Merr artikujt e fundit me RSS

Merr artikujt e fundit me email

Generic Viagra generic viagra me uk apcalis tablets
Komentet e Fundit
Më të lexuarat
Faqe Mike

Nga më 4 Tetor 2008 nën Pediatria , 3,160 lexime 5 Komente Dërgo me Email Dërgo me Email
Postoje në Facebook

dora-e-babait-me-femijen
Lëkura e të porsalindurit është shumë e ndjeshme dhe delikate. Për këtë
arsye, një kujdes i mirë ndaj lëkurës është thelbësor për shëndetin dhe humorin e mirë të tij.

Pse ka rëndësi thatësia për shëndetin e lëkurës së fëmijës tuaj?
Fëmija që mban pelenë është i prirur të ketë probleme me lëkurën. Irritimi i lëkurës mund te jetë shqetësues për fëmijën,
për këtë arsye duhet t’i kushtoni kujdes të veçantë lëkurës së tij. Shumë lehtë mund të vëreni këtë sëmundje të zakonshme:

të ndenjurat e fëmijës suaj janë të kuqe dhe të acaruara,
me puçrra të fryra rreth zonë së pelenës.
Duke qenë se fëmija nuk mund t’a shprehë dot me fjalë problemin, ai mund t’a shprehë këtë përmes të qarit dhe nervozizmit, sidomos në kohën kur i ndërroni pelenën dhe ka mundësi që të humbasë edhe oreksin.
Çfarë e shkakton irritimin e lëkurës?

Shumë raste të irritimit të lëkurës janë rezultat i:

  • Ndryshimeve të pH-it të lëkurës, shkaktohen nga proteinat që gjenden në jashtëqitje.
  • Shumë shpesh irritimi nga pelena shkaktohet nga mungesa e higjienës në zonën e pelenës.
  • Vendi ku vendoset pelena, nuk është i pastër.
  • Pelenat që përdorni për fëmijën tuaj nuk thithin aq sa duhet.
  • Pelenat nuk ndërrohen aq shpesh sa duhet.

Rezultatet laboratorike dhe studimet klinike kanë treguar se rritja e lagështisë në lëkurë, pH-i lëkurës dhe aktiviteti i enzimave në fekale, janë faktorë kyç në zhvillimin normal të dermatitisit nga pelena.
Bazuar në rezultatet e kërkimeve, është vërtetuar se largimi sa më i shpejtë i urinës nga lëkura dhe zvogëlimi i kontaktit me sipërfaqet, bëjnë që lëkura të mbetet e thatë në mënyrë të përsosur.

Si të kujdesemi në mënyrë efikase për lekurën e butë të fëmijës?
Duke qenë se irritimi i lëkurës nga pelena është rezultat i ndryshimeve të pH, i cili ndodh kur urina dhe sipërfaqet bashkohen bashkë, kini parasysh që t’ia pastroni gjtihmonë me kujdes të ndenjurat fëmijës suaj. Ne ju rekomandojmë të përdorni pecetat e buta (peceta të lagura), të cilat pastrojnë në thellësi dhe njëkohësisht kujdesen për lëkurën e fëmijës. Ndërrimi i shpeshtë i pelenave, pastrimi i hollësishëm dhe delikat i zonës së pelenës dhe përdorimi i pelenave të mira dhe përthithëse janë me rëndësi për këto arsye:
1.Shmangia e lagështisë së tej-zgjatur, bën që lëkura nën pelenë të jetë më pak e lëndueshme dhe më pak e prirur për t’u irrituar.
2.Kur është e thatë dhe e pastër, lëkura luan funksionin e vet si një pengesë efikase kundër elementeve që mund t’a dëmtojnë.
3.Sa më pak kohë të rrinë urina dhe jashtëqitja së bashku, aq më pak enzima të dëmshme prodhohen, duke pasur më pak kohë t’a lëndojnë lëkurën. Në këtë situatë, të pastruarit është gjëja më e lehtë duke ndihmuar në mbajtjen e një higjiene më efikase.
irritimi i lëkurës tek bebet

Ky material u mundësua nga mjeku24.com dhe Pampers.

Gastriti
Inflamacioni i stomakut
www.mjeku24.com
Akne Vulgaris
Puçrat e fytyrës
www.mjeku24.com
Ulçera Peptike
Çfarë është ulçera?
www.mjeku24.com

5 Koment

  • më 3 Janar 2009 më 8:52 pasdite

    ju shkruaj per her te par dhe kam nje problem me femiun tim tek ai jan shfaqur disa (qe plakat ju thon therrat) dhe e pengojn si ne gjum ashtu edhe ne jet te perditshme me nje fjal nuk behet rehat qqfar duhet te bej qe ketofar therrash te largohen. dhe sa jan te rrezikshme per femij.ju falenderoj dhe ju pershendes

  • më 6 Janar 2009 më 4:55 pasdite

    I nderuar Z.Naser!

    Për problemin që shkruanit në pyetjen tuaj tju themi të drejtën nuk e kuptuam problemin pra kujt i thonë Therra? A mund të na i shpjegoni me ndonjë fjalë tjetër?Megjithatë për shqetësimet elëkurës mirë është që një mjek ti shikojë nga afër për të thenë diçka më të saktë.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

  • më 9 Janar 2009 më 11:19 pasdite

    i nderuar doktor therra ju them se me te vertet jan therra mbas larjes i dalin ne shpin zakonisht me ferku sikur therra e nuk po di as qka jon ato mua po me thon se jan normal se une jetoj ne gjermani e nuk po di as si tja spjegoj mjekut se ti them therra.
    gjat nates zakonisht djersitet nga to shum dhe i del gjum pej tyne se i kruhet.
    per me qetsu duhet me ja kru shpinen e qetsohet prap.
    duken te zeza dhe masi te dalin mbas 3-4 dit i hupin krejt apet por prap dalin te njejtat .
    kam pytur nje mjek shqiptar ne kosov me ka then se qelizat yndyrore prodhojn yndyr me shum se sa duhet e per ata dalin se fmiju eshte shum i zhvilluar.dhe mae kalim te kohes i hiqen. ndoshta keto inf.. ju ndihmojn per nje pergjegjje se sa jan te rrezikshme . ju falenderoj juve me gjith stafin e juaj per punen qe e beni.shum shum faleminderit dhe ju jam mirnjohes

  • më 14 Janar 2009 më 4:48 pasdite

    I nderuar Z.Naser!

    Mirë do të ishte që mjeku ti shohi nga afër në momentin kur ato shfaqen.Na vjen keq që nuk ju ndihmojmë konkretisht.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

  • më 31 Janar 2009 më 11:34 pasdite

    mirmbrema ju pershendes dr.i nderuar kam nje pytje dhe ju kisha lut tme kshilloni si te kujdes per floket emi sepse me duket qe nje her ne vit ame rriten ajo kjo gje shum pom shqetson nuk jam e semur as nuk kam qen nese ka munsi tme tregosh me qfar shampo apo ndoje gje tjetr te perdori per floket me bien shum i kam paksa te rralla jo edhe aq shum me rrespekt flaka nga gjakova

Postoje në Facebook

Na vjen keq por komentet janë të mbylluar për momentin.

©Mjeku24.Com - Të gjitha të drejtat i zotëron Mjeku24.Com. Ndalohet rreptëisht kopjimi dhe ribotimi. Dizenjimi dhe mirmajtja: SuperAlb.Com