Merr artikujt e fundit me RSS

Merr artikujt e fundit me email

Kërko në faqe
Reklamo Këtu
Reklamo ketu Reklamo ketu Reklamo ketu

Nga më 14 Dhjetor 2013 nën Infeksionet,Këshilla,Njohuri , 4,742 lexime 1 Koment Email This Post Email This Post
Postoje në Facebook

Escherichia Coli eshte nje bakter ne forme purtekeze, gram negativ, e levizshme ne saje te flagjeleve, nuk formon spore, eshte aerob fakultativ. Perbehet nga tre antigjene : antigjeni somatic “O”, kapsular “K” dhe flagjelar “H”.

Shtamet e E. Coli qe shkaktojne diarre jane te gjashte kategorive kryesore :

  1. Entero-hemoragjik

  2. Entero-toksigjene

  3. Entero-invazive

  4. Entero-patogjene

  5. Entero-agreguese

  6. Entero-aderuse difuse

Cdo kategori ka veti virulente te vecanta dhe zhvillon nje patogjeneze te vecante, gjithashtu serotipet jane te ndryeshem per antigjenet O dhe H. Keshtu mund te shfaqen modele te ndryeshme te klinikes dhe te epidemiologjise.

DIARREA E SHKAKTUAR NGA SHTAMI ENTERO-HEMORAGJIK

Ky shtam i coli-patogjeneve eshte njohur ne vitin 1982 , kur ndodhi nje epidemic e “Kolitit hemoragjik”, qe u shfaq dhe u gjet se ishte shkaktuar nga nje shtam specific i E. Coli O157:H7. Periudha e inkubacionit eshte nga 3-8 dite, mesatarisht 3-4 dite. Doza patogjene eshte shumke e ulet. Pak njohuri ka lidhur me ndjeshmerine per semundjen dhe imunitetin e ketij infeksioni. Hipokloridria e stomakut dhe moshat e vjetra jane faktore qe ndikojne ne ndjeshmerine ndaj ketij infeksioni. Klinika e diarrese mund te shfaqet nga e lehta, pa gjak deri ne raste me feceqe kane vetem gjak, por pa permajtje leukocitesh. Ky shtam gjithashtu mund te shkaktoje sindromin Hemolitiko-uremik dhe purpurat trombotiko-trombocitopenike. Shtami mund te prodhoje nje citokine te fuqishme citotoksike , te quajtur toksina ‘I’ dhe ‘II’, e ngjashme me toksinen e disenterise tipi Shiga. Ata jane quajtur gjithashtu verotoksina ‘1’ dhe ‘2’. Prodhimni i toksines varet nga prania e disa fageve te pranishem ne bakterie. Si perfundim , ky tip ka nje plasmid qe lejon formimin e nje fimbrie , e cila mundeson ngjitjen e bakterit ne mukozen e zorres.

Ky shtam nuk mund te fermentoje sorbitolin ne terren si MacConkey-sorbitol dhe mund te demostrohet prania e toksines se ngjashme me Shigen , me ane e percaktimitserotipik ose me proven AND , e cila identifikon genin toksik ose pranine e plazmidit virulent te shtamit. Ne shumicene te semureve, mungesa e temperatures mund te dalloje kete forme te infeksionit nga klinika e shigelozes dhe nga semundja e shkaktuar prej shtamit enteroinvazis te E. Coli ose te Campilobakterit.

Epidemiologjia : tashme ketoinfeksione jane njohur si problem te rendesishme te Evropes, Amerikes dhe shume vendeve te tjerate botes. Jane pershkruar disa epidemic dhe me vdekje , ne vende si SH.B.A etj. Per shkak te hamburgeve te patrajtuar mire me nxehtesi. Disa epidemic tye tjera jane shfaqur nga mos pasterizimi i qumeshtit , ku u vertetua prania e verocytotoksines O157.

Burim infeksioni , si rezervuar i shtamit, jane gjedhi. Edhe njeriu mund te sherbeje si rezervuar ( ne rastet e perhapjes nga njeriu te njeriu).

Menyra e transmetimit behet nga perdorimi i ushqimeve te kontaminuara me shkaktarin njelloj si me salmonelat, sidomos e biftekut me “cop ate medha” dhe qumeshtin e paperpunuar termikisht. Infeksioni mund te perhapet edhe me ujin e pijshem, madje edhe me anen e larieve ne pishina te paklorinuara apo liqene shume te ngarkuar me njerez. Zgjatja e ekskrecionit te shkaktarit , tek individet e rritur , shkon deri ne nje jave, kurse per femijet shkon deri ne tre jave. Mbartesit e zgjatur te infeksionit nuk jane te zakonshem.

Mjekimi specifik : ne rastet kur mbizoteron diarrhea e ujshme dhe ka shenja te dehidratrimi, zevendesimi i lengjeve eshte i rendesishem. Ne rastet e infeksioneve me keto shtame, roli posiiv i antibiotikeve nuk eshte i sigurte. Disa te dhena sugjerojne se trajtimi me Baktrine mund te pricipitoje nderlikime sic eshte syndrome uremik hemolitik. Nuk ka te dhena se ampicilina ose quinolonet te keqesojne semundjen.

Rënia e flokëve tek femrat
Mëso dhe kuroi flokët e tua
www.mjeku24.com
Ultrasonografia
Çfarë është EKO-ja
www.mjeku24.com
Gjalp apo margarinë?
Si të ushqehemi më mirë
www.mjeku24.com
I respektuar vizitorë! Për shkak të pyetjeve të shumta përgjigja e pyetjes tuaj do të vonojë. Mos e shkruani një pyetje dy here dhe ju lutemi të jeni të durueshëm. Ju faleminderit!
Nëse dëshironi të na ndihmoni në punën tonë. Postoje në Facebook
Kliko këtu për të bërë Pyetjen tuaj
©Mjeku24.Com - Të gjitha të drejtat i zotëron Mjeku24.Com. Ndalohet rreptëisht kopjimi dhe ribotimi. Dizenjimi dhe mirmajtja: SuperAlb.Com