Merr artikujt e fundit me RSS

Merr artikujt e fundit me email

Kërko në faqe
Reklamo Këtu
Reklamo ketu Reklamo ketu Reklamo ketu

Nga më 28 Korrik 2008 nën Infeksionet , 12,547 lexime 6 Komente
Postoje në Facebook

Vazhdim i artikullit me numër 1.

Gurët në veshka janë një tjetër faktor për rritjen e këtyre infeksioneve si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt. Bllokimet e krijuara prej tyre dhe mikrotraumat bëhen shkak infeksioni.
Pas lindjeve të shumta mund të ndodh një gjendje e quajtur cistosel (lëshimi posht I fshikzës së urinës), një tjetër faktor ky për infeksion.
Edhe infeksionet vaginale të kaluara apo ndërhyrjet kirurgjikale të kësaj zone mund të shakatojnë ngushtim të uretrës dhe më pas infeksion.

Shenjat (simptomat)

Vajtja shpesh në tualet dhe pakësimi i sasisë së urinës.
Djegie gjatë urinimit
Dhimbje mes kofshëve
Erë e keqe e urinës
Urina e turbullt
Urina ngjyrë ujë mishi
Temperaturë
Dhimbje të mesit
Këto shenja mund të mos gjenden të gjitha njëherësh.

Diagnoza

Diagnostikimi është i lehtë. Shpesh herë një analizë urine apo mbjellja e saj mjafton. Të parët e bakteries dhe e leukociteve është tipike. Për tu ruajtur nga ndonjë përzierje e ndonjë mikroorganizme tjetër këshillohet që para se të bëhet urina të fshihet përreth uretrës me një garzë të pastër dhe pasi të jetë derdhur pak urina e parë pjesa tjetër të derdhet në enën përkatëse të dhënë nga mjeku. Mbjellja dhe antibiograma bëhen për të përcaktuar llojin e bakteries që shkaktoi infeksionin si dhe antibiotikun përkatës. Kështu parandalohet edhe përdorimi i panevojshëm i antibiotikëve. Nëse infeksioni përsëritet shpesh duhen bërë edhe disa analiza të tjera për të parë nëse ka apo jo ndonjë anomali në rrugët urinare. Këto teste janë citometria (matja e rrymës së urinës), cistoskopia (vrojtimi me një sondë dhe kamer i fshikzës së urinës) apo IVP (grafia e veshkave me anë të një ilaçi të dhënë nga damari ).

Mjekimi

Zakonisht 80% e infeksioneve të rrugëve të poshtme të urinës shërohen me antibiotikë. Marrja e bollshme e ujit (kujdes tek të sëmurët me zemër), përdorimi qetësuesve (analgjezik) apo spazmotikëve dhe antibiotiku mjafton.

Infeksionet e rrugëve të sipërme mund të duhet të kurohen duke u shtruar në spital me antibiotikë të dhënë prej damari (intravenoz). Nëse shaktari është një anomali e cila përsërit infeksionet mund të ketë nevojë edhe për operacion (p.sh në rastin e cistoselit).
Kompresat me ujë të ngrohtë në pjesën rreth kofshëve bëjnë që ndjenja e djegies gjatë urinimit të pakësohet.

                                                                                                                                        Dr.Nurian Ohri

                                                                                                                                   www.mjeku24.com

Rënia e flokëve tek femrat
Mëso dhe kuroi flokët e tua
www.mjeku24.com
Gjalp apo margarinë?
Si të ushqehemi më mirë
www.mjeku24.com
Çfarë janë variçet?
Mësoni më shumë për variçet tuaja!
www.mjeku24.com
I respektuar vizitorë! Për shkak të pyetjeve të shumta përgjigja e pyetjes tuaj do të vonojë. Mos e shkruani një pyetje dy here dhe ju lutemi të jeni të durueshëm. Ju faleminderit!
Nëse dëshironi të na ndihmoni në punën tonë. Postoje në Facebook
Kliko këtu për të bërë Pyetjen tuaj
©Mjeku24.Com - Të gjitha të drejtat i zotëron Mjeku24.Com. Ndalohet rreptëisht kopjimi dhe ribotimi. Dizenjimi dhe mirmajtja: SuperAlb.Com