Merr artikujt e fundit me RSS

Merr artikujt e fundit me email

Kërko në faqe
Reklamo Këtu
Reklamo ketu Reklamo ketu Reklamo ketu

Nga më 14 Janar 2014 nën Speciale , 5,680 lexime Comments Off on Malaria Email This Post Email This Post
Postoje në Facebook

DR. Izet ALIU

Mjek infeksionist

  1. 1.       Sëmunda  e  malaries

Malaria është ndër sëmundiet më të përhapura në botë. Më përpara kjo sëmundie shtrihej nga 63 gradë të gjerësisë veriore deri ne 35 gradë të gjerësisë jugore. Përshkrimet e para për malarien lidhen me Hipokratin, që shkroi për moçalishtet dhe ethet intermitente (përsëritëse). Historia plotësohet edhe me ethet epidemike si ajo e 1470 në Shkodër ku ushtria turke , që rrethonte atë humbi 20.000 vetë prej malaries. Përhapja ishte aq e madhe sa kushtëzoi thënien e popullit: Kur lindej një fëmijë prindërit nuk duhet të gëzoheshin pa kaluar 8 gushte. dmth. fëmija do të vuante 8 vjet nga malaria dhe vallë a do ti shpëtonte (Ashta A malaria në Shqiperi 1961). Para clirimit (1926-1933) kontesha angleze Karnarvon zgjoi tek insituti Rockfeller interesimin per luftimin e malaries dhe ne Shqiperi; u hapen qendrat e para antimalarike (Tirane, Durres, Elbasan, Shkoder dhe Vlore). Vetem ne qarkun e Beratit, ne 1945 ka pasur 15.239 te semure me malarie. Ne shqiperi; 50-58 % e popullsise ka qene e infektuar nga malaria (me forma akute ose kronike ). Kjo semundje ka qene nje nga plaget me te renda te popullit tone, sidomos ne zonat e ulta dhe bregdetare, te ashtuquajturat zonat malarike, per arsye te kushteve hidrometereologjike te favorshme per shumezimin e mushkonjes Anofele dhe gjendjes se rende social ekonomike. Pas clirimit filloi crrenjosja e organizuar e malaries dhe rastet e fundit ishin ne : 1958 per Plasmodium falciparum, 1962 nga pl. vivax, 1967 me pl. malarie. Pas vitit 1962 deri ne vitin 2013 patem vetem raste te importuara. Lloji i malaries se importuar: pl. vivax, pl. falciparum dhe e kombinuar pl. vivex + pl. falciparum.

  • Malaria shkaktohet nga paraziti nje qelizor i gjinise plasmodium, qe transmetohen nga femrat e mushkonjave Anofeles. Egzistojne disa qindra specie te plasmodiumeve. Njeriu semuret nga 4 specie te tilla:
    • Plasmodium falziparum qe shkakton malarien tropika, tre diteshe.
    • Plasmodium vivax qe shkakton malarien terciana, tre diteshe
    • Plasmodium ovale qe shkakton malarien terciana, tre diteshe
    • Plasmodium malarie, qe shkakton malarien quartana, kater diteshe

Vektoret e perhapjes

Mushkonjat anofeles i marrin protozoaret gjate thithjes se gjakut nga i semuri me malarje. Gjate thithjes se gjakut, thith edhe gametocitet (meshkujt dhe femrat) te plasmodiumit qe do te kryejne aktin seksual te parazitit te mushkonja. Zhvillimi seksual dhe shumezimi i plasmodiumeve realizohen ne stomakun e mushkonjes anofeles, ku do te formohen me shumice mijera sporozoide pas 7-35 ditesh qe mushkonja ka thithur gametat nga gjaku i te semureve, ne gjendrat e peshtymes se saj shfaqen sporozoidet. Mushkonja, gjate thithjes se gjakut njekohesisht injekton sporozoidet qe mban ne peshtymen e saj. Kjo eshte rruga kryesore e infektimin nga malarja. Shume rralle infeksioni mund te perhapet dhe me aten e transfuzioneve te gjakut te infektuar me plasmodiume, ose me anen e shiringave apo me rrugen transplacentare.

 

Burim infeksioni per malarjen humane jane vetem njerezit. Primatet jo human semuren nga shume lloje plasmodiumesh, te cilat shume rralle mund te semurin edhe njeriun. Transmetues infeksioni jane mushkonjat anpfeles qe pickojne njeriun gjate nates, ne mesin e nates ose ne te gdhire.

  1. 2.       Cfare shenjash shfaq nje i semure i prekur me malarie?

 

Semundja e malarjes karakterizohet nga ethja, rritja e shpretkes (splenomegalia) dhe anemia.

  • Ethja eshte e pranishme gjithmone. Ne fillim ethja eshte e lehte dhe e parregullt, me vone ajo rritet.
  • Te dridhurat nuk jane gjithmone te pranishme, sidomos per malarjen falciparium.
  • Temperatura ne fillim te semundjes eshte e ngjashme me shume semundje te tjera bakteriale ose virale. Malarja me serioze qe shkaktohet nga pl. falciparium mund te paraqitet me format fillestare shume variable.
  • Ne qoftese semundja kapet ne kete faze ose i semuri paraqitet tek mjeku ne kete faze dhe diagnostikohet e te mjekohet, atehere procesi nderpritet (semundja nderpritet).
  • Pas zhvillimit te plote te shenjave klinike, semundja paraqitet me kriza tipike te malarjes. Ne periudhen e ethes i semuri kerkon te mbulohet me disa batanije, sepse i semuri ka te ftohet, pastaj vjen faza e nxehte, me temperature te larte kur i semuri nga te nxehtet, kerkoh te zbulohet. Kjo periudhe pasohet nga djersa e bollshme. Gjate dekursit te metejshem fillojne shenjat komplekse dhe nderlikimet si me diarre (heqje barku), cefale ( dhimbje koke), distresi respirator (veshtiresi ne frymemarrje), ikter (zverdhje), defekte te koagulimit (mpiksjes se gjakut), shok, insuficience renale dhe hepatike ( demtime te renda te veshkave dhe melcise se zese), encefalopati acute (demtime te menjehershme te trurit), oedeme cerebrale dhe pulmonare, kome (humbje e koshiences) dhe vdekje.

 

  1. 3.       Kohet e fundit ne shqiperi ka patur rreth 50 raste. A paraqet rrezik epidemie vendi yne me kete numer duke ditur se malarja eshte semundje ngjitese?

 

Sot ne Shqiperi ekzistojne kushte per:

–          Futjen e plasmodiumit: globalizimi dhe levizjet intensive te njerezve dhe shkembimet e medha komerciale ndershteterore.

–          Receptiviteti i larte i popullsise (dhe nje pickim i vetem i mushkonjes mjafton per tu infektuar).

–          Perhapjen e saj ( kushtet klimatiko-fizike-gjeografike te pershtatshme) prania e vektoreve, faktoret transmetues.

Burimi i infeksionit mund te vije nga kontinentet e tjere. Keshtu ne vitin 1978 ne Europe ka patur 4217 raste me malarje te importuar. Pra rreziku i malarjes ekziston akoma ne europe dhe sidomos ne Ballkan dhe ne Shqiperi. Cdo vit vetem ne Danimarke mbi nje milion vendas, shkojne turist neper bote sidomos ne vendet e ngrohta dhe kthehen me 135-205 raste me malarje nga vendet tropikale. Aktualisht malarja rrezikon 1/3 e popullates boterore dhe ajo regjistrohet ne 91 shtete te botes. Per cdo vit shfaqen rreth 300 milion raste me malarje dhe rreth dy milion te semure vdesin, sidomos ne afriken sub-sahariane.

  1. 4.       Si trannsmetohet tek personat qe qendrojne prane te prekurit. Ne cfare formash?

Nuk transmetohet nga njeriu te njeriu. Vetem ne qoftese ka mushkonje anofeles prane te prekurit e cila mund te pickoje njeriun e shendoshe.

  1. 5.       A ka masa parandaluese?

Patjeter qe ka. Parandalimi kunder malarjes konsiston ne mase kunder mushkonjave dhe ne perdorimin e kemioprofilaksise. Kjo e fundit perdoret tek ata qe do te udhetojne ne vendet e infektuara dhe per rezidentet joimune ne zonat malarike.

  • Masat kunder mushkonjave konsistojne ne inkurajimin e masave per te zhdukur ujerat e ndenjura ku zhvillohen lavrat e mushkonjave, ose duke perdorur larvicid apo peshq larvivore (te cilet eleminojne mushkonjat duke u ushqyer), ne ato raste kur nuk ka mundesi te zhduken keta ujembledhes.
  • Mund te perdoren dezinsektimet me insekticid rezidual. me plan te caktuar nga shteti.
  • Neper banesa mund te perdoren preparate insekticid ne forme spraj, gjate nates.
  • Ne zonat endemike mund te perdoren rrjetat e krevatit te lagura apo te imprenjuara me insekticid te tipit pyretrum, etj. Duke perdorur kemisha me menge te gjata.
  • Donatoret e gjakut duhet te seleksionohen: individet qe kane marre profilaksi apo kane bere kemioterapine kunder malarjes, mund te japin gjak vetem tre vjet pas mbarimit te terapise.
  • Mjekimi i shpejte i rasteve me malarje akute apo kronike eshte nje menyre e mire per te parandaluar perhapjen e infeksionit.
  • Ato individe qe do te vizitojne zonat endemike te malarjes, qefshin gravide apo femije, duhet t’i nenshtrohen kimioprofilaksise.

 

 

 

 

 

Rekomandimet per kimioterapi paraqiten ne pasqyren e meposhteme:

Agjenti Doza e adultve Doza pediatrike Zgjatja
Chloroquine

(Nivaquine, Avlochlor, Resochine, Aralen

300 mg baze, nje here ne jave 5 mg/kg. baze ndaj dozes se adultit 2 jave perpara dhe 4 jave pas largimit nga zona endemike
Proguanil (Paludrine) 200 mg nje here ne dite (+- kombinimin me chlorequine) 3 mg/kg. baze te dozes se adultit Nga hyrja deri 4 jave pas largimit nga zona endemike.
Mefloquine ( Lariam, Mephaquine) 250 mg nje here ne jave 5 mg/kg 1 jave perpara deri ne 4 jave pas largimit
Dapson/ pyrimetamine (Maloprim) 100 mg/12.5 mg nje here ne jave (+- kombinimin me chlorequinen) 6 jave-11 muajsh ½ doze; 1-5 vjec ½ doze; 6-11 vjec ½ dozes; > 11vjec dozen e adultit Nga hyrja deri ne 4 jave pas largimit.
Ekzistojne tre oxacline (Vibramicine) 100 mg nje here ne dite >8 vjec 2mg/kg ndaj dozes se adultit Nga hyrja deri ne 4 jave pas largimit

 

  • Vaksinat anrimalarike- Ekzistojne tre tipe mundesish per vaksinime kunder malarjes: Ato kunder stadit paraeritrocitar, ato qe bllokojne format eritrocitare te parazitit dhe vaksinat qe nxisin nje bllokim ne transmetimin te vektori.
  • Por perdorimi i tyre ka dhene rezultate zhgenjyese.

 

  1. 6.       Me cfare barnash trajtohet dhe a ka gjendje te ketyre barnave?

Aktualisht ne farmacite e rrjetit te hapur dhe ne ato spitalore nuk ka medikamente te tilla.

Per mjekim e malarjes jane te pershtatshme pese grupe medikamentesh:

  • Alcooli i arulamines ku bejne pjese Quinina, mefloquina, amodiaquina.
  • “Antifolatet”, barna qe infuencojne ne metabolizmin e acidit folik: si pyrimethamina, etj.
  • Grupi i trete eshte Artemisina dhe derivatet e saj
  • Grupi i katert: Antibiotiket si tetracyclina / doxachychlina, klindamicina. Antibiotiket nuk perdoren te vetem per trajtimin e malarjes por gjithmone te kombinuar me quinina ose me barna si artemisina.
  • Grupi i peste: Atovaquone.Malarja ne zona te ndryshme gjeografike, ka krijuar rezistence ndaj medikamenteve te ndryshme.
  • Prandaj per malarjen pl. vivaz, pl. ovale, pl. malarje, mjekimi i zgjedhur eshte chloroquina, e cila jepet me doze 25 mg/kg ne 48 ore. Doza e pare jepet 10 mg/kg., pas 24 oresh 10 mg/ kg. dhe pas 24 oresh jepet 5 mg/kg.
  • Per infeksionet nga plasmodium vivax dhe plasmodium ovale ky mjekim vazhdohet me primaquine 15 mg nje here ne dite per 14 dite.
  • Per infeksionet me plasmodium Falciparium perdoret e njejta doze si me siper.

 

  1. Si paraqitet risku, duke ditur se eshte semundje vdekjeprurese dhe shanset qe nje i prekur te sherohet plotesisht.

Na duket e arsyeshme te rikujtojme parazitozen klasike dhe format atipike apo nderlikimet e saj. Pas inkubacionit (9-20 ditor) vjen periudha e shfaqjes klinike e cila mund te jete e disa llojshme si:

1-Malarja e zakonshme, eshte me e shpeshta. E pa mjekuar evoluon kah akcesi periodik

2-Malarja e nderlikuar: 2.1.Malarja viscerale evolutive.2.2 Malarja grave

Sot malarja mund te na paraqitet edhe si nje ethe, me shpesh, recurrente apo si patologji organesh ( Encephalopati malarike P.Falciparum(demtimet e trurit); Sindrom meningit/ tetanoz ngjasues malarik, Ikter malarik P.falciparum, Hepatosplenomegali mararike(rritje e melqise se zeze dhe shpretkes me demtime te renda) ).

Duke patur parasysh qe dhe sindromi ethor dhe nderlikimet mund te kushtezojne gabime diagnostike. Vdekshmeria mbetet tek 30 %. Prognoza varet nga koha e diagnozes lloji i subjektit, koha dhe cilesia e mjekimit. Mjekimi bashkekohor merr ne konsiderate shkatarin, ngarkesen parazitare, rezistencen e protozoarit, formen klinike dhe subjektin. Parimet e mjekimit jane ato te terapise infektologjike li rroken: mjekimi etiologjik, mjekimi simptomatik, mjekimi patogjenetik, mjekimi zevendesues, mjekimi i nderlikimeve.

Shqiperia aderon ne boten e bashkuar kunder malarjes dhe eshte vigjilente ndaj saj.

Takikardia
Rrahja e shpejtë e zemrës
www.mjeku24.com
Ulçera Peptike
Çfarë është ulçera?
www.mjeku24.com
Gjalp apo margarinë?
Si të ushqehemi më mirë
www.mjeku24.com
I respektuar vizitorë! Për shkak të pyetjeve të shumta përgjigja e pyetjes tuaj do të vonojë. Mos e shkruani një pyetje dy here dhe ju lutemi të jeni të durueshëm. Ju faleminderit!
Nëse dëshironi të na ndihmoni në punën tonë. Postoje në Facebook
Kliko këtu për të bërë Pyetjen tuaj
©Mjeku24.Com - Të gjitha të drejtat i zotëron Mjeku24.Com. Ndalohet rreptëisht kopjimi dhe ribotimi. Dizenjimi dhe mirmajtja: SuperAlb.Com