Fëmijët kënaqen kur i nxirrni shëtitje. Ajri i freskët dhe dielli janë të domosdoshëm për zhvillimin e tyre. Ndryshimet e temperaturës shtojnë aftësinë e fëmijës, për t’iu përshtatur të nxehtit dhe të ftohtit. Shëtitjet u japin energji dhe ndikojnë pozitivisht në gjendjen e fëmijës suaj. Nëse moti nuk është shumë i keq,ju mund t’a shëtisni fëmijën tuaj, duke filluar nga java e dytë e jetës së tij. Së pari filloni me shëtitje të shkurtra 15-20 minutëshe. Pastaj gradualisht, nga fundi i vitit të parë të jetës, ju mund ta zgjasni shëtitjen deri në disa orë.
* Shmangni temperaturat e ulëta. Mos dilni jashtë, nëse temperatura është nën 7°C. Mbrojeni fëmijën tuaj nga erërat e forta.
* Gjatë ditëve të nxehta të verës, sigu-rohuni që fëmija juaj të mos ekspozohet në diell. Vendi më i mirë për karrocën e fëmijës suaj, është në gjysmë hije.
*Kur nuk mund të ditni jashtë, ajroseni dhomën e fëmijës suaj shpesh. Gjithashtu mund t’a vishni si për të dalë dhe t’a lini që t’a zërë gjumi afër dritares së hapur.
* Ajroseni dhomën e fëmijës suaj para se t’a vini në gjumë. Nga ajri i pastër dotë bëjë gjumë më të mirë. Gjithashtu mbani mend që ajri në dhomën e fëmijës suaj, nuk duhet të jetë shumë i thatë ose me shumë lagështi.
* Gjithmonë visheni fëmijën sipas kushteve atmosferike dhe mbani mend që të evitoni si të nxehtit e tepërt, ashtu edhe të ftohtit. Mendoni si do të visheshit ju vetë atë ditë dhe visheni fëmijën tuaj në mënyrë të ngjashme.
* Disa prindër përdorin çanta të posa çme për të shëtitur fëmijët e tyre. Për fëmijët është e mrekullueshme të qëndrojnë si në një fole afër nënës dhe babait kur dalin. Gjithashtu prej aty, ata mund të shohin më shumë sesa nga karroca. Nëse doni të blini një tip të tillë çante, duhet të siguroheni që f i përmbushë të gjitha kushtet, që të mund të përdoret nga fëmijët e vegjël.
Merrni mendimin e pediatrit dhe mos e përdorni shpesh për të shëtitur fëmijën tuaj sepse mund të jenë edhe të dëmshme.
* Është gjithashtu e rëndësishme që fëmija juaj, të jetë i ekspozuar ndaj përvojave dhe zbulimeve të reja që përjeton jashtë. Ndierja e diellit dhe e flladit në faqe e tij, duke parë njerëz të tjerë, kafshë dhe bimë - të gjitha kontribuojnë në të zhvilluarit dhe të mësuarit e tij.
Kur të dilni jashtë mund të keni nevojë për:
- Rroba rezervë
- Peceta të lagura
- Pelena me një përdorim
- Lodrat e tij të preferuara
- Ushqim
- Lëngjet (shishen e tij të vogël me qumësht, çaj osë ujë) -Surpriza të vogla për fëmijën tuaj, si psh gjëra të shijshme për të ngrënë dhe për të pirë.
- Qese plastike për mbeturinat
Ajri i pastër është gjithçka që na duhet për t’u ndier mirë. Tani imagjinojeni veten në një dhomë të paajrosur. Hapni dritaren dhe mermi frymë thellë. Të gjithë e njohim këtë ndjesi! Për t’u ndjerë i freskët dhe i gjallë, në humor të mirë dhe plot energji për eksperienca të reja, fëmija juaj ka gjithashtu nevojë për ajër.
Nenat në të gjithë botën i kushtojnë rëndësi shëtitjeve me fëmijët e tyre.
Ky artikull u mundësua nga mjeku24.com dhe Pampers.
|
Akne Vulgaris Puçrat e fytyrës www.mjeku24.com |
Dismenore Menstruacionet e dhimbshme www.mjeku24.com |
Gjalp apo margarinë? Si të ushqehemi më mirë www.mjeku24.com |
4 Koment
-
më 8 Nëntor 2008 më 8:34 paradite
Kemi nje femije 15 muajsh i cili vuan nga nje problem ne zemer. Ai kur ka lindur mjeket na kane thene se e ka nje vrime ne zemer mirepo edhe pse kane kaluara 15 muaj, nuk i ehste mbyllur vrima, edhe pase shpresonim qe me kalimin e kohes do te mbyllet kjo vrime. Ai peshon 10 kg dhe na duket se eshte i dobet. Tani me 28 nentore ka anlizat ku do te vendoset se a do te operohet apo jo? Mirepo ne anen tjeter ai nuk nxihet kur qane eshte shume aktiv , i levizshme dhe se cdo gje tejter e ka normale si femijet e tjere (pervec asaj qe eshet i dobet pak). Desha te pyes me shuem ne lidhje me trajtimn e ketyre femijeve dhe se a mund ti iket operacionit pasi qe edhe disa doktore na thone qe ka gjasa me kalimin e kohes ti mbyllet kjo vrime. Jemi shume te shqetesuar na keshilloni dicka.Ju Felminderit!
-
më 11 Nëntor 2008 më 10:53 paradite
I nderuar Z.Agim!
Së pari duhet të themi se kjo është pak çështje e komplikuar për arsye se ajo që e përcakton nëse bebi duhet të bëhet ose jo operacion janë vizita e kardiologut,Ekoja, madhësia e vrimës,shenjat etj.pra ka disa kritere që ne nëpërmjet internetit nuk i plotësojmë dot.Është e vërtetë që ka disa lloje problemesh që mbyllen vetë me kalimin e kohës por a është rasti i fëmijës suaj i tillë e vendos kardiokirurgu.Na vjen keq që nuk ju dhamë një përgjigje konkrete.
Me respekt Dr.Nurian Ohri
-
më 25 Nëntor 2008 më 12:36 pasdite
qekjo faqe qe e kam shikuar ishte shum e mir mora shum mesime prej kesaj mesova gjithqka per hsendetin tung ju pershendet donjeta.
-
më 6 Dhjetor 2008 më 4:44 pasdite
agim une e lexova rastin tuaj vjaza e kusheririt tim te njejtin rast e ka pas,vajza e ti ka lindur me ni vrim ne zemer,dhe femien e kan dergu ne beograd ne nje klinik,dhe esht sheruar shum mir tash esht e kan operu dhe mir esht ajo esht kan e vogel 8 muj kur esht operue mos e ben merak shko pyet edhe ti,dhe mjeket te udhezojn shpresoj se sa me shpejt dot sherohet.
Na vjen keq por komentet janë të mbylluar për momentin.



