Merr artikujt e fundit me RSS

Merr artikujt e fundit me email

Kërko në faqe
Reklamo Këtu
Reklamo ketu Reklamo ketu Reklamo ketu

Nga më 6 Prill 2011 nën Njohuri,Speciale , 7,320 lexime Comments Off on Ç’është fizioterapia dhe fizioterapisti? Email This Post Email This Post
Postoje në Facebook

Fizioterapia është një profesion i kujdesit shëndetësor, i cili synon rivendosjen e lëvizjeve funksionale  dhe rritjen e cilësisë së jetës për personat me dëmtime fizike, ose atyre me aftësi të kufizuara. Fizioterapia ose terapia fizike përfshin vlerësimin, diagnostikimin dhe  trajtimin e disa çrregullimeve lokomotore dhe aftësive të kufizuara  në lëvizje.

Fizioterapia ka të bëjë me identifikimin e cilësisë së jetës dhe mundësinë e lëvizjes brenda limiteve të mundshme, me parandalimin dhe trajtimin rehabilitues.

Kjo përfshin:

  • Deficitet fizike

  • Problemet psikologjike

  • Problemet emocionale

  • Problemet sociale

  • Mirëqenien.

Fizioterapia fillon me një vlerësim të gjendjes së pacientit. Ky vlerësim, zakonisht, përfshin një anamnezë mjekësore dhe një ekzaminim fizik, dhe kur janë të nevojshme edhe rezultatet laboratorike dhe pamjet imazherike për të arritur në një diagnozë dhe të krijojë një plan trajtimi. Këto elementë janë të rëndësishëm për sukses në trajtimin e duhur të pacientit. Faza e ekzaminimit,  në disa raste, mund të përfshijë testet diagnostike për të vlerësuar  gjendjen e pacientit dhe për të zhvilluar një plan efektiv të trajtimit.

Fizioterapia mund të praktikohet:

Ø në klinikat e fizioterapisë

Ø në qendra ambulantore dhe spitalore

Ø në qendra sportive stërvitore

Ø në palestra rehabilitimi

Ø në shtëpi

Ø në mjedise të tjera profesionale.

 Kush janë fizioterapistët?

Fizioterapistët janë profesionistë të kujdesit shëndetësor parësor, që diagnostikojnë dhe trajtojnë individë të të gjitha moshave, nga të sapolindurit, deri tek mosha e tretë, të cilët kanë probleme shëndetësore të ndryshme, që kufizojnë aftësitë e tyre për të kryer lëvizje normale dhe funksionale. Fizioterapistët duhet të kenë kualifikimin e duhur, sipas një programi universitar të akredituar. Ata janë pjesë e politikave shëndetësore dhe janë të përfshirë në kodin deontologjik mjekësor.

Fizioterapisti duhet të ketë njohuri të thella për trupin e njeriut dhe potencialin e lëvizjes, njohuri për sëmundjet, dëmtimet dhe procesin e shërimit. Këto njohuri ju mundësojnë atyre në përcaktimin e diagnozës dhe hartimin e planit të trajtimit. Fizioterapisti duhet të jetë i kualifikuar profesionalisht dhe i aftë për të kryer:

Ø Vlerësimin dhe ekzaminimin gjithëpërfshirës të pacientit

Ø Përcaktimin e diagnozës dhe planin e trajtimit

Ø Zbatimin e planit të trajtimit

Ø Vlerësimin e rezultateve pas trajtimit

Ø Udhëzime dhe të japë  këshilla  për vetë menaxhim të aktiviteteve të jetës së përditshme

Fizioterapistët duhet të ofrojnë konsulta brenda specialitetit të tyre dhe të japin rekomandime, kur pacienti duhet t´i drejtohet një specialisti tjetër të kujdesit shëndetësor.

Trajtimi fizioterapeutik bazohet mbi kërkimet shkencore dhe etikën mjekësore. Trajtimi udhëhiqet nga vlerësimi, bazuar në nevojat e pacientit, duke përdorur metoda teknike të ndryshme, që shërbejnë në përmirësimin e gjendjes. Përdoren teknika të trajtimit për të nxitur aftësinë dhe cilësinë e lëvizjes, për të ulur dhimbjen, për të rikthyer funksionin dhe për të parandaluar kufizimin e lëvizjeve. Punohet me programe të orientuara për mbarëvajtje shëndetësore dhe jetë aktive. Duhet të ofrohen shërbime për të ruajtur dhe rivendosur aftësi funksionale dhe  lëvizje maksimale.

Trajtimi terapeutik përfshin:

Ø ushtrime të veçanta

Ø terapi manuale

Ø teknika të relaksimit

Ø mobilizime

Ø elektroterapi

Ø këshilla të ndryshme.

Përveç metodave të përdorura në trajtimin fizioterapeutik, fizioterapistët shpesh u japin pacientëve udhëzime dhe këshilla të ndryshme, në varësi të gjendjes së tyre. Fizioterapisti duhet të punojë shumë për të ndihmuar pacientët të qëndrojnë të informuar  në lidhje me gjendjen e tyre dhe trajtimet e nevojshme. Udhëzimi dhe këshillimi i pacientit është kyç për suksesin në fizioterapi.

 

Gastriti
Inflamacioni i stomakut
www.mjeku24.com
Takikardia
Rrahja e shpejtë e zemrës
www.mjeku24.com
Ultrasonografia
Çfarë është EKO-ja
www.mjeku24.com
I respektuar vizitorë! Për shkak të pyetjeve të shumta përgjigja e pyetjes tuaj do të vonojë. Mos e shkruani një pyetje dy here dhe ju lutemi të jeni të durueshëm. Ju faleminderit!
Nëse dëshironi të na ndihmoni në punën tonë. Postoje në Facebook
Kliko këtu për të bërë Pyetjen tuaj
©Mjeku24.Com - Të gjitha të drejtat i zotëron Mjeku24.Com. Ndalohet rreptëisht kopjimi dhe ribotimi. Dizenjimi dhe mirmajtja: SuperAlb.Com