Merr artikujt e fundit me RSS

Merr artikujt e fundit me email

Kërko në faqe
Reklamo Këtu
Reklamo ketu Reklamo ketu Reklamo ketu

Nga më 20 Dhjetor 2013 nën Infeksionet , 6,262 lexime Comments Off on DIARREJA AKUTE Email This Post Email This Post
Postoje në Facebook

DIARREJA AKUTE

Diarreja akute eshte nje nga problemet me te shpeshte te femijerise. Makth I prinderve. Zakonisht vete eliminohet, por gjithsesi nuk duhet nenvleresuar. Ato jane nga shkaqet kryesore te vdekjeve ne femijet e vendeve ne zhillim dhe nga arsyet e zakonshme e shtrimeve ne urgjencen e spitalit pediatrik te vendeve te zhvilluara.

Diarreja perkufizohet si rritje e frekueces, rritje e permbajtjes se ujit dhe rritje e vellimit te defekimeve. Shenja te tjera shoqeruese mund te jene temperature, te vjellat, dhimbjet e barkut.

SHKAKTARET E DIARREVE

  • VIRUSET

Ne 80% te rasteve diarreja shkaktohet nga viruset. Me I akuzuari eshte Rotavirus. Ne infantet deri 2 vjec dhe sidomos ne bebet para moshes nje vjec shfaq semundsheri te larte. Femijet me te medhenj dhe adultet mund ta kalojne me crregullime te lehta gastrointenstinale. Infeksioni nga Rotavirusi mund te jete sporadik ose epidemik. Piku I incidences eshte ne muajt e ftohte te vitit. Infeksioni merret me rruge orofekale. Pra burim infeksioni mund te jene duart e palara te kujdestarit te femijes pas nderrimit te pelenes te nje femije te infektuar, ndarja e lodrave dhe sidomos futja e tyre ne goje. Ndaj dhe cerdhet japin nje ndihme te madhe ne perhapjen e ketij infeksioni. Periudha e inkubacionit eshte 48-72 ore. Infeksioni vete zgjat 5-8 dite. 3 ditet e para zakonisht shoqerohen me temperature dhe te vjella jo shume te forta te cilat I paraprijne diarrese. Defekimet jane te shpeshta rreth 5-6 herene dite dhe te ujshme.

Viruse te tjere shkaktare te diarreve akute kryesisht ne femijet me te medhenj dhe adultet jane Agjenti I Norwalk, Adenovirusi dhe Coxackie virus. Diarreja e shkaktuar prej tyre shoqerohet me nausea, te vjella te ujshme, dhimbje barku, temperature te larte, dhimbje koke, dhimbje muskujsh. Zakonisht keto forma nuk zgjasin me shume se 3 dite.

  • BAKTERIALE

Rreth 20 % e diarreve akute jane me natyre bakteriale. Salmonella dhe Shigela jane shkaktaret e zakonshem te ketyre diarreve. Bakteret ndryshe nga viruset sulmojne mukozen e zorres dhe rrjedhimisht ne fece do dallojme mukus e gjak. Piku I ketyre diarreve eshte periudha vere vjeshte. Temperature dhe simptoma te aparatit te frymemarrjes shoqerojne infeksionet nga Shigella.

Jo rralle per diarrete bakteriale ne femije fajtore jane Campylobacter dhe Yersinia.

Campylobacter prek kryesish moshat 1-5 vjec. Ne vende me klime te ngrohte. Se pari shfaqen dhimbjet e barkut dhe pas 3 ditesh fillon diarreja e ujshme dhe me ere te keqe e cila me pas shoqerohet me jashteqitje me gjak. Tepmeratura dhe te vjellat jane shoqerues te zakonshem.

  • PARAZITET

Vlejne per tu permendur pasi jane mysafire te paftuar ne barkun e shume femijeve shqiptare sidomos atyre qe frekuentojne cerdhet e kopshtet. Giardia lamblia,Amebiaza, Criptosporidi jane emra te njohur per shumicen e prinderve. Mund kete shume mbartes te vazhdueshem te tyre qe nuk kane shqetesime. Por kur shfaqen shqetesimet prej tyre mund variojne nga diarre akute e ujshme qe kalon vete, diarre kronike qe jep ulje te perthithjes te ushqimeve dhe si rrjedhim rritje jo te mire, nausea, te vjella, dhimbje barku., anoreksi.

  • HELMIMET USHQIMORE

Shkaktohen nga konsumimi I ushqimeve te kontaminuara nga toksina bakteriale. Tipike jane dhimbjet e barkut, diarre e ujshme dhe bollshme si dhe te vjella zakonisht te ndenjura. Sherimi zakonish eshte I shpeshte per 24-48 ore.

  • SHKAQE JASHTE ZORRES

Infeksione te rrugeve te frymemarrjes ose rrugeve urinare mund te japin te dala jashte te holla ose dhe diarre te ujshme sidomos tek femijet e vegjel. Mekanizmi si ndodh ende nuk dihet.

Terapia me antibiotic eshte tjeter shkaktar I mundshem.

  • ALERGJITE USHQIMORE

Sidomos nga protetinat e qumeshtit ose proteinat e sojes. Sigurisht keto raste megjithese kane ardhur duke u shtuar nuk shihen cdo dite.

CFARE DUHET PATUR KUJDES

Sigurisht qe problemi kryesor I diarreve akute eshte dehidrimi I femijes, humbja e lengjeve dhe mineraleve te domosdoshme. Ka disa shenja me te cilat mund te dallojme shkallen e dehidrimit tek femija.

GJENDJA E PERGJITHSHME LEKURA MUKOZA SYTE
I LEHTE AKTIV. I ETUR E THATE POR ELESTIKE E NJOME MADHESI NORMALE QAN ME LOT
I MESEM I ETUR, I IRRITUAR OSE I PERGJUMUR KA HUMBUR PAK ELASTICITETIN E THATE TE THATE
I RENDE NUK REAGON SHUME KA HUMBUR TOTALISH E LASTICITETIN E RRUDHUR SHUME E THATE TE THATE DHE TE FUTUR

Vleresim I thjeshte I dehidrimit te femijes tuaj

MJEKIMI

Mjekimin e nisim ne shtepi, per cdo episod diarreje te ujshme ose te vjellash te ujshme japim solucion tresoli 50- 100ml femijeve nen 2vjec, kete sasi e japim gradualisht nje luge caji cdo 2- 3 min. nqs femija ka vjelle presim 10-15min pastaj japim tresolin cdo 3-4min. ndersa per femijet 2-10vjec japim 100-200ml sol. Tresol per cdo episode diarreje ose te vjelle te ujshme serisht ne menyre graduale me gllenka cdo 1-2 min. nuk duhet dhene sol I tresolit menjehere pasi dhenia e menjehershme mund te provokoje diare te ujshme. Nuk ndalet ushqimi. Bashke me solucionet rehidruese vazhdojme dhe ushqyerjen femijes. Teorite qe thone qe femija sduhet haje gje qe te leme zorret ne qetesi nuk kane baze. Shume femije sidomos bebet thjeshte zhillojne nje intolerance kalimtare ndaj proteinave te qumeshtit ndaj mundt tu marrim nje qumesht formule me baze proteinat e sojes, ndersa femijet qe ushqehen me gji te vazdojne ushqyerjen me gji sipas deshires se femijes. Per femijet me te medhenj ushqimi duhet te jeti I lehte supra me oriz dhe lengun e zarzavateve, muhalebite mund te behen me niseshte deri sa te dalat jashte te shkojne drejt normalizimit. Evitojme frutat pervec bananes e cila mund te jepet ne sasi me te madhe sec e japim zakonisht. Qumeshtin e zevendesojme me kos. Caj I nenexhikut eshte efikas ne diarrete.

Keto jane gjerat qe mund te beje prindi, por vizita tek mjeku nuk duhet evituar, pasi ai do gjykoje per shkaktaret e diarrese dhe gjendjen e femijes tuaj qe te mund tju jape mjekimin e duhur. Diarrete virale zakonisht skane nevoj per mjekim specific. Nqs mjeku gjykon se diarreja ka shkak bakterial ose parazitar ju jep analizat e nevojshme dhe ne baze te tyre dhe mjekimin. Ne alergjite ushqimore mjafton evitimi I ushqimit shkaktar per te ndalur diarrene.

Shiheni me kujdes femijen tuaj mos prisni te kaloje ne dehidrimin e shkallles se mesme por cojeni ne urgjencen e pediatrise per ti bere solucione intravene (serume ) pasi kur femija dehidratohet eshte e veshtire ti gjehen enete gjakut per infuzjone.

Se fundi mundohi te ruani qetesine kjo gjendje sado dramatike e alarmante te duket do kaloje shpejt…

Takikardia
Rrahja e shpejtë e zemrës
www.mjeku24.com
Ulçera Peptike
Çfarë është ulçera?
www.mjeku24.com
Çfarë janë variçet?
Mësoni më shumë për variçet tuaja!
www.mjeku24.com
I respektuar vizitorë! Për shkak të pyetjeve të shumta përgjigja e pyetjes tuaj do të vonojë. Mos e shkruani një pyetje dy here dhe ju lutemi të jeni të durueshëm. Ju faleminderit!
Nëse dëshironi të na ndihmoni në punën tonë. Postoje në Facebook
Kliko këtu për të bërë Pyetjen tuaj
©Mjeku24.Com - Të gjitha të drejtat i zotëron Mjeku24.Com. Ndalohet rreptëisht kopjimi dhe ribotimi. Dizenjimi dhe mirmajtja: SuperAlb.Com