Këshilla | Mjeku24.com

Merr artikujt e fundit me RSS

Merr artikujt e fundit me email


Komentet e Fundit
Më të lexuarat
Faqe Mike
Nga Mjeku24 më 12 Gjusht 2009 nën Këshilla, Pediatria , 649 lexime Comments Off

dora-e-babait-me-femijen
23. Humbet gjak nga hundët.
Epistasi, d.m.th. humbja e gjakut nga hunda, është i shpeshtë te fëmijët, sidomos te moshat 2 deri në 10 vjeç. Kjo mund të jetë rrjedhojë e një brishtësie të kapilarëve, e vesit të futjes së gishtave në vrimat e hundës, e ndonjë goditjeje ose e një ftohjeje të fortë.
Çfarë duhet bërë? Filhmisht mbajeni fëmijën me kokë të anuar përpara, bëjeni që të shfryjë hundët për të nxjerrë koagulat (mpiksjet) e mundshme të gjakut, pastaj futini në vrimat e hundës një garzë sterile të rumbullakosur, që bllokon hemorragjinë. Kur nuk keni garzë, mos përdorni pambuk, por shtrëngoni hundën e fëmijës me gishtin e madh dhe atë tregues për 10 minuta. Nëse pas një çerek ore gjaku nuk ndalon, shkoni në urgjencë ose në spital.

Nga Mjeku24 më 8 Korrik 2009 nën Këshilla, Pediatria , 768 lexime Comments Off

Kujdesi ndaj femijes12. Eshtë i mbushur me njolla në lëkurë.
Shfaqja e njollave në lëkurë është, shpeshherë, shenjë e një sëmundjeje infektive. Në qoftë se njollat janë pak a shumë të mëdha, me ngjyrë që shkon nga trëndafili në të kuqe të errët, tenttojnë të bashkohen dhe fëmija i ka sytë e skuqur, kemi të bëjmë me fruth. Nëse janë shumë pika të dallueshme, të ndara midis tyre, dhe kur gjuha është skuqur shumë, bërë si manaferrë, duhet trajtuar si skarlatinë; ndërsa, kur kanë pamje fshikëzash (qeskash) të vogla, mund të jetë variçela. Por njollat mund të jenë edhe shenjë e një dermatiti. Në këtë rast lëkura është e skuqur, e thatë dhe si e zhveshur. Në fund, njollat mund të trajtohen edhe si urtikarie: duken të fryra, me ngjyrë bardhoshe ose trëndafili, rrethuar me një brerore të kuqe.
Çfarë duhet bërë? Shkoni vizitoni shpejt fëmijën te pediatri. Por, paraprakisht, izoloni fëmijën në një dhomë më vete ose kujdesuni të mos ketë kontakt me fëmijët e tjerë. Për ta mbrojtur fëmijën nga fruthi, kujdesuni t’i bëni një vaksinë në konsultore. Te ne është arritur që të vaksinohen kundër fruthit mbi 97% e fëmijëve.

Nga Mjeku24 më 4 Qershor 2009 nën Këshilla, Pediatria , 1,053 lexime Comments Off

pediatria keshilla per femije44 probleme shëndetësore më të zakonshme te fëmijët e moshës 0 deri në 14 vjeç

Kur duhet të lajmërojmë mjekun pediatër ?

Prindër, këto faqe janë për ju.
Broshura është një udhëzues për të shmangur panikun që ju krijohet në rastet kur fëmija juaj nuk është mirë, sëmuret ose ka ndonjë vështirësi të lidhur me rritjen. Me ndihmën e mjekëve pediatër, të psikologëve etj., janë veçuar gjendjet që shqetësojnë më shumë mëmat dhe baballarët. Që nga ethet e deri te frakturat (thyerjet e kockave), ju themi se çfarë mund të bëni vetë dhe kur është e domosdoshme ndërhyrja e shpejtë e mjekut.

Nga Mjeku24 më 3 Mars 2009 nën Këshilla, Njohuri , 607 lexime Comments Off

ECHO është një mënyrë diagnostikuese shumë e sigurtë, e shpejtë dhe pa dhembje, për të gjitha organet e trupit. Nuk dallohen muskujt dhe kockat.

Si bëhet ECHO;

Do të shtriheni në shpinë në krevatin e vizitës dhe do të zbuloni zonën që do të ekzaminohet. Mjeku do të vërë në lëkurën tuaj një lloj xheli, që siguron një kontakt të mirë të lëkurës me sondën. Xheli përmban kryesisht ujë, nuk njollos rrobat dhe fshihet lehtë. Eshtë i domosdoshëm bashkëpunimi juaj me mjekun: do t’ju kërkohet të merrni frymë thellë, të mbani frymën si dhe të ndër-roni pozicion disa herë, nga njëri krah në tjetrin.

Nga Dr.Nurian Ohri më 20 Nëntor 2008 nën Këshilla , 2,978 lexime 31 Komente

Jeni ulur përpara kompiuterit dhe po mundoheni të përfundoni një project të rëndësishëm. Por ja që koka po jo dhemb dhe nuk po arrini të përqëndroheni. Dhimbja po ju kalon nga qafa tek shpatullat . Në vetvete po ndjeni një pakënaqësi. Ah, sikur të isha shtrirë dhe të më shtypte dikush shpatullat.
Nëse këto që thamë tek ju zgjasin mbi dy ditë ose përsëriten shpesh kjo tregon që keni probleme me qafën dhe se duhet të konsultoheni me një mjek specialist i rehabilitimit fizik…

Për më tepër ju lutemi klikoni mbi titull.

Nga Dr.Nurian Ohri më 25 Shtator 2008 nën Këshilla , 1,345 lexime 6 Komente

Sot në botë mendohet se çdo vit 3.5-4 milion njerëz vdesin prej sëmundjeve që shkakton pirja e duhanit.
Çdo ditë mendohet se 10.000 njerëz vdesin prej duhanit.
Së shpejti pritet që duhani të zëjë vendin e parë e vdekshmërisë duke ja kaluar edhe vdekjeve nga aksidentet, vrasjet, SIDA apo tuberkulozi.
Në listën e sëmundjeve vendin e parë e zë kanceri i mushkërisë.

Për më tepër ju lutemi klikoni mbi titull.

Nga Dr.Nurian Ohri më 18 Shtator 2008 nën Këshilla , 2,346 lexime 15 Komente

Të gjithë në jetën e tyre hasin me këtë problem. Mundësia që shkaku të jetë një sëmundje e keqe (tumor, paralizë) është mjaft e ulët. Migrena nuk është një sëmundje e rrezikshme. Zakonisht fillon në formë të menjëhershme, në njërën anë të kokës dhe është një dhimbje e fortë. Dhimbjet e migrenës zgjasin nga 4-72 orë dhe mund të shoqërohen edhe nga shqetësime të tjera si të vjellat, mosdurim i dritës dhe i zhurmave etj…

Për më tepër ju lutemi klikoni mbi titull.

Page 1 of 212»
©Mjeku24.Com - Të gjitha të drejtat i zotëron Mjeku24.Com. Ndalohet rreptëisht kopjimi dhe ribotimi. Dizenjimi dhe mirmajtja: SuperAlb.Com