Çdo ditë një herë merrni një kombinim vitaminash me minerale.
Peshohuni vetëm një herë në javë dhe në të njëjtën ditë, në të njëjtën peshore me të njëjtat rroba.
Gjatë dietës mos mendoni për peshën që keni qëllim të arrini por shijoni peshën që po humbisni.
Gjatë ngrënies mos nxitoni.
Mos flini shumë gjumë gjatë dietës.
Nëse bëheni kaps hani më shumë sallatë dhe pini më shumë ujë.
Mos përdorni çamçakëz gjatë dietës.
Mos dëgjoni të tjerët që mund t’ju thonë se nuk dukeni mirë me peshën tuaj të re. Mundohuni të mos e prishni dietën që keni nisur.
Mos blini rroba apo këpucë të reja. Merrini ato sipas peshës së re.
Mos u mundoni të bini në peshë menjëherë pasi trupi peshën e rënë menjëherë (për pak ditë ) e kompeson vetvetiu.
Mos harroni se nuk ka një dietë fiks për të gjithë. Zakonisht ajo ndryshon sipas personit, moshës, kërkesave të tij, aktivitetit të tij dhe nëse ka apo jo ndonjë sëmundje apo shqetësim tjetër.
Mos shikoni çfarë hani por se sa kalori ka ai ushqim dhe se sa është aktiviteti juaj ditor për ti djegur këto kalori.
Dieta më e mirë për të rënë në peshë është të mos shëndoshesh pra ta parandalosh.
Largohuni dietave raskapitëse dhe torturuese. E rëndësishme është që atë që jepni të mos e merrni përsëri dhe kjo arrihet me një disiplinë ushqimi që kërkon kohë të gjatë.
Mos përdorni dieta të dëgjuara praj të tjerëve por të rekomanduara nga dietologu. Mos digjni veten tuaj por kilot tuaja.
Mundohuni të bëni gjimnastikë ose më e thjeshta të ecni me pak nxitim. Por kjo ecje duhet të jetë programuar vetëm për këtë qëllim.
|
Akne Vulgaris Puçrat e fytyrës www.mjeku24.com |
Takikardia Rrahja e shpejtë e zemrës www.mjeku24.com |
Ulçera Peptike Çfarë është ulçera? www.mjeku24.com |
7 Koment
-
donamë 16 Janar 2009 më 3:50 pasdite
jom 16 vjeqare kom shum pesh po nuk po di qka me ba per me hupe ket pesh qe e kom . kom shum deshir me dit qka me ba per me hup qka me kish propopzu a
-
më 22 Janar 2009 më 1:13 pasdite
E nderuar Znj.Dona!
Do të dëshironim shumë tju ndihmonim por unë nuk jam dieticien dhe nuk mund tju jap ndonjë recetë specifike përveç këshillave të përgjithshme që ju ndoshta i dini si të ecni, të konsumoni sa më pak brumra, ëmbëlsira, të hani sa më shumë fruta dhe perime.
Me rrespekt Dr.Nurian Ohri
-
më 29 Janar 2009 më 4:28 paradite
Pershendetje…
Ju drejtohem me shume nga kurioziteti,
ne veqanti, cilat produkte ushqimore nuk ben te konsumohen nga njerezit te cilet duan te humbin ne peshe…flitet se ajka majoneze, eshte e demshme jo vetem per ata qe vuajne nga obeziteti, por edhe nga ata qe nuk kane mjafte peshe…
I nderuari doktor, a e mbeshtetni edhe ju kete koment?Me respekt, Visari, Prishtine
-
më 1 Shkurt 2009 më 9:55 pasdite
pershendejte jam lina 23 vjeqe desha te konsulltohem me mjekun apo mysafir te kesaj faqe ndoshta mund te me ndihmoni e kam len cigaren qe 3 muaj por kam shtuar ne pesh munda me thon 3kg per ni muj i kam mar po ndihem shum keq fizikisht dhe psiqikisht e di se eshte nje gje normale kur ta le ncigaren qe shton pesh ama si tja bej qe te dobsohem e mos ta dhezi cigaren .Nese ndojkush nga ju ka ndonje keshill atehere shenoni ju faleminderit tuuung
-
linamë 2 Shkurt 2009 më 9:52 paradite
pershendejte une jam prap lina qe ju kam shenuar dy here desha te ju tregoj se e-mail adressa ime ka qen e shenume gabim jo lina-85@hotmail.de por linaa-85@hotmail.de une jam ajo qe ju kam shenu mbi peshen dhe per djalin tim qe ende nuk ja ka fillu me fol ju faleminderit tuung
-
më 5 Shkurt 2009 më 1:04 pasdite
I nderuar Z.Visar!
Në përgjithësi ëmbëlsirat dhe brumrat nuk i bëjnë mirë obezëve. Sigurisht konsumimi i tepërt. Për majonezën di që të shëndosh por për një regjim vetjak duhet kontaktuar me një dieticien.
Me respekt Dr.Nurian Ohri
-
Bujarmë 10 Shkurt 2009 më 2:34 pasdite
Pershendetje Dr. Nurian
Jam Bujari (25 vjec)nga Prishtina. Kam nje hall dhe kerkoj keshillen tende. Gjate marredhenieve seksuale perjetoj ejakulim te parakohshem dhe nuk arrij te perjetoj kenaqesi me partneren. Pervec kesaj, edhe gjate qendrimit ne internet(msn) dhe gjate bisedes me disa vajza, jo me te gjitha perjetoj ejakulim edhe pa fol fare per seksin. Kam lexuar ne internet se ekziston nje medikament qe quhet DEFEROL. A guxoj ta perdor kete, pa u kontrllouar tek mjeku. Cilat jane efektet anesore te ketij medikamenti.
Sinqerisht Bujari
Na vjen keq por komentet janë të mbylluar për momentin.



