Merr artikujt e fundit me RSS

Merr artikujt e fundit me email

Kërko në faqe
Reklamo Këtu
Reklamo ketu Reklamo ketu Reklamo ketu

Nga më 20 Dhjetor 2013 nën Pediatria , 1,928 lexime Comments Off
Postoje në Facebook

ETHET, QENDRIMI NDAJ TEMPERATURES

 

Prej shume kohesh ethja( temperature e larte ) njihet si shenje direkte e nje infeksioni. Megjithate ka raste qe temperatura mund te shkaktohet nga faktore te tjere jo infektiv. Ashtu si ka raste ne femijet e vegjel dhe persona shume te dobet qe kane probleme me sistemin qe rregullon temperaturen, qe mgjth jane te prekur nga infeksione te renda temperatura nuk u rritet. Pak nga ne dime qe ethja eshte pergjigje e dobishme e organizmit ndaj semundjes.

TEMPERATURA NORMALE E TRUPIT.

  • Temperatura midis 36-37,7 “C

  • Temperatura e matur nga rektumi eshte 0,5 “C me larte se ajo e matur nen sqetull.(pra temperatures qe del nga matja nga zorra e trashe duhet ti zbresim 0,5”C). Kjo eshte metoda me e besueshme e matjes se temperatures pasi kur matet nen sqetull temperatura mund te rritet nga ferkimet me rrobat.

  • Temperatura nuk duhet matet pas sforcimeve fizike apo pasi femijet kthehen nga lodrat, por pas nje pushimi.

  • Tek vajzat ne moshen e pubertetit qe u kane ardhur menset, temperature eshte me e larte me 0,5-0,7”C gjysmen e dyte te ciklit.

TEMPERATURA E LARTE

Temperatura e larte shkaktohet nga pergjigja jo normale e sistemit te termorregullimit nga rrethant e ndryshme te organizmit, qe mund te jene

  • Infeksioze; nuk eshte e thene qe infeksionet e renda te japin temperature te larte. Nuk jane te rralla rastet qe dhe infeksione te lehta si psh ato viralet te japin temperature shume te larta qe zgjasin disa dite. Ndersa nga ana tjeter infeksione te renda te mos japin temperature.

  • Jo infeksioze ; si psh nga ushtrimet fizike intensive ne mot te nxehte dhe me lageshti (sic eshte stina e veres ne vendin tone). Ne kete rast prodhimi I nxehtesise nga trupi e tejkalon sasine e nxehtesise qe eliminohet prej tij. Keshtu nxehtesia ‘grumbullohet’ ne organizem duke dhene nje rritje te pa kontrolluar te temperatures se trupit. Kjo lloj temperature e larte nuk dominohet nga mjekimet per uljen e temperatures (antipiretiket paracetamol, ibuprofen). Mjekimi I saj konsiston ne ndaljen e ushtrimeve fizike cuarjen e pacientit ne vend te fresket te ajrosur dhe dhenia e lengjeve.

CFARE NDODH NE TRUPIN TONE KUR KEMI TEMPERATURE

  • Temperatura e larte rrit forcat mbrojtese te organizmit ne 2 menyra ; duke vepruar direkt kunder mikrobeve pasi frenon rritjen e tyre dhe duke nxitur veprimin e faktoreve biokimik

  • Rrit metabolizmin me 10-12% per cdo 1”C te rritjes temperatures. Keshtu I semuri ka nevoje te shtuar per kalori e sidomos per aminoacide e minerale ( Hekur, zink etj.). Nqs nuk plotesohen keto nevoja nga ushqimi pacienti nis te konsumoje veten, per pasoje dobesohet dhe behet anemik.

  • Dehidrimi ose humbja e lengjeve qe eshte ne varesi te rritjes se temperatures dhe te djersitjes. Me pas dhe vete dehidrimi con ne rritje me teper te temperatures. Djersitja ben qe ne te njejten kohe te humbasin dhe kriperat e mineralet e nevojshme per organizmin

Shkurt muhabeti…SI TA ULIM TEMPERATUREN…

  • Tek femijet sidomos tek ata me te vegjel se 3-4 vjec teperatura duhet mbajtur nen kontroll pasi ka rrezik te bejne konvulsjone dhe ne temperature jo shume te larta si 38-39”C.

  • Japim shurupin per uljen e temperatures. Ne temperature deri ne 38,5”C perdorim paracetamol, I cili jepet cdo 4 ore. Per temperature mbi 38,5”C perdorim ibuprofen, qe jepet cdo 6 ore ne femije mbi 3 muajsh. Shumica e shurupeve duan 40-60min qe te ulin temperaturen.

  • Pasi kemi dhene shurupin perdorim menyrat fizike te uljes temperature idealja eshte banja me ujin me temperaturen qe I lajme zakonisht femijet, jo te vaket pasi uji I vaket jep te dridhura te cilat rrisin temperaturen me shume. Banja duhet zgjase 15-20 min. Do shihni qe balli u ftohet duke bere banjo dhe temperature normalizohet ‘natyralisht’ le te themi. Me pas per shurupin do jete me e lehte te mbaje te ulet nje temperature qe eshte ulur sesa te ulte nje temperature te larte.

  • Kompresat. Lengu me I mire per kompresa eshte uji, por mund te perdoren dhe uthulla ose alkooli. Uji I vaket eshte me efektiv ne uljen e temperatures sesa I ftohti. Uji vaket zgjeron enet e gjakut duke lehtesuar tejcimin e nxehtesise se trupit ne mjedis, ndersa uji I ftohte ngushton enet e gjakut duke veshtirsuar percimin e nxehtesise se trupit mjedisit.

  • Masazhe me peshqire te lagur me uje te vaket. Keshtu zgjerohen enet e gjakut te lekures dhe eliminohet nxehtesia shpejt.

  • Carcafet me uje te ftohte. Perdoret ne teperatura ekstreme. Por kujdes sepse temperature mund ulet shume dhe shpejt dhe te beje qe femija te ndihet shume keq e te zbehet e keputet. Ndaj carcafet e ftohte duhen perdorur deri sa te veje temperature 37,7-38,3”C.

SI TA USHQEJME FEMIJEN KUR ESHTE ME TEMPERATURE

  • Shume lengje qe mos dehidratohet.

  • Shume fruta qe te marri vitaminat qe rrisin imunitetin si dhe mineralet qe humbin me djerse.

  • Suprat me mish te kuq, ne rastet me ftohje ose grip preferohet mishi I pules. Si dhe zarzavte.

  • Mos I ushqeni me zor, ngrenja e gjysmes se porcionit qe ha zakonisht eshte super per nje femije te semure.

KESHILLE PER NENAT…

Mos u stresoni. Duke u semurur sidomos vitin e pare te jetes femijeve u ‘piqet’ sistemi imunitar. Femijet qe semuren rradhe vitin e pare te jetes kane shume gjasa te behen alergjik kur te rriten. Shume shpejt kjo gjendje do kaloje dhe femija do kthehet I buzeqeshur dhe aktiv si me pare. Mundohuni te flini gjate dites kur femija juaj fle pasi duhet te jeni ne ‘gadishmeri’ per turnin e nates…

.

Rënia e flokëve tek femrat
Mëso dhe kuroi flokët e tua
www.mjeku24.com
Ultrasonografia
Çfarë është EKO-ja
www.mjeku24.com
Çfarë janë variçet?
Mësoni më shumë për variçet tuaja!
www.mjeku24.com
I respektuar vizitorë! Për shkak të pyetjeve të shumta përgjigja e pyetjes tuaj do të vonojë. Mos e shkruani një pyetje dy here dhe ju lutemi të jeni të durueshëm. Ju faleminderit!
Nëse dëshironi të na ndihmoni në punën tonë. Postoje në Facebook
Kliko këtu për të bërë Pyetjen tuaj
©Mjeku24.Com - Të gjitha të drejtat i zotëron Mjeku24.Com. Ndalohet rreptëisht kopjimi dhe ribotimi. Dizenjimi dhe mirmajtja: SuperAlb.Com