Kirurgjia | Mjeku24.com

Merr artikujt e fundit me RSS

Merr artikujt e fundit me email


Komentet e Fundit
Më të lexuarat
Faqe Mike
Nga Dr.Nurian Ohri më 8 Gjusht 2008 nën Kirurgjia , 3,342 lexime 13 Komente

Hernia diskale lumbare është një problem që shqetëson një pjesë të gjerë të popullsisë. Zona që më së tepërmi i ekspozohet peshës dhe që vuan më shumë është ajo e belit (lumbare). Midis çdo dy kockave të shtyllës kurrizore gjendet një lëndë absorbuese e peshës dhe që bën shpërndarjen e peshës në mënyrë të barabartë në trup. Kjo lëndë quhet disk dhe pikërisht shtytja e kësaj pjese dhe dalja nga vendi duke krijuar presjon mbi palcën kurrizore shkakton të ashtuquajturën hernia diskale. Disku ka trashësi 4-6 mm dhe gjithashtu pengon edhe fërkimin e kockace të shtyllës kurrizore…

Për më tepër ju lutemi klikoni mbi titull.

Nga Dr.Nurian Ohri më 14 Qershor 2008 nën Kirurgjia , 11,419 lexime 84 Komente

Hemoroidet janë prej sëmundjeve të anusit dhe rektumit. Këto janë portat e jashtme të sistemit boshatisës së trupit. Hemoroidet janë zgjerimi i venave hemoroidale në anus dhe të varurit e tyre duke marrë ngjyrë blu në të kuqe. Ndonjëherë mund të formohen tromboza brenda tyre duke shkaktuar dhimbje të forta dhe edem (enjtje). Por shenjat më të shpeshta janë hemoragjia me gjak në të kuqe të fortë dhe kruajtje. Zakonisht nuk janë të dhimbshëm.

Nga Dr.Nurian Ohri më 7 Qershor 2008 nën Kirurgjia , 2,394 lexime 29 Komente

Sa i njohim sëmundjet e gjirit. A kemi njohuritë e duhura rreth grupeve që rrezikohen prej këtyre sëmundjeve? A e dini se çduhet bërë për diagnozën e hershme mjaft e rëndësishme për kurimin e sëmundjeve. A e llogarisni edhe dimensionin psikologjik të çështjes?

Nga Dr.Nurian Ohri më 4 Qershor 2008 nën Kirurgjia , 850 lexime Comments Off

Lëvizjet e muskujve të fytyrës arrihen me anë të nervit të fytyrës që quhet nervi facial. Me urdhrat që vijnë nga truri, fytyra jonë merr pamje të ndryshme duke formuar shprehje të ndryshme. Nëse disa sëmundje apo probleme të ndryshme bëhen shkak që kjo lidhje të ndërpritet atëherë edhe lëvizjet fytyrës humbasin plotësisht apo pjesërisht.. Në mjekësi kjo gjendje quhet paraliza faciale. Nervi facial fillon nga ponsi dhe pasi kalon nga veshi i brendshëm pastaj i mesëm arrin në muskujt e fytyrës. Por gjatë kësaj rruge kalon edhe mes gjendrave të pështymës. Përgjatë rrugës në veshin e mesëm ka pranë dhe nervin e dëgjimit. Gjithashtu gjatë rrugës jep edhe disa degë që kanë detyra të ndryshme. P.sh një pjesë e shijes së ushqimeve, lotimi, pështyma realizohen me anë të degëve të nervit facial.

Nga Dr.Nurian Ohri më 30 Maj 2008 nën Kirurgjia , 1,842 lexime 7 Komente

Variçe quhet zgjerimi i venave në trup por në përgjithësi përdoret për zgjerimin e venave në këmbë tek zona e pulpës ose pas gjurit. Ato zgjerohen, fryhen dhe përdridhen nga grumbullimi i gjakut në to.

©Mjeku24.Com - Të gjitha të drejtat i zotëron Mjeku24.Com. Ndalohet rreptëisht kopjimi dhe ribotimi. Dizenjimi dhe mirmajtja: SuperAlb.Com