Merr artikujt e fundit me RSS

Merr artikujt e fundit me email

Kërko në faqe
Reklamo Këtu
Reklamo ketu Reklamo ketu Reklamo ketu

Nga më 30 Maj 2008 nën Njohuri , 12,275 lexime 5 Komente
Postoje në Facebook

Grupet e gjakut me kuptimin që njohim ne sot janë zbuluar rreth viteve 1940 kur është parë se jo të gjithë organizmat e të sëmurëve pranonin të njëjtin gjak. Shpesh herë ata e refuzonin atë duke u bërë shkak i një sërë reaksionesh që lindin prej këtij fenomeni. Është vënë re se në gjakun e njeriut krijohen antikorpe (antitrupa ) kundër çdo lloj antigjeni ( trup i huaj ) që nuk gjendet tek vetja. Kur ju merrni një gjak tek i cili ka qeliza që transportojnë antigjene të cilat trupi juaj nuk i njeh atëherë antitrupat tuaj do ti sulmojnë ato qeliza. Grupi juaj i gjakut ka të bëjë me atë se cilat antigjene transportojnë rruazat tuaja të kuqe. Ka katër lloj grupe gjaku A, B, AB dhe O. Çdo grup ndahet edhe në dy nën grupe Rh + dhe Rh-. Këto grupe trashëgohen prej prindërve tek fëmija. Në ditët e sotme për të shmangur problemet gjatë dhënies së gjakur kryhet analiza e gjakut mes dhënësit dhe marrësit të tij.

Grupi O mund tu japi të gjitha grupeve të tjera por nuk merr dot prej tyre veçse prej vetes (Në raste shumë urgjente kur personit që i duhet gjak nuk i dihet grupi derisa ai të vlerësohet mund ti jepni gjak O Rh-). Grupi AB mund të marrri prej të gjithëve por nuk i jep dot askujt veç vetes. Grupi A mund të marri nga A dhe O dhe mund ti japi vetëm A dhe AB. Grupi B mund të marri nga B dhe O por mund ti japi vetëm B dhe AB.
Nëse gjaku juaj është Rh(-) kjo do të thotë që transportoni një faktor (antigjen) të quajtur Rhesus. Por ju nuk mund të krijoni vetvetiu antitrupa karshi këtij antigjeni. Nëse jeni femër ky faktor ka një rëndësi të veçantë pasi kur të jeni shtatëzënë me fëmijën tuaj të parë kur të përballeni me gjak Rh+ (të bebit në bark të cilin e ka marrë p.sh prej babait që ishte dhe ai Rh+) edhe ju do të formoni këto antitrupa të cilat tek fëmija i dytë mund të shkaktojnë një reaksion shumë të rrezikshëm. Por ky problem mund të parandalohet. Konsultohuni me gjinekologun tuaj nëse duhet.

Ka dhe nën grupe të tjera gjaku por ato marrin rëndësi në raste të veçanta si p.sh transplantet.

                                                                                                                                     Dr.Nurian Ohri

                                                                                                                                 www.mjeku24.com

Gastriti
Inflamacioni i stomakut
www.mjeku24.com
Dismenore
Menstruacionet e dhimbshme
www.mjeku24.com
Ultrasonografia
Çfarë është EKO-ja
www.mjeku24.com
I respektuar vizitorë! Për shkak të pyetjeve të shumta përgjigja e pyetjes tuaj do të vonojë. Mos e shkruani një pyetje dy here dhe ju lutemi të jeni të durueshëm. Ju faleminderit!
Nëse dëshironi të na ndihmoni në punën tonë. Postoje në Facebook
Kliko këtu për të bërë Pyetjen tuaj
©Mjeku24.Com - Të gjitha të drejtat i zotëron Mjeku24.Com. Ndalohet rreptëisht kopjimi dhe ribotimi. Dizenjimi dhe mirmajtja: SuperAlb.Com