Merr artikujt e fundit me RSS

Merr artikujt e fundit me email

Kërko në faqe
Reklamo Këtu
Reklamo ketu Reklamo ketu Reklamo ketu

Nga më 9 Dhjetor 2013 nën Speciale , 3,746 lexime Comments Off on GURET NE VESHKA, PSE-TE E SHUMTA DHE OPTIMIZMI NE TRAJTIMIN MEDIKAMENTOZ Email This Post Email This Post
Postoje në Facebook

Guret ne veshka , sa te shpeshte jane?  

 5% e femrave dhe 12% e meshkujve te cdo moshe kane pasur te pakten nje krize nga guret ne veshka apo rruget urinare.  

Kur duhet te dyshojme per gure ne veshka ?

Nuk eshte shume veshtire per nje te semure me gure ne veshka qe te dyshoje per pranine e tyre pasi ne shumicen e rasteve ata shoqerohen me kriza. Kriza nga guret eshte nje dhimbje qe kalon kufijte e durimit. Dhimbja zakonisht fillon ne ije e perhapet ne bark, ne drejtim te fundit te tij nga perpara. Dhimbja eshte me e forte se thyerja e kockave apo plaga e armes.  Grate e krahasojne me dhimbjet e lindjes. Zakonisht krizat e veshkave fillojne naten apo gjate levizjeve e sforcove fizike. Gjaku ne urine duhet te te beje te dyshosh ndermjet te tjerave edhe per gure ne veshka apo rruget urinare. 

Cilat jane shkaqet kryesore te kesaj semundjeje ?

Trashegimnia dhe menyra e jeteses luajne nje rol shume te rendesishem ne formimin e gureve ne veshka. Nje individ me prinder qe kane vuajtur nga guret ne veshka ka 3 here me shume mundesi qe te vuaje nga guret ne veshka ne krahasim me nje individ pa trashegimni. Nga ana tjeter 95 % e te semureve me gure ne veshka tregojne se pine me pak se 1 liter uje ne dite. Po ashtu, njerezit mbipeshe- obeze kane me shume tendence te formojne gure ne krahasim me ata me peshe normale. Ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes me rritjen e obezitetit, shpeshtesia e gureve ne veshka ka arritur ne mbi 18% te popullates.  Ne muajt e veres shpeshtesia e shfaqjes te gureve eshte me e shprehur, duke u konsideruar keshtu si “sezoni I gureve”.

Mjekimi i gureve ne veshka

Gjate 15 vjeteve te fundit mjekimi I gureve ne veshka dhe ne rruget urinare ka ndryshuar ne menyre rrenjesore. Medikamentet e reja si dhe perdorimi I aparatit te thyerjes se gureve (Litotripsia) kane bere qe diteve te “perdorimit te thikes” ne mjekimin e gureve ne veshkat t’u vije fundi. Gjithsesi, cilidoqofte perparimi I metodave te heqjes se gureve, zbulimi I shkaqeve te formimit te gureve dhe parandalimi I formimit te tyre perbejne mjekimin me te mire te gureve ne veshka, pra te ardhmen.

Mjekimi me diete dhe barna

Guret nen 7 mm kane shume mundesi te dalin nepermjet pirjes se nje sasie te konsiderueshme te lengjeve (2,5-3 litra ne 24 ore ) si dhe perdorimit te barnave qe zgjerojne kanalet urinare apo ulin aciditetin e urines duke mos I dhene mundesi kristaleve te qendrojne te bashkuara ne trajten e gureve. Ky dimension nuk eshte I rastesishem pasi mendohet se kanali urinar eshte I gjere rreth 6-8 mm.

Cfare lengjesh rekomandohen te pihen dhe cfare nuk rekomandohen ?

Uje I zakonshem, lengje popullore  dhe me preference do te sugjeroja 1 liter e gjysem uje ku te jene tretur 2 limona cdo dite. Mos preferoni ujin me gaz, koka kola, fanta e lengje te tjera industriale.

Mund te hahet cdo gje apo duhen kufizuar ushqimet me kripe? A duhen kufizur ushqimet qe permbajne Kalcium ?

Natyrisht sa me e madhe sasia e kripes ne ushqim aq me e madhe eshte tendenca per te formuar gure. Pra, eshte shume e rendesishme te pakesohet kripa ne ushqim.  Kufizimi I kalciumit, i rekomanduar fatkeqesisht nga shumica e mjekeve,  do te ishte nje gabim fatal sidomos per femijet dhe grate. Mos zhvillimi I mire I kockave te femijes dhe fraktura te tyre ne menopauze tek grate jane pasoja te vena re ne te semuret qe kane kufizuar kalciumin ne diete. Natyrisht kjo nuk do te thote te abuzojme me dieten me kalcium. Ushqimet me predominim te zarzavateve dhe frutave, te fresketa te sezonit dhe jo ato te thata (sidomos arrat, bajamet dhe lajthite), shoqeruar me shume lengje jane te shkelqyera per te semurin me gure ne veshka. I vetmi nga agrumet qe kufizohet eshte qitro e cila permban shume oxalate. Kafeja, deri vone e kufizuar, vitet e fundit ka marre “lirine” prej 2 studimeve te medha mbi dieten ne te semuret me gure ne veshka. Kalorite e alkoolit mund te shkaktojne mbipeshe dhe rrjedhimisht shoqerohet me rritje te shpeshtesise se gureve ne veshka.   

Uralyt,Renalof, Bio-K-Mag, Grodurex dhe Allopurinoli jane medikamentet me te perdorshme ne eleminimin, shkrirjen dhe parandalimin e gureve ne veshka dhe ne rruget urinare. Menyra e perdorimit, koha dhe dozat e tyre perdoren ekskluzivisht nga mjeku. Perdorimi i tyre ka bere nje revolucion ne shkrirjen dhe parandalimin e gureve ne veshka. Eshte kjo arsyeja qe ne vendet perendimore keto medikamente jane nder me te perdorurat.

Parandalimi i formimit te gureve ne veshka

Mjekimi ideal i gureve ne veshka eshte parandalimi i tyre. Ne se nje pacient nxjerr nje gur, brenda vitit ai ka 20% shanse te formoje gurin tjeter. Per 5 vjet rreth 80% e tyre kane riformuar perseri gure. Per kete arsye eshte e rendesishme te gjykohen shkaqet e formimit te gureve dhe permbajtja e gureve.

70-80% e  tyre kane permbajtje oxalate dhe fosfati kalciumi, 10% acidi uric dhe 1-2% cistine. Pjesa tjeter jane karbonatet. Ne se pacienti ka nje gur qe e ka nxjerre me pare analiza e permbajtjes se tij do te ishte ideale. Por natyrisht me i rendesishem nga te gjithe eshte perdorimi me shumice i lengjeve. Dieta me lengje, mbi 2-3 litra ne dite, eshte e konfirmuar nga shume studime ,shume e rendesishme per parandalimin e formimit te gureve. Sa me shume lengje aq me pak gure dhe aq me pak semundje te veshkave.

Ekzaminimet dhe analizat e domosdoshme

  • Matja e kriprave ne gjak dhe urine ; Kalcium, Fosfor, Magnezium, Natrium, Kalium, Acid uric.

  • Vleresimi i funksionit te veshkes , gjendrave paratiroide, kockes

  • Vleresimi i ekuilibrit acido-bazik

  • Vleresimi i permbajtjes se gurit, ne se i semuri ka ndonje gure qe ka nxjerre me pare
  • Echografi, Radiografi dhe /ose pielografi (UIV), jo rralle skaner

 

 

 

 

Rënia e flokëve tek femrat
Mëso dhe kuroi flokët e tua
www.mjeku24.com
Gastriti
Inflamacioni i stomakut
www.mjeku24.com
Ultrasonografia
Çfarë është EKO-ja
www.mjeku24.com
I respektuar vizitorë! Për shkak të pyetjeve të shumta përgjigja e pyetjes tuaj do të vonojë. Mos e shkruani një pyetje dy here dhe ju lutemi të jeni të durueshëm. Ju faleminderit!
Nëse dëshironi të na ndihmoni në punën tonë. Postoje në Facebook
Kliko këtu për të bërë Pyetjen tuaj
©Mjeku24.Com - Të gjitha të drejtat i zotëron Mjeku24.Com. Ndalohet rreptëisht kopjimi dhe ribotimi. Dizenjimi dhe mirmajtja: SuperAlb.Com