Jeni ulur përpara kompjuterit dhe po mundoheni të përfundoni një project të rëndësishëm. Por ja që koka po jo dhemb dhe nuk po arrini të përqëndroheni. Dhimbja po ju kalon nga qafa tek shpatullat . Në vetvete po ndjeni një pakënaqësi. Ah, sikur të isha shtrirë dhe të më shtypte dikush shpatullat.
Nëse këto që thamë tek ju zgjasin mbi dy ditë ose përsëriten shpesh kjo tregon që keni probleme me qafën dhe se duhet të konsultoheni me një mjek specialist të rehabilitimit fizik.
Cili problem mund të jetë shkaktar?
Shkaqet e dhimbjeve të qafës janë disa p.sh travmat, problemet emocionale, lëvizjet dhe pozicioni i gabuar, problemet me kockat, dobësia e muskujve të qafës. Mundësia më e shpeshtë është tendosja e tepërt e muskujve të qafës dhe drejtimt të boshtit .
Cilat janë shenjat?
Kur qafa tendoset dy nga damarët kryesor që ushqejnë trurin (a.vertebralis) tërhiqen duke mos dërguar oksigjenin e nevojshëm në tru gjë që sjell dhimbje koke, të vjella, humbje përqëndrimi, humbje kujtese, marrje mendsh.
Si diagnostikohet?
Më e mira në këto raste është një vizitë tek mjeku dhe rezonanca magnetike nëse mjeku qe ju viziton ua kërkon.
Si kurohet?
Nëse është në hapat e para mjaftojnë përdorimi i një ilaçe relaksues të muskujve, aplikimi i ngrohtësisë, pushimi në një vend të qetë dhe pa dritë. Nëse problemi ka përparuar dhe ka prekur edhe dorën mund të ketë nevojë për rehabilitim fizik (ushtrime). Nëse bashkë me këtë ndodhet edhe ndonjë hernie diskale atëherë edhe operacion mund të duhet.
Nëse nuk kurohet çfarë ndodh?
Nëse këto probleme nuk kurohen mund të përparojnë aq sa edhe me qetëues nuk mund ti pengosh dhimbjet. Gjithashtu rrit mundësinë e një hernieje ku personi fillon të ndjej lodhje në krah dhe mpirje po të krahut. Mund të ndikojë në ecje dhe ekuilibër.
Çduhet bërë për ta parandaluar?
Mos dilni jashtë me kokë të lagur, mos u zgjasni lart për të marrtë diçka, mos ngrini pesha dhe mos mbani me njërën dorë pesha të rënda.
Pas largimit të dhimbjeve mund tju duhet të bëni ushtrime për forcimin e muskujve.
Â
                                                                                                                          Dr.Nurian Ohri
                                                                                                                       www.mjeku24.com
|
Takikardia Rrahja e shpejtë e zemrës www.mjeku24.com |
Dismenore Menstruacionet e dhimbshme www.mjeku24.com |
Çfarë janë variçet? Mësoni më shumë për variçet tuaja! www.mjeku24.com |
31 Koment
-
Arditamë 22 Nëntor 2008 më 9:34 pasdite
I nderuari mjek..jam nje vajz 18 vjeqare dhe ka ca kohe qe kam probleme me dhimbje dhe therrje te anes se majt te kreaherorit dhe mpirje te krahut te majt,koheve te fundit kam probleme edhe me dhembje te qafes dhe kurriz ndoshta nuk di a eshte shqetesuese dhe qfare me rekomandoni te bej.. Ju falmeinderit per mirekuptimin pres pergjigjjen tuaj
-
më 23 Nëntor 2008 më 6:57 paradite
E nderuar Znj.Ardita!
Mos kini merak por mundohuni të kontaktoni me një mjek të rehabilitimit fizik pasi si fillim keni nevojë për një vizitë.Mjeku që ju viziton do tju drejtojë nëse ndjehet nevoja e diçkaje tjetër ose do tju japi ilaçe qetësuese.
Me respekt Dr.Nurian Ohri
-
më 25 Nëntor 2008 më 3:43 pasdite
i nderuar zotri dr.nurian ohri jam 46 vjeqare kam dhimbje te qafes shum kam 4 unazat e qafes te dredhune nuk muj me fjet as qetsusi nuk ma pushon dhimbjen kur tum rrok dhimbja me dhem krahu i majt ne brryl dhe kam e majt ne gjuh jam kam qen ne bajen 10 dit nuk po muj me vrejt kurfar qetsimi me respekt
-
vasiamë 26 Nëntor 2008 më 9:58 paradite
Inderuar Mjek specialist !
Kam nje problem te vogel qe mund te me informomi.
Sa here qe ha dreke ose darke me fryhet barku,dhe ndjesi tejngopje dhe tretet me shume veshtiresi .
jam ne moshe rreth te 50 – ve.
Nuk kam vuajtur nga ndonje semundje tjeter.
Ju faleminderit
-
më 26 Nëntor 2008 më 7:30 pasdite
E nderuar Znj.Kimete!
Duket si një problem i avancuar kështu që duhet kontaktuar me mjekun specialist për një plan ushtrimesh dhe nëse duhet ndoshta dhe operacion por sigurisht këtë e përcakton mjeku specialsit gjatë vizitës pasi sipas gradës së problemit ndryshon edhe kurimi.Por nuk duket si problem që mund të kaloj vetëm me ilaçe.Mund të ndiqni edhe këshillat e artikullit.
Me respekt Dr.Nurian Ohri
-
më 26 Nëntor 2008 më 9:08 pasdite
E nderuar Znj.Vasia!
Në mjekësi këto raste quhen dispepsi por shkaku gjendet gjatë një vizite tek mjeku i cili nëse e sheh të arsyeshme mund tju këshillojë edhe sondën kurse në të kundërt mund tju japi ilaçe si antiacidët ose antihistaminikët ose frenuesit e pompës së protonit.Kujdesni dietën,Për më tepër mund të lexoni artikujt tek kategoria e gastroenterologjisë si p.sh artikullin për gastritin dhe ulçerën peptike.
Me respekt Dr.Nurian Ohri
-
eramë 6 Dhjetor 2008 më 10:24 paradite
JU LUTEM ME TREGONI SE QKA EDHE SI MUNDET TE SHEROHET KAM NGUSHTIM I HAPSIRES I.V C5/C6/ PERCJELL ME SKLEROZ TE KERRCIT SUBKONDRAL….
-
lintamë 6 Dhjetor 2008 më 12:08 pasdite
me falni kam dhimje qafe e nuk muj me flet ka bere operacion dhe me kan thene tash nuk do te kesh por prap kam dhimje qka me urdheroni ju doktor
-
më 8 Dhjetor 2008 më 9:56 paradite
E nderuar znj.Era!
Do te deshironim tju ndihmonim me konkretisht por rasti juaj eshte nje rast qe duhet pare nga afer me nje viyite dhe duke pare filmat e mannjetik rezonances.Varet nga grada e ngushtimit dhe shenjat qe ve re mejku gjate vizites apo grades se shqetesimeve tuaja.Te gjitha keto se bashku percaktojne kurimin e metejshem.
Me respekt Dr.Nurian Ohri
-
më 8 Dhjetor 2008 më 9:59 paradite
E nderuar Znj.Linta!
Nuk e dime kur jeni operuar por mund te jete ndoshta nje faze e shkurter dhimbjesh pas operacionit.Per rastin tuaj na duhen me shume te dhena si p.sh manjetik rezonanca apo nje vizite ku te shihnim konkretisht problemin.Na vjen keq por keto raste duan nje vizite nga afer.Nese keni mundesi kontaktoni me mjekun qe ju operoi dhe shpjegojani atij rastin.
Me respekt Dr.Nurian Ohri
-
më 22 Dhjetor 2008 më 11:16 paradite
i nderuar mjek jam nji 40 vjeqare dhe koheve te fundit ka fillu te me mpihet qafa sidomos kur fle shpesh me del gjumi dhe mundahem tia jap jastekut formen qe me nevojitet sepse qafa me eshte e mpir edhe diten me rrin shpesh ashtu e mpir koka me dhemb ndonjeher e me shum para ciklit menstrualtensioni me rri 110 me 70- 100 -7- koka me dhemb me teper rreth njerit sy apo tjetrit sy dhe tash ka fillu edhe qafa me dhemb njekohesisht por edhe kur me ngritet tensioni 120 -80 kam dhimbje koke menstruacionet i kam ne rregull
ju lutem ma jepni nji keshill jam nga gjakova -
ajdinamë 1 Janar 2009 më 7:04 pasdite
pershendetje doktor un kam dhimbje te qafes sipas mjekeve kam spondilloz e kjo po me shkakton dhimbje te kokes ushtim te vesheve nervoz marramendje po harroj shum ju kisha lut me me ndihmu jam vetem 21 vjeqare
-
më 3 Janar 2009 më 1:52 paradite
me respekt dr .nurijan ohri..kom ni smunje kronike ne shputen e kemes . si sherohet kjo smunje edh a porhapet ne ter keben
-
më 4 Janar 2009 më 4:04 pasdite
İ nderuar Z.Beka!
Nuk e dime cili eshte problemi juaj? Na flisni pak per shqetesimin tuaj.A eshte ndonje semundje ne lekure apo ne formen e kembes?
Me rrespekt Dr.Nurian Ohri
-
më 5 Janar 2009 më 9:50 pasdite
DR.NURIAN OHRI jam nga Kosova qe nga lufta gjate levizjese
me eshte hjeke lekura afer gishtit te vogel te kembes,per shkake te mos pastrimit qe une nuk kam pase me qka ti pastroje se ka qene kohe lufte kemba me eshte infektuar dhe ai infektim me ka preke deri ne ashtin e gishtit te vogel ku sipas konstatimit te fotografimit te mjekut gishti i vogel eshte keputur shkaku i bakterijeve kam perdor antibiotike mirpo prape nuk me eshte sheruar tashe e dhjete vjet plaga ende me kullon bakterjete e kane perfshi ashtin e gishtit te vogel ne tersi ne qofte se une vendosi me ba nje operim dhe me thuhet se duhet ta hjeku gishtin e vogel te kembes se eshte shkatrruar me gjithe pjesen e shtit te tij a mendoni ju se do te sulmojne prape bakterjet pjesen tjeter te ashtit te gishtrinjeve tjere apo kembes ju lutem me pergjigjeni dhe me tregoni se si munden te zhduken bakterjet ne kembe qe plaga te mbyllet apo duhet te operohem mendimi juaj ju lutem.Doktor dua t ju tregoje se une jam nje pacient i cili jam alergjike ndaj ampicilinit dhe amosikcilinit te cilat barna i kam perdore para dy viteve dhe kame ra ne kome nga keto barna mu ka paraqite nje lloje alergjije prej tyre .me nderime paacienti BEKAne ashtin e gishtit te vogel bagteret makan pkut ashtin e
gishtit te vogel. kamken te ortoped ne prishtin mekan jep
barrna ati bijotik mekan qecue por ni koh po sherue nuk
osht tash meka leviz, plaga kum be fotgrafim . duket ashti i
gishtit te vogel ekn porofshi bagteret gati krejt astin e
gishtit te vogel plaga nen shput te kemes kullon,1.aklojn
bagteret ne tjternpjes te ashtit.apo me hjek kit pjes te
ashtitte gishtit te vogel a sherohet kjo smunje, mjekt mekn
then esht smunje kronike
-
Skendermë 6 Janar 2009 më 5:10 paradite
Pershenetje i nderuar Doktor
hyra rasisht ketu dhe kisha pas deshir te ju bej nje pytje
tash i kam mbushur 19 vjet para 2 viteve kam pas aksident me vetur dhe aty i kakm lendu Unazat c6 edhe c7 i kam ber operacion ne Shkup me kan then qe do te ket sukses vetem me terapia por nuk edi a kishit pas mundesi ju te me tregoni a do te kem sukses.Faleminderit shum ju pres pergjigjen
-
më 8 Janar 2009 më 6:16 pasdite
E nderuar Znj.Fllanza!
Ju duhet një vizitë tek mjeku për arsye se dhimbjet e qafës dhe të kokës janë prej shkaqeve të ndryshme. Mund të keni problem edhe me tensionin e lartë.
Me rrespekt Dr.Nurian Ohri
-
më 9 Janar 2009 më 5:14 pasdite
E nderuar Znj.Ajdina!
Ju duhet të kontaktoni me në mjek të rehabilitimit fizik për shkak që të merrni ilaçe qetësuese dhe të mësoni disa ushtrime që ju bëjnë mirë për qafën.Mundohuni të bëni dush me ujë të ngrohtë. Mund të përdorni edhe qafore që lidhet rreth qafës për ta mbajtur drejt.Mos u lodhni shumë.Mundouni të mos e mbani gjithmonë kokën në një pozicon pra nëse detyroeni për këtë p.sh para televizort apo komputerit etj. herë pas here bëni ushtrime për qafën.
Me rrespekt Dr.Nurian Ohri
-
më 11 Janar 2009 më 2:14 pasdite
I nderuar Z.Skender!
Përqindja e suksesit varet nga lloji i dëmtimit dhe grada por meqë thatë se operacioni kaloi shumë mirë besojmë se nuk do të keni ndonjë shqetësim. Mos kini merak.
Me rrespekt Dr.Nurian Ohri
-
më 11 Janar 2009 më 2:22 pasdite
I nderuar Z.Beka!
Me shumë mundësi tek ju bëhet fjalë për osteomijelitin kronik pra infeksioni kronik i kockës. Problemi është se këto raste janë me të vërtetë të vështira për kurim dhe se ndonjëherë mund të duhet amputimi pra këputja e asaj pjese të infektuar.Por këtë e vendosin mjekët që e kanë parë nga afër gjendjen tuaj dhe grafitë.
Me rrespekt Dr.Nurian Ohri
-
gencmë 11 Janar 2009 më 9:15 pasdite
shum mir
-
më 16 Janar 2009 më 12:00 pasdite
Përshëndetje i nderuar doktorr:
Jamë shemsija 38 vjeqare,para 2 viteve kamë pasë flokë shumë të shëndosha dhe të trasha ,mirpo qe 2 vite e kënej më është paraqit një perut,dhe vende vende edhe disi si kore pastaj edhe krumje ,djegje mu kanë dobësu jasht mase.Kamë përdor të gjitha llojet e shamponave më të shtrejt por pa sukses ,te mjeku nuk kamë qen ju lutem më kshilloni.
Me respekt -
më 20 Janar 2009 më 3:06 pasdite
i nderuar kam pas dhimbje te qafes por tash ajo dhimbje me kaluar ne pirje te krahut te majt kur rri ulur krahu me rri si te jet kra i huaj jam shum e brengosur por nuk po kam mundsi te shkoj ne kontrolla mjeksore se pom kushton e nuk po kam mundsi me jep nje pergjegjje per diqka mandej un do te skjaroj gjansisht me shpres qe do te arijm nji perfundim per problemin tim
-
më 20 Janar 2009 më 4:56 pasdite
ju lutem kur duhet te ket pergjegjjeper pytjen time gjilanasja
-
më 22 Janar 2009 më 1:02 pasdite
E nderuar Znj.Shemsije!
Me shumë mundësi problemi juaj nuk shërohet me shampo por duhet të vizitoheni tek një mjek dermatolog për tju parë nga afër.Mund të bëhet fjalë edhe për ndonjë infeksion por për të vëndosur këtë duhet tju shikoj një mjek nga afër.
Me rrespekt Dr.Nurian Ohri
-
më 22 Janar 2009 më 1:05 pasdite
I nderuar Z.Luani!
Koliti ulçeroz është një sëmudnje infelatuare që ende nuk i dihet plotësisht shkaku. Kap të gjithë zorrën e trashë e në veçanti pjesën e fundit rektum në mënyrë sipërfaqësore. Me që jeni vizituar dhe e keni marrë këtë diagnozë në këtë rast e vetmja gjë që mund të bëni është të konsultoheni me mjekun tuaj për të parë gjendjen. Ilaçet që po përdorni janë ato që përdoren në këto raste por sasia dhe mënyra e dhënies ndryshon sipas gradës që problemit tuaj që e di mjeku ku jeni vizituar pai ne nuk ju kemi parë. Vetëm se kjo sëmundje është kronike pra karakterizohet me faza akute dhe me qëtësime.
Me rrespekt Dr.Nurian Ohri
-
më 25 Janar 2009 më 5:46 pasdite
E nderuar Znj.Gjilansja!
Nëse keni mpirje të krahut dhe dhimbje qafe njëkohësisht nuk ka rrugë tjetër vetëm se të vizitoheni tek një mjek nga afër. Zakonisht mpirja tregon se ndonjë nerv është ndikuar si pasoj e ndonjë problemi aty ku ai kalon p.sh ngjeshje etj. Kjo nuk kalon kollaj me ilaçe qetësuese.Na vjen keq për vonesën e përgjigjes por jemi shumë të ngarkuar.Për problemin që se ndjeni veten mirë edhe për këtë duhet një vizitë për të marë nëse nevojitet ndonjë qetësues. Nëpërmjet internetit është e pamundur të dimë çfarë është.Duket si depresion.
Me respekt Dr.Nurian Ohri
-
tinamë 31 Janar 2009 më 11:37 pasdite
I nderuari doktor Nurian Ohri
i kom 19 vjet edhe qe 3 vjet kom kokdhembje.para 2 vjetve jom bo operacion prej sinusve edhe per ni koh skom pas problem . ama tash prap ja ka fillu dhe ndodh qe 3 dit nuk me ndalet dhimbja dhe ndij lodhje trupit edhe te mendjes, sa qe me ket dhimbje jom msu.
Me respekt
pres pergjigjen tuaj -
lenamë 31 Janar 2009 më 11:43 pasdite
I nderuar doktor
jom 21 vjeqare dhe kom shum problem me muskuj te qafes, dhe sa her qe zgjatem me marr diqka lart kom dhimbje sa qe smundem me leviz qafen. kom qen te doktori dhe ma ka dhon ni gell DIFEN per me ly dhe mi bo masazh. amo kjo nuk po osht zgjidhja perfundimtare se un po du qe mos mem ndodh me.
qfar me sugjeroni ju -
më 3 Shkurt 2009 më 8:28 pasdite
Pershendetje.Kam dhimbje te qafes shume edhe koka mbrapa me dhemb shume tash mu ka lajmeru edhe nje plogeshti shume e madhe ne trup si dhe shume jam tu harru…Ju lutem te me tregoni qka te bej ???
-
më 15 Shkurt 2009 më 1:14 pasdite
e nderuar znj.njana!
Ju harroni qe dhe ne jemi njerez dhe kemi halle. Nese jeni shume semure shkoni tek mjeku. Ne nuk pretendojme qe sherojme njerez prej ketu.Keto jane veçse keshilla. Ju rrini ne shtepi kurse ne llodhemi falas plus hallemi qe kemi. Ne vend qe te falenderoni. Kjo faqe nuk eshte urgjence. Nejse.
Me respekt dr. Nurian ohri
Na vjen keq por komentet janë të mbylluar për momentin.


