Merr artikujt e fundit me RSS

Merr artikujt e fundit me email


Kërko në faqe
Reklamo Këtu
Reklamo ketu Reklamo ketu Reklamo ketu
Nga më 13 Mars 2009 nën Gastroenterologjia , 13,032 lexime Comments Off on Dhjamosja e mëlçisë (Hepatosteatoza)

Hepatosteatoza apo siç njihet dhjamosja e mëlçisë do të thotë grumbullimi i yndyrnave më tepër se ç’duhet në mëlçi. Është një problem që vihet re shpesh në shoqëri. Në fakt është një reaksion që tregon trupi kundrejt dëmtimit të mëlçisë. Disa prej arsyeve janë:

Për më tepër ju lutemi klikoni mbi titull.

Nga më 16 Korrik 2008 nën Gastroenterologjia , 39,281 lexime 13 Komente

Gastriti është inflamacioni i mukozës së stomakut pra i shtresës që mbulon stomakun nga brenda dhe kontakton me ushqimet. Është një sëmundje që shihet shpesh sidomos tek të moshuarit. Më shpesh vihet re në formën kronike.
Në krahasim me ulçerën ka një dëmtim më sipërfaqësor por edhe mund të depërtojë më thellë në shtresat e qelizave të stomakut…

Për më tepër klikoni mbi titull.

Nga më 25 Qershor 2008 nën Gastroenterologjia , 12,623 lexime 4 Komente

Hepatit në kuptimin mjekësor d.m.th inflamacioni i mëlçisë. Megjithëse shkaku më i shpeshtë janë infeksionet virale përsëri ka dhe shkaqe të tjera të hepatitit. Nëse ky proçes inflamacioni (ku përfshihet shkaktari dhe qelizat mbrojtëse të trupit bashkë me lëndët që prodhojnë) është i menjëhershëm dhe i fuqishëm atëherë merr emrin hepatiti viral akut e nëse zgjat mbi 6 muaj merr emrin hepatiti viral kronik.

Nga më 4 Qershor 2008 nën Gastroenterologjia , 38,359 lexime 21 Komente

Detyra e stomakut është që ushqimet ti zbërthejë, depozitojë dhe t’i transportojë për tek duodenumi (zorra 12 gishtore). Këtë detyrë e kryen me anë të lëvizjeve dhe lëndëve që sekreton. Pasi ushqimi hyn në stomak ashtu sikurse dhe në zemër edhe këtu ka një vend i cili prodhon impulse elektrike. Që këtej prodhohet një impuls në çdo 8-10 sekonda dhe si pasoj ndodh kontraktimi i muskulit të stomakut. Kjo dallgë e krijuar përçohet drej zonës së quajtur ‘’pilor’’. Kjo quhet lëvizje peristaltike. Këto lëvizje janë aq të fuqishme sa mund ta mbyllin komplet hapësirën e stomakun. Stomaku pasi e ka zbrazur ushqimin që kishte zvogëlohet. Në të ngelet një sasi lëngjesh prej gati 50 ml.

Nga më 19 Maj 2008 nën Gastroenterologjia , 32,804 lexime 12 Komente

Dieta: Së pari duhani duhet ndaluar sidomos nëse pi shumë. Duhani vonon shërimin dhe shton përsëritjen e ulçerës. Nuk duhen përdorur ilaçet që më sipër thamë që janë shkaktar. Duhet ndaluar përdorimi i alkolit pasi thyen rezistencën e mukozës mbrojtëse të stomakut. Ndërsa për një dietë fikse sipas të rejave të fundit nuk mund të flitet. Mirë është që dieta të individualizohet. Nëse i sëmuri ndihet keq nga një lloj ushqimi le ta lëj atë. Përdorimi i qumështit nuk është dhe aq i dobishëm bile ka dhe të dhëna më të fundit se piperi, turshia, yndyrnat dhe ushqimet acidike nuk janë dhe aq të dëmshme sa mendohej. Megjithatë mendimi im personal është të ruheni sa të mundeni prej këtyre lloj ushqimesh derisa të vërtetohen plotësisht këto lloj kërkimesh.

©Mjeku24.Com - Të gjitha të drejtat i zotëron Mjeku24.Com. Ndalohet rreptëisht kopjimi dhe ribotimi. Dizenjimi dhe mirmajtja: SuperAlb.Com