Hernia diskale lumbare

Hernia diskale lumbare është një problem që shqetëson një pjesë të gjerë të popullsisë. Zona që më së tepërmi i ekspozohet peshës dhe që vuan më shumë është ajo e belit (lumbare).

Çfarë është hernia diskale e belit?

Midis çdo dy kockave të shtyllës kurrizore gjendet një lëndë absorbuese e peshës dhe që bën shpërndarjen e peshës në mënyrë të barabartë në trup. Kjo lëndë quhet disk dhe pikërisht shtytja e kësaj pjese dhe dalja nga vendi duke krijuar presjon mbi palcën kurrizore shkakton të ashtuquajturën hernia diskale. Disku ka trashësi 4-6 mm dhe gjithashtu pengon edhe fërkimin e kockace të shtyllës kurrizore.

A ka lidhje çdo lloj dhimbje beli me hernien diskale?

Jo. Dhimbjet e belit mund të shkaktohen si nga hernia diskale ashtu edhe nga sëmundje që prekin sistemin muskulo-skeletar (sëmundjet e kockave apo muskujve të asaj zone) apo nga ngushtimet në kanalin e palcës së kurrizit apo edhe nga tumoret e kësaj palce. Bile thjesht edhe qëndrimi në pozicion të gabuar gjatë punës apo gjumit mund të shkaktojë dhimbje të belit. Megjithatë problemi mund të jetë i lehtë sa mund të kurohet me ilaçe apo i tillë që mund të kërkojë ndërhyrje kirurgjikale. Prandaj është mirë që në këto raste të merret parasysh këshilla e specialistit.

Kur ndodh?

1)Nëse ngrini pesha të rënda ose psa ndonjë rënieje apo rrëshqitjeje.
2)Gjatë pleqërisë si pasoj e dobësimit të disqeve.
3)Nëse kryeni një punë të vazhdueshme në një pozicion të keq për belin dhe të mbingarkuarit e kësaj zone (sforcimi).
4)Dobësia e muskujve dhe pesha e rëndë trupore.

Cilat janë simptomat ?

Tek hernia diskale lumbare zakonisht shenja e parë është dhimbja e belit. Bashkë me këtë dhimbja mund të shpërndahet edhe nëpër të dyja ose njërën kofshë apo këmbë deri tek gishti i madh. Këtu futen edhe shqetësimet e nervit shiatik. Sidomos kur hernia ka ndodhur tek niveli L5 apo S1. Këto shqetësime mund të jenë të lehta ose aq sa të ndikojnë rënd në jetën e përditshme të pacientit. Sipas nivelit apo gradës ku ka ndodhur hernia mund të vihen re edhe humbje fuqie apo mpirje të ekstremiteteve të poshtme. Në rastet ku palca e kurrizit është ndikuar rëndë pacienti mund të vuajë edhe nga mos parandalimi i urinimit dhe jashtëqitjes. Gjatë qëndrimit në këmbë për kohë të gjatë, kollitjes apo ngritjes së ndonjë peshe të rëndë dhimbja shtohet. Mund të vihen re edhe ndryshime refleksesh të asaj zone si refleksi i akilit apo patelës.

Diagnoza

Së pari këshillohet një vizitë e saktë neurologjike e bërë nga mjeku specialist. Në kohën tonë Rezonanca Manjetike është një nga aparturat më të mira për zbulimin dhe gradën e hernias diskale . Krahas këtij aparati edhe skaneri apo mjelografia mund të ndihmojnë në diagnostikim. Porse rezonanca duhet të jetë primare pasi nuk është invazive dhe ka pamje më të qarta pa radiacion. Klinika (simptomat) dhe rezonanca janë shpesh herë të mjaftueshëm megjithatë për diagnostikimin diferencial të shtypjes së nervit periferik edhe EMG-ja (elektromjelografia) duhet bërë.

Kurimi

Në fazën e parë në të shumtën e rasteve këshillohet pushim fizik dhe kura me ilaçe (qetësues antiinflamatuar dhe antispazmotik të muskujve ). Gjatë dhimbjeve të lehta këshillohet që personi të largohet nga sforcimet e belit, nga veprime gjimnastikore të kësaj zone dhe përdorimit të një shtrati ortopedik ( shtrat i fortë) nëse ka mundësi. Nëse ka mundësi edhe fizioterapia (hidroterapia, masazhi etj.) mund të jenë të dobishëm. Porse tek ata që nuk bëjnë dobi ilaçet (dhimbjet ende vazhdojnë) apo diagnostikohen me rezonancë mund të kenë nevojë për operacion. Pra operacioni duhet lënë për në fund përveç disa rasteve kur është urgjent pët tu kryer. Emri i operacionit quhet diskektomi dhe ka disa teknika të ndryshme. Këto operacione i kryen neurokirurgu.

                                                                                                                               Dr.Nurian Ohri

                                                                                                                            www.mjeku24.com

Post Author: Dr.Nurian Ohri

13 thoughts on “Hernia diskale lumbare

    Selami Canaj

    (Nëntor 15, 2008 - 12:45 pasdite)

    Selami Canaj
    më 15 Nëntor 2008 më 12:42 pasdite
    Ju pershendes per temen e hapur
    jam 30 vjeqar kam probleme qe nga 2003 kap pas diskushernia ne L5/S1 ne kemben e djatht kam punuar rregullisht me dhimbje mir po qe nga 08.07.2008 ne vendin e punes kam qu pesh te rend dhe nga ajo koh kam 1 plasaritje ne disk dhe lengu qe gjendet mbenda ka dal jasht dhe tasht kam problem me kemben e majt me teper se me te djathten e majta pihet me shum dhe me therr me teper se e djathta.
    Kam vizituar kliniken rehabilituse edhe tani jam ne fizioterapi.
    Problemin e kam se jam koru nga aorta edhe e kam gjakun e holl nuk po guxojn te me japin injekzione as nuk nuk me kurojn .
    Edhe a ka mundesi me u konsultu me juve disi permes telefonit se gjindem jasht shtetit

    Dr.Nurian Ohri

    (Nëntor 18, 2008 - 7:20 paradite)

    I nderuar Z.Selami!

    Duhet ditur me imtësi se cili ka qenë problemi me aortën.Zgjerimi lokal i saj apo ndonjë gjë tjetër?A përdorni ilaçe për hollim gjaku apo?Sepse nëse hollimin e keni prej ilaçeve me ndërprerjen e tyre për një farë kohe mund të lejohet operacioni.Edhe unë jam jashtë shtetit në Turqi por mendoj se problemin tuaj do ta zgjidhte më mirë një konsultë e përbashkët e kardiologve me neurokirurgët.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    Selami Canaj

    (Nëntor 18, 2008 - 11:49 paradite)

    Une perdor per t`hollumin e gjakut marcoumar 3 miligram qdo mbremje INR 2-2,5 % 20-25 e gjakut .Me kam koru se kam pas pickim te bletes dhe infektim te gjakut ndoshta pas 9 viteve ne vijim duhet te ndrroj perseri aorten.nese me kurojn ne shpind sa koh kan mundesi me ma trash gjakun edhe sa rrezik osht per aorten .Nese kurohem a ka sukses qe une te jam perseri mir nga shpinda edhe qfar me preferon te punoj

    me rrespekt te veqant selami canaj

    Dr.Nurian Ohri

    (Nëntor 19, 2008 - 9:33 pasdite)

    I nderuar Z.Selami!

    Përgjigja e pyetjes suaj është pak komplekse.Problemi me sa kuptua ne është se ngaqë përdorni hollim gjaku gjatë operacionit mund të keni hemoragji si pasoj e mos mpiksjes së tij.Megjithatë nëse mund të bëni operacion apo jo e di më mirë kardiologu me neurokirurgun.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    ema

    (Janar 5, 2009 - 11:58 pasdite)

    ju pershendes dhe ju uroj per kte qe beni n,favor t popullit ju shperbleft zoti un jam ema 25 vjeqare dhimbjet e mija jan kudo po menoj mkan than se nuk jan organike qafa shpina dhe kembet e din muskujt po shumica e mjekve thon se esht specifike ju lutem nese kishit pas mundsi tme thoni te qfar lloj specialisti mund te drejtohem me shum thon miallgija po un fare se besoj se miallgija mund te bej aq tveshtir levizjen as nuk menoj se miallgija te jep ethe e temperatur ju lutem po patet ide

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 11, 2009 - 2:20 pasdite)

    E nderuar Znj.Ema!

    Ju duhet të vizitoheni tek një mjek specialist i rehabilitimit fizik. Nuk ju kemi parë nga afër dhe nuk ju kemi vizituar por mund të jetë mijalgjia romatika. Diagnoza e kësaj sëmundjeje vendost nga një mjek specialist pasi janë përjashtuar mundësitë për ndonjë sëmundje tjetër. Kujdesni nga stresi dhe mërzitja. Duhet të merrni qetësues kundër dhimbjes.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

    Blerim

    (Janar 17, 2009 - 2:28 paradite)

    pershendetje>>>
    me kane thene se Tetering… me mire ne Tirane te mjekohem apo ne Shkup FLM

    kiki

    (Janar 20, 2009 - 9:10 pasdite)

    pershendetje
    jam 40 vjeq dhe jetoj ne suedi. Ka kater vite kam dhimbje ne shpin dhe kemben e djatht. Kam ber mg rendgen dhe aty duket se kam nje reshqitje ne L5-S1 15 mm. Tash pres per operacion por kam shum frig se mos diqka do shkon keq. Mund te me theni diq per kete

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 25, 2009 - 5:49 pasdite)

    I nderuar Z.Kiki!

    Këto lloj operacionesh bëhen shpesh kështu që për mendimin tonë mos kini merak.Mund të kërkoni prej mjekut tju ja shpejgoj nga afër operacionin.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 27, 2009 - 2:42 pasdite)

    I nderuar Z.Blerim!

    Nuk e kuptuam fjalën Tetering .Nuk e dimë nëse është shkruajtur gabim apo është ndonjë term specifik i ndonjë lloj operacioni.Ngase vuani?

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

    lena

    (Shkurt 6, 2009 - 5:15 pasdite)

    ju lumt per shpjegimet tuaja flm

    Orgeni

    (Shkurt 14, 2009 - 11:28 pasdite)

    Ju persh te gjithve Un kam dhimbje ne Krahun e majt edhe ne Shpatull ka nje muaj qe po kam dhimbje a mund te ma shpjegoni se cfar duhet te bej ?

    Dr.Nurian Ohri

    (Shkurt 16, 2009 - 9:27 pasdite)

    I nderuar Z.Orgen!

    Ashtu sikurse e kemi theksuar edhe tek artikulli për dhiimbjen e qafës tek rubrika e këshillave për rastin tuaj më e mira do të ishte një vizitë tek mjeku dhe bërja e grafive të nevojshme sepse mundet të jetë ndonjë problem me nervin.Nuk e di a keni edhe mpirje në duar?

    Me respekt DR.Nurian Ohri

Comments are closed.