Merr artikujt e fundit me RSS

Merr artikujt e fundit me email

Kërko në faqe
Reklamo Këtu
Reklamo ketu Reklamo ketu Reklamo ketu

Nga më 25 Dhjetor 2013 nën Këshilla,Njohuri , 19,954 lexime 2 Komente Email This Post Email This Post
Postoje në Facebook

 

chest-pain

Zakonisht është dicka e cila nuk mund të injorohet dhe gjëja e parë që na shkon në mendje është një atak në zemër. Por duhet të dimë të gjitha shkaqet që mund të japin dhimbje gjoksi. Ajo mund të lidhet me probleme në mushkëri, ezofag, musulaturë, brinjë, nerva etj. Disa nga këto situata mund të kërcënojnë edhe jetën dhe disa janë probleme të lehta. Më poshtë do të renditen shkaqet më të shpeshta të dhimbjeve të gjoksit.

Problemet kardiake:

–          Angina: bllokimi i enëve të gjakut që furnizojnë zemrën me oksigjen dhe lëndë të tjera të nevojshme shkakton dhimbje por jo dëmtim të përhershëm të zemrës. Dhimbja mund të përhapet drejt krahut të majtë, supit, nofullës apo shpinës. Ajo ndihet si një shtrëngim apo shtypje dhe nxitet sforcimet fizike, stresi emocional duke u lehtësuar nga qetësimi.

–          Infarkti: në këtë rast reduktimi i furnizimit me gjak është maksimal duke dhënë vdekjen e qelizave muskulare të zemrës. Ataku është më i rëndë dhe nuk lehtësohet nga qetësimi krahasuar me anginën. Shoqërohet zakonisht me djersitje, nauze dhe dobësi të theksuar.

–          Miokarditi: është inflamacion i muskulit të zemrës që shoqërohët përvec dhimbjes edhe me ethe, dobësi dhe vështirësi në frymëmarrje.

–          Perikarditi: është inflamacion i cipave që mbështjellin zemrën. Zakonisht është dhimbje e mprehtë, e qëndrueshme e cila shkon drejt qafës dhe supeve. Acarohet nga frymëmarrja, ushqimi apo shtrirja në shpinë.

–          Prolapsi i valvulës mitrale: në këtë rast valvula mitrale nuk mbyllet saktësisht. Zakonisht dhimbja shoqërohet me palpitacione.

 

Problemet pulmonare:

–          Pleuriti: është një inflamacion apo irritim i cipave veshëse të mushkërisë dhe kafazit të kraharorit. Dhimbja është e mprehtë si thikë gjatë frymëmarrjes, kollitjes apo teshtimave. Shkaqet më të zakonshme janë infeksionet virale apo bakeriale, embolia pulmonare apo pneumotoraksi. Shkaqe më të rralla përfshijnë artritin reumatoid, lupusin apo kancerin.

–          Pneumonia apo abcesi pulmonar: ajo zakonisht vjen papritur me ethe me temperaturë të lartë si edhe kollë më gëlbazë.

–          Embolia pulmonare: zakonisht shkaktohet nga trombet që migrojnë në mushkëri nga venat e thella të pjesës së poshtme të trupit. Shkakton pleurit, vështirësi në frymëmarrje, takikardi si edhe gjendje shoku në rastet më të rënda.

–          Pneumotoraksi: shkaktohet nga hyrja e ajrit në hapësirën torakale zakonisht si rrjedhojë e një traume. Mushkëria kolabon, ka dhimbje të forta si dhe ulje të presionit arterial të gjakut.

Problemet gastrointestinale:

–          Refluksi gastroezofageal: kthimi i përmbajtjes ushqimore të stomakut mbrapsht deri në grykë njihet edhe si refluksi acidik. Kjo shkakton një shije të hidhur në gojë dhe dhimbja është me karakter djegës. Faktorët acarues të refluksit janë obeziteti, duhani, shtatzania, dhe ushqimet pikante apo yndyrore. Dhimbja është e ngjashme me anginën sepse zemra dhe ezofagu janë shumë afër duke ndarë së bashku të njëjtin rrjet nervor.

–          Anomalitë e kontraktimit të ezofagut: kontraksionet e pakoordinuara apo spazmat e ezofagut japin dhimbje gjoksi.

–          Hipersensibiliteti i ezofagut: në këtë rast ezofagu është shumë i ndjeshëm ndaj ngacmimeve minimale. Shkaku është i panjohur.

–          Ulcera peptike: dhimbja shfaqet si një diskomfort i shurdhët recidivant për shkak të ulceracioneve në veshjen e stomakut. Lehtësohet nga medikamentet antiacide.

–          Hernia hiatale: pjesa e sipërme e stomakut hyn në kraharor për shkak të defekteve në diafragmë duke shkaktuar dhimbje.

–          Pankreatiti apo kolecistiti: dhimbja lokalizohet në pjesën e poshtme të kraharorit dhe në pjesën e sipërme të djathtë të barkut.

 

Problemet muskulare, kockore apo nervore:

–          Problemet e brinjëve: dhimbja nga fraktura e brinjëve acarohet nga frymëmarrja e thellë apo kollitja. Ajo lokalizohet në pjesën e traumatizuar dhe shtohet nga shtypja me dorë.

–          Ndrydhja muskulare: mund të preken muskujt apo tendinet midis brinjëve duke shkaktuar dhimbje.

–          Zjarrmi i natës: dhimbjet e forta djegëse paraprijnë për disa ditë shfaqjen e vezikulave në lëkurë si rezultat i infeksionit nga virusi i varicella zoster.

Shkak tjetër i dhimbjevetë kraharorit mund të jetë ankthi dhe ataku i panikut. Shenjat shoqëruese janë ndjenja e mosmbushjes me frymë, palpitacionet, dridhja, marrje mendsh etj.

 

 

 

Gastriti
Inflamacioni i stomakut
www.mjeku24.com
Dismenore
Menstruacionet e dhimbshme
www.mjeku24.com
Gjalp apo margarinë?
Si të ushqehemi më mirë
www.mjeku24.com
I respektuar vizitorë! Për shkak të pyetjeve të shumta përgjigja e pyetjes tuaj do të vonojë. Mos e shkruani një pyetje dy here dhe ju lutemi të jeni të durueshëm. Ju faleminderit!
Nëse dëshironi të na ndihmoni në punën tonë. Postoje në Facebook
Kliko këtu për të bërë Pyetjen tuaj
©Mjeku24.Com - Të gjitha të drejtat i zotëron Mjeku24.Com. Ndalohet rreptëisht kopjimi dhe ribotimi. Dizenjimi dhe mirmajtja: SuperAlb.Com