Merr artikujt e fundit me RSS

Merr artikujt e fundit me email

Kërko në faqe
Reklamo Këtu
Reklamo ketu Reklamo ketu Reklamo ketu

Nga më 9 Dhjetor 2013 nën Infeksionet,Këshilla , 25,614 lexime Comments Off on INFEKSIONET E TRAKTIT URINAR: RENDESIA E INFORMIMIT, PARANDALIMIT DHE TRAJTIMIT Email This Post Email This Post
Postoje në Facebook

 

INFEKSIONET E TRAKTIT URINAR : RENDESIA E INFORMIMIT, PARANDALIMIT DHE TRAJTIMIT

 

C`duhet te kuptojme me infeksione urinare?

Infeksion i traktit urinar eshte nje infeksion qe fillon ne sistemin tone urinar i cili perbehet nga veshkat, ureteret, fshikeza e urines dhe nga uretra. Cdonjera nga pjeset te ketij sistemi mund te infektohet por shumica e infeksioneve prekin pjesen e poshtme te traktit urinar pra uretren dhe fshikezen e urines. Infeksionet urinare vijne ne vendin e dyte pas atyre te traktit respirator persa i perket shpeshtesise. Femrat ka nje rrisk me te madh sesa burrat per te zhvilluar infeksion urinar. Infeksionet urinare tek femijet e vegjel jane kembane alarmi sepse mund te jene shprehje e nje anomalie te lindur strukturale te sistemit urinar.

Cilat jane shenjat ( simptomat) ?

Jo cdokush me nje infeksion urinar ka shenjat tipike por kur jane prezente ato zhvillohen shpejt dhe jane:

  • Urgjence e vazhdueshme dhe e forte per te urinuar

  • Nje ndjesi djegie gjate aktit te urinimit

  • Urinime te shpeshta dhe ne sasi te paket

  • Hezitimi (ndjesia sikur nuk urinojme dot apo nuk zbrazim plotesisht fshikezen)

  • Gjak ne urine (urine e kuqe) apo urine e turbullt, me ere te rende

  • Urinimi gjate nates (nikturia)

Cilet jane tipet e infeksioneve te traktit urinar

Cdo tip i infeksionit urinar mund te kete shenjat e tij ne varesi te vendndodhjes se infeksionit:

Pjesa e traktit urinar te prekur

Shenjat dhe simptomat

Veshkat ( Pielonefriti akut)

  • Dhimbje mesi dhe e fiankeve

  • Temperature e larte mbi 38.5 grade C

  • Te dridhura (frisone)

  • Te perziera (nauze)

  • Te vjella

Fshikeza e urines (Cistiti )

  • Rendim ne fund te barkut

  • Diskomfort ne fund te barkut

  • Urinim i shpeshte dhe i dhimshem

  • Temperature subfebrile deri 38.5grade

Uretra (Uretriti)

  • Djegje gjate urinimit

Pse ndodh dhe cilet jane shkaktaret?

Sistemi urinar eshte krijuar per te formuar, mbledhur dhe eleminuar urinen nga trupi yne. Urina ne vetvete eshte sterile per prishja e mekanizmave normale te mbrojtjes ben qe mibrobet te ngjiten dhe te shumohen ne fshikezen e urines e me lart.

Infeksionet me te zakonshme te sistemit urinar ndodhin tek femrat dhe prekin fshikezen dhe uretren.

  • Infeksionet e fshikezes (cistiti) shkaktohen zakonisht (deri 90 %) nga Escherichia coli (E. coli), nje lloj mikrobi qe gjendet ne traktin tretes. Akti seksual mund te coje ne cistit por nje femer mund te zhvilloje infeksion te traktit urinar edhe pa patur jete aktive seksuale . Gjithe femrat jane shume te predispozuara per te zhvilluar cistite fale anatomise se traktit te tyre urinar sidomos afersise se uretres se tyre me anusin dhe distances se shkurter nga hapja uretrale ne fshikezen e urines.

  • Infeksionet e uretres (uretriti) ndodhin kur bakteret nga zorra e trashe dhe anusi kalojne per ne ureter. Vec kesaj, meqenese uretra dhe vagina jane shume afer atehere edhe semundjet seksualisht te transmetueshme si herpes simplex dhe gonorrea dhe klamidia jane shkaktare te shpeshte te uretriteve.

  • Infeksionet e prostates tek burrat (prostatitet) nuk duhet ti leme ne harrese sepse vec shenjave shume te theksuara si djegje gjate urinimit, urinime te shpeshta ne sasi te paket, dhimbje ne fund te barku shoqerohen edhe me irritabilitet qe mund te coje edhe deri ne depresion por gjithashtu jane edhe te veshtira per tu mjekuar pasi antibiotiket penetrojne me veshtiresi ne kete ind dhe kerkojne periudha te gjata mjekimi deri ne 6 muaj.

Cilet jane faktoret e rrezikut?

Disa njerez mund te zhvillojne me shume dhe me shpesh infeksione se te tjeret dhe keta jane:

  • Gjinia femer, ku50% e tyre zhvillon nje infeksion urinar ne nje moment te caktuar te jetes se tyre, dhe shume prej tyre mund te zhvillojne me shume se nje te tille.

  • Jeta aktive seksuale. Femrat me jete seksuale aktive jane me te prirura per te zhvilluar me shume infeksione urinare. Akti seksual mund te irritoje uretren duke predispozuar bakteret te udhetojne me lehte deri ne vezike. Biles kulmi i infeksioneve urinare ne femrat arrin ne “muajin e mjaltit” (Honeymoon cystitis) apo me fillimin e aktivitetit seksual.

  • Perdorimi i disa metodave profilaktike sic jane diafragmat apo perdorimi i agjenteve spermicide.

  • Mosha. Pas menopauzes infeksionet urinare mund te shtohen pasi indet e vagines , uretres dhe baza e fshikezes behen me te holla dhe me te brishta nga humbja e estrogjeneve qe i mbajne keto inde vitale.

  • Guret ne veshka apo cdo lloj obstruksioni i traktit urinar ( edhe hipertrofia beninje eprostates e cila haste shpesh tek burrat mbi 60 vjec rrit incidencen duke penguar rrjedhjen normale te urines dhe duke shkaktuar staze).

  • Diabeti dhe semundjet e tjera kronike te cilat ulin mbrojtjen imunitare.

  • Perdorimi i zgjatur i katetereve urinare (porte hyrje per infeksionin)

  • Imobilizimi (qendrimi per nje kohe shume te gjate ne shtrat – pas frakturave te

ndryshme)

  • Shtatzenia

  • Higjena e ulet

Komplikacionet

Nese trajtohet me kujdes dhe si duhet infeksioni urinar ralle con ne komplikacione. Po nese lihet i patrajtuar mund te behet serioz. Infeksionet urinare te patrajtuara mund te cojne ne infeksion te veshkes (pyelonefrit akut apo kronik ) i cili demton ne menyre te vazhdueshme veshken. Femijet dhe te rinjte kane nje risk me te larte per demtim renal pas infeksioneve pasi simptomat neglizhohen apo ngaterrohen me kushte te tjera. Grate shtatzena qe kane infeksione urinare kane nje rrisk te rritur per te lindur femije premature apo me peshe te vogel (hipotrofe). Grate te cilat kane zhvilluar tre apo me shume infeksione urinare ka te ngjare te vazhdojne te bejne perseri.

Pergatituni per takimin me mjekun

Shumica e infeksioneve urinare trajtohen nga mjeku juaj i familjes apo nje mjek i pergjithshem. Por kur ka rikthime te infeksioneve apo nje infeksion kthehet ne kronik juve duhet te drejtoheni tek nje mjek i specializuar per problemet renale (nefrolog) per te percaktuar dhe gjetur shkaqet apo anomalite urologjike qe e mbajne kete infeksion gjalle.

Testet dhe diagnoza

Analiza e urines per te pare nese ka leukocite, eritrocite apo baktere .

Per te parandaluar kontaminim e analizes duhet te keni parasysh te pastroni zonen genitale, me nje pecete antiseptike dhe te merrni per analize porcionin e mesem te urines .

Analiza e urines ndonjehere e shoqeruar edhe me nje urokulture do t`ju tregoje keni apo jo infeksion dhe ndaj kujt medikamenti eshte i ndjeshem mikrobi.

Edhe pse testet e thjeshta nuk dallojne dot lokalizimin e infeksionit, temperatura e larte dhe dhimbja e mesit tregojne per prekje te veshkes.

Nese nje infeksion riperseritet (kronicizohet) apo edhe ne raste te infeksioneve te vetme tek femijet nen 5 vjec nevojiten metoda te tjera diagnostikimi si: ekografia, urografia intravenoze, grafia direkte, cistografia apo edhe cistouretrograma miksionale (tek femijet) per te percaktuar qarte problemet e struktures se sistemit urinar.

Trajtimi medikamentoz

Nese simptomat jane tipike per nje infeksion urinar dhe jeni pergjithesisht mire me shendet atehere trajtimi i pare jane antibiotiket zgjedhja e te cileve behet ne baze te ndjeshmerise se bakterit (urokultura).

Infeksioni i thjeshte

Medikamentet me te perdorshme jane

  • Amoxicillin (Amoxina 500 mg)

  • Nitrofurantoin (Furadantin, Macrodantin 100 mg)

  • Cefalosporinat (Oraceftin 500 mg dhe Ceclor 500 mg, Zinnat 500 mg, Etazim 1 g )

  • Fluorquinolonet (Ciprinol 500mg, Kinox 750mg, Lebel 750 mg,Tavanic 750 mg)

  • Sulfamethoxazole-trimethoprim (Baktrima)

  • Tetracyclini dhe doxycyclini per clamidia dhe mykoplazma (infeksionet me origjine nga rruget genitale).

Zakonisht simptomat zhduken qe ne ditet e para te perdorimit te antibiotikeve por ato duhet te vazhdohen per sa kohe jua ka pershkruar mjeku ne menyre qe infeksioni te zhduket plotesisht.

Per nje infeksion te pakomplikuar dhe nese jeni i shendetshem mund te merrrni mjekim per disa dite (3- 5 dite).

Mund ta shoqeroni antibiotikun edhe me medikamente per dhimbjen (analgjezike) qe lehteson djegjen gjate urinimit por kujdes se nje efekt anesor i ketyre medikamenteve eshte edhe ngjyrimi i urines ne blu te lehte apo portokalli.

Infeksioni qe rishfaqet, pse?

Duhet thene se 20% e femrave qe kane kaluar nje episod do kalojne nje te dyte dhe 30% e ketyre do te kalojne nje te trete.

Nese keni nje infeksion qe rikthehet mjeku juaj do tju rekomandoje nje trajtim me te zgjatur me antibiotike qe mund te shkoje nga 6 muaj deri ne 2 vite, apo nje program vetetrajtimi me antibioterapi per pak dite sapo te keni simptoma te infeksioneve urinare.

Testet e perdorura ne shtepi per detektimin e infeksionit urinar – dipstick (ndryshojne ngjyre ne prani te infeksionit nga prania e nitriteve ne urine) jane shume te vlefshme.

Per infeksione te lidhura me aktivitetin seksual rekomandojme marrjen e nje doze te vetme me antibiotike pas aktit seksual (Berny 3 grame).

Ne rastin e femrave ne postmenopauze, rekomandojme terapi me estrogjene intravaginale per te ulur incidencen e infeksioneve rekurente te traktit urinar.

Infeksionet e renda me temperature te larte dhe dhimbje mesi kane nevoje per hospitalizim dhe antibiotike intravenoze.

Po ne shtepi c`masa mund te marrim pa kontaktuar mjekun?

  • Pini shume uje per te holluar urinen dhe per te shpelare bakteret qe ndodhen ne to. Mos merrni alkool, kafe, dhe pije qe permbajne leng limoni dhe kafeine derisa infeksioni te jete zhdukur pasi ato irritojne fshikezen e urines dhe shtojne ndjesine e urinimit te shpeshte dhe me urgjence. Ndaloni duhanin.

  • Perdorni te ngrohta mbi barkun tuaj per te ulur presionin e fshikezes dhe diskomfortin.

C` masa parandaluese duhet te kemi parasysh ne afatgjate?

  • Pini shume lengje sidomos uje .

  • Lengu i boronices apo edhe tabletat me boronice eshte pare se kane veti kunder infeksionit dhe rishfaqjes se tij vetem kujdes mos e merrni se bashku me holluesit e gjakut si varfarina sepse mund te keni hemoragji.

Kujdes me lengun e boronices ne ata me histori familjare per gure ne veshka.

  • Fshihuni nga para – pas ne tualet pas urinimit apo defekimit ne menyre qe te shmangni perhapjen e baktereve nga zona anale ne ureter dhe vagine.

  • Urinoni sa me shpejt te mundeni pas aktit seksual dhe pini nje gote uje per te shpelare bakteret.

  • Urinoni sa here qe te keni ndjesine, mos e mbani urinen

  • Pastrohuni mire para aktit seksual

  • Preferoni dushin ndaj vaskes

  • Mos perdorni produkte intimale irrituese si shampo, deodorante, pudra, sapune qe mund te irritojne uretren.

  • Mos hani ushqime pikante

  • Evitoni konstipacionin

  • Ndaloni duhanin (njihet si faktor madhor ne kancerin e fshikezes se urines)

Ka risi persa i perket parandalimit ?

Ne treg eshte hedhur nje vaksine e cila rrit aftesite natyrale per te luftuar infeksionin urinar duke dhene (intravenoz, nga goja apo edhe intravaginal tek femrat) mikrobin e ngordhur (Colifagina) dhe duke nxitur nje pergjigje te organizmit me prodhimin e antitrupave ne menyre qe kur te futet mikrobi ne organizem ky i fundit te jete gati ta luftoje fuqishem.

Hepatiti
Inflamacioni i mëlçisë
www.mjeku24.com
Ultrasonografia
Çfarë është EKO-ja
www.mjeku24.com
Çfarë janë variçet?
Mësoni më shumë për variçet tuaja!
www.mjeku24.com
I respektuar vizitorë! Për shkak të pyetjeve të shumta përgjigja e pyetjes tuaj do të vonojë. Mos e shkruani një pyetje dy here dhe ju lutemi të jeni të durueshëm. Ju faleminderit!
Nëse dëshironi të na ndihmoni në punën tonë. Postoje në Facebook
Kliko këtu për të bërë Pyetjen tuaj
©Mjeku24.Com - Të gjitha të drejtat i zotëron Mjeku24.Com. Ndalohet rreptëisht kopjimi dhe ribotimi. Dizenjimi dhe mirmajtja: SuperAlb.Com