Të gjithë në jetën e tyre hasin me këtë problem. Mundësia që shkaku të jetë një sëmundje e keqe (tumor, paralizë) është mjaft e ulët. Migrena nuk është një sëmundje e rrezikshme. Zakonisht fillon në formë të menjëhershme, në njërën anë të kokës dhe është një dhimbje e fortë. Dhimbjet e migrenës zgjasin nga 4-72 orë dhe mund të shoqërohen edhe nga shqetësime të tjera si të vjellat, mosdurim i dritës dhe i zhurmave etj…
Për më tepër ju lutemi klikoni mbi titull.

Takikardi d.m.th ritmi i shpejtë i zemrës pra kur zemra rreh më shpejt se sa duhet. Për një të rritur rrahjet normale të zemrës variojnë nga 60-100 për minutë. Nëse zemra juaj rreh më shpejt se 100 rrahje në minutë kjo do të thotë takikardi. Rritja e rrahjeve të zemrës mund të ndodhë edhe fiziologjikisht si p.sh kur vrapojmë etj. por në këto raste me pushim edhe ato normalizohen. Rrahjet e shpeshta të zemrës mund të bëhen shkak i problemeve serioze të zemrës…
Për më tepër ju lutem klikoni mbi titull.
Check-up do të thotë një kontroll i përgjithshëm i gjendjes së trupit tuaj. Ai përmban në vetvete një sërë analizash. Këto analiza bëhen zakonisht edhe nëse personi nuk vuan nga ndonjë sëmundje dhe tregojnë gjendjen e përgjithshme të trupit . Këto analiza shërbejnë edhe për kapjen më herët të ndonjë sëmundjeje të fshehur. Nëse vuani nga diçka atëherë ndiqni këshillën e mjekut i cili mund të kërkojë prej jush edhe ndonjë analizë tjetër specifike…
Për më tepër ju lutem klikoni mbi titull.
Në mjekësi kjo gjendje quhet epistaksis. Shaktarët janë të ndryshëm. Tek meshkujt zakonisht shfaqet në adoleshencë kurse tek femrat gjatë menstruacioneve . Edhe tensioni i lartë është një shaktar kryesor.
Hemoragjitë që shfaqen tek të rinjtë dhe që ndalojnë lehtë së rrjedhuri nuk kanë ndonjë gjë për tu preokupuar. Hemoragjitë e shfaqura nga tensioni i lartë rreth të dyzetave janë më të vështira për tu ndalur…
Për më tepër klikoni mbi titull.
Riniti alergjik shkaktohet si pasojë e një alergjenti i cili me anë të rrugëve të frymëmarrjes hyn dhe krijon një inflamacion apo ndjeshmëri në mukozën (pjesën e brendshme të hundës). Ky inflamacion nuk është pasojë e ndonjë infeksioni. Nga shenjat më të spikatura janë kruajtja e hundës, rrjedhja e tyre, tështimë, kollë dhe dhimbje e lehtë e fytit. Të tjera shenja që i shoqërojnë janë edhe lotimi i syve apo kruajtja e tyre. Nga alergjentët më të shpeshtë janë polenet e luleve apo pemëve gjatë muajve të beharit…
Për më tepër klikoni mbi titull.
Mbajini shënim numrat e telefonit të urgjencave në një vend ku mund të lexohen lehtë. Shkruajini në një vend ku mund të arrihen lehtë të gjitha të dhënat në lidhje me ndonjë problem shëndetësor tuajin apo të pjesëtarve të familjes tuaj: p.sh grupi i gjaku, alergjitë, diabeti, transplant veshkash, by-pass, hemofili, hipertension, insufiçencë kardiake, problemet me mpiksjen e gjakut etj. Mos hidhni poshtë asnjë dokument vizite tek mjeku. Grumbullojini në një dosje.



