Dhimbjet gjatë shtatzanisë

Ky artikull u shkruajt si përgjigje e pyetjes së një vizitoreje të faqes sonë.

Me shumë mundësi dhimbjet tuaja janë si pasojë e zgjerimit të muskujve dhe lidhëseve të mitrës. Ndodhin shpesh gjatë shtatzanisë  e sidomos nga muajt 4-6. Janë dhimbje të mprehta dhe me lëvizjet e ndryshme p.sh në karrige, apo gjatë kollës, gjatë ngritjes nga krevati ndjehen më shumë. Zakonisht vihen re rreth rrëzës së kofshës. Mund të zgjasin pak ose për disa orë. Nëse nuk janë të vazhdueshme apo të shoqëruara nga temperarura, ethet, hemoragjia apo me shtim të sekrecioneve vaginale atëherë me shumë mundësi nuk krijojnë problem. Gjithashtu nuk janë si dhimbjet e lindjes së parakohshme ku kontraktimet vijnë në mënyrë të rregullt duke u rritur. Mundohuni të shtrini këmbët duke i ngritur pak dhe shplodhuni. Kur të veni për kontrollin e rradhës tek mjekja juaj tregojini për këto lloj dhimbjesh. Ka dhe një lloj dhimbje që shihet më shpesh në njërin krah si pasoj e nervit shijatik dhe ndihet edhe në këmbë. Edhe kjo dhimbje nuk është e vazhdueshme. Në këto raste mundohuni të shtriheni në anën e kundërt për të penguar shtypjen ndaj këtij nervi. Mundohuni mos të qëndroni për kohë të gjatë në këmbë dhe të mos ngrini pesha të rënda. Mundohuni të mos bëni lëvizje të menjëhershme. Mund të bëni dhe kompresa me ujë të ngrohtë. Nëse dhimbjet vijnë duke u rritur konsultohuni me mjekun tuaj.
Duam të bëjmë të ditur se vetëm dhimbjet nuk janë ato që e çojnë mjekun drejt diagnozës. Edhe shqetësimet e tjera që e shoqërojnë janë të nevojshme që të dihen nga ana e mjekut. Gjithashtu mund të ndodh që dhimbja të jetë si pasojë e një problemi tjetër që nuk ka lidhje me shtatzaninë si p.sh problemet me zorrën, gurët në veshka, problem me organet gjenitale ose ndonjë infeksion megjithëse këto zakonisht kanë dhe shenja të tjera.

                                                                                                                              Dr.Nurian Ohri

                                                                                                                            www.mjeku24.com

Post Author: Dr.Nurian Ohri

25 thoughts on “Dhimbjet gjatë shtatzanisë

    pona

    (Tetor 10, 2008 - 10:20 paradite)

    tungjam nje vajzz 20 vjeqare posa jam martuar po kisha dasht me te vet diqka kam shum mujore te bardha edhe kam dhimbje te barkut qdo dit sidomos kur kam mardhanje me bur me dhemb barku kam deshir te mbes shtatzan edhe pse nuk po mbrohem nuk po mundem te mbes kisha dasht tme tregosh diqka me teper ku ek am problemin a jam shum e ftofur??????

    linda

    (Tetor 24, 2008 - 9:35 paradite)

    tung jam linda nga prishtina jam 22 vjeqe jam ne shtatzanin e par tash jam ne javen 30 muaji 7 po kam shum frik se mund ta humbas bebin kam shum andrra mjeku me thot se shtatzanin me shkon shum mir mirpo kam frik shum me shjegoni dikush ju lutem flm per mirkuptim

    Dr.Nurian Ohri

    (Tetor 24, 2008 - 8:08 pasdite)

    E nderuar Znj.Linda!

    Nuk mendojmë se ka ndonjë arsye që të mendoni se do ta humbisni bebin tuaj.Mos ecni me ëndrrat.Të jeni rehat pasi edhe mjeku që ju ka vizituar ka thënë se shtatzania po ecën në rregull.Ju uroj gjithë të mirat dhe me një fëmijë të bukur e të shëndetshëm.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    majlinda

    (Tetor 29, 2008 - 11:14 paradite)

    ndrimet e mia dr, jam nje 27 dhe jam shtatzane per here te pare ,jam ne javen e 7 ,ps jam vazhimisht e plogesht shume dhe 2 ditet e fundit kam sekret me ngjyre te kafet a eshte normale apo behet fjale per ndonje infeksjon ju pershendes

    Dr.Nurian Ohri

    (Tetor 30, 2008 - 11:50 paradite)

    E nderuar Znj.Majlinda!

    Sekrecionet me ngjyrë të kafet nuk janë normale.Për të qënë të kujdesshëm ju këshillojmë një vizitë tek mjeku.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    jeta berisha

    (Dhjetor 1, 2008 - 1:55 pasdite)

    Ju pershendese shume po me pelqen kjo faqe e juaja me te vertete eshte e qelluar.Ju lumte!

    Myvedete

    (Dhjetor 16, 2008 - 9:36 paradite)

    Pershendetje Dr.Nurian ohri,jam 25 vjeqare jam shtatezen ne javen e 18,jam e lodhur gjate gjith kohes,kam deshir vetem te flej,kembet me dhembin shum,qendroj e ulur ne karrike nga ora8-16 a mund te ndodh te kem probleme me femijen pasi e mbaj kete qendrim dhe me dhemb barku kapak,po ashtu kam disa dhimbje si rrenqethje,siklet,etj.
    Me heret e kam ndier femijen e gjall,mirepo tani nuk po e vrej me asnje levizje te tij ne bark eshte normale kjo,po ftohem shpesh,kam temperatur ne shumicen e kohes,nuk po perdor asnje barne,ju lutem me tregoni dhe me hjekni disa shqetsime te miat,ju faleminderit per mirekuptim.

    Dr.Nurian Ohri

    (Dhjetor 17, 2008 - 12:33 pasdite)

    E nderuar Znj.Myvedete!

    Per rastin tuaj menimi jone eshte te beni nje vizite tek mjeku gjinekolog per arsye se mund te keni nevoje per ndonje analize. Vete shtatzani i perjeton femres te tilla probleme por ne te njejten kohe duhet kujdes per ndonje problem tjeter p.sh anemia. Keto nuk jane probleme me femijen por me ju. Kruajtja mund te jete prej ngadalesimit te bilirubunes.Them mundet pasi kete e verteton mjeku gjate vizites. Temperatura duhet matur nga mjeku etj.Pra ju duhet nje kontroll i pergjithshem.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    Myvedete

    (Dhjetor 17, 2008 - 2:08 pasdite)

    Ju faleminderit shum doktor,kam bere vizita te mjeku se paku gjdo dy jave,ne fillim kam pas anemi,kam perdor gjera natyrale per tejkalim te anemis,mirepo vetem kontroll ne ultraze kam bere jo kontroll gjinekologjik qe ta di si jam une,po kam frik nga aij kontroll se do kem dhimbje,me ka then mjeku se kam mitren e vogel per ate ke dhembje ne fund te barkut,dhe te rrahurat e zemres sime nuk i kam pas mire,eshte shqetesuese kjo gje,pasi nuk i kam perdor keto barena qe mi sugjeroj” Tocopherol” kisha frik mos po i bej dem foshnjes.Faleminderit per pergjigjje dhe mirekuptim.

    Dr.Nurian Ohri

    (Dhjetor 19, 2008 - 8:59 pasdite)

    E nderuar Znj.Myvedete!

    Mos kini merak prej vizites por shkoni nese keni shqetesime.Tokoferoli eshte vitamin E. Per rrahjen e zemres nuk mund tju them gje pasi nuk e di ku qendron problemi pa ju pare nga afer.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    Myvedete

    (Dhjetor 20, 2008 - 4:53 pasdite)

    Falemindeit doktor shum,ndoshta po e teproj qe po te shkruaj kaq shum vetem une,por me lehtesojn pergjigjjet tua.
    Pse tani me ka fillu nje dhimbje e kofshave me te madhe dhe shpines,barkut po ashtu,do shkoj te mjeku por dua pergjigjje dhe nga ju i nderuar,eshte diqka serioze kjo dhimbje e kofshave,dhe kam djegesim e madh ne gjoks nuk mund te flej rri vetem ul,ju faleminderit dhe nje here per mirkuptim,myvedetja.

    Dr.Nurian Ohri

    (Dhjetor 24, 2008 - 5:20 pasdite)

    E nderuar Znj.Myvedete!

    Mendojmë se nuk janë shqetësime të rrezikshme (me aq sa na treguat) por përsëri kur të shkoni tek mjeku për kontrrollin e rradhës mirë është ti tregoni.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

    lina

    (Dhjetor 24, 2008 - 5:23 pasdite)

    naj 23 vjeqare dhe jam shtatzan i kan 9 jav dhe pe brengos sepse gjysma e barkut tim esht me e fryer para 2jave kam pas sekret me ngjyr te kaft dhe me cona kam qen te doktori me ka then nuk edht problem qfar me rekomandoni ju dhe buka nuk me hahet fare asgje nuk me vjen me shije

    Dr.Nurian Ohri

    (Dhjetor 30, 2008 - 3:51 pasdite)

    E nderuar Znj.Lina!

    Problewmet me ushqimet apo oreksin janë normale gjatë shtatzanisë megjithëse shtatzana duhet të ushqehet me shumellojshmëri. Kurse për problemet e tjera që keni në shtatzani mirë është që mjeku që ju viziton të informohet pasi ka disa gjëra që zbulohen me një vizitë.Në rastin tuaj mjeku që ju vizitoj ju ka thënë që skeni gjë.Mos kini merak por nëse shikoni sekrecione jonormale kontaktoni me mjekun tuaj.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

    jeta

    (Janar 18, 2009 - 1:20 paradite)

    pershendetje dr.jam 20 vjeqare jom shtatzan ne muajin e 7,,po me intereson deri ne cilin muaj lejohen marrdheniet me burr pasi qe me kan then qe deri ne muajin e 6 bon.po kam frik mos e kom lendu foshnjen..perpara kesaj e kom pas nje deshtim e tani jom ne stres.flm per mirkuptim.

    filloreta kajtazi

    (Janar 18, 2009 - 2:53 paradite)

    i nderuar zotri ohri,jam 19 vjeqare ,jam shtatzen,shtatzania e pare,jam e njoftuar me 1 shqiptar,por kam mbetur shtatzen me 1 shok te faklutetit,tash i kam 6 jav shtatzen,,kam qen te gjinekologu ,mka then se mire po ecen shtatzenia,por kam shume frik ,sdi se qka te bej ,i njoftuari im se din per beben time,e shoku edin ,por ai spo e pranon si te tij ,,tregom tlutem qfar te bejj?????/

    HANA_PR@hotmail.com

    (Janar 18, 2009 - 3:03 paradite)

    I nderuar Nurian ohri, me pelqen shume kjo faqe…..une jam shtatzen ,ne shtatzanin e pare,jam 6 jave shtatzen ,mirpo po kam shume problem ,sepse qdo 3 min po em duhet me shku en tualet me urinue,,djegje nuk kam ,por kjo po em shqetson ,,qfar eshte kjo?/a ka pasoja??

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 20, 2009 - 11:45 paradite)

    E nderuar Znj.Hana!

    Në tre mujorin e parë ndodh shpesh ankesa për të cilën folët dhe kjo si pasojë se rritet mitra dhe bën presion mbi fshikzën e urinës gjithashtu edhe vëllimi i gjakur rritet. Është normale. Mundohuni të mos merrni lëngje shumë në darkë që mos të çoheni natën shpesh por pa harruar se gjatë ditës duhet të pini rreth 8 gota ujë.Mos e pengoni urinën nëse ju vjen. Kur të urinoni mundohuni të përuleni pak përpara për një boshatisje më të mirë.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 22, 2009 - 1:14 pasdite)

    E nderuar Znj.Filloreta!

    Do të kishim shumë dëshirë tju ndihmonim por nuk kemi si tju këshillojmë për të tilla gjëra. Këto gjëra veçse mund të parandalohen.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 22, 2009 - 1:14 pasdite)

    E nderuar Znj.Jeta!

    Mos kini merak deri sa për tani kurse për më vonë ajo që njihet është se nëse nuk keni ndonjë problem me shtatzaninë si p.sh mundësi për të lindur para kohe etj. që këto do tju a thotë mjeku që ju viziton lejohet marrëdhënia deri një muaj para lindjes.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

    DRITA

    (Janar 26, 2009 - 12:44 paradite)

    i nderuari dr.NURIAN OHRI me ndihmo te me pergjigjesh per disa probleme te dhimbjeve te koh pas kohshme qe kam . Jam ne muajin e dyt te shtatzanis por ka gati nje muaj qe shpesh ndijej dhembje kah lukthi dhe perfundi brinjeve apetit nuk kom asesi JAM 32 VJEQARE shtatzanin e par e kam pasur para 4 viteve kurse vjet mu ka duft te abortoj ne muajin e tret per shkak te disa paregullsive dhe me rekomandim te doktorit DHE MENXI PAS GATI NJE VITI MBETA PERSERI SHTATZANE DHE JOM NE MUAJIN E DYT TE SHTATZANIS por kam frik se mos po me ndhodh perseri te abortoj nga ndonje paregullsi pastaj ndoshta kurr nuk dot mbes mo shtatzane FALIMINDERIT

    besa

    (Janar 26, 2009 - 10:57 pasdite)

    i nderuar zotri OHRI,jam shtatezen ne javen e 6 mitren e kam ne RHV a paraqet kjo ndonje problem a duhet te rri shtrit me shume apo?

    besa

    (Janar 26, 2009 - 10:59 pasdite)

    me fal ne RVF

    Myvedete

    (Janar 27, 2009 - 2:43 pasdite)

    Pershendetje Doktor i nderuar,prap po te shkruaj,tani jam ne javen e 25 te shtatzanis sime,bebei po me leviz tani me shum,por po ftohem shpesh a mund te kete ndikim negative tek foshnja,vetem vitamin C po perdor dhe qaj me liomon,fundi i barkut po me dhemb naten ma shum kam frik mos eshte kjo si pasoj e marrdhenjeve sex qe po bejm shpesh me shokun tim,sepse tani me shum se kurr po kemi nevoj per kete,ndoshta po e teproj qe po te shkruaj keshtu.
    Ju lutem per mirekuptim.

    Dr.Nurian Ohri

    (Shkurt 5, 2009 - 1:13 pasdite)

    E nderuar znj.Myvedete!

    Mos kini merak.Mundohuni të ruhenoi sa të mundeni nga të ftohtët por mos u merkaosni se nuk ka ndonjë ndikim tek bebi.Ilaçe mos përdorni pa këshillën e mjekut.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

Comments are closed.