Çdo prind përballet me shumë probleme tek fëmija e tij që e merakosin. Në këtë artikull do të lexoni disa këshilla për të kontrolluar fëmijët tuaj dhe se kur duhet të kontaktoni me mjekun pediatër.Temperatura e lartë, dhimbjet e barkut tek bebet etj. janë disa nga më të shpeshtat.
Ka ethe të larta
Ethet janë reaksioni (kundërveprimi) me të cilin organizmi mbrohet nga ataku (prekja) i viruseve dhe baktereve.
Çfarë duhet bërë? Paracetamoli dhe Aspirina, të cilat janë barna antipirotike (kundër etheve), mund të përdoren vetëm kur
temperatura kalon 38°C. Këto shërbejnë për të parandaluar konvulsionet (përpëlitjet). Nga dy barnat e mësipërme është mirë të zgjidhni të parin, pasi Aspirina, megjithëse në raste shumë të rralla, mund të ketë efekte anësore të rënda. Për të mënjanuar ngritjen lart të temperaturës, zhvisheni fëmijën dhe i bëni një banjë të pjeshme (gjymtyrëve dhe ballit) me ujë të freskët. Por më me efekt është banja e plotë me ujë të vakët në govatë, duke shtuar gradualisht (në anë të
govatës) ujë të ftohtë, që temperatura të jetë rreth 37°C. Ky proces të zgjatë 5-10 minuta. Borsa me akull shërben mbi të gjitha për të pakësuar dhembjen e kokës, që shoqëron temperaturat e larta. Çdo 4 orë matet (kontrollohet) temperatura e fëmijës. Në qoftë se gjatë një dite temperatura nuk ulet, thënisni pediatrin, ndërkohë jepini fëmijës për të pirë lëngje frutash etj. me shumicë.
Ka konvulsione (përpëlitje)
Konvulsionet vijnë si rrjedhojë e etheve të larta që godasin 5% të fëmijëve, midis moshës 6 muajsh deri në 6 vjeç. Si rregull, konvulsionet shfaqen kur ethet rriten me shpejtësi: brenda 30-40 minutave temperatura e fëmijës arrin 37-39 gradë. Shpejtësia e
rritjes së temperaturës zakonisht çrregullon funksionimin normal të qelizave të sistemit nervor, e për rrjedhojë, muskujt marrin impulse të gabuara. I vogli, papritmas, humb ndërgjegjen, merr frymë me vështirësi, e ka muskulaturën të lëshuar, zgurdullon sytë. Këto shenja zgjatin përgjithësisht pak minuta dhe frikësojnë mjaft prindërit, por nuk janë të rënda. Kur temperatura rritet 37-40 gradë, por brenda një dite, përgjithësisht nuk ka rrezik për konvulsione.
Çfarë duhet bërë? Nëse fëmija e ka gojën të mbledhur (rrudhur), vendosni një shami midis dhëmbëve, që të mos kafshojë gjuhën. Nuk keni se ç’të bëni gjë tjetër, vetëm të kërkoni asistencën e mjekut. Lajmëroni pediatrin tuaj, që mund t’ju këshillojë një kurë për të parandaluar atake (goditje) të reja. I bëni fëmijës një vizitë te neurologu dhe një encefalogramë, për të përjashtuar dëmtime të mundshme të trurit.
Eshtë i mbushur me njolla në lëkurë.
Shfaqja e njollave në lëkurë është, shpeshherë, shenjë e një sëmundjeje infektive. Në qoftë se njollat janë pak a shumë të mëdha, me ngjyrë që shkon nga trëndafili në të kuqe të errët, tentojnë të bashkohen dhe fëmija i ka sytë e skuqur, kemi të bëjmë me fruth. Nëse janë shumë pika të dallueshme, të ndara midis tyre, dhe kur gjuha është skuqur shumë, bërë si manaferrë, duhet trajtuar si skarlatinë; ndërsa, kur kanë pamje fshikëzash (qeskash) të vogla, mund të jetë variçela. Por njollat mund të jenë edhe shenjë e një dermatiti. Në këtë rast lëkura është e skuqur, e thatë dhe si e zhveshur. Në fund, njollat mund të trajtohen edhe si urtikarie: duken të fryra, me ngjyrë bardhoshe ose trëndafili, rrethuar me një brerore të kuqe.
Çfarë duhet bërë? Shkoni vizitoni shpejt fëmijën te pediatri. Por, paraprakisht, izoloni fëmijën në një dhomë më vete ose kujdesuni të mos ketë kontakt me fëmijët e tjerë. Për ta mbrojtur fëmijën nga fruthi, kujdesuni t’i bëni një vaksinë në konsultore.
Ka gjëndrat të zmadhuara.
Kur gjëndrat limfatike zmadhohen e bëhen të dukshme, do të thotë që kemi të bëjmë me një infeksion në zhvillim. Linfonodulet (gjëndrat) janë “kazermat” nga të cilat nisen antikorpet (ose trupat mbrojtës) për të goditur mikrobet që kanë infektuar organizmin. Gjëndrat në anë të qafës dhe prapa veshëve fryhen në raste të një infeksioni të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Gjëndrat inguinale (ato midis kofshëve e në bark), përkundrazi, zmadhohen më rrallë dhe tregojnë një infeksion të rrugëve urinare ose të organeve gjinore.
Çfarë duhet bërë? Nuk duhet të shqetësohemi. Në rastet e infeksioneve, rritja (zmadhimi) i gjëndrave është një reaksion absolutisht normal. Nëse fryrja e gjëndrave nuk ulet edhe pas shërimit të fëmijës ose paraqitet pa shenja të tjera, është mirë të lajmëroni pediatrin.
|
Hepatiti Inflamacioni i mëlçisë www.mjeku24.com |
Takikardia Rrahja e shpejtë e zemrës www.mjeku24.com |
Ultrasonografia Çfarë është EKO-ja www.mjeku24.com |
2 Koment
-
më 30 Janar 2009 më 12:17 pasdite
I dashur doktor. Desha te merrja me shume informacione rreth semundjeve qe hasen tek femijet qe sapo lindin.Konkretisht dua te di rreth nje semundje qe ka te beje me mungesen ose sasine e paket te vitamines B6 ne trupin e femijes. Kjo ka qene diagniza e percaktuar nga shenjat qe kane pare te femija si (dridhje te trupit, fiksim te syve diku, nxirje te pjeseve te trupit dhe shkume.) Te njejtat shenja jep dhe epilepsia gje qe doktoret e kane perjashtuar kete semundje, pas shume analizash qe jane bere. Ju lutem une dua te di a ka ndonje kure dhe si mund te veproj rreth kesaj semundje.Do jete gjithe jeten mungesa e vit b6 apo do e prodhoje trupi me rritjen e moshes. Eshte e kurushme. Ju faleminderit
-
linamë 3 Shkurt 2009 më 9:42 pasdite
pershendejte i nderuar mjek eshte hera e tret qe ju shenoj por nuk po mar pergjigje nga ju jam shum e shqetesuar dhe e brengosur me rastin e djalit tim qe ende nuk po me fol dhe e fol nje gjuh te pazakont nuk po e kuptoj ne ate gjuh, fjalet nga nje here i thot shqip por ne nje fjali jo ai eshte 4 vjet e ka moshen por jo ende jo dhe nuk reagon ne shum raste te lutem mjek si mund te kem kontakt me juve e kam ber nje termin per te por edhe 1 muaj me duhet te pres po me duekt gjat plus asaj me kan thon qe ta largoj nga kjo qerdhe ta dergoj dikund ku meren me ket problem se eshte ma mir per te nuk po dua qe fmija im te jet i veqant nga te tjeret ai eshte femij i shendosh por ndoshta se ende nuk flet nuk mundet te koncentrohet edhe ne gjana tjera te lutem lajmerohu
Na vjen keq por komentet janë të mbylluar për momentin.


