Dhjamosja e mëlçisë (Hepatosteatoza)

Hepatosteatoza apo siç njihet dhjamosja e mëlçisë do të thotë grumbullimi i yndyrnave më tepër se ç’duhet në mëlçi. Është një problem që vihet re shpesh në shoqëri. Në fakt është një reaksion që tregon trupi kundrejt dëmtimit të mëlçisë. Disa prej arsyeve janë:

Obeziteti (mbipesha)
Alkoli (përdorim i tij i vazhdueshëm mund të çoj deri në cirozë)
Diabeti
Hepatiti A,B,C
Hipertriglicemia
Sëmundja Wilson (grumbullimi i bakrit në mëlçi)
Hemakromatozis (grumbullimi i hekurit në mëlçi)
Kortizoni
Tetraciklina etj.
Ka dhe disa sëmundje të mëlçisë por që janë të rralla.

Nëse bashkë me dhjamosjen në mëlçi vihen re edhe disa probleme të tjera si p.sh zmadhimi i mëlçisë, dhimbje në pjesën e djathtë sipër të barkut apo rritja e enzimave të mëlçisë si ALT, AST  atëherë mund të jetë e rëndësishme.Duhet parë gjendja nga afër.

Shpesh herë nuk jep shenjë si rrjedhojë zbulohet rastësisht duke bërë Eko për një arsye tjetër.

Nëse nuk vjen si pasojë e ndonjë sëmundjeje nuk përbën rrezik dhe rregullohet vetë por nuk duhet harruar se ka edhe sëmundje që shkaktojnë këtë problem kështu që duhet kërkuar shkaku nëse vihet re.

Nuk ka ndonjë kurim specifik por duhet kujdesur për djetën.Duhet rënia në peshë.Duhet një kontroll i mirë i diabetit. Nuk duhet pirë alkol. Ushqimet që përmbajnë kolesterol duhen përdorur nga pak (p.sh mos ngrënia e tepërt yndyrnave shtazore, lëkura e pulës, veza, fistiqet dhe mirë është përdorimi i mjaltit (jo nëse keni diabet).Mirë është që edhe paracetamoli, tetraciklina apo kortizoni të mos përdoren vetë por ti thuhet mjekut kur të shkoni për vizitë që keni dhjamosje.
Gjithashtu nëse bëhet fjalë për ndonjë sëmundje duhet kuruar së pari sëmundja për të cilën bëhet fjalë.

                                                                                                 Dr.Nurian Ohri
                                                                                               www.mjeku24.com           

Post Author: Dr.Nurian Ohri