Merr artikujt e fundit me RSS

Merr artikujt e fundit me email

Kërko në faqe
Reklamo Këtu
Reklamo ketu Reklamo ketu Reklamo ketu

Nga më 28 Qershor 2008 nën Infeksionet , 10,772 lexime 1 Koment
Postoje në Facebook

Si ngjitet?

Me anë të lëngjeve të njeriut:
Gjaku
Sperma
Sekrecionet vaginale
Nga nëna tek fëmija (perinatal)

Transmetimi nëpërmjet gajkut bëhet gjatë transfuzionit të gjakut apo nëse gabimisht çpohesh me gjilpërën apo bisturinë e përdorur më parë nga një i infektuar. Mund të transmetohet seksualisht apo gjatë bërjes tatuazh. Apo gjatë përdorimit të njëjtë të briskut të rrojes apo furçës së dhëmbëve tët të infektuarve. Mund të transmetohet prej nënës gjatë lindjes (nëse dihet që nëna ka qenë me hepatit B bebit i jepet imunglobulin dhe vaksinohet). Kujdes edhe me pështymën.

Shenjat e sëmundjes

Pas marrjes së virusit shenjat nuk shfaqen me njëherë por pas 45-180 ditësh. Edhe gjatë kësaj kohe personi në fjalë që ka marrë virusin mund tja kaloj dikujt tjetër. Nën rrezik të madh janë ata që jetojnë me mbartësit kronik të hepatitit B.

Shenjat e sëmundjes nuk janë shumë specifike (të tilla mund të gjenden edhe në sëmundje të tjera). Lodhje, këputje e përgjithshme, pak temperatur, dhimbje koke, humbje oreksi, të vjella, nauze, diare ose kapsllëk, dhimbje muskujsh dhe kyçesh, dhimbje dhe ndjeshmëri mbi mëlçi. Dhe ikteri (zverdhja). Disa herë nuk jep shenjë.

Çndodh më pas?

Hepatiti B mund të ndodhi në dy forma akute dhe kronike. Në formën akute ai nuk zgjat shumë kurse nëse disa antigjene (HbsAg) të tij vihen re ende pas 6 muajsh në gjak atëherë tregon që është kthyher në kronik dhe duhet patur kujdes për pasojat që mund të ndodhin (se u ndodhin të gjithëve). Bebet nëse e marrin prej nënës mundësia për tu bërë kronike është më e madhe  se sa tek të rriturit.

Nëse nuk e keni bërë vaksinën atëherë bëni një test për hepatitin B dhe nëse del negativ vaksinohuni, nëse del pozitiv atëherë mbajeni veten nën kontroll pasi hepatiti B është një nga shkaktarët e cirozës dhe kancerit të mëlçisë.
Sëmundja ka disa forma si me zverdhje ( gjatë së cilës përveç shenjavë që përmendëm më lartë urina bëhet me kafe dhe feçesi zbardhet) dhe pa zverdhje, forma kolesteatike (në të cilën plus shenjave ka dhe kruajtje të lëkurës)apo forma fulminante (vdekjeprurëse por është më e rrallë).

Testet në gjak për hepatitin B

Ka disa lloj antigjenesh apo antitrupa që kërkohen nga na e mjekut për të kuptuar nëse pacienti është i infektuar apo e ka kaluar apo është I imunizuar etj. Por meqë këto janë specifike për mjekët dhe janë pak të larmishme dhe duan pak përvojë për tu vlerësuar nuk  po I përmendim.
Tek shtatzanat duhet parë rutin antigjeni HbsAg.
Gjihashtu përpara se të bëhet vaksinimi mirë është që të bëhen këto dy teste :
Anti-HBs   dhe  HbsAg. I pari tregon nëse personi është I immunizuar dhe I dyti nëse personi ka kaluar apo ka një infeksion me hepatitin B.

Kurimi

Tek ata që e kanë kronik këtë infeksion doktori duhet ta thërrasi në kontrolle periodike. Qëllimi I kurës tek këta individ është të parandaluarit e dëmit që mund ti shkaktojë mëlçisë virusi dhe parandalimi I shumimit të tij.
Prej ilaçeve mund të përmendim
Interferon alfa 2-b dhe Lamivudin por mos të harrojmë se këtë e vendos doktori dhe jo vetë pacienti.
Nëse kalon në cirozë duhet bërë transplanti i mëlçisë.
Vaksinimi bëhet me tre doza dhe ka një mbrojtje rreth %95 .
Nëse ju duhet për një arsye të përdorni ilaçe për sëmundje të tjera ju lutem tregojini doktorit tuaj për hepatitin pasi disa ilaçe i bëjnë dëm mëlçisë. Dhe si përfundim thuajini jo alkolit pasi ju dëmton shumë.
Tek hepatiti akut nuk ka shumë për tu bërë. Një shplodhje në shtëpi  dhe kurim jo I hepatiti por largimi I shenjave do të ishte i mjaftueshëm.

                                                                                                        Dr.Nurian Ohri

                                                                                                     www.mjeku24.com

 

Akne Vulgaris
Puçrat e fytyrës
www.mjeku24.com
Ulçera Peptike
Çfarë është ulçera?
www.mjeku24.com
Dismenore
Menstruacionet e dhimbshme
www.mjeku24.com
I respektuar vizitorë! Për shkak të pyetjeve të shumta përgjigja e pyetjes tuaj do të vonojë. Mos e shkruani një pyetje dy here dhe ju lutemi të jeni të durueshëm. Ju faleminderit!
Nëse dëshironi të na ndihmoni në punën tonë. Postoje në Facebook
Kliko këtu për të bërë Pyetjen tuaj
©Mjeku24.Com - Të gjitha të drejtat i zotëron Mjeku24.Com. Ndalohet rreptëisht kopjimi dhe ribotimi. Dizenjimi dhe mirmajtja: SuperAlb.Com