Hemoroidet

Hemoroidet janë prej sëmundjeve të anusit dhe rektumit. Këto janë portat e jashtme të sistemit boshatisës së trupit. Hemoroidet janë zgjerimi i venave hemoroidale në anus dhe të varurit e tyre duke marrë ngjyrë blu në të kuqe. Ndonjëherë mund të formohen tromboza brenda tyre duke shkaktuar dhimbje të forta dhe edem (enjtje). Por shenjat më të shpeshta janë hemoragjia me gjak në të kuqe të fortë dhe kruajtje. Zakonisht nuk janë të dhimbshëm.

Shkaqet e formimit
Shkaku kryesor është konstipacioni (kapslliku). Më pas mund të rradhisim kolitin, proktiti, infeksionet e zorrëve, alkoli, higjena, zmadhimi i prostatit, qëndrimi i tejzgjatur në shtrat apo në këmbë, hipertensioni portal, mioma uteri, shtatzania, kistet e overit, kolla kronike, mbipesha apo problemet e lindura të mureve të venave.

Llojet e hemoroideve

Së pari ndahen në të brendshëm dhe të jashtëm.Ato që janë nën vijën që ndan qelizart e anusit nga të zorrëve të trasha janë të jashtme dhe ato hemoroide që janë sipër kësaj vize quhen të brendshme.Shumica janë të brendshëm dhe kanë 4 gradë. Ka akut dhe kronik apo i thjeshtë dhe i komplikuar.

Grada e parë: Kur hemoroidi qëndron brenda dhe nuk shihet veçse me anoskop. Si shenjë ka vetëm hemoragji (pikon gjak). Zakonisht janë pa dhimbje, janë më të vogla se 1 cm dhe nuk preken me dorë.
Kurimi: Mund të lidhen ose mund të përdoret injeksioni i një lënde sklerozane apo me lazer mund të koagulohen. Ska nevojë për operacion. Zakonisht një diet e mirë, shplodhja e mjaftueshme dhe disa ilaçe si pomadat me kortizon ,kremrat e ndryshëm analgjezik(qetësues) apo banjo me ujë të vakët bëjnë dobi. Nëse ka infeksion mund të duhet antibiotik.
Grada e dytë: Gjatë shtrëngimit në banjë dalin dhe preken me dorë ndërsa kur ngrihet në këmbë futen vet brenda. Janë reth 1-3 cm dhe pa dhimbje. Kanë hemoragji sikur pikon. Shkaktojnë ameni dhe ndonjëherë mund të mos futen brenda. Edhe këtu kurimi është jo me operacion por si në shkallën e parë.
Grada e tretë: Dalin shpesh jashtë anusit dhe shoqërohen shpesh me tromboza kështu që janë të dhimbshme dhe të enjtura. Duhen të shtyhem me gisht që të futen dhe dalin përsëri. Megjithëse mund të bëhen operacion përsëri fillohet me metodat konservative. Më të përdorshme janë lidhja dhe koagulimi infrared (lazer).
Grada e katërt: Kur kapslliku bëhet kronik dhe hemoridet zgjaten jashtë anusit si në tualet ashtu edhe kur qëndrohet gjatë ulur. Janë vena të fryra, pa dhimbje dhe të qullura. Kanë hemoragji dhe probleme me ineksionet dhe pastërtinë e kësaj zone. Kur ulet dhe shtyp mbi to ndjen dhimbje.

Kurimi: Megjithëse disa përmirësohen me diet që pengon kapsllikun, me një disiplinë tualeti dhe me një higjenë të mjaftueshme përsëri tek disa raste mund të lind nevoja e kurave që zbatohen tek gradat e tjera. Por në shumicën e rasteve duhet bërë operacion. Nëse nuk e përballojnë dot këtë për arsye të ndryshme atëherë gjithë jetën duhet të mbajnë diet me lëngje të bollshme dhe supra, me perime dhe fruta dhe të qëndrojnë larg çajit (kinez), kafes, kokakolës dhe ushqimeve pikante. Edhe sporti i rregullt ka shumë dobi.Largojuni ambienteve shumë të nxehta si sauna.Gjithashut duhet të pihet ujë i bollshëm gjatë ditës (1.5-2 litra).

Cilat janë komplikacionet (ndëlikimet)?

Si pasojë e hemoragjisë anemi, tension i ulët, këputje dhe zbehje.Si pasojë e plagëve dhe infektimit temperaturë.Strangulacioni: Fryrja dhe dalja jashtë anusit duke u kyçur aty dhe duke shkaktuar dhimbje si pasojë e trombozave brenda këtyre venave. Nuk futen brenda duke bërë të pamundur proçesin e jashqitjes. Pengon aktivitetin ditor.Duhet kuruar me urgjencë.

                                                                                                                                   Dr.Nurian Ohri

                                                                                                                                www.mjeku24.com

    

Post Author: Dr.Nurian Ohri

84 thoughts on “Hemoroidet

    Zymrije Zeqiri

    (Qershor 25, 2008 - 7:29 pasdite)

    Jame nje zoje e moshes 51 vjeqar,prej gushtit te kaluar vuaj prej trombozes ne anus,dhe te enjtura,kam qene te tre mjeket me te mire ne Prishtine,kame perdor antibiotik,ingjensione,dhe se fundi maste(hepatrombin).une kame djegeje te madhe,pas kryrjes se nevojes,si me ngene speca djegs.rri teper ulur,se ashtu e kame punen.ha gjera te lengeta me teper,si me ka preferuar mjeku,por sherim te plot nuk kame.mbes me shprese se do te me dilni ne ndihme,se jame keq.kur perpa s’kam pas problem,as trashegimi se kemi.pershendetje nga zemra.

    shum te mr

    (Korrik 3, 2008 - 6:46 pasdite)

    ju lurem e jepni ndone keshille per tu rujeter prej hemoroideve e ikam te hkalles se tret,ikamme dhimje edhe para nje vitikam pas gjakderdje,kam perdorur masta por pa efekt edhe ne ushqim po runa poperseri pom munon?

    Dr.Nurian Ohri

    (Korrik 4, 2008 - 10:27 paradite)

    E nderuar znj.Fatime !

    Për rastin tuaj është mirë që të vizitoheni tek një kirurg por nga ana jonë mund të ndiqni këshillat tek artikulli për hemoroidet gjithashtu mund të përdorni uljen në vaskë ose legen me ujë të vakët tre herë në ditë. Gjithashtu ka dhe disa ilaçe si p.sh Daflon (venotonik) apo Anestol (krem qetësues dhimbjesh) por nuk janë këto metoda zgjidhja përfundimtare. Ka dhe disa metoda të tjera jo operative p.sh skleroterapia apo përdorimi i kurës infrared apo kura e quajtur koagulimi bipolar por sidoqoftë të gjitha këto metoda aplikohen aty ku ju jeni dhe nga mjekët që keni aty gjithashtu edhe ilaçet ua thonë ata se si e sa do ti përdorni pasi ne nuk ju kemi vizituar. Fakti që keni dhimbje (zakonisht hemoroidet vetë nuk japin dhimbje veçse nëse formohet në to trombozë apo janë bashkë me ndonjë fissur (çarje e vogël e cipës së brendshme të anusit) dhe hemoroide të shkallës së tretë mund tju bëjë të nevojshëm edhe një operacion nëse dhe mjeku juaj atje e shikon të arsyeshme

    Me respekt Dr.Nurian Ohri.

    gentiana

    (Korrik 10, 2008 - 2:13 pasdite)

    KAM NJE PYETJE KAM MAJASILIN NE BRENDESI KAM DHUMBJE TE MEDHA DHE NUK MUND TE RI ULUR DHE KAM KAPSLLEK SHUM JU LUTEM DUA NJE PERGJEGJE TA DI SE QKA PO NDODH ME MUA TUNG

    Dr.Nurian Ohri

    (Korrik 10, 2008 - 11:27 pasdite)

    E nderuar Znj.Gentiana !

    Në lidhje me pyetjen tuaj mund të themi se hemoroidet në përgjithësi nuk japin dhimbje por meqë ju keni atëherë duhet të kontrolloheni tek një kirurg i përgjithshëm i cili do të shikojë nga afër gjendjen tuaj. Ka disa raste kur hemoroidet janë të dhimbshme si ps.h kur në to formohet tromboz apo krijohet fissur (çarje) në brendësi të anusit. Por për këto dhe për tju pyetur më tepër rreth shqetëisimeve tuaja duhet të kontaktoni me një kirurg. Për kurimin e hemoroideve besoj se e keni lexuar artikullin tonë. Me shumë mundësi kapsllëku është bërë shkak për këto hemoroide por se cili është shkaku i kapsllëkut mund të themi se ka disa shkaqe:
    Si fillim duhet të rregulloni dietën tuaj. Duhet të shtoni ushqimet me lif( drithëra, frutat, perimet e sidomos krundet) dhe pirjen e ujit. Nëse nëse kur dilni jashtë shihni gjak apo nëse shikon ndryshim (një herë kaps një herë diare), nëse me ilaçet e përdorura nuk kalon (këto ilaçe quhen laksatif), nëse dalja jashtë është shumë e dhimbshme kontaktoni me mjekun tuaj për një vizitë. Mundohuni të krijoni një disiplinë tualeti (çdo ditë në të njëjtën kohë). Nëse keni mundësi edhe ecja ju bën shumë mirë.Lini orizin çokollatën, bananen.Hani mollë para buke dhe fiq.Edhe ilaçet si kontraceptivët oral (parandalues shtatzanie), disa antiacid (ilaçe stomaku ), ilaçe kundër depresionit, disa qetësues apo ilaçe që përmbajnë hekur mund të shaktojnë kapsllëk.
    Mendojmë se me rregullimin e kapsllëkut edhe hemoroidet do të rregullohen nëse gjatë vizitës mjeku nuk vë re diçka tjetër.

    Ju urojmë shëndet të plotë.
    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    arben

    (Gjusht 3, 2008 - 6:56 pasdite)

    Jam arbeni nga peja dhe po kame probleme me hemoroide, ma heret veq nje her kam pas problem vitin e kaluar po pas nje jave me kan kaluar,tani para nje jave mu shfaqen prap po veq 3 dite pata dhimbje e me kaluan po prap mbas 4 dite mu shfaqen, nuk kome perdor kurfar masti as nuk jome konsulltu me mjekun, deshta me te pyte se qfar ilaçi me perdor si the qfar ushqimi me perdor.
    paraprakishte falemnderit

    Dr.Nurian Ohri

    (Gjusht 4, 2008 - 10:04 paradite)

    I nderuar Z.Arben!

    Është mirë që të vizitoheni tek një mjek kirurg i cili do të shikojë gjendjen e hemoroidev tuaja nga afër. Nga ana jonë mund të ndiqni këshillat tek artikulli për hemoroidet gjithashtu mund të përdorni uljen në vaskë ose legen me ujë të vakët tre herë në ditë. Gjithashtu ka dhe disa ilaçe si p.sh Daflon (venotonik) apo Anestol (krem qetësues dhimbjesh)por mirë do të ishte që këto ti përdornit pasi të ishit vizituar dhe mjeku të ketë parë gjendjen tuaj nga afër pasi edhe mund të mos keni nevojë për to. Si fillim duhet të rregulloni dietën tuaj. Duhet të shtoni ushqimet me lif ( drithëra, frutat, perimet e sidomos krundet) dhe pirjen e ujit. Mos ngrini pesha të rënda dhe mundohuni mos të ngeleni kaps. Mundohuni të krijoni një disiplinë tualeti (çdo ditë në të njëjtën kohë). Nëse keni mundësi edhe ecja ju bën shumë mirë. Lini orizin çokollatën, bananen.Hani mollë dhe fiq para buke.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    arifi

    (Shtator 20, 2008 - 2:01 pasdite)

    mirdata doktor i nderuar jam nje djal 25 vjecar nga kumanova, dhe para 2 viteve me filluan dhimbje te hemoroideve,pasi me filluan dhimbjet ,u drejtova te mjeku dhe bera nje rectoscopy, dhe me dolen rezultatet se nuk kisha dic te keqe por vetem Hemoroide te shkalles s e I dhe te II,dhe pas nje muaji shkova ne prishtin dhe i operova me laser dhe diagnoza apo puna operative ishte :ME ANESTEZION REGJIONAL BEHET BANDAGE E NODULEVE HEMOROIDALE.
    operimin e kam bere ne qendren proktologjike kirurgjikale JETA ne Qagllavic te Dd.Fazli Zyferi Dr.Sci ,por un gati po i bej 10 muaj pas operacionit dhe dhimbjet i kam te njejta,nuk di se cka eshte problemi,kam dhimbje me japin plogshti lodhje,dhe kur ha djeges,gjat kryerjes se nevojes ndi djegje.
    kisha dasht nje kshill nga ju zotri doktor se koxha moti jam ka vuaj nga kto dhimbje dhe kisha dashtur nje udherrefyes me te mir per permisimin e kesaj gjendje.
    dhe do te doja ta di se a jan dhimbje qe duhen te jen zakonisht pas operacionit,apo ndoshta ka dicka te tjeter,apo ndoshta jan paraqitur prap hemoroidet,,,,ju lutem me shkruani dhe me ndihmoni,,
    me respekt

    Dr.Nurian Ohri

    (Shtator 21, 2008 - 6:23 pasdite)

    I nderuar z.Arif!

    Hemoroidet mund të përsëriten përsëri edhe pasi të jeni bërë operacion. Ose edhe pas operacionit mund të ndodh që për një kohë të keni dhimbje.Për të bërë dallimin se a është diçka e re apo jo duhet bërë vizitë. Pasi pa ju parë dhe vizituar vështirë është të thuhet diçka fiks rreth asaj që mund të jetë. Nuk e di a keni shqetësim tjetër veç dhimbjes p.sh hemoragji(qoftë dhe pak) apo kruajtje? A keni vështirësi në dalje jashtë? Apo kjo dhimbje vjen vetëm kur dilni jashtë apo e keni edhe gjatë ditës? Dhimbja a është e madhe apo si ndjenj e bezdisshme? Këto janë të rëndësishme për tu ditur nga doktori dhe bashkë me vizitën ndihmojnë në diagnozë. Ju këshilloj të keni kujdes në ushqime dhe të mos ngeleni kaps apo të mos ngrini pesha të rënda. Për këshilla të tjera që duhet të ndjekni mund të lexoni artikullin tonë rreth hemoroideve ose përgjigjet e pyetjeve të dhëna më parë.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    arifi

    (Shtator 21, 2008 - 7:00 pasdite)

    + flm shum z.doctor per pergjigjen e dhene,
    po pas ksaj keshille un do te shtoj edhe dicka tjeter rreth komentit tuaj dhe do te mundohem ta plotesoj dhe te qartersoj dicka me teper.
    po doktor un ne cdo dy jav shkoj ne prishtin ne vizit te mjeku, dhe bej vizit..ne cdo vizit mjeku me kontrollon me anoscop dhe me ben zgjerimin e rektumit,,dhe gjat saj ndi dhimbje,dhe se mjeku thote se nuk ke dic te keqe por do te kaloj me kohe dhimbja,,por per mua u bene shum 10 muaj dhe dhimbjet po jane te njejta.
    jo un nuk kam dhimbje kur dal jasht per kundrazi kur dal jasht ndihem me mir dhe me fresket,dhe se gjat daljes nuk zihem kaps dhe nuk kam gjakderdhje, pasi kryej nevojen ndihem mir 20 min ,mirpo me pas fillojn dhimbjet,,jane aso dhimbje qe ju i permendet jan te BEZDISSHME,, dhe ne mommentin kur kam nevoj te kry nevoj dhimbjet i kam me te me dha,mir po pasi te kry nevoj ndihem mir 15-20 min. ,,,kruarje nuk kam….
    kur dal jasaht kryej nevoje jo edhe me nje sasi shum te madhe por thjesht dal ne sasi normale,nese normale eshte 100% un dal diku 70%.
    ju thoni se nuk ben te ngreni pesha te renda,perkundrazi mua mjeku pas operacionit me ka thene se tash e tutje mund te hash gjicka ,dhe mund te ngresh pesha te renda,,dhe un veprova ashtu,,ka nje koh qe un ngrej tega (bodybuilding),,dhe athua vall mos i kam dhimbjet nga bartja e peshave te renda apo jo?
    faleminderit doktor i nderuar mendoj se ishin disa fakte qe juve do te mund tiu ndihmojnew gjat komentit tuaj.
    me rrespekt Arifi

    Dr.Nurian Ohri

    (Shtator 22, 2008 - 10:11 paradite)

    I nderuar Z.Arif!

    Nëse në vizitë nuk është vënë re gjë atëherë e vetmja gjë që mund tju këshilloj është të rrini larg gjërave që e provokojnë irritimin e anusit apo që provokojnë hemoroidet. Mirë është të hani ushqime të pasura me life dhe krunde (lexoni përgjigjet e pyetjeve të kaluara). Ngritja e peshave, ngelja kaps, qëndrimi i gjatë në tualet nuk ju bën mirë. Mjeku që ju ka vizituar ndoshta ka thënë se nuk ka problem të ngrini pesha për t’ju treguar që shenjat e vjetra kanë kaluar dhe operacioni ka dalë mirë por unë mendoj që nëse keni patur hemoroide gjërat që përmenda nuk duhet ti bëni ose shmangiuni. Mundohuni të pini sa më shumë ujë dhe të hani gjëra të lëngshme. Mund të bëni banjo uji duke u ulur mbi një legen me ujë të vakët për 2-3 minuta 3-4 herë në ditë. Pastrohuni me ujë dhe thahuni mirë. Kujdes nga fërkimi i letrave fshirëse nëse përdorni. Mund të përdorni qetësues p.sh anestol krem.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    Dashnimi

    (Tetor 9, 2008 - 9:07 pasdite)

    Pershendetje doktor, jam nje 30 vjeacar nga maqedonia dhe posa me kane filluar te me shfaqen hemoroidet, per te cilat jam shqetesuar shume. Gjakderdhje nuk kam fare, por dhembje gati te pandalshme qe nje jave. Rreth anusit (jashte) me jane paraqitur si dy kokerrza te enjtura, te cilat here zvogelohen e here zmadhohen. Isha te mjeku ame por ai vetem se me dha do lloj fysheke FACTUM, te cilat po i perdori por nuk po ndjej ndonje permiresim te madh. Deshta te te pyese se a behet fjale me te vertet per hemoroide apo per dicka tjeter, qe te bej edhe ndonje kontroll shtese? Dhe nese behet fjale per hemorroide si mund ti menjanoj pergjithmone?
    Faleminderit

    Dr.Nurian Ohri

    (Tetor 11, 2008 - 2:32 pasdite)

    I nderuar Z.Dashnimi!

    Së pari duam t’ju themi se është e vështirë pa ju parë dhe vizituar t’ju themi se çfarë është. Por me shumë mundësi duhet të jenë hemoroide.Besoj se mjeku që ju vizitoi ju vendosi një diagnozë. Pastaj përsa i përket kurimit ai ndryshon sipas gradës sikur e kemi përmendur edhe në artikull. Është mirë që të vizitoheni tek një mjek kirurg i cili do të shikojë gjendjen e hemoroidev tuaja nga afër. Nga ana jonë mund të ndiqni këshillat tek artikulli për hemoroidet gjithashtu mund të përdorni uljen në vaskë ose legen me ujë të vakët tre herë në ditë. Gjithashtu ka dhe disa ilaçe si p.sh Daflon (venotonik) apo Anestol (krem qetësues dhimbjesh)por mirë do të ishte që këto ti përdornit pasi të ishit vizituar dhe mjeku të ketë parë gjendjen tuaj nga afër pasi edhe mund të mos keni nevojë për to. Si fillim duhet të rregulloni dietën tuaj. Duhet të shtoni ushqimet me lif ( drithëra, frutat, perimet e sidomos krundet) dhe pirjen e ujit. Mos ngrini pesha të rënda dhe mundohuni mos të ngeleni kaps. Mundohuni të krijoni një disiplinë tualeti (çdo ditë në të njëjtën kohë). Nëse keni mundësi edhe ecja ju bën shumë mirë. Lini orizin çokollatën, bananen.Hani mollë dhe fiq para buke.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    Dashnimi

    (Tetor 11, 2008 - 6:34 pasdite)

    Doktor faleminderit per pergjigjen. Nese ka mundesi ma jepni edhe nje shpjegim te vogel – qendrimi ne vaske nga sa kohe duhet te behet (nga sa minuta nje qendrim) dhe uji a eshte me mire te jete me i ngrohte apo jo.
    Pershendetje

    Dr.Nurian Ohri

    (Tetor 11, 2008 - 9:13 pasdite)

    I nderuar Z.Dashnimi!

    Uji duhet të jetë i vakët jo shumë i nxehtë dhe kjo zgjat 15 minuta. 3-6 herë në ditë. Mundohuni të thaheni mirë.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    zana

    (Tetor 22, 2008 - 8:24 pasdite)

    Permes kesaj faqe kisha deshiruar ta falenderoj Dr. Fazli Zyferin Dr.SCI-Kirurg-proktolog, per sherimin tim te plote te hemoroideve gr.III-IV, pas shume vuajtjeve dhe malltretimve qe kam pase brenda dhe jasht vendit.
    Mos kerkoni kirurg tjeter kur kemi kirurgun me te mire ne Kosove. Pacientet te cilet i takova ne kliniken e tij luteshin qe ky doktor te jetoj perjete. Ai gjindet ne Qagllavice te rrethi i ri. 044 145 912 ORDINANCA , JETA”e di se keni me mu falenderu.

    I nderuari DR.Nurian >E qmojme shume punen tuaj te palodhshme per pergjigjet e juaja per qdo lloj semundje.
    Jeni i palodhshem dhe gjerat i njihni shume mire dhe profesonalisht
    Me rrespekt ZANA

    ISA DIKA

    (Tetor 24, 2008 - 10:41 pasdite)

    PERSHENDETJE DOKTOR I NDERUAR.QE U BE DISA VJET QE KOHE PAS KOHE KAM DHEMBJE BARKU .JAM VIZITUAR NE MJAK DHE KAM BERE EDHE KOLONOSKOPI.DIAGNOZA IME MBAS ANALIZAVE ESHTE KOLONIRRITABILE DHE HEMOROIDE TE GRUPES SE DYTE.GJAT DALES NE NEVOJE SI FILLIM DAL ME DISA SEKRECIONE TE BARDHA PASTAJ KAM DHEMJE TE MEDHA NE ANUS.KAM PERDORUR SIPAS REKOMANDIMEVE TE MJEKUT DRAZHEJA LIBRAX TE CILAT FARE PAK ME NDIHMOJNE.JU LUTEM NDONJE KESHILLE NGA JU.JU FALEMINDERIT.

    Dr.Nurian Ohri

    (Tetor 26, 2008 - 3:03 pasdite)

    I nderuar Z.Isa!

    Së pari duam tju themi se sindromi i kolon irritabile nuk është i rrezikshëm dhe nuk kthehe në sëmundje të keqe.Por është një sëmundje e bezdisshme dhe ilaçet që përdoren më shumë në këto raste janë veçse qetësues sepse tek kjo sëmunsje nuk është vënë re ndonjë problem konkret me zorrët.Jemi të mendimit se nëse ky shqetësim ka krijuar tek ju probleme me jashtëqitjen si p.sh kapsllëk është bërë shkaktar i formimit edhe të hemoroideve.Në të dyja këto sëmundje baza është dieta.Dieta është e njëjtë me atë të hemoroideve.Mund të lexoni artikullin ose pyetjet dhe përgjigjet për të parë se çfarë mund tju bëjë më mirë.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    advije shahini

    (Tetor 29, 2008 - 9:28 pasdite)

    PERSHENDETJE! DOKTOR UN DESHA TE BEJ NJE PYETJE NESE MUNESH ME U PERGJEGJ? NENA IME VUAN NGA HEMOROIDET,ESHTE OPERUAR PARA 2 VITEVE NJE KOH KA QEN MIR NUK KA PAS KURFAR PROBLEMI MIRPO QE 3 MUJ KA JASHTEQITJE GJDO HER PAS USHQIMIT NJEKOHESISHT TE PERCJELLURA ME DHEMBJE NE BARK,THOT SE NDJEN DHIMBJE NE ZORR MIRPO KAPSLLEK NUK KA. ME RRESPEKT:ADVIJE SHAHINI

    Dr.Nurian Ohri

    (Tetor 31, 2008 - 8:33 pasdite)

    E nderuar Znj.Avdije!

    Mendojmë se do të ishte mirë një vizitë tek mjeku kirurg pasi këto shqetësime mund të kenë lidhje edhe me ndonjë shqetësim tjetër të zorrëve por këtë më mirë e përcakton mjeku gjatë vizitës.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    Muhameti

    (Nëntor 3, 2008 - 7:26 pasdite)

    Se pari ju pershendes dhe jeni tu e ba nje pun shum shum te mir sepse me ket semundje thuja se gjdo i dyti eshte i prekun po dikush nga marrja nuk e bisedon jam Muhameti 30 vjeq nga Mitrovica dhe kam probleme me hemoroide qe 6 vite jam vizitu te nje mjek ne Prizren dhe me ka dhen inekcione direk ne zorr trash gjdo te dyten javë, Me ka kalu per nje vit thuja skam pas problem edhe dhimbjet me kan kalu qe kater vite por qe nje jav dit kam gjak edhe ata gogja kshtu qe jam ba merak sa eshte kjo semundje rrezikshme per jeten se shum kam ndegju se kan njerzit me 20 vite po jan te shkallve te ndryshme kisha dasht nje pergjigje sa eshte e damshme per Jetën..

    Dr.Nurian Ohri

    (Nëntor 4, 2008 - 1:03 pasdite)

    I nderuar Z.Muhammed!

    Së pari duam tju themi se hemoroidet nuk janë problem për jetën dhe nuk kthehen në kancer.Por janë të bezdisshëm dhe e bëjnë personin të vuaj.Mirë është që të vizitoheni përsëri tek një mjek kirurg për të parë shkakun e hemoragjisë.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    Gresa.

    (Nëntor 5, 2008 - 11:33 pasdite)

    jam,nje zonje dhe vuja shum prej hemoride,qysh mund te me sherohen qe 4 vite si kam lind femji mu kan paraqite une dhe kam probleme me kapsllak,tani hemoroide po dalin jashte dhe nuk futen mrenda a eshte ma mir mi lan jasht apo mreda mi fut,ju lutem i nderari Dr,Nuran Ohri

    Dr.Nurian Ohri

    (Nëntor 6, 2008 - 12:09 pasdite)

    E nderuar Znj.Gresa!

    Me sa duket hemoroidet tuaja janë të gradës së tretë ose të katërt.Në këto raste me metoda parandaluese zakonisht hemoridet nuk shërohen kështu që duhet patjetër të kontaktoni me një mjek kirurg që të përcaktohet lloji i mjekimit.Mjeku që ju viziton mund të vendos sipas gjendjes suaj edhe operacionin si zgjidhje.Është mirë që të vizitoheni tek një mjek kirurg i cili do të shikojë gjendjen e hemoroidev tuaja nga afër. Nga ana jonë mund të ndiqni këshillat tek artikulli për hemoroidet gjithashtu mund të përdorni uljen në vaskë ose legen me ujë të vakët tre herë në ditë nga 10=15 minuta. Si fillim duhet të rregulloni dietën tuaj. Duhet të shtoni ushqimet me lif ( drithëra, frutat, perimet e sidomos krundet) dhe pirjen e ujit. Mos ngrini pesha të rënda dhe mundohuni mos të ngeleni kaps. Mundohuni të krijoni një disiplinë tualeti (çdo ditë në të njëjtën kohë). Nëse keni mundësi edhe ecja ju bën shumë mirë. Lini orizin çokollatën, bananen.Hani mollë dhe fiq para buke.Nëse ka ndonjë shkak që ju bën të ngeleni kaps edhe pas rregullimit të dietës duhet parë edhe ky rast bashkë me hemoroidet.Hemoroidet nuk duhet të rrinë përjashta.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    mida

    (Nëntor 14, 2008 - 8:16 pasdite)

    tung un jam hamidja jam e interesuar per hemoroidet se qka duhet me ba kam dhimt te mdhaja gjat jasht qitjes dhe kur dal jasht dal forc taj vjen deri te gjak gjak derdja a ka naj ilaq apo mehlem icili te ndihmon

    leona

    (Nëntor 15, 2008 - 10:41 pasdite)

    i nderuar pershebdetje nga pz jm 34 vjeq vuaj nga keto simptoma si te hemoraideve po un skam kapsllek por barkqitje te madhe uj pi shum melemsat i kam larguar por km ne anus dhimbje ejtje kokrra te medha her dlin her zhduken po shtu kam dhimbje ne bark shum desha te di esht ifeksion zorresh po hemoraide kur shumic me thon se nuk esht se nuk shoqerohet me diare…. edhe pse skam kapsllek edhe me barkqitje kam dhimbje edhe dicka para 3 viteve isha e shtruar ne spital infektiv edhe gjith ato ekzminime barqitja smu ndal edhe ne ate gjendje me leshuan nga spitali cfar te bej me ndimoni km perdorur gjdo gje qe mundet te prndlon barkqitjen por e kot me ndimoni leona

    Dr.Nurian Ohri

    (Nëntor 15, 2008 - 11:58 pasdite)

    E nderuar Znj.Hamide!

    Së pari duhet një vizitë tek mjeku kirurg për të parë në çfarë grade janë hemoroidet tuaja dhe së dyti duhet të ndjekni një dietë e cila mos tju bëj kaps. Nga ana jonë mund të ndiqni këshillat tek artikulli për hemoroidet gjithashtu mund të përdorni uljen në vaskë ose legen me ujë të vakët tre herë në ditë nga 10=15 minuta. Si fillim duhet të rregulloni dietën tuaj. Duhet të shtoni ushqimet me lif ( drithëra, frutat, perimet e sidomos krundet) dhe pirjen e ujit. Mos ngrini pesha të rënda dhe mundohuni mos të ngeleni kaps. Mundohuni të krijoni një disiplinë tualeti (çdo ditë në të njëjtën kohë). Nëse keni mundësi edhe ecja ju bën shumë mirë. Lini orizin çokollatën, bananen.Hani mollë dhe fiq para buke.Nëse ka ndonjë shkak që ju bën të ngeleni kaps edhe pas rregullimit të dietës duhet parë edhe ky rast bashkë me hemoroidet.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    mida

    (Nëntor 16, 2008 - 8:04 pasdite)

    te faleminderit doktorr nurian ohri e kam vetem edhe nje pytje me kan then se me vjam thiju me per dor ne zorr te trash a o e domshme diqka kjo un nuk kam pasur probleme me homoroide kurr por para dy mujve kam lidur e me than qdo grua mas lindje ka proble a o e vertet kjo qu thojn edhe njer her faliminderit per kshill hamidja

    leona

    (Nëntor 17, 2008 - 8:45 pasdite)

    i nderuar pershebdetje nga pz jm 34 vjeq vuaj nga keto simptoma si te hemoraideve po un skam kapsllek por barkqitje te madhe uj pi shum melemsat i kam larguar por km ne anus dhimbje ejtje kokrra te medha her dlin her zhduken po shtu kam dhimbje ne bark shum desha te di esht ifeksion zorresh po hemoraide kur shumic me thon se nuk esht se nuk shoqerohet me diare…. edhe pse skam kapsllek edhe me barkqitje kam dhimbje edhe dicka para 3 viteve isha e shtruar ne spital infektiv edhe gjith ato ekzminime barqitja smu ndal edhe ne ate gjendje me leshuan nga spitali cfar te bej me ndimoni km perdorur gjdo gje qe mundet te prndlon barkqitjen por e kot me ndimoni leona

    Dr.Nurian Ohri

    (Nëntor 18, 2008 - 7:35 paradite)

    E nderuar Znj.Hamide!

    Nuk është e thënë që çdo grua që lind të ketë të tilla probleme me hemoroide.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    Vjollca

    (Nëntor 19, 2008 - 10:18 paradite)

    Pershendetje
    Nuk e kam ditur qka jane hemoroidet megjithese kam degjuar per to.Kohet e fundit kam verejtur rreth anusit (jashte) me jane paraqitur si dy kokerrza te enjtura, te cilat here zvogelohen e here zmadhohen.u vizitova te nje mjek i cili ma beri fotografimin e barkut dhe me dha nje terapi me ultop, flagyl dhe ampicilina.Ditet e para mu duk se me bene mire,pasi kam dhimbje ne fund te barkut ne anen e djathte dhe kur mbaj diqka rende apo eci gjate me duket sikur me bllokohet edhe kemba.tani me duket se jam me mire po prape kam nje dhimbje sikur me pren ne anen e djathte. goja me rrin shume e tharte dhe me duhet te ha shume shpesh se nese nuk ha kur me vjen te ha ndjej dhimbje koke.
    Pune te mbare dhe faleminderit

    Dr.Nurian Ohri

    (Nëntor 19, 2008 - 8:43 pasdite)

    E nderuar Znj.Leona!

    Mirë është që të bëhet një analizë e kampionit të marrë prej feçesit dhe të shikohet nga jashtë dhe nëpërmjet mikroskopit.Gjithashtu na duhet të dimë edhe disa gjëra të tjera si p.sh a keni dhimbje gjatë jashtëqitjes, a ka hemoragji në jashtëqitje,sa shpesh shkoni në tualet në ditë dhe çfarë pamje të jashtme ka feçesi?A ka lidhje me ngrënjen e ndonjë ushqimi nëse e keni vënë re?Prej sa kohësh ka filluar dhe çfarë ju kanë thënë mjekët?Pra siç e shikoni nuk është kaq e lehtë nëpërmjet internetit.Mirë është që këtë dhe ato kokrrat poshtë ti shohë një mjek nga afër.Zaten hemoroidet dallohen nga mjeku specialist.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    leona

    (Nëntor 19, 2008 - 9:29 pasdite)

    diaren e km plot qe 5 vite kur ish para 3 viteve ne spitl infektiv te gjith me dolen mir edhe ajo anliza e jashteqitjes ,mdej me kn ber edhe gastroskopi edhe jo ather me doli mir.. po kam dhimbje gjat jashteqitjes edhe pse sjam kaps dl ne dit shum shpesh k rste qe deri ne 0 her po me shum …ushqimin e yndyrshem se ha s tharthirat jo… gjak gjt jshteqitjes skam por kaam temeprtur te madhe me vjen ngaa barku edhe lukthi edhe kur pi uj qe etem menjehr barku me dhem edhe km shtrengim te fort edhe gjat ngrenies s duhet te nderpres buken se smund te duroj edhe dick ther nuk me percktuan asnje diagnoz po vetem qe te le duhanin por spi shum nje pko dy dit me ben por me thn mjeket se e ke ng stresi

    leona

    (Nëntor 19, 2008 - 9:37 pasdite)

    edhe dicka se hrrov ate cek se fecesi ka ngjyr te kafet me respekt leona

    Dr.Nurian Ohri

    (Nëntor 19, 2008 - 11:18 pasdite)

    E nderuar Znj.Leona!

    Duke marrë parasysh që gjithçka ju është bërë dhe se mjekët nuk kanë arritur në një përfundim të plotë duhet ditur që për ne nëpërmjet internetit është akoma edhe më e vështirë.Shkaqe ka shumë por mjekët besoj se i kanë bërë të gjitha analizat.Nuk na ngelet veç ti besojmë kolegët pasi nuk ju kemi pranë dhe tju vizitojmë.

    Me repekt Dr.Nurian Ohri

    Dr.Nurian Ohri

    (Nëntor 20, 2008 - 12:21 paradite)

    E nderuar Znj.Vjollca!

    Jemi të mendimit të mbaroni një herë kurën e dhënë nga mjeku.Dy prej tyre janë antibiotik ndërsa ultop është frenues pompre për uljen e aciditetit.Hemoridet vihen re lehtë nga mjeku me sy, vizitë apo me sondë gjithashtu edhe problemet e tjera të sistemit tretës.Nuk e di çfarë ka menduar mjeku që ju vizitoi. Ngaqë nuk jemi afër jush dhe nuk ju vizitojmë dot nuk mund tju themi 100% çfarë mund të keni.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    Vjollca

    (Nëntor 21, 2008 - 4:53 pasdite)

    faleminderit per keshillen.Une ne fakt u vizitova per stomak se nuk e dija qe jane hemoroidet. Po kur ai me tha se ndoshta jane ato une e verejta se e te vertete ishte ashtu. nje vizite per to nuk e kam bere ne fakt eshte ajo ndjenja e turpit para nje mjeku qe ndoshta s eshte shume normale tani po te mua po ndodh keshtu po ne fakt eshte edhe ajo qe nuk po di te cili mjek duhet te shkoj. jam nga Peja

    zana

    (Dhjetor 1, 2008 - 2:54 pasdite)

    tung vuaj nga hemoroidet dhe nuk di se ku te vizitohem.Me duhet keshilla juaj .faleminderit

    Dr.Nurian Ohri

    (Dhjetor 2, 2008 - 11:44 paradite)

    E nderuar znj.Zana!

    Duhet te vizitoheni tek nje kirurg i pergjıthshem.Nese pyesni se tek cini tju them te drejten nuk njoh ndonje kırurg ne Kosove sepse une jetoj ne Shqiperi dhe per momentin jam jashte vendit per specializim.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    djella

    (Dhjetor 3, 2008 - 11:44 paradite)

    i nderuar z.Dr.Nurian Ohri desha te kshillohem nga ju per rastin tim une jam 23 vjeqe me jane shfaqur hemoroidet para dy viteve nuk kam qen ne vizit mjeksore mirpo nga pershkrimet me lart po e kuptoi qe jan hemoroidet , tek une paraqiten me te ajtura percjellan me gjadredhje mirpo dhimt nuk kam vetem se gjakderdhja eshte e madhe edhe kur ajem rreth anusit me paraqitet edhe si nje alergji e krojes prandaj desha te di per sherim qfar te perdori apo patjeter duhet te kontrollohem tek mejku .

    Dr.Nurian Ohri

    (Dhjetor 3, 2008 - 7:28 pasdite)

    E nderuar Znj.Diella!

    Mire eshte nje vizite per arsye se edhe hemoroıdet kane gradat e tyre dhe dısa mund te jene brenda dhe qe vetem ne vızıte mund te percaktohen.Kurimi ndryshon sipas grades.Mund te lexoni edhe artikullin ose pergjıgjet qe i jane dhene vizitoreve te tjere rreth dietes.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    miki

    (Dhjetor 16, 2008 - 2:28 pasdite)

    pershendetje dr.Nurian Ohri jam nje grua 28 vjece kam probleme me hemoroide qe nga mosha 23 vjec,ne fillim i kam pas pak te shoqeruara me gjakderdhje,ndersa tani nuk kam gjakderdhje po ato me kan dal jasht shume dhimbje nuk kam ,kam vizitu njeher mjekun gastreologun dr.Zenel Kabashin po ne ate koh isha shtatzen keshtu qe nuk pat kurfar mundesie per mjekim pos me nje gel e perdora gjat 9 muajve shtarzan.Mbas 3 jave te lindje me ka dal jasht hemoroidet edhe me dhimbje tmerruse e kom fut mbrenda vete me gaz dhe me jod tani e kam te dalur nuk futet e tera mbrenda asgj nuk perdori pos dhjam te derrit nga populli, cfar te bej te lutem mund ta sheroj pa operacion dhimbje nuk kam aspak

    Dr.Nurian Ohri

    (Dhjetor 17, 2008 - 1:09 pasdite)

    E nderuar Znj.Miki!

    Mendimi jone eshte qe beni nje vizite tek mjeku kirurg.Me shume mundesi mund te keni nevoje per operacion pasi duken si shkalle e katert megjithate kete me mire se ne neprmjet internetit e percakton mjeku gjate vizites.Nuk duket si diçka qe mund te kaloje veçse me diet ose me ilaçe.Dhjamin e derrit lereni.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    Ajnie Hetemi

    (Dhjetor 17, 2008 - 9:48 pasdite)

    I nderuari doktor Nurian Ohri jam 38 vjeqare para tre muajve më është shfaqur një dhimbje shumë e madhe në zorrë të trashë.Më janë formuar 3 kokrra jashtë zorrës.Kam problem të madh me jashtëqitje fryerje të barkut kruarje dhe diegësim të madh brenda zorrës dhe jashtë.Isha te mjeku diagnoza ime është:Fissura canalis analis anterolateralis.Kam përdorur Flagyl Ortanol supp.Ultra proct Gel Xylocaine dhe nga Zvicrra Ung.Nifedipinum dhe nuk kam përmisim fare.Ju lutem më ktheni mesazhin sa më shpejt në email address:rd.rinorzfir3_97@hotmail.com

    naimi

    (Dhjetor 17, 2008 - 11:09 pasdite)

    I nderuar mjek vuaj prej homoroideve kam problem qysh prej shum vitesh kam qenë te specialisti e kam berë inxhizimin e gagreskopis dhe me ka dalur qe jam ne shkallen e 4-tërt por s’kam pasur sherim te plotë tash kam probleme gjatë jashtëqitjes kam dhimje dhe djekësim por pas 1 ore fillojne te me qetësojne dhimbjet përdori kapsulla dhe yndyrë qe quhen faktu këto i perdori kohe pas kohe.Te specialisti prej atëherë nuk kam qenë.Te tregoj se kam gjakederdhje por jo te shpeshta . Ju lutem nje koment dhe me tregoni se çduhet te boej se kam probleme shumë.JU FALEMINDERIT PER MIREKUPTIM.

    Dr.Nurian Ohri

    (Dhjetor 19, 2008 - 9:27 pasdite)

    E nderuar Znj.Ajnie!

    Disa fissura kalojne lehte me ane te disa keshillave qe jane, banjo duke u ulur mbi uje te vaket 3 here ne dite nga 20 minuta, ruajtja nga kapslliku, higjena, ngrenja e ushqimeve me kundre dhe te pasura me lif. Por ka dhe ilaçe qe dhe ju i keni perdorur.Ne disa raste nuk sherohen dhe ketu mire eshte te shihet a ka ndonje problem qe pengon permiresimin.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    Dr.Nurian Ohri

    (Dhjetor 19, 2008 - 9:30 pasdite)

    I nderuar Z.Naim!

    Problemi juaj mund te kete nevoje per kirurgji por sigurisht kete e vendos mjeku qe ju viziton. Nuk duket si problem qe kalon vetem me diete apo ndonje ilaç nga goja apo kremra. Megjithate mjeku qe ju viziton e di me mire pasi nuk ju kemi pare dhe vizituar.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    Miftar

    (Dhjetor 23, 2008 - 6:39 pasdite)

    Ju lutem me tregoni sa munde dit[ mund te zgjate perdorimi i sustrije Faktu te sherimi i hemoroideve te shkall[s s[ tret.
    me respekt,
    Tali.

    mervetja

    (Dhjetor 25, 2008 - 4:55 paradite)

    a munet ne zorr te trash me pas mikrrobe patogjene cila ashte analiza qe duhet me pa se ke mikrobe ne zorr te trash tung

    saranda

    (Janar 6, 2009 - 2:27 paradite)

    ma heret kam pas nje infeksijon gjinital kllamidija po analiza me ka dal mir tri her e kam ba po tash po kam infeksijon ne zorren e trash a ka munsi me pas kllamidija edhe ne zorr te trash se prap po kam problem edhe ne organet gjinitale po edhe ne zorr te trash edhe qka duhet me ba a me ba nje analiz te zorres se trash edhe te vagines me respekte saranda

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 8, 2009 - 6:26 pasdite)

    E nderuar Znj.Mervete!

    Analiza më e thjeshtë dhe që duhet të bëhet e para nëse mjeku që ju viziton dyshon për infeksion në zorrë të trashë është analiza e feçesit.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 8, 2009 - 6:49 pasdite)

    I nderuar Z.Myftar!

    Për përdorimin e Faktum duhet të kosltoheni me mjekun që jua dha për arsye se ai e di më mirë gjendjen tuaj.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

    dardani

    (Janar 10, 2009 - 2:06 pasdite)

    i nderuari doktor jam 22 vjeqar,nga kosova,para 2 viteve kam pas nje intervenim per hemoroide,doktorri me pat then qe duhet mebo ni intervenim,duke ber lidhjen dhe vendosen e 2unazave qe aij i quante,e kam kry ket procedur,ka zgjat diku gjys ore,dhe pa anestezion,por me intereson kjo procedur sa edht e sigurt/qe nga ather skam pas me probleme
    ju faleminderit shum doktor. Ohri

    dr.hekurani

    (Janar 11, 2009 - 1:50 pasdite)

    Te nderuar pacient eventual,duke e falenderuar pune e dr.ohri-mendova ti ndihmoij paksa.
    jam dr,dhe per mja lehtsu punen dr ne fjal,une mund tju ndihmoij me keshilla dhe forma te caktuara live-gratis
    me respekt.Dr.hekuran sejfijaj/prishtin
    qofshi me shendet

    mandi

    (Janar 12, 2009 - 9:47 pasdite)

    pershendetje dr nurian jam nje djal 24 vjec kam 4 vjet qe vuaj nga hemorraidet jam vizituar tek nje mjk ne tirane por pa rezultat kam dhimbje e kercitje te brendshme te zorres se trashe nuk rri dot ulur se kam dhimbje te tmerrshme kur dal jasht dal qyrr e shkume me gjak jo kapsllik jo dal shume shpesh jashte ju lutem me rekomandoni si te veproj se spo gjej derman me respekt

    ema

    (Janar 13, 2009 - 1:10 paradite)

    pershendetje i nderuar zotri thinx per kte qe beni jam ema 28 vjeqare kam dhimbje qe3 vite dhe deri me sod askush asgje vetem krejt qa din me than thon esht specifike dhimbjet jan kudo vertet esht e pa imagjinushme po mu pom kushton me jet e din meshum tensioni zakonisht esht ul shum pulse kudo kur them pulse menoj ashtu qojn muskujt sikur shkeputet muskuli prej ashtit kjooo esht gjithkund kemb dor themra kudo menje fjal veq qe spo shokohem a kishit did tme udhzoni qka dhe kuu u jam falemderuse ose shkurt kur nuk din gje thon miallgija po jo nuk behet fjal per miallgija pasi qe edhe un veq moti kam hy nboten e mjeksis patjeter tu hulumtu po vertet kto simtome si kam gjet askund a,t,her po patet mat voglen ide me thoni ju lutem.

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 14, 2009 - 4:37 pasdite)

    I nderuar Dr.Hekuran!

    Ju faleminderit për mirëkuptimin. Do të dëshironim tju njihnim nga afër. Nëse nuk krijon problem për ju a mund të na jepni pak informacion për veten p.sh ku keni mbaruar fakultetin, a jeni specialist i ndonjë fushe apo mjek i përgjithshëm, sa vjeç jeni dhe a keni ndonjë preferencë në lidhje me pyetjet.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 14, 2009 - 4:59 pasdite)

    I nderuar Z.Dardan!

    Suksesi i kurimit varet edhe nga gjendja e sëmundjes suaj dhe nga mënyra e intervimit por shpresojmë se duhet të ketë sukses aq më tepër që edhe juve shqetësimet ju kanë kaluar.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 16, 2009 - 2:03 pasdite)

    I nderuar Z.Mandi!
    Nëpërmjet internetit e kemi pak të vështirë tju rekomandojmë gjë pasi nuk e dime ende se çfarë keni. Zakonisht hemoridet nuk janë të dhimbshme, kanë hemoragji të lehtë here pas here, kruajtje etj. por ka edhe raste jospecifike kur p.sh është krijuar aty edhe ndonjë trombozë apo nëse ka lidhje edhe me ndonjë çarje (fisur) mund të japi dhimbje. Mirë do të ishte një vizitë qoftë edhe me sondë për të pare se mund të jetë edhe diçka tjetër. Por nëse është patjetër hemoroid, që këtë e përcakton mjeku në vizitë ka disa ilaçe apo këshilla që mund ti gjeni në artikull apo përgjigjet e vizitorëve të tjerë. Gjithashtu ka edhe disa preparate bimore që ndihmojnë përkrah ilaçeve për rregullimin e hemoroideve.
    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

    drilon

    (Janar 20, 2009 - 11:13 paradite)

    pershendetje: Kam probleme me Homoroide qe 1 vit kam qen nje her te mjeku dhe kam perdorur disa barna mirpo asgje efektive,, kam dhembje gatii qdo her pas barkqitjes dhe homoroidet fryhen dhe nga nje her pas 1ore nga nje her ter diten dhe Zhduken…nga nje her edhe kam gjakderdhje te vogel. qka me kishit Rekomanduar juu per Ket problem.. qe kam??

    muharre

    (Janar 20, 2009 - 1:35 pasdite)

    Kur lexojm keshilla mjeksor,ndjenja eshet e mire,duke lexuar i nderuar mjek Ohri per hemoroidet,instiktivisht mendja me shkoj me ta be nje pytje, une e kam nje problem me hemoroide,mu kane paraqit qe nje vite,por ndodhe qe rrall te kem gjakderdhje,p,sh 4 ose 5 muje me mu paraqite,dhembje te madhe nuk kam,deshiroj nje keshill nga ju mjek i nderuar.

    titrat

    (Janar 21, 2009 - 9:44 paradite)

    mire eshte kjo kur dikush jep keshilla mjekesor ju lumt i nderuar ohri

    bardha

    (Janar 21, 2009 - 2:54 pasdite)

    pershendetje doktorr jam bardha nga mitrovica desha te pyes kam lindur qe 6 muj kam probleme me zorr te trash kam vizitu doktorr te mitrovices ata me kan then e ke zorren e qame me kan dhen inikcjone dhe suposte pomat etj.Po nuk me kan ndihmuar shum ,behem kaps shum kam dhim masi dal pej banjos qakderdhje kam sa her dal tlutem doktorr nese mundesh mem drejtu se qka duhet te bej per tu sheru kalofsh mir nga bardha

    lulja

    (Janar 23, 2009 - 2:53 pasdite)

    Perdhendetje doktor.Ju pergezoj shume per punen qe po e beni.Deshta te ju pyes diqka per fisuren anale.Isha tek nje gastroenterolog ne Prishtine dhe me tha se kam fisure anale.Me shkruajti terapi dhe nese nuk permiresohet gjendjame tha se eshte i domosdoshem operimi.Ju lutem me tregoni diqka me gjeresisht,sepse kam shume frike se mos eshte diqka serioze.
    Me respekt,
    Lulja

    kulthum

    (Janar 23, 2009 - 8:43 pasdite)

    Mir se ju gjej i nderuari doktor paqi jet te gjat qe po na ndihmon me keshillat tuaja.Un jam shtatzen ne javen e 10-te por kam problem me kapsllek dhe kur dal per nevoj gjakos sepse asht plasarit anusi dhe kam shum kruarje ju lutem me ndihmoni qfar te bej?!jam shum ne hall sepse po me shkon dhimta pastaj ne fund te shpine unazat bishtore ku ta di un!ju pres pergjigjen i nderuari doktor,mirembetsh..

    bardha

    (Janar 24, 2009 - 9:15 pasdite)

    tung nga bardha 17 vjeqare doktorr tlutem qe ke mundsi me ma kthy pergjigjen sa ma shpejt se kam teper dhimt deshirojmendimin ten se ku po me drejton per mendimin tend tlutem e mira tu gjind ne kit dyje dhe ne ate dyje qe me drejton ku mundem te sherohem me respekt te madh nga bardha

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 25, 2009 - 5:45 pasdite)

    I nderuar Z.Drilon!

    Pa bërë një vizitë tek mjeku nuk e dimë gradën tuaj por mund të lexoni këshillat që keni shkruajtur në artikull dhe ato tek përgjigjet e vizitorëve të tjerë. Këtu përfshihet edhe dieta.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 25, 2009 - 5:45 pasdite)

    I nderuar Z.Muharrem!

    Siç e kemi theksuar edhe në artikull mirë është që së pari të bni një vizitë për të parë gjendjen nga afër.Në rastin tuaj gjithashtu duhet të keni kujdes dietën dhe të largoheni nga lëvizjet që rrisin presionin e barkut p.sh ngritja e peshave, kapsllëku etj.Për të gjitha këto dhe diatën mund ti gjeni tek përgjigjet e vizitorëve më parë.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    Linda

    (Janar 26, 2009 - 5:25 pasdite)

    I nderuari Z. OHRI

    Ju Qmoj per punen e bere, diqka qe ka pase nevoj shume me pase edhe ne gjuhen shqipe.

    une desha te pys diqka rreth Hemoroideve, nje djal 27 vjeq cdo here pas kryerjes se nevojes fiziologjike( fecesit) ka nje dhimbje te padurushme dhe shpesh here gjakderdhje shume te madhe une po dushoj qe jane Hemoroide te brendshme ty i pase parasysh informatat qe i kame dhe i lexova disa sonte, tu kisha lute mem eorjentu se qka me ndermare, cilin mjek me e vizitu, a mendoni qe mundet me qene diqka ma e rezikshme ….

    pres pergjigje nga ju
    Me respket

    Linda

    Gonja

    (Janar 27, 2009 - 3:33 pasdite)

    Me shume respekt ,per keshillat e juaja ,Une vuaj nga hemorroidet qysh nga lindja e pare ,para 8 vitesh ,mbas lindjes kisha shume probleme me to .Pastaj I Kam marr 6 injeksijone ne zorr te trash ne Pirzren ,edhe mbas asaj kohe deri me tani nuk kam pase probleme .Mirpo Tash koheve te fundit me jane paraqite prap ,edhe kam Konsulltu mjekun Me qrast e kam bere edhe Kollonskopin ,ku jane vertetu hemorroidet e shkalles se dyte ,per momentin pase terapise me Flagyl edhe me Modoleks jam me mire ,mirpo mjeku me ka keshillu qe ulur te mos rri ,nderkaq une jam zyrtare edhe me bjen pothuajse 8 ore pune pa levize pran kompjuterit edhe ky eshte problemi jem .Qendrimi Ulur .Edhje kjo eshte pyetja ime ,a kalojn Hemorroidet nga shkalla e dyte ne te tretën ne nje kohe te shkurter kohore ,apo ato me terapi edhe me kujdes munden te stopohen ne shkallen e dyte .Ju falenderoj.Pres pergjigjje?

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 27, 2009 - 4:01 pasdite)

    E nderuar Znj.Bardha!

    Si fillim duhet të rregulloni dietën tuaj. Duhet të shtoni ushqimet me lif ( drithëra, frutat, perimet e sidomos krundet) dhe pirjen e ujit. Mos ngrini pesha të rënda dhe mundohuni mos të ngeleni kaps. Mundohuni të krijoni një disiplinë tualeti (çdo ditë në të njëjtën kohë). Nëse keni mundësi edhe ecja ju bën shumë mirë. Lini orizin çokollatën, bananen.Hani mollë dhe fiq para buke.Për ilaçe nuk mund tju rekomandojmë dot gjë pasi atë e di më mirë mjeku që ju ka vizituar.Mund të përdorni krem qetësues p.sh anestol.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    bardha

    (Janar 27, 2009 - 5:31 pasdite)

    faliminderit doktorr dje kam qen te mjeku dhe me ka dhen edhe nje mast xylocaine edhe nje qaj per te pir a mendoni qe ky mast me ndihmon naj tro . me ka then edhe nje kusherir eimja qe me hi ne uj te ftohet esht mir a mendoni qe esht mir se un 6 muj qe me ka dhimt jam hi ne banjo 2 a 3 her nditje ne uj te voket ajo thojke qe ujt e voket te jepin temperatur edhe dhimt qa mendoni ju doktorr.Krunet a mej qit kaj lug te hejes ne sup a po qa te ha me qit edhe kaj lug krune ,a blihen ato apostafat ne barnatore a po nermal krune qe perdoren per kafsh faliminderit doktorr te pergezoj per punen qe po e ben me nderim bardha

    arsim

    (Janar 27, 2009 - 5:41 pasdite)

    pershendetje doktorr jam arsimi nga vushtrrija deshe te pys per jam smur qe 12 vjet prej hemoroideve me dalin jasht sa her shkoj ne banjo dhe kam dhim.Perapa me dilke 1 her 6 mujt taj 1 her 3 mujt dhe dash me del gjdo dit qe dal qa mendoni ju doktorr per mua dhe qa me drejtoni te bej a jam per operacjon a po a mundem te sherohem me ndonje ilaq kalofshi mir nga arsimi

    agroni

    (Janar 27, 2009 - 5:46 pasdite)

    tung doktor jam agroni nga trepqa ju pershendes desha te pys jam smut nga hemoreidetprej mas lufte per para nuk kam pas problem potash kani her kom edhe dhimt edhe gjak derdhje pata qef mom rekomandu ti ndonji ilaq se as te doktori sjam kan kur perkit pun

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 30, 2009 - 6:54 pasdite)

    E nderuar Znj.Kulthum!

    Kapsllëku në shtatzani është një shenjë që shihet shpesh por ka raste që dëmton edhe mukozën (cipën e brendshme të anusit ) si pasojë e fërkimit.Më e mira që mund të bëni është të bëni një vizitë tek mjeku kirurg për të parë gjendjen nga afër.Nëse pas daljes jashtë del gjak pika pika dhe keni dhimje bëhet fjalë për plasartje pra fissur, por nëse gjaku del bashkë me jashtëqitjen dhe keni kruajtje mund të jetë edhe hemoroide të brendshme pra më e mira është tu shikoj një mjek nga afër.Mos u shqetësoni pasi ka zgjidhje.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 30, 2009 - 7:11 pasdite)

    E nderuar Znj.Lule!

    Fisura nuk është sëmundje e rrezikshme por mund tju japi dhimbje dhe hemoragji pasi keni dalë jashtë gjëra këto që ju merakosin.Mirë është të përdoret ilaçe qetësuese dhe të mbani diet për të mos ngelur kaps.Mundohuni të krijoni një disiplinë tualeti (çdo ditë në të njëjtën kohë). Nëse keni mundësi edhe ecja ju bën shumë mirë.Hani mollë dhe fiq para buke.Për ilaçe nuk mund tju rekomandojmë dot gjë pasi atë e di më mirë mjeku që ju ka vizituar Mund të praktikoni edhe uljet në ujë të vakët tre herë në ditë nga 15 minuta.Nëse nuk kalojnë dhe mjeku që ju viziton mendon për operacion mirë është të ndiqni këshillën e tij.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    DETA

    (Janar 31, 2009 - 4:30 pasdite)

    pershendetje zotri Dr.Nurian kemi nevoj per keshillat tuaja sa i perket dhimbjeve heromoideve gjat jash qitjes.mund te na tregoni dicka qe mund te kete premisim gjat kesaj semundjeje.kam hemoroide te shkalles 3-4 dhe kapsllek pasi qe kam lindur femij ato jan paraqitur dhe kam shum dhimbje ju lutem per nje keshill tuaj ju flm per mirkuptim……

    DETA

    (Janar 31, 2009 - 4:34 pasdite)

    gjithashtu kam perdorur tableta dolcolac per jasht qitje se ndryshe nuk kishim keshill tjeter nga mjeku jon? gjat keshillit te mjekut……. a jan te demshme keto barna apo keto tableta nese jan te demshme mos vazhdoj ti pij?

    Gentiana

    (Shkurt 4, 2009 - 9:35 paradite)

    I nderuari doktor
    Jam Gentiana 35 vjeqe nga Gjakova. Qe ne moshen 17 vjeqe me jane shfaqur hemoroidet, pasi bera kolonoskopin me treguan se kam hemoroide te mbrendshme dhe te jashtme ( te njeten gje ma thane edhe ne SHBA). Gjeja me shqetesuese per mua eshte qe pas hemoragjise kam shume ethe dhe temperature te larte. Dje u vizitova tek mjeku dhe me tha qe do ishte mire sikur te beja blindimin e hemoroideve. Nese keni mundesi me tregoni se cfare eshte blindimi i hemoroideve dhe pse po kam temperature te larte? Ju falenderoj per pergjigjet e juaja.

    Dr.Nurian Ohri

    (Shkurt 4, 2009 - 8:30 pasdite)

    E nderuar Znj.Linda!

    Më e mira që mund të bëni është një vizitë për të parë se çfarë keni pasi mund të jetë edhe fisur anale pra çarje që quhet por mos kini merak se të gjitha janë pa rrezik por duhen kuruar.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    Dr.Nurian Ohri

    (Shkurt 4, 2009 - 8:30 pasdite)

    I nderuar Z.Arsim!

    Mendojmë që së pari të bëni një vizitë tek mjeku për të parë gradën dhe nëse nevojitet apo jo operacion e vendos mjeku që ju shikon gjendjen nga afër.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    Dr.Nurian Ohri

    (Shkurt 4, 2009 - 8:31 pasdite)

    E nderuar Znj.Bardha!

    Ai ilaçi që ju ka dhënë doktori ju jep dobi kundër dhimbjeve. Për banjon ne e dimë se duhet me ujë të vakët. Për krundet ka bukë apostafat me krunde apo biskota me krunde apo ushqime të pasura nga lifat si p.sh tek frutat, perimet, fasulja, farat etj.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    Dr.Nurian Ohri

    (Shkurt 4, 2009 - 8:31 pasdite)

    I nderuar Z.Agron!

    Mendojmë që së pari të bëni një vizitë tek mjeku për të parë gradën dhe nëse nevojitet ndonjë ilaç apo diçka tjetër jua thotë mjeku pasi ka grada që nuk kurohen menjëherë me ilaç.Nëse jeni në atë gradë apo gjendje dhe tju këshilloj ilaç ndoshta nuk ju bën dobi. Mund të përdorni anestol p.sh krem kundër dhimbjes por zgjidhja kryesore është vizita tak mjeku dhe dieta që kemi përmendur në artikull apo përgjigjet e vizitoëve.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    Dr.Nurian Ohri

    (Shkurt 4, 2009 - 8:31 pasdite)

    E nderuar Znj.Gonja!
    Hemoroidet me terapi dhe dietë mund të përmirësohen dhe të ulen në gradë ndërsa kalimi nga grada në gradë nuk është dhe aq i lehtë megjithëse nuk duhet nënvlerësuar.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

Comments are closed.