Infertiliteti tek femrat

Në ditët tona janë të rralla problemet e infertilitetit që nuk kanë zgjidhje.Kësaj i thonë sterilitet. Me rritjen e teknologjisë edhe mundësitë janë rritur. Gjëja e parë që duhet bërë kur një çift kontakton me mjekun është një kontroll i imët i të dyve sepse problemi mund të jetë tek organet gjenitale por mund të jetë edhe ndonjë sëmundje tjetër.Kurimi ndryshon sipas shkakut.

Infertiliteti tek femrat

1) Problemet me ovulacionin:

Këto janë shkaku më i shpeshtë. Ovulacion d.m.th shkëputja e një qelize (veze) nga vezorja për tu fertilizuar.Problemet me menstruacionet mund të jenë një shenjë e problemit me ovulacionin.Por edhe gratë që nuk kanë probleme me menstruacionet mund të kenë probleme me ovulacionin.

2) Dëmtimi i kanaleve të mitrës (tuba uterina):

Nëse këto kanale janë të bllokuara plotësisht apo pjesërisht pengojnë takimin e sperms me vezën. Prej problemeve që dëmtojnë kanalet mund të përmendim infeksionet e organeve gjenitale, endometriozis, operacionet e kësaj zone, shtatzania ektopike etj.

3) Endometriozis:

Endometriozis është ekzistenca jashtë mitrës e indit që rrethon pjesën e brendshme të mitrës.

4) Faktorët e mitrës dhe e qafës së mitrës (serviksit):

Polipet (copëza mishi që dalin prej mitrës ao qafës së saj ), problemet me formën e mitrës, enfeksoinet e ndryshme, cilësia e mukusit (sekrecion që prodhohet prej gjendrave qafës së mitrë).

5) Mioma :

Është tumor i mirë i cili në varësi të vendodhjes, numrit apo madhësisë mund të bëhet shkak për infertilitet.

6) Problemet imunologjike:

Këto probleme kanë lidhje me antikorpet (antitrupat) që sulmojnë qelizat e sperms apo të vezëve dhe i dëmtojnë ato. Kurimin e kanë të vështirë.

7) Shkaqet e panjohura:

Në një pjesë të çifteve nuk gjendet asnjë shkak i cili të shpjegojë infertilitetin. Megjithatë edhe në këto raste mundohet të krijohet shtatzani me anë të IVF ose inseminacionit.

Diagnostikimi

Për diagnostikimin e infertilitetit duhet bërë një vizitë dhe disa teste si Eko-ja, matja e hormoneve, nëse duhet pamja e kanaleve duke dhënë lëndë opake, histeroskopi, laparoskopia etj.

Kurimi

Kurimi ndryshon sipas shkakut. Ka kura me ilaçe dhe deri tek IVF (fertilizimi me epruvet) apo inseminacioni (injeksioni i qelizave të spermës në mitër).

                                                                                                                                Dr.Nurian Ohri

                                                                                                                             www.mjeku24.com

Post Author: Dr.Nurian Ohri

82 thoughts on “Infertiliteti tek femrat

    ema

    (Tetor 9, 2008 - 10:33 pasdite)

    jam ema nga prishtina kisha pas deshir mem ndimu se kom probleme me mestracione

    Dr.Nurian Ohri

    (Tetor 9, 2008 - 11:33 pasdite)

    E nderuar Znj.Ema!

    Cili është shqetësimi juaj kryesor?A mund të na e shpjegoni hollësisht.Nëse nuk mundeni ju lutem kontaktoni me një mjek gjinekolog. Problemet me menstruacionet janë të shumta. Cili është shqetësimi juaj?

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    Geri

    (Tetor 11, 2008 - 3:18 pasdite)

    Pershendetje Dr.Nurian Ohri

    jam nje djal 21 vjec, dhe kryej maredhenie normale me patnerin tim, por kam 4 dit qe ndjej nje djegje gjate urinimit, kruarje te penisit ne pjesen e poshtme dhe mendoj se kam edhe sekrecione shume te vogla pasi me lene shenje te mbathjet. Cte bej?

    Dr.Nurian Ohri

    (Tetor 11, 2008 - 9:34 pasdite)

    I nderuar Z.Geri!

    Shenjat i ngjajnë një infeksioni.Duhet të vizitoheni tek një mjek urolog i cili mund të ndjej të nevojshme të mari kampion prej sekrecionit pët të parë cili është shkaktari pasi edhe kurimi sipas atij do të jepet. Edhe partneri juaj duhet të vizitohet gjithashtu.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    arbenita

    (Tetor 22, 2008 - 7:57 pasdite)

    pershendetje dr.deshta nje pyetje qe na inteson shum keshilla juaj qka eshte steriliteti tek femret edhe qysh vie deri te kjo edhe cilat ja n shenjat e tij tung e pres pergjigjjen ejuaj

    Dr.Nurian Ohri

    (Tetor 24, 2008 - 7:16 pasdite)

    E nderuar Znj.Arbenita!

    Steriliteti d.m.th kur edhe pas përdorimit të teknologjisë nuk arrihet të ngelet shtatzania nëse kuptohet kështu që këto raste janë të pakta atëherë mund të përmendim p.sh heqja e mitrës së femrës për arsye të ndryshme apo lindja pa mitër apo vezore,radiacioni i lartë mbi vezoret.Tek meshkujt p.sh infeksioni i klamidjas.Këto janë ato që dimë.Kurse për infertilitetin janë ato që kemi përmendur në artikull.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    altina

    (Nëntor 1, 2008 - 11:00 pasdite)

    pershendetje doktor dua te di a mund te shkaktoje ftohja e
    muskujve infertilitet si dhe a egziston mundesia qe nga infeksionet urinare te marresh ndonje infeksion te organeve
    gjenitale (tek femrat)

    arbenita

    (Nëntor 3, 2008 - 4:54 pasdite)

    ju pershendes shum deshta nje keshill para 3jave i kam pas menstracionet por i kam do shenja te pa zakonta kam mundim ne mengjes kur zgjohem me vjen me vjell,kam dhembja ne fund te barkut edhe ernat me mundojn ,a mundem me provu nje test a shihet rezultati pa e kalu muajin,a mendoni se jan shenja te shtatzanis flm shum

    Dr.Nurian Ohri

    (Nëntor 4, 2008 - 12:33 pasdite)

    E nderuar Znj.Altina!

    Së pari duhet të themi se nuk ekziston ndonjë raport mes rënies së flokëve dhe infeksioneve urinare dhe se ftohja e muskujve nuk bëhet shkak për infertilitet.Mund të lexoni edhe artikujt tanë tek kjo faqe për infeksionet e rrugëve urinare tek rubrika e infeksioneve.Për rënien e flokëve sipas asaj që treguat ju duket si një rënie normale telogjen efluvium e cila do të kalojë me kohën dhe do të rregullohet por për të thenë saktësisht këtë mirë është një vizitië tek dermatologu pasi ne nuk ju kemi parë dhe vizituar.Nuk e dimë se cilin infeksion urinar keni patur që mendoni se ka kaluar tek organet gjenitale?Gjithashtu mund të ndodh që një mikroorganizëm që shkakton sëmundje të shkojë me anë të gjakut tek disa organe të sistemeve të ndryshme duke krijuar infeksion tek ato organe në të njëjtën kohë.Nëse keni probleme me frymëmarrjen apo keni kollë,nxjerrje gëlbaze, temperaturë etj. mirë është të kontaktoni me një mjek për tu vizituar.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    Dr.Nurian Ohri

    (Nëntor 4, 2008 - 1:09 pasdite)

    E nderuar Znj.Arbenita!

    Mirë është që të bëni tastin pasi të ketë kaluar koha në të cilën ju prisnit ju vinin menstruacionet por nuk ju erdhën.Shenjat që treguan shihen në shatzani por disi më vonë jo që në ditët e para kështu që mendimi ynë është të bëni një vizitë për ndonjë infeksion tek gjinekologu.Duhet bërë një vizitë për mendimin tonë të paktën për të hequr dyshimin e ndonjë infeksioni vaginal.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    elvira

    (Nëntor 6, 2008 - 10:13 pasdite)

    ME DATEN 6 ORA 22 MRAMJE ME RESPEKT JU PERSHENDES DESHA TJU PYS LIDHJE ME NI PROBLEM QE ME BRENGOS NE QFAR MOSHE TE FEMRAT FILLO KLIMAKSI ME INTERESON MENSTRACCIONET NGJYR E KAFT QFAR PROBLEMIASHT I KAM PAS TE RREGULLTA QDO 28 DIT TANI KAMQRREGULLIME HER MA HERET HER ME VONES ME RRESPEKT MINUSHI

    Dr.Nurian Ohri

    (Nëntor 8, 2008 - 1:55 pasdite)

    E nderuar Znj.Elvira!

    Koha e fillimit të menopauzës zakonisht tek ne është rreth 45 vjeç por ka edhe raste kur vjen më herët ose më vonë.Në këtë periudhë çrregullimet në menstruacione në të shumtën e rasteve janë normale.Megjithatë një femër që mendon se po i vijnë shenjat e tilla bashkë me problemet e tjera të menopauzës siç janë nxehtësia në trup apo ndryshime psikologjike etj. mirë është që të bëj një vizitë tek gjinekologu.Edhe këshilla jonë është drejt një vizite për të qenë më të saktë pasi ne nuk ju kemi parë dhe nëpërmjet internetit e kemi vështirë tju këshillojmë diçka.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    njomza

    (Nëntor 9, 2008 - 8:58 pasdite)

    pershendetje flm per mundesit qe po na jepni te shprehemi.kam probleme jam e martuar qe 8 vite e nuk kam femij kam probleme shume me cista ne vezore deri ne 15 cista me paraqiten rreth vezoreve.dhimbje nuk ndij fare kam perdorur terapi prej gjin.kam perdorur edhe shum her terapi hormonale klomifen.kam ber nej kontrroll jasht vendit ku me eshte dhen nje terapi per g
    6 muaj me ka garantu sukses pas vizites qe bera ktu gjendja nuk ka ndryshuar.tash ne ks bera nje vizit te nje femer gjin.e me tha se vezoret jan te mebeshtjelluta me pelhur dhe se duhet ber nje analiz e pasta duher ber nje operacjon ne gjakov ne kerthize per ta prer pelhuren.nuk e di si te veproj deri me sot asnje gjinek, nuk me ka then qe kam ket problem nuk e di a eshte fituar tash apo e kam pasur prej kohesh e nuk me ka then askush deri me sotjam shum e shqetsuar beso se me ka humb besimi edhe ne mjek po ndihem shume keqqq kerkoj te me ndihmoni.po kam frik prej rasteve qe po i desgoj se po i shtin ne operacjone vetem per para pasi qe dr.qe me propozoj oper.para 2 viteve ka drejtu ne te aferme timen ne opera. ne gjakov e deri me sot ao nuk aka ende femij
    .e di se e kam tepru kam shkruar gjat por jam shum e brengosur si te bej ju lutem me ndihmoni.jam merzitur me gjerat qe po me ndodhin beomnijam merzitur shumeeeeeee.si te veproj.flm nga ju pres ne pergjigje sa me te shpejt qe eshte e mundur.resoekt per ju.

    Dr.Nurian Ohri

    (Nëntor 12, 2008 - 4:25 pasdite)

    E nderuar Znj.Njomza!

    Së pari duhet të themi se rasti juaj është pak i komplikuar për tu zgjidhur nëpërmjet internetit.Në shumicën e rasteve sindromi i policisteve të vezoreve që mendojmë se vuani dhe ju zgjidhet me ilaçe por ka disa raste kur duhet edhe operacion por këtë e përcakto mjeu gjinekolog sipas veçorive që ka vënë re tek ju gjatë vizitës që ka bërë.Së pari duhet të bini në peshë dhe nëse keni edhe insulinën të lartë këshillohet klomifen me metformin bashkë.Po kështu edhe për problemet e tjera ka ilaçe .Ka edhe një kurë tjetër si ajo e quajtur laparoskopik diatermi por nuk e di a bëhet në vendin tonë.Këtu në Turqi bëhet.Më e fundit që mund të bëhet për shtazani është infertilizimi në epruvet.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    lume

    (Nëntor 20, 2008 - 12:45 paradite)

    jam lumja pershendetje dr. dua tedi a shkakton ndonje problem nese ke qime ne fytyr te peng shtatzanijn ju falemenderit

    Dr.Nurian Ohri

    (Nëntor 20, 2008 - 1:23 paradite)

    E nderuar znj.Lume!

    Qimet në fytyrë nuk pengojnë shtatzaninë teorikisht por duhet ditur shkaku që i ka bërë të dalin aty.Mos është hormonal i cili ka prekur edhe vezoret p.sh ndonjë kist apo diçka tjetër.Edhe nëse është kist në vezore dhe aty nuk është e thënë se patjetër nuk ngel shtatzanë por rritet mundësia për të mos ngelur.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    lume

    (Nëntor 20, 2008 - 1:19 pasdite)

    perseri jem lumja falemenderit per pergjigjjen amund temjapish nje keshill se cka duhet tebaje une per ti hek qimet prej fytyre isha tenje gjinekolok por aj nukmebani asni analis te hormoneve vetem medha diane 35 por kur iperdora ato meban shum nervos dhe vetem nje muj iperdora dhe i nderpreva se nukisha mir jufalemenderit per mirkuptimin

    njomza

    (Nëntor 20, 2008 - 4:26 pasdite)

    pershendetje.falemndrite per kohen qe keni ndar per mua ju jam shume mirenjohese.metformin dhe klomifen kam perdorur meudhezim te mjkut metformin kam perdorur 8 muaj .une nuk jam me pesh te madhe peshoj50 kg .flm .pune te mbare.

    yllka

    (Nëntor 21, 2008 - 10:40 paradite)

    pershendetje dr.metvertet eshte nje faqe e qelluar.kishapas deshir tedi se aka donje problem nese mensutruacionet prej ne fillim te ciklit ikam me vones psh une gjat vitit kam 4 deri 5 cikle aka donje problem isha te gjinekologu medha barna po mrenda kohes kur iperdorsha barnat kisha regullim por pastaj prap enjejta jufalemenderit.

    Dr.Nurian Ohri

    (Nëntor 21, 2008 - 11:33 pasdite)

    E nderuar Znj.Yllka!

    Nuk është normale që të keni 4-5 cikle në vit.Do tju këshilloja një vizitë por meqë keni vajtur ndiqni këshillat e mjekut tuaj gjinekolog.Shkaqet janë nga më të ndryshmet dhe kura ndryshon sipas asaj shkakut që mjeku gje gjatë vizitës.Nuk e di mjeku juaj për çfarë ka menduar?

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    Dr.Nurian Ohri

    (Nëntor 22, 2008 - 1:30 paradite)

    E nderuar Znj.Lume!

    Ilaçi që ju ka dhënë doktoresha është njëkohësisht i dobishëm edhe për qimet por ka edhe ilaçe të tjera si antiandrogjenët, spinorolakton, flutamid ,finasterid etj. por sigurisht që asnjë nga këta ilaçe mos e merrni pa këshillën e mjekut që ju ndjek.Pas kurës me ilaçe mund të përdoret edhe metoda e epilacionit.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    florentina

    (Nëntor 24, 2008 - 9:22 pasdite)

    i nderuari mjek kam nje problem dhe dua qe tju kerkoj nje keshill jam ne qift kam amrrdhenje mirpo nuk e di pse nuk ndij asgje pergjat marrdhenjeve sekusale ,une e dua shum te dashurin tim mirpo amunet me ndodh diqka pse nuk ndi diqka veqant si qdo femer ,nuk jam e smut asgje kam femij me te fejuarin tim po nuk di se qfar problemi esht faliminderit pres pergjigjen dhe kshillen tuaj pershendetje nga tina…

    Dr.Nurian Ohri

    (Nëntor 25, 2008 - 1:18 paradite)

    E nderuar Znj.Florentina!

    Shkaktari kryesor në këto shqetësime shpesh herë është psikologjik p.sh stresi, ankthi gjatë marrëdhënieve por ndonjëherë edhe ndonjë ilaç.Megjithatë mirë është një vizitë tek gjinekologu.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    nota

    (Nëntor 25, 2008 - 12:55 pasdite)

    Pershendetje
    Une kam problem se kam cista apo si i thojn sindrom policistik ne miter.Gjithashtu se kam mitren ne gjendjen normale po eshte e kthyer ne pozite tjeter.Tentoj te mbetem shtazane po ende pa sukses.Tani kam fillu me terapi.Po shqetesimi im eshte se nuk di sa do ndihmoj terapia dhe a do mundem me mbet shtanzan?Gjithashtu kam problem me menstracione se asnjehere si kam me rregull dhe kur i kam kam dhimbje te tmerrshme te barkut dhe te shpindes.Falemnderit per kohen .
    Dite te mbare

    Jeta

    (Nëntor 25, 2008 - 1:36 pasdite)

    Ju pershendes doktor
    Kam tri vite qëjam martuar dhe ende nuk kam femije, jam 39 vjeqare dhe me interson te dij a mundem me ngel shtatzan normalisht apo duhet të bëjë mbarsim artificial.
    nese duhet atje ne turqi a mund ta dij sa kushton dhe sa ka garancion atje.
    ju falenderoj paraprakisht Jeta

    Dr.Nurian Ohri

    (Nëntor 26, 2008 - 5:39 pasdite)

    E nderuar Znj.Nota!

    Mos kini merak.Nuk e dimë çfarë ilaçesh përdorni por mes tyre ka dhe prej atyre që të ndihmojnë për shtatzani ka dhe prej atyre që ju pengojnë për të qënë shtatzanë.Dhe vet sëmundja shpesh herë bëhet pengesë për shtatzani.Flisni me mjekun tuja dhe shprehni dëshirën për shtatzani dhe sipas asaj të vendosni kurën apo të bëni një plan.Por në kohën tonë shpresat për shtatzani janë të shumta sepse ka shumë teknika të ndryshme.Problemet me menstruacionet me shumë mundësi i keni prej sëmundjes.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    Dr.Nurian Ohri

    (Nëntor 26, 2008 - 6:29 pasdite)

    E nderuar Znj.Jeta!
    Si fillim duhet një analizëe hollësishme e të dy bashkëshortëve për të parë ku qëndron problemi.Ka disa shkaqe që kurohen me ilaçe dhe disa që si gjë e fundit ngelet fertilizimi artificial.Por së pari duhet gjetur shkaku.Në Turqi sa për ta ditur nëse nuk gaboj duhet të jetë me gjithë ilaçet tek 2-2.500 euro.Për garancinë duhet bërë një vizitë tek gjinekologu dhe atje ai ju thotë sipas ratsit tuaj sa është % për të ngelur shtatzanë.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    tina

    (Dhjetor 1, 2008 - 6:56 pasdite)

    deshta te te pyes per nje problem qe o ka me shkakton dhimbje
    ana e majt me dhemb prej nje kohe bukur te gjat me muaj ,isha te doktori me tha se kam infeksion dhe tash kam prap dhimbje mora dhe terapi dhe ineksione jam duke marr por prap kam dhimbje ,dyshoj per nje shtatzani jasht anit (mitres) si mund ta di nese kam dyshim te drejt apo te gabuar me ndihmoni pres pergjigje , faleminderit me rrepsekt tina

    Dr.Nurian Ohri

    (Dhjetor 2, 2008 - 12:10 pasdite)

    E nderuar Znj.Tina!

    Se pari shtatzania jashte mitres ka tre shenja kryesore.
    1- Pas nje vonese te menstruacıoneve nje hemoragji jonormale vaginale.
    2- Dhimbje barku tek rreza e kofshes
    3- Nje mase e ndjeshme tek vezoret

    Plus ketyre kur dyshohet per nje gje te tılle pası testet e shtatzanıse kane dale pozıtıve nje EKO dallon edhe shtatzanıne jashte mıtres dallon edhe mos ekzıstencen e embrıonıt normalısht ne mıter.
    Gjıthashtu edhe rrıtja e BHCG jo ne normat e duhura eshte nje shenje dıagnostıkımı.(Normalısht BHCG dyfıshohet ne cdo 48 ore. Ne shtatzanıne jashte mıtres nuk dyfıshohet).

    Me respekt Dr.Nurıan Ohrı

    tina

    (Dhjetor 2, 2008 - 7:45 pasdite)

    Aha jo doktor un mesracionet i kam por ky dyshim i imi eshte sepse nje shoqe e imja i ka dhimt ana e djatht apo e majt nuk jam e sigurt edhe ka dyshu se e ka zorren qorre por, kur ka shku te mjeku i ka thene te shkoj tek gjinekologu kur ka shku i ka thene se ka mbet shtatzene jasht mitres (anit), e sa per mua un kam dhimbje ne anene e majt, ndersa mesracionet me kan ardh dje , por dhimbja me ka tmerru shum kam, deri me sot kam marr terapi dmth 5 ditt e para kam marr infuzion , qdo dit dhe 3 dit e fundit kam marr ineksione penicilin diqka sdi sakt si u qujke , po tani kam dhimbje ne anene e majt dhe ne midis per ket jam ne dilem, ndersa analizat i kam bere dhe me kan dal te gjitha mire por ne urin me ka dal nje infeksion tash jam duke i ber analizatr qe 4 her veteme te urines dhe me del gjurm pakez por mjeku me thot se osht duke u terhek me ka thene ti lajmerohem masi ti kryej mesracionet dhe ta bej edhe ni her analizen e urines …per ket jam ne dilem se un dhimbje kam ende ose eshte qe ndoshta nuk mundet te me hiqen leht dhimt vetme deshta mendimin e juaj ..qfar me preferoni ju , kte qe ma pershkruat nuk e kuptova edhe mire por nese mundeni ma kjart diqka do me pelqente shum ju jam mirenjohese per ket kohe te juajen me rrespekt TINAA

    Dr.Nurian Ohri

    (Dhjetor 3, 2008 - 12:34 pasdite)

    E nderuar Znj.Tina!

    Keshilla jone eshte te ndıqnı keshıllen e mjekut qe ju ka vızıtuar sepse nuk kenı nje shtatzanı jashte mıtres aq me teper qe ju kane ardhur edhe menstruacıonet.Dhımbje mund te kenı pak sepse nuk kalojne menjehere dhe patjeter shkonı pe kontroll.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    tina

    (Dhjetor 3, 2008 - 10:07 pasdite)

    te faleminderit shum doktor me vjen mrie qe e mora dhe mendimin e juaj te faleminderit shumm shumm shum ju jam mirenjohese se e kisha nje breng dhe mendova ndoshta dhe palidhje rrespekt per ju te veqant

    shpresa

    (Dhjetor 24, 2008 - 10:44 pasdite)

    un jam nje paciente qe vuaj nga semundja e tubave kanaleve e kam ber hezgen dy her me ka then mjeku se tubat jan te perdredhura kontrastin e leshojn shum pak me ka prefre mi ba laporaskopin per me dit ma hollsisht pse ka ardh deri te ky defekt jam e martuar qe 9vjet para 5vjete kam qen shtatzan kom pas abort 11javesh kerkoj nga ju akeshe pas mundesi me me tregu se ne qfar menyre mund te vjen deri te nje shtatenzani dhe si mund me kontaktu me juve me konkretisht

    lulja

    (Dhjetor 26, 2008 - 5:47 pasdite)

    Pershdetje dr.jam nje 25 vjeqare deri en moshen 20 vjeqare kam pas cikel te rregullt te mestracioneve me pastaj mu kan qrregulluar shum me thojn se kam sindromin pcos qfar me keshilloni a te bej laparaskopi,a ka ndonje ekeft negativ nese e bej

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 2, 2009 - 6:02 pasdite)

    E nderuar Znj.Lule!

    Nëse keni PCOS nuk keni përse të bëni laparoskopi por nëse mjeku jua ka këshilluar nuk e di përse ka menduar ashtu.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

    jehona

    (Janar 4, 2009 - 4:27 pasdite)

    pershendetje
    ju lutem me ndihmoni
    jam 28 vjeqare jam martuar qe dy vite,po ende nuk kam femije,nuk po mund te mbetem shtatzan.tani qe 1 muja nuk kam menstruaione nuk jam vizituar kurr te gjinekologu
    nuk vuaj prej asnje semundje,nese mund te me tregoni ndonje keshill pa shkuar te mjeku sepse kam shume frik.Kam deshire qe sa me shpejt te mbetem shtatzen.qfar ilaqe duhet me perdor me arrrit tek shtatzania perveq marrdhanieve qe dihet i kam te rregullta.ju lutem me ndihmoni.

    vlora

    (Janar 5, 2009 - 1:54 pasdite)

    Pershdentje doktor.jam nje 26 vjeqare dhe jam marutar qe 6 vite nuk kam femij pas analizave te bera me duket se kam cista ne vezore dhe po ashtu i kam te rritura androgjenet e veqanarisht 17OH-prog e kam te nalt.nuk edi qka te bej nuk po gjen asnje doktor te perkushtuar ndaj meje disa me thon ashtu e disa me thojn me ber nderhyrje kirurgjike,ju lutem me keshilloni qfar te bej a eshte vetem mundesia te bej fekondim artificial se ashtu eshte prej barnave po frieksohem mos po me demtohet melqia.ju flm shum e pres pergjigjjen tuaj

    shqipe

    (Janar 5, 2009 - 2:02 pasdite)

    ju flm shum qe po me lejoni te shrpehem per semundjen time
    jam 27 vjqare dhe nuk kam femij i kam sindromin pcos dhe mestracionet i kam te qrregullta por doktori me te cilin jam konsultuar me thot se deri sa te rregullohen mestracionet nuk guxoj em te jep klomifen per te mbetur shtatzen sepse nuk ka efekt sa eshte e vertet kjo????

    fitore

    (Janar 5, 2009 - 2:08 pasdite)

    I nderuar doktor, kam nje probelm qe disa vite, ne fillim kam pas mestracione shum te qrregullta per shkakun se vezoret i kam pas me keste mbas disa terapie te marrur mu kan rregulluar pak,e tash deshiroj te mbetem shtatzen keshtu qe 4 muaj kam pi klomifen dhe kan pas rezultat nje folikul mu ka rrit 2.8 gje qe eshte madhsi normale per te mbetur shtatzen 4 muaj kam pas ket madhesi dhe prap se prap nuk kam mbetur shtatzen qfar me keshillon te bej, a po mos kem ndonje defekt dikun tjetr

    arbenita

    (Janar 6, 2009 - 5:19 pasdite)

    pershendetje nese ke infeksion a dote te thot qe nuk mundesh me mbet shtatzen edhe cili eshte shkaketari kryesor qe vjen deri te ifektimi ju pershendes e pres pergjijen tuaj

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 8, 2009 - 6:20 pasdite)

    E nderuar Znj.Shpresa!

    Me shumë mundësi problemi i mosngeljes shtatzanë vjen prej bllokimit të tubave. Shkaku më i shpesht i bllokimit të tyre janë infeksionet e asaj zone të cilët pasi shërohen lënë difekt duke e ngushtuar kanalin. Nuk e di a keni kalur infeksion p.sh tuberkuloz apo ndonjë infeksion tjetër. Siç mund ta keni lexuar edhe tek artikulli për infertilitetin shkaqet janë të shumta. Mirë është të gjendet shkaku sepse ka prej atyre që mund të rregullohen dhe nuk ka nevojë për praktika të tjera që të ngeleni shtatzanë. Për mendimin tonë një laparoskopi mund të jetë e nevojshme.Me ne mund të kontaktoni me e-mailin mjeku24@mjeku24.com.

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 11, 2009 - 2:05 pasdite)

    E nderuar Znj.Arbenita!

    Jo çdo lloj infeksioni bëhet shkak për infertilitet. Me shpesh behet shkak tuberkulozi kur prek tubat që lidhin vezoret me mitrën. Ky infeksion kalon me gjak nga një pjesë tjetër e turpit p.sh mushkërit. Pastaj edhe infeksionet seksualisht të transmetueshme p.sh klamidja apo gonoreja mund të shkaktoj infertilitet sidomos kur përsëriten shpesh dhe nuk kurohen. Gjithashtu edhe infeksioni i mikoplazmës mund të shkaktoj infertilitet por jo shpesh.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 11, 2009 - 2:23 pasdite)

    E nderuar Znj.Fitore!

    Për të përcaktuar shkakun që ju pengon për shtatzani është mjaft e vështirë nëpërmjet internetit dhe me pak të dhëna. Duhen parë analizat e hormoneve , Eko-t, duhet pyetur pacientja me imtësi për shumë aspekte etj. Në rastet e përdorimit të ilaçeve që realizojnë ovulacion mund të ndodh që mos të kenë sukses. Ajo që ju mund të bëni është të kontaktoni edhe një herë me mjekun tuaj gjinekolog për të parë nëse do të merrni përsëri ilaç apo jo.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 11, 2009 - 2:25 pasdite)

    E nderuar Znj.Shqipe!

    Nuk kemi ndonjë informacion për këtë pyetje dhe nuk duam tju drejtojmë gabim. Kjo është jë gjë që mund ta dijë veç mjeku gjinekolog.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 11, 2009 - 2:25 pasdite)

    E nderuar Znj.Vlora!

    Si fillim duhet saktësuar diagnoza pra nëse keni apo jo sindromin e policisteve në vezore. Nëse po tek këto femra për shtatzani përdoren ilaçet që stimulojnë ovulacionin sepse tek ky sindrom nuk ndodh që qeliza vezë të shkëputet prej vezores dhe të fekondohet. Por këto ilaçe i jep vetëm mjeku specialist gjinekolog dhe asnjë tjetër. Nëse as me këto nuk realizohet shtatzania atëherë mund të kerkoni ndihmë prej metodave të tjera si IVF-ja.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 11, 2009 - 2:36 pasdite)

    E nderuar Znj.Jehona!

    Së pari mirë është të zbardhet shkaku i vonesës së menstruacioneve se mos keni ngelur shtatzanë. Bëni një test shtatzanie. E dyta nëse nuk ngelni shtatzanë përpara se të jepet ndonjë ilaç duhet që si çift të vizitoheni imtësisht nga mjekët gjinekolog për ju dhe mjeku urolog për burrin tuaj.Kjo për të gjetur shkakun që ju pengon pasi sipas tij do të ndryshoj edhe kurimi.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

    Ana

    (Janar 14, 2009 - 7:24 pasdite)

    Pershendetje.Desha tju bej ne pyete doktor, kam 7 vite e martuar dhe nuk kam femije pasi qe vet nuk kemi dashur te kemi.Tash duam por nuk mund te ngelem, a eshte e vertete qe kur ruhesh nje kohe te gjate mundesia per te nelur shtatzene eshte e vogel.Kam qene tek gjinekologja me ka thene qe nuk kam evulucion,dhe ndezje zoresh a ka mundesi qe nese nuk ke evulacion te mos ngelesh shtatzene, si kurohet.tani perdori vitamina C dhe Cink. Ma shpegoni nese kenu mundesi.Ju falemnderit

    ariana

    (Janar 14, 2009 - 9:58 pasdite)

    deshta tju pyes une jam 27 vjeq jam e martume qe 2 vjet provoj te mbetem shtat zen po kot jetoj ne perendim i kam bre te gjitha analizat bashk me burrin te gjithat jan ne rregull po mua tash me ka dhen mjeku im gjinekolog me perdor klomifen nuk e di qka eshte ky ilaq ju pershndes pres pergjigjen tuj

    esma

    (Janar 18, 2009 - 3:42 paradite)

    I NDERUAR DR.NURIAN DESHIROJ TE PYES DIQKA.JAM 15 VJEQARE.QE DY VJET ME KAN ARDHUR MESTRUACIONET DHE KAM QRREGULLIME ASNJEHERE NUK ME KAN ARHUR ME RREGULL KISH PASUR DESHIR TE PERGJIGJENI.FLM PER MIRKUPTIM.JENI NJE DOKTOR I SHKELQYER TE UROJ SHUM SUKSESE.MIRUPAFSHIM.

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 19, 2009 - 5:20 pasdite)

    E nderuar Znj.Esma!

    Zakonisht në dy vitet e para të menstruacioneve vihen re çrregullime.Nëse vazhdojnë edhe më vonë mirë është një vizitë tek mjeku gjinekolog.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

    SARA

    (Janar 20, 2009 - 11:10 pasdite)

    SHUM KAM DESHIR TE DIJ PER NJE KALENDAR SHTAZANIE

    A ESHT E VERTET QE EGZISTON NJE KALENDAR QE PERCAKTON GJINI VAJZ APO DJALIN QE DESHIRON JU LUTEM ME KTHENI PERGJIGJJEN:

    anonime

    (Janar 21, 2009 - 7:00 pasdite)

    ju pershendes jam 23vjetqare kam nje femi 6vjet para 3vite kam pas nje problem ne familje edhe kam pir domestos me faks edhe prej ateher nuk jam mir me shendet kam dhimbje barku shum disa her kam qet te mjeku por asnjeher nuk e kam pas guxim me tregu .edhe a ndikon ne mos mbetjen shtatzen tash e mirprse pergjigjjen tuaj

    arbenita

    (Janar 22, 2009 - 11:42 paradite)

    ju pershendes dhe ju falenderoj per pegjigjjet qe na degoni kam ifeksion jam tu perdor terapi.mjeku po me thot qe jam tu u permirsu a mundem me mbet shtatzen me terapi nese po a zhvillohet beba normal si tjerat gra se shumica grave po kan abort pi ifeksionoit ashtu po ju thon mjeket e pres pegjijen tuaj

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 22, 2009 - 1:17 pasdite)

    E nderuar Znj.Ariana!

    Klomifeni është një ilaç që përdoret për induksion të ovulacionit pra për të realizuar daljen e qelizës që do të fekondohet prej vezoreve.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 22, 2009 - 1:18 pasdite)

    E nderuar Znj.Ana!

    Nuk e dimë me se jeni mbrojtur por nuk ka përse të mos ngeleni shtatzanë vetëm se sipas llojit të mbrojtjes p.sh keni pirë pilula apo diçka se (nuk e dimë) mund të vonohet pak disa muaj derisa ovulacioni të rregullohet. Kur nuk keni ovulacion nuk mund të ngeleni shtatzanë por nuk e dimë gjendjen tuaj nga afër. Mirë është që të shikohet ku qëndron problemi.Ka ilaçe për këtë rast por mirë është që të bëni një vizitë sepse mjekja që ju viziton dhe bën analizat e kupton më mirë rastin.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

    hana

    (Janar 23, 2009 - 5:37 pasdite)

    tung ju pershendes dhe kisha nje pyetje deri tek ju doktor..kam probleme me fshikzen urinare nuk mund te urinoj nga dhimbjet qe kam dhe kam shum menstruacione te bardha..qe dy muaj nuk mund qe bej asgje..me than nje her qe kam bakterie ne urin mirpo me pas kam ende dhimbje ndersa ne analizat e fundit me than qe nuk kam asgje.nuk di qfar te bej..qfar kishit then??

    anonime

    (Janar 23, 2009 - 6:31 pasdite)

    tung ju pershendes jam 23vjetqare kam nje femi tash nuk po ngeli shtatzen para3vite kam pasur nje problem n familje edhe kam pire domestos me vakes kam dasht mu largu nga jeta por tasht kam probleme me shendet me se shumti ka dhimbje baru nese mudesh me m tregu a nidkon kjo ne mos mbetjen shtazen tash ,shkoj neper mjek por nuk kam sukses ju pershendes

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 25, 2009 - 4:47 pasdite)

    E nderuar Znj.Arbenita!

    Nëse jeni duke u kuruar nuk ka përse të shqetësoheni megjithëse nuk e dimë se nga se infeksion vuani por nuk mendojmë se do të ketë problem as në drejtim të bebit e as të ngeljes shtatzanë.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 25, 2009 - 5:52 pasdite)

    E nderuar Znj.Sara!

    Nuk ekziston një kalendar i tillë për përcaktimin e gjinisë.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 25, 2009 - 5:52 pasdite)

    E nderuar Znj.Sara!

    Nuk ekziston një kalendar i tillë për përcaktimin e gjinisë.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 25, 2009 - 6:06 pasdite)

    E nderuar Znj.Anonime!

    Duhet të vizitoheni tek mjeku të paktën të shihet nëse ka lënë apo jo ndonjë pasojë pirja e asaj lënde. Ajo nuk ndikon në shtatzani por mund të shkaktojë dëmtime të stomakut megjithëse varet nga doza apo përmbajtja dhe nuke di a keni bërë diçka pas pirjes pra keni vajtur në spital dhe çfarë ju kanë bërë.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    anonime

    (Janar 26, 2009 - 6:50 pasdite)

    peshendetje kam vajtur ne spital dhe kam mar shum ifozione po jo per helmim por me thojshin se kam brobleme me veshk edhe zorraqorre apo gjush i thoni ju nese m kupton azgje nuk me kan thun kunter helmimt se nuk kam pas guxim me tregu pasi e kisha vajzen e vogel dhe kish puna ardh deri te ndarja prej vajzes ju faliminderit

    arbenita

    (Janar 26, 2009 - 6:52 pasdite)

    ju peshendes dhe ju falenderoj per pegjigjjet qe na degoni

    Asrite

    (Janar 26, 2009 - 11:42 pasdite)

    Mirdita doktore,kam nje problrme,me stomakun,qe zakonishte ndjej dhimbje,por jo te shpeshat,dhe,zakonishte kur ha disa lloj ushqime me mer fryrej barku,si psh fasulet,kur gjellrate,permbajne piper,spece djekse etej.munde te me ndihmoni.
    Me respekte Mozi

    ariana

    (Janar 26, 2009 - 11:52 pasdite)

    ju falimenderit per pergjigjem tuaj me te vertet jeni nje gjeni na keshilloni te gjithve qe kemi problem zoti ju shperbleft me rrespekt ARIJANA ju pershendes shum

    TINA 1

    (Janar 27, 2009 - 12:07 paradite)

    pershendetje dr se me hert edi se jam rujatur per mos te mbetur shtazen dhe jan 5 vite
    por tash dua te mbetem shtazen qe 7 muaj nuk ruhem kam pas nje problem mitern ekam pas shum ne anden emajt dhe keshtu edh mardhanje kur boj kisha shum te veshtir mu kthejke krejt sperma jasht e tsha jam mir por une mebetem shtazen por prishet e mas nej me vin mestracjonet me copa te gjaakut
    kam shum dhimte tan mujan edh pse mekalojn mastracjonet tan mujani kadhimt ne bark dhe ne shpin sikur diten epar kur te me vin mestracjone kam ba ne eho te barkut me ka than qe mir je edh te gjino kologu mir nuk edi qka duhet perdor ndonje hap per te mbetur shtazen dua shum edh aq jam ba kureshtare sa qe shum po merzitempse nuk po kam sukses te pershndes hsum dr dhe te pers me pergjegje

    bardha

    (Janar 28, 2009 - 4:02 pasdite)

    me 28 janar 2009 ora 4:00pasdite ju pershendes bardha deshta tju tregoj doktor jom martu qe 1 vit kom qen te gjinekologu kom bo eko me ka dal mir gjithqka rregull e kom bo nje analiz vagin se dyshoj mjku per nje infeksjon edhe kjo me ka dal mir ju lutem pse nuk po mbetem shtatzen ende jom e brengosur flm shum per pergjigjjen qe ma beni tung

    vjollca

    (Janar 28, 2009 - 4:26 pasdite)

    me 28 janar 4:50 pasdite pershendtje doktor jom vjollca jom martu qe 10 muj deshiroj te mbetem shtatzene po pa sukses kom qen te mjku e kom bo eko me ka dal mir po ma tha qe njona ane e vezores nuk po funksjonen sa duhet kom mesracjone te rregullt a esht problem per te mbetur shtatzene per shkat te vezores tung tung

    TINA 1

    (Janar 28, 2009 - 5:50 pasdite)

    dr pershendetje kur esht koha me emir per te mbetur shtazen e.dr inderuar gjat mardhanjeve kam nje problem se sperma me kthehet krjet jasht a esht kjo arsya se un nuk mundem te bes shtatzen apo edh penges e madhe esht se un jam ruajtur 5 vite qe te mos mbetur shtazen dua tadi se perqka esht problemi . edh ky problem me shqetson por qe 8 muaj nuk ruhem deshiroj te mbetem shtazen kontrollen te mjeku ebaj dhe me thot qe mir jam po nuk edi kjo vertet me shqetson

    Lolaa

    (Janar 28, 2009 - 11:11 pasdite)

    I nderuar mjek ju pershendes..Kam ni pytje ju kisha lut qe tme ndimoni.burri ka bo alaiza dhe e ka dhan spermen per alaiz po ne sperm i ka dal qe nuk osht gjithqka ne rregull po mjeku i ka thon qe ne qoftse hormonet jan ne rregull ateher nuk ka problem per shtatzani..e hormaonet me i kqyr mes gjakit qka mendoni ju a qa a munt te ket probleme burri im me hormone masi sperma nuk osht ne rregull ju lutem ma ktheni ni pergjigje

    Drita

    (Janar 30, 2009 - 10:20 paradite)

    i nderuari Dr.Ohri para 3 muajve kisha nje shtatzani vezore nderpreva shtatzanin mensracionet me kan ardhurar ne data te rregullta 3 her pas operacionit, tash kam kaluar terminin qe 4 dite ne kryje te muajit pata vetem pak menstracone ne ngjyr kafe shenja shtazanije nuk kam por kam pak dhimbje ne gjyrin e majt ju lutem qa medoni per ket me repekt Drita

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 30, 2009 - 6:55 pasdite)

    E nderuar Znj.Hana!

    Mirë është dhe një vizitë tek mjeku gjinekolog.Infeksioni mund të jetë edhe në organet gjenitale megjithëse nuk e di a kani shqetësim tjetër p.sh kruajtje apo djegje në urinim dhe se ku është pikërisht dhimbja apo sekrecionet e bardha a kanë erë të keqe?

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    jozefina

    (Shkurt 2, 2009 - 1:29 paradite)

    une jetoj ne zvicer jam 24 vjeqare jam e martuar qe 4 vite dhe qe nja dy vjet kemi deshir qe te kemi femij por nuk kemi deri tani.Kam qen kontrolla ketu ne zvicer me kan thene se i ke vezoret e mbyllura ne fund dhe jam bere para dy muajve operacion ne anen e majt ne vezoren e majt se e djathta asht mir dhe tashti kom kontrolla per qdo muaj te vazhdimta por heren e fundit me kan then se e kom ni cist ne anen e majt te vezores dhe jam duke pir tableta per sherimin e saj, e deshta te pyes si vjen kjo mbyllje e vezoreve dhe a do te sherohet kjo cist vetem me tableta dhe a do te kem sukses per mbetjen e shtatzanis mbasi qe operacioni ka kalu me sukses.JU PERSHENDET SHUME JOZEFINA.

    Dr.Nurian Ohri

    (Shkurt 4, 2009 - 8:42 pasdite)

    E nderuar Znj.Bardha!

    Siç e keni lexuar edhe në artikull shkaqet janë të shumta. Për të gjetur ku qëndron problemi duhet një vizitë e imët tuaja dhe e burrit gjithashtu. Që këtu nuk mund ta dimë ku qëndrn problemi. Mund të ndodh që të asnjë prej jush të mos ketë ndonjë shqetësim por ende nuk ngeleni shtatzanë. Mirë është të provoni ende të ngeleni dhe nëse nuk arrihet atëherë të kërkoni ndihmë prej teknikave ndihmëse.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    Dr.Nurian Ohri

    (Shkurt 4, 2009 - 8:42 pasdite)

    E nderuar Znj.Vjollca!

    Siç e keni lexuar edhe në artikull shkaqet janë të shumta. Për të gjetur ku qëndron problemi duhet një vizitë e imët tuaja dhe e burrit gjithashtu. Që këtu nuk mund ta dimë ku qëndrn problemi.Problemet me vezoret japin shqetësime të tilla por varet çfarë ka menduar mjeku që ju ka vizituar pasi jo çdo problem i vezores ndikon në shtatzani. Mund të ndodh që të asnjë prej jush të mos ketë ndonjë shqetësim por ende nuk ngeleni shtatzanë. Mirë është të provoni ende të ngeleni dhe nëse nuk arrihet atëherë të kërkoni ndihmë prej teknikave ndihmëse.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    Dr.Nurian Ohri

    (Shkurt 4, 2009 - 8:42 pasdite)

    E nderuar Znj.Tina!

    Për problemin e parë që ju shqetësonte mund tju themi se nuk duhet të merakoseni por mirë është që femra të qëndroj poshtë dhe mashkulli sipër dhe pasi mashkulli të ketë ejakuluar është mirë të mos çohet menjëherë (për 1-2 minuta) kurse femra mirë është të mos çohet për nja gjysëm ore dhe të vendosi një jastëk poshtë belit. Gjithashtu mos të bëj dush menjëherë dhe të mos përdori ujë apo sapun për të larë vaginën.Mirë është që kontakti të bëhet herët në mëngjes. Mashkulli është mirë të mos të ketë pasur ejakulim 2 ditët e fundit. Këto janë këshilla për të rritur mundësinë e ngeljes shtatzanë.Për atë që jeni ruajtur nuk e di se me çfarë metode jeni ruajtur por sidoqoftë tek të gjitha me disa ndryshime nga njëra tjetra për disa muaj rikthehet mundësia për shtatzani.
    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    Dr.Nurian Ohri

    (Shkurt 4, 2009 - 8:44 pasdite)

    E nderuar znj.Lola!
    Për të parë nëse ka apo jo probleme me hormonet duhet bërë analizë. Edhe disa probleme me morfologjinë apo me aftësinë e lëvizjes të qelizave sperm mund të ndikojnë tek shtatzania. Sipas përfundimeve duhet parë edhe një herë gjendja për shtatzani.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    Dr.Nurian Ohri

    (Shkurt 4, 2009 - 8:44 pasdite)

    E nderuar Znj.Asrite!
    Këshilla jonë është ti pakësoni këto lloj ushqimesh dhe nëse edhe pas këtyre keni ende shqetësime të kontaktoni me një mjek gastroenterolog për tju pare nga afër.Hapi i parë është dieta.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    Dr.Nurian Ohri

    (Shkurt 4, 2009 - 8:44 pasdite)

    E nderuar Znj.Tina!
    Shkaqet e mosngeljes shtatzanë janë shumë dhe në disa raste edhe pse nuk ka ndonjë problem as tek mashkulli as tek femra përsëri nuk mund të ngelet shtatzanë.Në këto raste duhet provuar përsëri dhe duhet kontaktuar me një mjek për të gjetur një mundësi tjetër mjekësore.Për dhimbjet që keni pas menstruacioneve mire është tju shikoj një mjek nga afër.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    anonime

    (Shkurt 5, 2009 - 11:03 pasdite)

    dua te di nese vezoret mund qe te ftohen dhe per kete shkak nuk mundet nje femer te kete femije te lutem shkruame doktor se me nevojitet informacioni shum faleminderit

    migena

    (Shkurt 5, 2009 - 11:05 pasdite)

    i nderuar doktor a ka mundesi qe vezoret te ftohen she ky mund te jet shkak per mos pasjen e femijeve

    Dr.Nurian Ohri

    (Shkurt 16, 2009 - 9:04 pasdite)

    E nderuar Znj.Migena!

    Besojmë se e keni fjalën për infeksionin e pelvisit (PID)i cili mund të bëhet shkak për infertilitet.

    Me respekt Dr.Nurian OHRI

Comments are closed.