gjithe ju.

    Dr.Nurian Ohri

    (Nëntor 27, 2008 - 3:33 pasdite)

    E nderuar Znj.Lejla!

    Duhet të presim pak derisa të vijnë menstruavionet.Ose minimumi 8 ditë pas marrëdhënieve mund të bëni testin e shtatzanisë në gjak apo urinë.Nëse dhe ai del negativ duhen pritur menstruacionet.Nëse vijnë sjeni shtatzanë/Nëse nuk vijnë duhet bërë një vizitë tek mjeku.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    Lejla

    (Nëntor 28, 2008 - 12:47 paradite)

    Ju faleminderit shume doktor per keshillat dhe qe ju pergjigjet pytjeve te mija,une bera testin sot dhe del prap negativ,dhe une mardhenine skam pas qe dy jave, a me rekomandoni te skoj te bej nje vizite tek doktoresha? Ju faleminderit shume per kohen qe me kushtoni.

    amirja

    (Dhjetor 3, 2008 - 6:17 pasdite)

    persendetje kam ber lindjen e par dhe pa saj mensruacionet sme kan ardhur qe 6 muaj kurse tash perseri jam shtazan a ka ndonje problem pse sme kan ardhur menst.are a e demton oshnjen naj se ju falem nderit

    Dr.Nurian Ohri

    (Dhjetor 5, 2008 - 7:47 paradite)

    E nderuar Znj.Amire!

    Me sa e dime ne nuk krijon asnje problem mos ardhja e menstruacıoneve.Zaten pas lındjes vıhet re 6 muajt e pare nje çrregullim menstruacionesh.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    Ema

    (Dhjetor 6, 2008 - 1:57 pasdite)

    Pershendetje Doctor juv falinderoj per ndimen ne ket webFaqe.
    jam e shqetsuar dhe desha te pyes ,jam 24 vjeq qe 10 muaj kam fillu te bej mardhanje sexuale me nje kujdes per mos te mbetur shtatzan,por qe 6 dit mukan vonuar mestracionet,sot isha te mjeku me kontrolloi, dhe me tha se nuk ka as nje shej te shtatzanis,edhe gjithqka asht ne rregull me organe ,por nuk me tha asgje se a asht normale diqka qe mu kan vonu per 6 dit mestracionet , juv lutem me tregoni ndonje sqarim? . Ju faliminderit Ema

    Dr.Nurian Ohri

    (Dhjetor 8, 2008 - 1:17 paradite)

    E nderuar Znj.Ema!

    Me shume mundesi mund te jete normale.Nje here ne vit eshte normale nje vonese p.sh nje jave.Gjithashtu cikli i menstruacioneve jane 21-35 dite. Brenda ketyre vonesat jane normale por me shume jo dhe duhet ikur tek mjeku gjinekolog.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    rina

    (Dhjetor 11, 2008 - 9:48 pasdite)

    tung prap rina ktu dokterr kam ber testin dhe me ka dalur pozitiv dhe jam ne fund te javes se gjasht e kam ba nje ultrashal dhe me ka dalur se kam tre femi apo emrbryona njreit tash ka filu ti rrah zemra e dy tjerve jo deshta me dit sa deri kur asht rreziku qe mund te deshton ndonjeri prej tyre ne fakt un nuk kam pasur deshir ti kem 3 femi spse esht shum ama prej mossukseit te me parashem kam ber transferin e tre embrinoev edhe deshta me dit sa milimetra asht nje embrion ne javen egjasht per te qen normal sepse njerit po i rrah zemra e dy te tjerve jo

    Dr.Nurian Ohri

    (Dhjetor 12, 2008 - 5:52 pasdite)

    E nderuar Znj.Rina!

    Duam te dime se nga e dini qe dy femijeve nuk ju rreh zemra. Kjo gje ne javen kur jeni ju vihet re vetem me Eko.Mire eshte te beni nje Eko pas 2 javesh perseri nese nuk e keni bere per te pare gjendjen e femijeve per arsye se mos rrahja e zemres eshte nje gje jonormale por mund te kete ndodhur qe si pasoje e javes ku jeni mund te mos jete bere ende e dukur tek dy embrionet e tjera.Heres tjeter doktori mund ti shikoje dhe ndjej te rrahurat.Kjo nuk ka te beje me madhesine.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    diellza

    (Dhjetor 13, 2008 - 1:45 pasdite)

    Pershendejte ju pergezoj per kete Web faqe,jeni te mrekullueshem.
    Doktor une bora testin me dul pozitiv,nuk ishim ne pajtim ta mbanin dhe vendosa te hy ne abort.
    I kisha vetem 10 dite qe kam mbete,dhe vendosa qe te kem abort,abortin e kam kry ne Shkup doktori me tha se ka pas suskses dhe me tha te marr 5 dite tabletat me emer Ciprofloksacin 500mg 2 here nga 1 cdo 12 ore,kam fillu mi perdore.
    Shqetsimi im eshte qe nuk kam mestracione fare.
    Te lutemm e nevojitet ni kshillim nga ana juaj
    Me respekt Diellza.

    Dr.Nurian Ohri

    (Dhjetor 15, 2008 - 1:45 pasdite)

    E nderuar Znj.Diellza!

    Nuk e dime ne çdatë keni abortuar por zakonisht 4-6 jave pas abortit fillojne menstruacionet te vijne.Nese nuk ju vijne kontaktoni me nje mjek specialist per te marre edhe mendimin e tij.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    mejreme

    (Dhjetor 15, 2008 - 2:14 pasdite)

    i nderuar kam pas 5 abortime me deshir gjinekologu meka then se jam mire a mundem me mbet shtzene kur te du un

    Dr.Nurian Ohri

    (Dhjetor 16, 2008 - 1:53 pasdite)

    E nderuar Znj.Merjeme!

    Mendojme se mund te keni pasi edhe mjeku gjate vizites ju ka thene se nuk ju ka lene ndonje pasoje por mendimi jone eshte qe te jeni te kujdesshme per arsye se nuk eshte mire per ju qe te ngeleni shtatzane dhe pastaj te abortoni.Nese nuk doni te keni femije mund te mesoni neper poliklinika metodat mbrojtese prej shtatzanise.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    valbona

    (Dhjetor 16, 2008 - 9:11 pasdite)

    Pershendetje z.DOKTOR
    Jam Valbona, jam 34 vjece, jetoj ne Austri, jam e martuar.Femije nuk kam,me burrin tim kemi provuar me shume se nje vit e seshte ndodhur.Kam bere analiza te shumta,dhe problemi im ishte te hormonet, kisha me shume mashkullore.Mjeku me dha tableta Clomifen ti marre prej dites se 5 te mistracioneve 5 dite pastaj pas 3-4 ditesh te shkoj ne kontrolle.Tri here kam marre ate terapi.Ne heren e trete mbeta shtatzane , gjithqka ishte ne rregull ne fillim ,ne javen e 6 te shtatzanise kur bera nje kontrolle nuk mu kishte zhvilluar femija,prita edhe disa dite por kot,ne kontrolle prap keq me doli.Kam abortuar ketu ne Austri me narkoze qe 3 jave.Me kan thene qe 3 muj skam te drejte te mbese me shtatzane.Deshta ta dij qe keni mundesi te me pergjigjeni pse me ndodhi ajo isha shume e lumtur se gjate e kemi pritur ate shtatzani , pastaj u zhgenjeva.Si pasoje e qkafit ka mund te jete ajo, sipas mjekeve ketu une nuk kam kurrefare smundje.A do te me perseritet e njejta gje, po kam shume frike.Qfare do me keshillonit Ju si mjek te mos me ndoshe e njejta…
    Ju pershendes shume shume dhe ju falenderoj qysh perpara per pergjegjje,me padurim pres pergjegjjen Tuaj.
    Me shume respekt Valbona.

    Dr.Nurian Ohri

    (Dhjetor 17, 2008 - 11:02 pasdite)

    E nderuar Znj.Valbona!

    Rreth pyetjes suaj nuk kemi ndonje mendim sepse eshte nje pyetje mjaft specifike dhe varet nga shume gjera qe kane lidhje me ju (pra organizmit tuaj) apo me metoden qe u perdor.Mire eshte qe kesaj ti pergjigjej nje mjek specialist gjinekolog.Na vjen keq qe nuk ju ndihmojme dot konkretisht.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    lindita

    (Dhjetor 18, 2008 - 8:49 pasdite)

    pershendetje shum jeni nje mjek shum i qelluar suksese
    une jam 23 vjeqare dhe kam probleme me te dy syt
    syrin e majt ekomq e 8 vite te demtuar nga strabizmi ose si thuhet shtrembimi i syrit si dhe tash mas 8 viteve ka fillu edhe syri i djathr kapak me mu shtramberu ju lutem me tregoni se a ka sherim me operacione ame syze

    valbona

    (Dhjetor 19, 2008 - 1:59 pasdite)

    Pershendetje per JU Z.doktor edhe nje here nga Valbona.
    Posa lexova pergjigjjen Tuaj,por disi nuk po kam qetesi ,pse rasti im specifik,desha te ndegjoj nje mendim Tuajin…
    Une jam korrekte dhe po ju shkruaj ate qe mjeket me kane thene ketu ne Austri, une nuk kam ndonje semundje ose infeksion, une jam e shendoshe.Pas abortit(pas 3 javesh)bera nje kontrolle te gjinokologu dhe ai me tha 3 muj eshte mire te mos mbeses shtatzane, por me rendesi eshte te te vijne nje here mistracionet e edhe nese mbetesh shtazane nuk eshte ndonje problem.Ai me tha ne nuk kemi bere ndonje gabim e as ti jo sepse ke vepruar sipas keshillive te mija,nuk je e semure,por Zoti me tha e ka shkruar,nganjehere nena natyre eshte me forte se ne tha ai.Por me rendesi eshte te mos mendosh shume tani per ate qe ka kaluar por te mendosh pozitiv per te ardhemen dhe do te behet mire…
    Nuk dua ta teproj dhe te behem monotone por,ja qe nje pergjigjje e Juaj vlene per mua shume dhe do te me ndihmonte ta kem ma lehte per te ardhemen.
    Dua te shtoj edhe kete nese eshte me rendesi se burri im eshte afro 43 vjeqar.
    Ju falenderoj edhe nje here dhe pres pergjegjje Tuaj.
    Me shume respekt Valbona,Austri.

    majlinda

    (Dhjetor 21, 2008 - 3:53 pasdite)

    pershendetje, kampasur nje abort per arsyje se femija nuk u zhvillua kam bre nje kiritazh,pastaj fillova me analiza per ta gjetur shkakun dola pozitive ne disa ureplazma mucoplazma enterococus candida sp veten slamidia kam qen negative.paptesi me ka dal shkalla e3 e papasteris. e kam beredhe toxoplasmosen. desha te pyes a burri im edhte 0 negativ kurse une 0 pozitiv a mund te jet shkaku dhe si shkaktohen kto infeksione flm i nderuar

    Dr.Nurian Ohri

    (Dhjetor 24, 2008 - 5:18 pasdite)

    E nderuar Znj.Valbona!

    Në 15% të çifteve që nuk bëjnë fëmijë nuk gendet ndonjë shkak. Duhen vizita të të dy partnerëve.Thamë specifik për arsye se është një problem që nuk zgjidhet nëpërmjet interneti por nëpër vizita dhe analiza.Mos u shqetësoni. Me moshë edhe cilësia e spermës bie por nuk do të thotë se një burrë në këtë moshë nuk mund të bej fëmijë.Duhen parë analizat.

    Me rrepekt Dr.Nurian Ohri

    Dr.Nurian Ohri

    (Dhjetor 24, 2008 - 5:48 pasdite)

    E nderuar znj.Lindita!

    Ka strabismus qe kurohet me syze por ka raste kur behen operacione por për rastin tuaj se cili duhet zgjedhur atë e di mjeku që ju viziton por operacion ka dhe është i dobishëm.Pas operacionit syzet vazhdojnë të përdoren. Kështu që mos kini merak.Këto janë në përgjithësi kurse për ju duhet tju kishim parë nga afrë për të thënë njëë gjë më konkrete.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 8, 2009 - 6:08 pasdite)

    E nderuar Znj.Majlinda!

    Shkaku i infeksioneve nuk është ndryshimi i analizave të gjakut.Kandida p.sh gjendet në atë zonë por në raste të rënies së imunitetit shkakton infeksion. Të tjerat vijnë nga rrugë të ndryshme.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

    bella/pr

    (Janar 9, 2009 - 11:31 paradite)

    pershendetje shume nga une bella,ju pergezoj me shume sukses kete faqe tuajen e cila me pelqen dhe na ndihmon shume…..
    jam 36 vjeq jam e martuar qe nje vite kam pasur tri aborte spontane te gjitha nalizat i kemi bere dhe nuk kam asnje infeskion as une as burri …jam e deshperuar mos valle eshte ne pytje mosha …ju lutem te me pergjigjeni heren tjeter ju shkruaj me pa durim …… me rrespet te veqant per juve z.Dr.Nurian Ohri

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 11, 2009 - 1:06 pasdite)

    E nderuar Znj.Bella!

    Siç duhet ta keni lexuar shkaqet e abortit janë disa por në shumicën e rasteve kanë lidhje me vetë bebin pra janë probreme kromozomale. Mosha nuk ndikon dhe aq shumë por duhet që të gjendet patjetër shkaku prej mjekut gjinekolog përse po abortoni.Mund të jetë problem kromozomal i çiftit,apo problem hormonal apo ndonjë problem me formën e mitrës etj.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

    vanesa

    (Janar 14, 2009 - 5:30 pasdite)

    inderuar mjk jam 24 vjeqare qe 6 muaj kam pas abort 10 javesh ka qen fryti mjeket me kan tha qe e ki infeksjon kllamidja mirpo kam perdor terap qe 5 muajsh a guxoj te provoj te mbetem shtatzen se nuk kam kurfar sheje te infeksjonit qe 2 muaj nuk kam ba analiza ju lutem me spjegoni ju faliminderit

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 22, 2009 - 1:17 pasdite)

    E nderuar Znj.Vanesa!

    Me sa kuptuam nga pyetja nuk ka arsye që mos të ngeleni shtatzanë duke qënë se edhe infeksionin e keni kuruar. Duhet të vazhdoni të provoni. Nëse nuk ngeleni edhe pas disa muajsh atëherë mund të kontaktoni me një mjek gjinekolog për të parë gjendjen.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

    Moza

    (Shkurt 2, 2009 - 1:14 pasdite)

    I nderuar Dr. Nurian.
    Jam 38 vjec. Kam dy vajza njera 4 vjec dhe tjetra 22muaj. Kam patur nje shtatzani te trete pergjithesisht te mire. Vetem ne muajt e pare kam patur te vjella. Dhe me pas kam bere jete normale. Por para disa ditesh une kisha disa dhimbje te cilat ishin te ngjashme me kontraksione lindjeje. Isha ne javen e 25-te te shtazanise. Shkova tek gjinekologu dhe ai pa ne eko bebin. Une i shpjegova qe kisha kontraksione te rreme lindjeje dhe ai duke pare ne eko tha se bebi eshte mire dhe se dhimbjet mund te vijne nga ndonje infeksion ne fshikzen e urines. Ai me dha antibiotik amoksiklav 2x. Une fillova qe ate mbremje t’i merrja keto medikamente. Pas dy ditesh m’u perseriten dhimbjet dhe shkova ne martenitet. Atje ishte teper vone. Linda djalin tim 25 javesh i cili vdiq pas gati dy oresh. Duke qene se doktori nuk me dha nje pergjigje per shakun e lindjes se parakohshme te lutem si mendoni ju? A mund te kem femije ne te ardhmen dhe kur mund te jete koha e pershtatshme? Kjo ndodhi ne 26 Janar te ketij viti.
    Me respekt Moza.

    liberta

    (Shkurt 3, 2009 - 3:40 pasdite)

    pershendetje Dr. ju uroj per punen qe beni dhe jeni shum guximtar
    te lutem me ndihmo
    ne shtatzanin e par qe kam pasur mu desh te abortoj me dhum
    pas abortit i perdora te gjiltha barnat dhe inekcionet pastaj shkova ne kontroll dhe tha qe jom mir kjo ka ndodh para 2 vjetve.
    diqka problem skom pas.por gjithmon pasi qe e kry ciklin menstrual e kom nje sekretacion pa ngjyr por me arom te keqe kjo zgjat afer 1 jav ,a eshte diqka rezik se era o e pa durushme.mardhanje seksuale skom qe 2 vjet por jam ne nje shtet pa dokumentacion dhe smuj me shku te mjeku te lutem me ndihmo me respek te madh Liberta te lutem me ndimo se skam zhgjedhje tjeter .

    Dr.Nurian Ohri

    (Shkurt 4, 2009 - 7:07 pasdite)

    E nderuar Znj.Liberta!

    Nuk e di prej sa kohe e keni këtë sekrecion por do të ishte mirë një vizitë tek mjeku.Mund të jetë shenjë infeksioni por pa e parë nga afër dhe pa marë shembull nuk mund tju themi se çfarë keni.Bëni si të bëni vizitohuni.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

Comments are closed.