Merr artikujt e fundit me RSS

Merr artikujt e fundit me email

Kërko në faqe
Reklamo Këtu
Reklamo ketu Reklamo ketu Reklamo ketu

Nga më 21 Korrik 2008 nën Infeksionet , 51,873 lexime 52 Komente
Postoje në Facebook

Infeksionet e rrugëve urinare

Në çdo 5 gra 1 prej tyre në jetën e saj të paktën një herë ka kaluar një infeksion të rrugëve urinare. Megjithëse këto infeksione janë të lehta për tu kuruar nëse lihen pas dore mund të shkaktojnë probleme serioze me veshkat. Këto infeksione kanë dhimbje, bëjnë që personi të nxitojë për në banjë dhe kur vete mezi zbrazet dhe ka diegie të urinës. Herë pas here shfaqet edhe hemoragji në urinë (ngjyrë e kuqe). Ndryshimi i ngjyrës së urinës, era e keqe e saj dhe prishja e kthjelltësisë së saj mund ta merakosin të sëmurin. Rrugët urinare ndahen në të poshtme dhe të sipërme. Në të poshtmet përfshihen uretra dhe fshikëza e urinës. Në të sipërmen përfshihen veshkat dhe  ureteret. Rrugët e poshtme infektohen më shpesh.

Infeksionet e rrugëve të poshtme të urinës

Nëse ankesa juaj është thjesht djedie gjatë urinimit me shumë mundësi problemi juaj është me uretrën. Kjo gjendje quhet uretrit. Zakonisht shkaktohet nga mikroorganizmat që transmetohen nëpërmjet marrëdhënieve seksuale. Gjithashtu edhe kateteret (sonda e urinës), kremrat vaginal, ndërhyrjet kirurgjikale të asaj zone dhe alergjia karshi lëndëve lubrifikuese mund të jenë shkaktarët e tjerë. Nësed infeksioni ngjitet më lartë atëherë përfshihet edhe fshikëza e urinës dhe kjo gjendje merr emrin cistit. Zakonisht cistiti dhe uretriti shfaqen bashkë. Këto infeksione mund të përsëriten.

Infeksionet e rrugëve të sipërme urinare

Nëse infeksionet e rrugëve të poshtme nuk kurohen ashtu si duhen infeksioni mund të ngjitet deri tek rrugët e sipërme urinare. Nëse edhe veshkat infektohen atëherë kjo gjendje e merr emrin pyelonefrit. Pyelonefriti është një sëmundje që duhet kuruar patjetër urgjentisht. Këtu ankesat janë më të shumta dhe ka dhimbje të pasme të zonës poshtë brinjëve. Veç nga cistiti këtu ka temperaturë, të vjella, ethe etj. Nëse nuk kurohet mund të kronizohet deri sa mund të përfundojë me insufiçencë të veshkave.

Përse më shumë tek gratë?

Tek femrat infeksionet e rrugëve urinare shfaqen rreth 25 herë më shumë se tek meshkujt. Edhe në vitet e para të menopauzës kjo përqindje rritet edhe më shumë. Shkaku kryesor është anatomia e ndryshme nga e meshkujve. Urina normalisht është sterile (nuk përmban mikroorganizma). Në rast infeksioni mikroorganizmat zakonisht vijnë nga jashtë trupit. Urina dhe presioni i saj gjatë zbrazjes janë edhe një pastrues mekanik i këtyre rrugëve. Por disa bakterie si E.Coli e cila gjendet në zorrë pasi del me naë të feçesit gjatë pastrimit mund të kaloj nga anusi tek uretra (organ në formë tubi nga del urina). Meqë uretra e femrës është më e shkurtër rruga që do të përshkaojë bakteria deri në fshikëz është më e shkurtër, kjo sjell infeksione më të shpeshta. Gjithashtu edhe higjena luan rol të rëndësishëm. Pastrimi i veshmbathjeve po gjithashtu. Nëse pas tualetit pastrimi bëhet nga pas para (nga anusi drejt vaginës) kjo rrit infeksionet.
Edhe traumat fizike gjatë marrëdhënieve rrisin infeksionet. Mos bërja synet tek meshkujt rrit infeksionet (shih artikullin” Të bërit synet “në faqen tonë). Gjithashtu edhe disa ilaçe spermicide (që dëmtojnë qelizat e spermës për të ndaluar shtatzaninë) mund të vrasin e qelizat mbrojtëse të kësaj zone.

Gjatë shtazanisë në rrugët urinare ndodh një ngadalësi i lëvizjes së urinës (ndryshime hormonale). Kjo sjell që të ngelet një pjesë urinë  në fshikës ku shumë mirë mund të kolonizohen mikroorganizmat. Infeksionet e këtyre rrugëve gjatë shtatzanisë mund të mos japin shenja por mund të shkaktojnë lindje të parakoheshme, kjo bën që kur një shtatzanë shkon për kontrollin e rradhës edhe sikur mos të ketë shqetësime duhet të bëjë një analizë urine.
Edhe në menopauzë boshatisja e fshikzës dëmtohet. Me moshën edhe elasticiteti I muskujve dobësohet duke bërë që fahikëza të mos zbraset plotësisht. Edhe këtu urina e grumbulluar bëhet shkak për shumimin e mikoorganizmave. Gjithashtu edhe diabeti me sheqerin e ngritur në urinë ndihmon në shtimin e mikroorganizmave.

Vazhdon…

Në pjesën e dytë shenjat (simptomat), diagnostikimi dhe mjekimi i tyre.

                                                                                                                              Dr.Nurian Ohri

                                                                                                                           www.mjeku24.com

Gastriti
Inflamacioni i stomakut
www.mjeku24.com
Dismenore
Menstruacionet e dhimbshme
www.mjeku24.com
Ultrasonografia
Çfarë është EKO-ja
www.mjeku24.com
I respektuar vizitorë! Për shkak të pyetjeve të shumta përgjigja e pyetjes tuaj do të vonojë. Mos e shkruani një pyetje dy here dhe ju lutemi të jeni të durueshëm. Ju faleminderit!
Nëse dëshironi të na ndihmoni në punën tonë. Postoje në Facebook
Kliko këtu për të bërë Pyetjen tuaj
©Mjeku24.Com - Të gjitha të drejtat i zotëron Mjeku24.Com. Ndalohet rreptëisht kopjimi dhe ribotimi. Dizenjimi dhe mirmajtja: SuperAlb.Com