Merr artikujt e fundit me RSS

Merr artikujt e fundit me email

Komentet e Fundit
Më të lexuarat
Faqe Mike

Nga Dr.Nurian Ohri më 23 Korrik 2008 nën Këshilla , 1,407 lexime Dërgo me Email Dërgo me Email
Postoje në Facebook

Në mjekësi kjo gjendje quhet epistaksis. Shkaktarët janë të ndryshëm. Tek meshkujt zakonisht shfaqet në adoleshencë kurse tek femrat gjatë menstruacioneve . Edhe tensioni i lartë është një shaktar kryesor.
Hemoragjitë që shfaqen tek të rinjtë dhe që ndalojnë lehtë së rrjedhuri nuk kanë ndonjë gjë për tu preokupuar. Hemoragjitë e shfaqura nga tensioni i lartë rreth të dyzetave janë më të vështira për tu ndaluar.

Gjëja e parë që mund të bëni është ta ulni personin dhe pasi të uli pak kokën ti shtypni për rreth 10 minuta vrimën nga del gjak. Gjatë kësaj kohe le të marrë frymë me gojë dhe të gëlltitet.

Hemoragjitë ndahen në hemoragji të parme të hundës (anterior ) dhe të pasme (posterior ).
Tek të parmet gjaku del nga pjesa e parme e hundës kurse tek të pasmet hemoragjia rrjedh nga pas hundës duke bërë që gajku të gëlltitet.
Diagnostikimi i hemoragjive të pasme është i rëndësishëm. Këto lloj hemoragjish kërkojnë një specialist otojatër që të kujdeset për to. Zakonisht shfaqen tek të moshuarit. Kanë lidhje me tensionin e lartë apo me ndonjë traumë të asaj zone.
Tek fëmijët e vegjël hemoragjitë zakonisht janë të parme. Era e thatë apo korret e plagëve në dimër bëhen shkaktar të hemoragjive. Për tu ruajtur prej tyre mire që të lyhen këto zona me një krem zbutës p.sh me krem vazelin. Ose tre here gjatë ditës ose një here para gjumit.
Nëse hemoragjia e hundës prësëritet shpesh mire është të veni tek një mjek otojatër për tu vizituar.

Nëse keni hemoragji të parme (që rrjedh nga vrimat e hundës)

Kapeni hundën me gishtin e madh dhe dy gishtat e tjerë dhe shtrëngojeni duke e shtytur drejt fytyrës. Prisni kështu fiks 5 minuta. Mundohuni ta mbani kokën më lartë se niveli i zemrës. Bëni kompresa me akull (në një qeskë p.sh) mbi hundë apo mbi faqe afër hundës. Pasi hemoragjia të ketë ndaluar që të mos përsëritet mundohuni të mos fshini hundët nga sekrecionet . Mos ngrini pesha të rënda nga toka apo lëvizje të ngjashme. Kokën mundohuni ta mbani mbi nivelin e zemrës (p.sh mund të qëndroni ulur apo shtrirë me jastëk të ngritur. Nëse hemoragjia ju përsëritet mundohuni ti pastroni hundët nga mbetjet e gjakut dhe të përdorni spray dekongjestan 3-4 herë në të dyja vrimat. Bëni përsëri shtypje ndaj vrimave dhe lajmëroni doktorin tuaj.

Kur të lajmëroni patjetër mjekun ?

Nëse hemoragjia nuk pushon apo përsëritet vazhdimisht.

Nëse për shkak të hemoragjisë e njeni veten të këputur.

Nëse hemoragjia më shumë se përpara rrjedh nga pas hundës dhe gëlltisni gjak.

                                                                                                                      Dr.Nurian Ohri 

                                                                                                                   www.mjeku24.com           

Rënia e flokëve tek femrat
Mëso dhe kuroi flokët e tua
www.mjeku24.com
Dismenore
Menstruacionet e dhimbshme
www.mjeku24.com
Çfarë janë variçet?
Mësoni më shumë për variçet tuaja!
www.mjeku24.com

2 Koment

  • më 5 Tetor 2008 më 1:24 paradite

    pershendetje ekam nje pytja ekam vllaun e madh i cili a 10 vjeqar dhe ka gjak derdhje te shpeshta nga hunda si esht tu lu apo tu nejt a po tu ardh nga shkolla vetem vje dhe ankohet te mami se qa po ndodh me te esht i shendosh po mu me shko mendja qdo her se mos po ka naj problem qe ushqehet vetem me vez te perzhitura dhe majonez e keqap po dhe ajrokremin e adhuron shum. kepe aspak se shti ne goj etj gjera ushqimore po duket i shendosh mir po pse ka gjak derdhje nga hunda qa te bejm ka te orientohemi ju faliminderit shum………

  • më 7 Tetor 2008 më 12:37 paradite

    E nderuar Znj.Beta!

    Meqë keni bërë disa pyetje njëherësh edhe ne menduam t’jua kthejmë përgjigjen në një të vetme për lehtësi leximi.Shikoni tek rubrika pyet mmjekun.

    Me respket Dr.Nurian Ohri

Postoje në Facebook

Na vjen keq por komentet janë të mbylluar për momentin.

©Mjeku24.Com - Të gjitha të drejtat i zotëron Mjeku24.Com. Ndalohet rreptëisht kopjimi dhe ribotimi. Dizenjimi dhe mirmajtja: SuperAlb.Com