Shpesh në popull hepatiti quhet dhe verdhëz por duhet ditur që verdhëza nuk është një lloj sëmundjeje por shenje. Jo vetëm gjatë hepatitit por edhe gjatë problemeve me tëmthin (p.sh gur në tëmth) apo tek të sapolindurit etj. mund të shfaqet verdhëza por ato nuk janë sëmundje ngjitëse si hepatiti.
Shkaqet e hepatitit:
Viruset ( A, B, C, D, E ) shkaktarët më të shpehtë.
Lëndët kimike toksike p.sh tetrakloruri i karbonit, vinilklorur etj.
Disa ilaçe p.sh izoniazidi (ilaç tuberkulozi), klorpromazina etj.
Alkoli
Disa mikrobe bakteriale p.sh tuberkulozi, brucela etj.
Radiacioni (rrezet)
Disa sëmundje gjenetike p.sh hemokromatozis (grumbullimi i tepruar i hekurit në mëlçi), sëmundja Wilson (dëmtim i metabolizmës së bakrit dhe grumbullimi i tepruar i tij në mëlçi) etj.
                                                                                                                             Dr.Nurian Ohri
                                                                                                                         www.mjeku24.com
|
Hepatiti Inflamacioni i mëlçisë www.mjeku24.com |
Ultrasonografia Çfarë është EKO-ja www.mjeku24.com |
Gjalp apo margarinë? Si të ushqehemi më mirë www.mjeku24.com |
4 Koment
-
më 22 Janar 2009 më 1:12 pasdite
ju lutem me tregoni per semundjen e wilsonit gjithqka qe dini rreth kesaj diagnoze.
-
më 29 Janar 2009 më 4:06 pasdite
E nderuar Znj.Marigona!
Wilsoni është një sëmundje që karakterizohet me grumbullimin e bakrit në disa pjesë të trupi dhe kryesisht në mëlçi, tru dhe sy. Mendohet se ka të bëj me një difekt të një geni që kalon otozomal resesif. Nëse kurohet ne kohen e dujur mundësia për shërim është e madhe. Diagnoza saktësisht vendoset me biopsinë e mëlçisë ku matet bakri.Së pari duhet një diet e varfër nga bakri p.sh nga mëlçia, shpretka, farat e thata, çokollata, bizelet, midhje etj.Përdoren e dhe disa ilaçe si penisilamina etj.që jua cakton mjeku gastoenterolog pas një vizite.Duhet të bëni një vizitë edhe të syve.
Me respekt Dr.Nurian Ohri
-
genci hoxhamë 16 Shkurt 2009 më 6:34 pasdite
pershendetje doktor jame nje nje burre rreth te 40 dua te me ndihmoni per nje problem qe me ka dale keto kohet e fundit rastesishte bera nje analize te yndyrave ne gjak dhe me del me probleme melcia theksoje se jam apasionat i veres dhe ushqimit tani kame filluar ta leje alkolin dhe mjekohem me barna popullore ju pyese beje mire apo keq qe marre barna poullore apo duhet ti drejtohem mjekut per nje vizit theksoje se kame bere nje ego ne spitalin e tirane dhe me tha qe melcia e tende eshte e plote por shume e dhjamur si te veproje
-
më 16 Shkurt 2009 më 6:51 pasdite
I nderuar z.Genci!
Shkaku i dhjamosjes së mëlçisë suaj me shumë mundësi është alkoli megjithatë mendimi ynë është që të bëni një vizitë tek mjeku. Nëse kjo nuk është prej ndonjë sëmundjeje pasi ka edhe disa probleme të tjera që mund ta shkaktojnë atëherë lënia e alkolit dhe mbajtja e dietës p.sh mos ngrënia e tepërt yndyrnave shtazore, lëkura e pulës, veza, fistiqet dhe mirë është përdorimi i mjaltit (jo nëse keni diabet).Mirë është që edhe paracetamoli apo tetraciklina apo kortizoni të mos përdoren por ti thuhet mjekut kur të shkoni për vizitë që keni dhjamosje.Për ilaçet popullore nuk kam ndonjë informacion.
Me respekt Dr.Nurian Ohri
Na vjen keq por komentet janë të mbylluar për momentin.



