Gastriti (inflamacioni i stomakut)

Çfarë është gastriti ?

Gastriti është inflamacioni i mukozës së stomakut pra i shtresës që mbulon stomakun nga brenda dhe kontakton me ushqimet. Është një sëmundje që shihet shpesh sidomos tek të moshuarit. Më shpesh vihet re në formën kronike.
Në krahasim me ulçerën ka një dëmtim më sipërfaqësor por edhe mund të depërtojë më thellë në shtresat e qelizave të stomakut. Më së shumti formohet prej një infeksioni bakterial dhe kjo bën që me një kurë të mirë antibiotikësh të  kurohet. Megjithëse shihet shpesh në të shumtën e rasteve kalon një kohë të gjatë pa dhënë shenja.

Shkaqet e gastritit ?

Shkaku më kryesor është një infeksion kronik i shkaktuar nga bakteria Helikobakter Pylori. Është një bakterie shumë e përhapur në të gjithë botën.
Së dyti mënyra dhe lloji i ngrënies ndikojnë në formimin e gastritit. Ushqimi i keq dhe alkoli dëmtojnë mukozën e stomakut. Gjithashtu përdorimi i duhanit rrit aciditetin e stomakut duke stimuluar nervin e stomakut. Stresi është një faktor tjetër për gastritin. Pra çdo gjë që bëhet shkak për rritjen e aciditetit të stomakut mund të shkaktoj edhe gastrit.
Ka edhe disa ilaçe që mund të shkaktojnë gastrit mes tyre aspirina apo ilaçet qetësues që përdoren kundër dhimbjeve të ndryshme apo në sëmundjet reumatizmale. Por jo paracetamoli. Gjithashtu edhe gjatë sëmundjeve të ndryshme si insufiçenca e veshkave apo e mëlçisë mund të formohet gastrit.

Shenjat (simptomat ) e gastritit ?

Gastriti ndahet në akut dhe kronik.

Gastriti kronik zakonisht ose nuk jep shneja ose shenjat e tij janë sipërfaqësore. Inflamacioni në stomak ka zgjatur për një kohë të gjatë. Mund të japi të vjella, dhimbje në pjesën e sipërme të barkut, nauze ( përzierje të stomakut ), gogësim, pakësim të oreksit dhe fryrje të  stomakut.
Gastriti akut shkakton djegie në stomak dhe dhimbje. Kur I sëmuri është i pangrënë dhimbjet rriten. Përzierje të stomakut dhe të vjellat edhe këtu shfaqen. Ilaçet për të cilat folëm më lart apo alkoli mund të shkaktojnë plagë në stomak dhe kjo bën që të ketë hemoragji. Gjaku I përzier me aciditetin e stomakut mund të shfaqet me ngjyrë të errët gjatë të vjellës. Gjtihashtu edhe feçesi mund të marri një ngjyrë të errët nëse ka hemoragj.

Si vendoset diagnoza?

Duhet të shkoni tek një gastroenterolog. Edhe vetëm fjalët dhe ankesa e të sëmurit bile mund të mjaftojnë për diagnostikim. Sidomos tek të rinjtë me anë të ilaçeve mundohet të ulet aciditeti I stomakut. Tek ata më të rriturit (> 40 vjeç, por here pas here edhe tek te rinjt) duhet bërë diagnostikimi me anë të endoskopisë (sondës). Nëse nevojitet duhet marrë edhe kampion prej mukozës së pacientit. Sonda është e lehtë për tu kryer dhe pacienti nuk ndjen dhimbje. Me anë të kameras doktori  sheh brendësinë e stomakut.

Kurimi ?

Së pari duhet të themi se gastriti duhet kuruar patjetër. Nëse ndër shkaktarët  e tij nuk është infeksioni bakterial ilaçet për uljene aciditetit apo për mos formimin e tij do të mjaftojnë. Këto ilaçe shoqërohen me diet. Nëse pi cigare apo alkol duhet ti lëjë. Nuk duhet të përdorë aspirinë apo ilaçe qetësuese pa pyetur doktorin. Paracetamoli nuk bën dëm. Nëse shkaktari është bakteria Helikobakter Pylori atëherë kura me antibiotikë është i domosdoshëm.

                                                                                                                        Dr.Nurian Ohri

                                                                                                                     www.mjeku24.com

Post Author: Dr.Nurian Ohri

13 thoughts on “Gastriti (inflamacioni i stomakut)

    mevlyde

    (Nëntor 27, 2008 - 6:43 pasdite)

    ju lutem diqka me teper per gastritin dhe bakteren ureaza ose antrum gastrit erosiva

    Dr.Nurian Ohri

    (Nëntor 28, 2008 - 10:01 paradite)

    E nderuar Znj.Mevlyde!

    Gastiriti eroziv do të thotë kur në brendësi të stomakut tek shtres e brendshme që quhet mukoza ka në pjesën e quajtur antrum disa skuqje dhe plagë të vogla milimetrike.Zakonisht shkaktohet nga ilaçet e përdorura që i bëjnë dëm stomakut, alkoli, apo rrtija e aciditetit të stomakut.Nëse vjen nga përdorimi i ndonjë ilaçi apo alkolit me ndërprerjen e tyre cdo gjë normalizohet.Nëse vjen prej rrtijes së aciditetit duhen përdorur ilaçe kundër aciditetit që jua jep mjeku juaj.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    Labi

    (Dhjetor 22, 2008 - 9:14 paradite)

    I nderuar Dr.Nurian,

    Ka 3-4 dite qe ndjej sikur kam dhembje ne anen e djatht te barkut dhe zakonisht gjate nates mjep temperature trupit dhe ndjersitem,por edhe sikur mshkaton probleme edhe me lukthin ngapak…
    Tani caktova termin per tbere nje kontroll te llojit te tille,por gjithsesi do tkisha kerku edhe keshillen tuaj.

    Gjithsesi Faleminderit per kohen qe na kushton ne kete web faqe….
    Sinqerisht,
    Labinoti

    Dr.Nurian Ohri

    (Dhjetor 30, 2008 - 4:42 pasdite)

    I nderuar Z.Labi!

    Për shkak se problemet e asaj zone mund të vijnë prej mëlçisë, tëmthit, stomakut apo organeve përreth e kemi të vështirë pa një vizitë tju themi diçka.Më e mira është që një mjek tju shikoj nga afër dhe nëse nevojitet të bëhen analizat për ndonjë infeksion.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

    muki

    (Janar 20, 2009 - 1:46 pasdite)

    pershendetje dr.Nurian
    kam problem me gëlltitje te ushqimit.e kam ba një rengen
    dhe me kan then se kam spazmë ezofagiale. por nuk dihet
    shkaku i saj . A ka mundesi me me tregue ma gjansisht se qka
    asht kjo dhe si ta sheroj.

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 27, 2009 - 3:15 pasdite)

    I nderuar z.Muki!

    Me sa kuptuam nga pyetja juaj kemi të bëjmë spazma në ezofagus, një problem që ka të bëj me lëvizjen që bëjnë muskujt për të shtytur ushqimin.Në këtë rast ka një dallgë lëvizjeje në drejtim të kundërt dhe kjo bën që ushqimi të mos kaloj. Shoqërohet me dhimbje në gjoks dhe me moskalimin e ushqimeve. Pas ushqimit dhe stresit këto shenja rriten. Zakonisht mund të shoqërohet edhe me hernie hiatale. Duhet të largoheni prej ushqimev të nxehta. Kurimi zakonisht bëhet me ilaçe p.sh nifedipin apo nitrate. Ka edhe operacion por jo gjithmonë del me sukses.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    Besarta

    (Janar 28, 2009 - 9:11 pasdite)

    Përshendetje!
    I nderuar Dr.Nurian Ohri, si dallon gastiri me sëmundejen coeliacia ?

    Me respekt
    -Besarta

    erol

    (Janar 29, 2009 - 1:07 paradite)

    Z.Doktor, ka dy vite që vuaj nga lukthi.Kam qenë te mjeku dhe jam diagnostifikuar: EROSIO MUCOSAE VENTRICULI. Kam përdorur tableta të shumta, duke filluar nga Ranitidini, pastaj Conrolocu dha tani afër 6 javë kam përdorur Nexium.Tamam i pi barërat bëj mirë. Pas dy ditëve menjherë fillojnë dhembjet dhe assesi të shërohem. Tani kohën e fundit kam dhimbje jo veç në lukth por edhe në gjithë stomakun. Do ju kisha lutur për komentin tuaj z.doktor.
    Me respekt

    erol

    (Janar 29, 2009 - 1:47 paradite)

    Doktor, vuaj nga lutkhi afër dy vite. Në muajin gusht të vitit që lamë pas u diagnostifikova se kisha ndezje në mukozën e lukthit , dhe e gjithë mukoza hiperemike.Mjeku më tha se kardija të rrin hapur. Kam pirë ranitidin tretës 150 mg, pastaj Controloc, tash 6 javë përdora Nexium 20. Vetëm kalojnë dy ditë dhe unë prap kam të njëjtat simptome. Patjetër po më duhet të pi barëra. Mendoj se jeta nuk shkon kështu me ilaçe. Kafen nuk e pi, alkoolin assesi, përveç duhan, por kohën e fundit po mundohem ta zvogëloj.
    Pre komentin tuja z.Doktor

    Arta

    (Shkurt 3, 2009 - 6:45 pasdite)

    pershendetje nga Arta..Shum komplimente per web faqen tuaj deshta te ju pyes per guret ne idhez..Jam 33 vjeqare,nene e dy femijeve,kam bere kater operime dy ne lindje cezarike dhe dy nga infeksioni i zorreve,por tani kam 3 gur nga 1 cm ne idhez.Qfar me rekomandoni te bej,a egziston mundsia per coptimim e gureve perveq operimit..pres pergjigjjen tuaj me respekt..Artaa

    Arjeta

    (Shkurt 4, 2009 - 3:25 pasdite)

    pershendetje z.Doktor,
    Jam 23 vjecare, prej 17 vjec ankoj nga dhimbja e lukthit, gjithmon kam shku neper kontrolla,njeher kisha gastritis, pastaj thati 2cm ne zorren dymbedhjet gishtore, dhe heren e fundit e bera CLO testin dhe me dul bakterja H.pylori 3,4 U\ml,dy muaj kom majt terapi kom perdor barnat te cilat mi jepte mjeku, tashti jam me mir edhe pse nganjeher ndiej prap dhimbje, alkool,kafe,duhon,lengje te gazume nuk perdori kurr.
    Problemi me i madh qe me shqetson eshte pse kam shum ere te keqe ne goje, ju lutem te me shpjegoni eren e keqe qe e kam ne goj nonstop, dhembet i kam ne rregull gjithmon i mbaj paster,nonstop duhet me mbajt ose camcakez ose bonbone negro, sepse nuk mundem as vet me duru ket er, me vjen me vjell prej eres gojes teme, ju lutem nje keshill per ket problem,
    me respekt Arjeta

    Dr.Nurian Ohri

    (Shkurt 4, 2009 - 8:59 pasdite)

    E nderuar Znj.Besarta!
    A mund të na e shkruani edhe një here emrin e sëmundjes së dytë se me shumë mundësi është shkruajtur gabim. A mos është kolelitiazis (që do të thotë gurë në tëmth?)

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    Dr.Nurian Ohri

    (Shkurt 4, 2009 - 8:59 pasdite)

    I nderuar Z.Erol!
    Ilaçet që po përdorni janë nga më të mirat por mirë do të ishte që të konsultoheshit edhe një herë me mjekun që ju ka viztituar pasi nëse ai dyshon për një infeskion që shpesh këtu futet bakteria helikobakter pilori (për të cilën kemi folur në artikull ) mirë do të ishte edhe një përdorim i dy antibiotikëve bashkë me një bllokues të pompës që quhet për dy javë. Dietën vazhdoni ta mbani dhe të pakësoni ushqimet që ju acarojnë.
    Me respekt Dr.Nurian Ohri

Comments are closed.