Kolesteroli është një lëndë që gjendet në shumë pjesë të trupit. Trupi ynë me anë të tij prodhon hormone (kortizoni, hormonet seksuale), vitaminën D dhe acidet e bilës që tresin yndyrnat.Kur kolesteroli tejkalon sasinë e duhur ai grumbullohet nëpër damarë duke krijuar bllokim të tyre (aterosklerozën). Dëmet e këtij problemi varen se damarët e cilit organ të trupit janë bllokuar. Nëse janë bllokuar ata të zemrës p.sh fillojnë dhimbjet e forta të kraharorit e kështu me rradhë. Kolesteroli në kushte normale nuk tretet në ujë që do të thotë që nuk tretet as në gjak i cili përmban veçoritë e ujit. Për tu tretur dhe transportuar në gjak ai ka nevojë disa proteina të prodhuara në mëlçi të quajtura lipoproteina. Dy më të rëndësishmet janë LDL (low density lipoprotein , lipoproteina me dencitet të ulët) dhe HDL (high density lipoprotein, lipoproteina me dencitet të lartë). Kolesteroli i mirë quhet ai HDL kurse i dëmshëm ai LDL. Edhe TG (trigliceridet) janë një tjetër lëndë e cila duhet të matet kur bëhet fjalë për sëmundjet metbolike të yndyrnave por lidhja e saj me aterosklerozën nuk është aq sa e kolesterolit. Të paturit e kolesterolit total dhe atij LDL të lartë sëhtë një risk për njeriun dhe gjithashtu rënia nën nivel e HDL-së.
Sa duhet të jenë vlerat e kolesterolit total?
Mbi moshën 20 vjeç:
 200 mg/dl është niveli i kërkuar
 200-239 mg/dl në kufi i lartë
 >240 mg/dl është i lartë
                                    Â
Vlerat e LDL?
 <130 mg/dl niveli i duhur
 130-159 ilartë në kufi
                                    Â
Vlerat e HDL?
 <35 është i ulur (mesatarja tek femrat eshtë 55mg/dl kurse      tek meshkujt 45mg/dl)
                                      Â
Vlerat e TG?Â
 <200 md/dl dëshirohet të jetë.
 200-400 mg/dl i lartë në kufi
 >400 mg/dl i lartë
Nëse kolesteroli rritet në gjak kjo tregon për një problem të metabolizmës së yndyrnave. Duhen bërë analizat e kolesterolit total, atij LDL, HDL dhe TG minimumi dy herë nëse mendohet për një kurë. Për kurë merret bazë vlera e LDL-së.
Â
vazhdon…
|
Rënia e flokëve tek femrat Mëso dhe kuroi flokët e tua www.mjeku24.com |
Ulçera Peptike Çfarë është ulçera? www.mjeku24.com |
Dismenore Menstruacionet e dhimbshme www.mjeku24.com |
3 Koment
-
më 15 Janar 2009 më 1:49 paradite
pershendtje si jeni a jeni mire kolesteroli eshte nje semudje qe me te vrtete yndyra ne gjak eshte teper e madhe dhe per fat te keqe shum njerez kohen e fundit po ankohen nga nje gje e tille pore sipas juve cka kishit thene ne lidhje me kto cajet a jan te livdushme apo jo pasiqe kohen e fundit me teper pacientet qe kane probleme te tilla perdorin me shme disa lloje te cajeve dhe shpresojne se esht nje gje sume e dobishme ne lidhje me semundjen e kolesterolit dhe te diabetit sipas juve sa eshte e udhes te perdoret nje gje e till dhe a esht e demshme ju falemderit jeni super vetem vazhdoni ……
-
më 18 Janar 2009 më 3:09 paradite
pershendetje un po pres pergjigje por si duket nuk ka pergjigje sidoqoft ju pershendes kaloni sa me mire
-
më 19 Janar 2009 më 5:33 pasdite
E nderuar Znj.Feride!
Çajrat nuk mund të quhen ilaçe ashtu sikur kuptohet në mjekësi por në të njëjtën kohë nëse ka një përmirësim tek pacienti edhe këtë nuk e mohojmë por duhen parë me kujdes se çfarë përmbajnë dhe të bëhet një lidhje mes asaj që përmban dhe mekanizms që kryen në trup përmbajtja e çajit pre duhet parë përmbajtja.Na vjen keq për vonesën por ju jeni dhe vet mjeke dhe beosj se e dini që kohën e kenmi të kufizuar.Nuk mund të rrimë gjithmonë në internet se kemi edhe ne problemet apo angazhimet tona.
Me rrespekt Dr.Nurian Ohri
Na vjen keq por komentet janë të mbylluar për momentin.



