Nuk ju zë gjumi dhe nëse zgjoheni nuk arrini të flini dot përsëri? Pagjumësia në gjuhën mjekësore quhet “insomnia”. Pagjumësia kronike shfaqet tek rreth 15% e popullsisë. Cilësia e gjumit është po aq e rëndësishme sa dhe kohëzgjatja e tij. Tek të rinjtë shfaqen më shumë vështirësi në nisjen e gjumit kurse tek të moshuarit plus kësaj dhe zgjimi i shpeshtë natën krijon problem. Depresioni dhe problemet e jetës shtojnë problemet e gjumit. Gratë kanë më shumë probleme në këtë drejtim. Sidomos gjatë shtatëzanisë apo gjatë menopauzës. Në fakt vështirësitë në fjetje krijojnë tek njeriu idenë se përsëri nuk do ta zërë gjumi dhe kjo veçse ia shton edhe më shumë problemin.
Uji i ftohtë nëse nuk pihet ngadalë atëherë ai ndikon direkt tek funksioni i djersitjes duke bërë që trupi të humb më shumë ujë dhe minerale me anë të avullimit. Kështu që për tu mbrojtur prej ndikimit të ujit të ftohtë pijeni ujin me ndërprerje ( për rreth 1 minutë) jo me një here të vetme. Gjithashtu nuk duhet harruar se vendin e ujit nuk e zë asnjë lloj tjetër pijeje. Mirë është që para gjumit , pas tij dhe pas buke të pihet një gotë ujë.
Grupet e gjakut me kuptimin që njohim ne sot janë zbuluar rreth viteve 1940 kur është parë se jo të gjithë organizmat e të sëmurëve pranonin të njëjtin gjak. Shpesh herë ata e refuzonin atë duke u bërë shkak i një sërë reaksionesh që lindin prej këtij fenomeni.
USG-ja është të përdorurit e tingujve me frekuencë të lartë për pamjen apo filmimin e organeve apo pjesëve të ndryshme të trupit.. Shqisa jonë e të dëgjuarit arrihet me anë të zërit. Veçse njeriu mund të dëgjoj vetëm tingujt mes 20-20000 hz. Ndërsa zërat me frekuencë më të lartë përdoren në mjekësi.


