Merr artikujt e fundit me RSS

Merr artikujt e fundit me email

Komentet e Fundit
Më të lexuarat
Faqe Mike

Nga Dr.Nurian Ohri më 14 Qershor 2008 nën Infeksionet , 1,121 lexime Dërgo me Email Dërgo me Email
Postoje në Facebook


Gripi është një virozë pra një sëmundje shkaktari i të cilit është një virus me emrin influenza. Zakonisht shkakton infeksion të rrugëve të frymëmarrjes. Kontakti i afërt me të sëmurin është rruga më e shpeshtë e transnmetimit. Prandaj dhe si parandalim për gripin këshillohet larja e duarve pasi jo vetë të folurit afër me të sëmurin por dhe dhënia e dorës është një mënyrë e ngjitjes së kësaj sëmundjeje.

Kush rrezikohet më tepër
Ata që jetojnë në vende ku grumbullohen shumë njerëz.P.sh fëmijët e çerdhes, nxënësit e fillores.
Ata që e kanë sistemin imunitar të dobët: Fëmijët, të moshuarit, të sëmurët me zemër dhe tension , diabet ,insufiçencë të veshkave dhe të mëlçisë, azmatikët dhe ata me broshit kronik etj.
Personeli i spitalit.

Shenjat
Këputje, humbj e oreksit, temperaturë, dhimbje koke, lotim të syve, bllokim hundësh, kollë etj. Nuk është e thënë që të gjitha këto shenja të shfaqen njëherësh.

Komplikacionet
Infeksioni i veshit të mesëm (otitis media), infeksion i sinuseve paranzale (sinuzit), bronshit akut etj.

Si kurohet?
Si fillim nëse nuk ka ndonjë komplikacion nuk duhen përdorur antibiotikët pasi ata nuk kanë aspak ndikim tek viruset. Baza e kurës është një rregjim shtrati dhe përdorim të vitaminës C bashkë me lëngje të bollshme. Mund të përdoren dhe ilçet që njihen si antigripal. Në to ka paracatamol , zhbllokues hundësh etj dhe hidhen në ujë të ngrohtë dhe përzihen.
Një vend të veçantë zë dhe vaksina si një mjet parandalues. Ajo bëhet gjatë vjeshtës (tetor-nëntor). Duhet bërë çdo vit.

Dr.Nurian Ohri
www.mjeku24.com

Gastriti
Inflamacioni i stomakut
www.mjeku24.com
Gjalp apo margarinë?
Si të ushqehemi më mirë
www.mjeku24.com
Çfarë janë variçet?
Mësoni më shumë për variçet tuaja!
www.mjeku24.com

6 Koment

  • më 10 Dhjetor 2008 më 9:51 pasdite

    i kam dhene femijes dy suposte gjate gjithe dites interval kohe 6 ore nga njera tjetra.por ne darke ju ngrit prape temp 38.6/nuk di cfare te beje si me sygjeroni ? faleminderit ju pershendes

  • më 11 Dhjetor 2008 më 11:05 pasdite

    E nderuar Znj.Sine!

    Megjithese tek femijet temperaturat me te larta se tek te rriturit jane normale mendimi yne eshte qe ti beni nje vzite tek mjeku dhe mos ti perdorni vete ilaçet.Mund ti beni vete ne shtepi nje dush te vaket por mos i lani koken.Lirojani pak rrobat nese e keni veshur shume.Jepini te pije.Nuk e dime a ka ndonje shqetesim tjeter qe e keni vene re ju?

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

  • më 19 Dhjetor 2008 më 1:35 paradite

    cili esht hapi i par per pengim te gripit

  • më 21 Dhjetor 2008 më 9:19 paradite

    I nderuar znj.Gili!

    Hapi i parë i parandalimit është të mos rrish afrë atyre që janë me grip.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

  • Edmondi
    më 21 Janar 2009 më 7:43 pasdite

    I nderuar,

    Problemi eshte se jam 45 vjeqar, vuaj nga diabeti,para nje viti kam pasur intervinim ne arterie te zemres.Problemi im eshte se gjate 7 diteve vazhdoje te kem problem me urinim-pavetedije(kam nje rrjedhje te herpashershme).Ne fillim kisha gjakderdhje ndersa pasi mora nje anitibiotik tani vazhdoje te kem kete problem me urinim dhe barkqitje.
    Me respekt,shpresoje te marr pergjigje nga ju i nderuar!

  • më 25 Janar 2009 më 5:51 pasdite

    I nderuar Z.Edmondi!

    Më e mira është të vizitoheshit tek një mjek urolog. Diabeti është një sëmundje që prek edhe inervimin pra nervat që shkojnë tek organet e ndryshme ( në rastin tuaj tek fshikëza e urines ) dhe si pasojë i çrregullon muskujt të cilët janë atë që kryejnë funksinin e urinimit.Por mund të jetë edhe prej ndonjë infeksioni kështu që edhe urokulturën bëheni.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

Postoje në Facebook

Na vjen keq por komentet janë të mbylluar për momentin.

©Mjeku24.Com - Të gjitha të drejtat i zotëron Mjeku24.Com. Ndalohet rreptëisht kopjimi dhe ribotimi. Dizenjimi dhe mirmajtja: SuperAlb.Com