Merr artikujt e fundit me RSS

Merr artikujt e fundit me email

Komentet e Fundit
Më të lexuarat
Faqe Mike

Nga Dr.Nurian Ohri më 28 Maj 2008 nën Reumatologjia , 1,194 lexime Dërgo me Email Dërgo me Email
Postoje në Facebook

 

Si të ruhemi nga osteporoza?

Kontrolloheni veten tuaj shpesh. Një diagnostikim i hershëm ka shumë dobi për të ardhmen. Kujdes kini edhe dietën.

Merrni sa më shumë qumësht dhe nën produkte të tij por kujdesni yndyrnat në të, që mos të jenë shumë.
Merrni shtesa magneziumi dhe kalçiumi.
Ruhuni nga ushqimet me shumë proteina.
Pakësoni kripën.
Hani sa më shumë zarzavate.
Larg alkolit dhe kafesë.
Ushrimet patjetër të jenë të rekomanduara nga mjeku.

Vishini çorapet dhe këpucët ulur (që të mos rrëzoheni).
Zgjidhni një këpucë të përshtashme.
Mos ngrini pesha të rënda.
Nëse ju duhet të përkuleni bëheni duke përthyer gjunjtë e jo belin.
Kujdes lëvizjeve të menjëhershme.
Kujdes teksa ecni mbi akull.
Ndriçojeni shtëpinë tuaj sa më mire.
Gjithmonë korridori për tek dhoma e gjumit apo e banjos të jenë të ndriçuar mire.
Sendet që përdorni shpesh mbajini pranë vetes.
Mbajini telefonat në vende të lehta për tu arritur.
Vendosni mbështetëse në banjo apo WC.
Mos e lini çimenton të lagur.

 

 

Zvogëluesit e shkatërrimit të kockave:

Estrogjeni dhe progesteroni
Raloksifeni
Kalsitonina
Bifosfanatet
Kalçiumi
Vitamina D
Diuretikët tiazid(shkarkuesit)
Rritësit e formimit të kockave:

Floridi
Testesteroni
Steroidët anabolic
Parathormoni

Ditët e sotme duke marrë parasysh dhe gjendjen socio-ekonomike të njerëzve një kurë e mirë nis me replasmanin (rivendosjen )e hormoneve, Alendrolat, vitamin D, kalçium dhe Raloksifen. Më pas me Kalsitonin dhe Etidronat dhe më në fund me kurat e tjera.

Si të kurohemi?

Më e mira është që personi të ruhet perj këtij problemi. Pastaj vijnë rehabilitimi fizik dhe ilaçet.
Duhet rritur aktiviteti ditor, një diet e pasur me kalçium dhe të qëndruarit larg cigars dhe alkolit janë themeli kryesor.Duhet që pacientët të mos ngrenë pasha të rënda por nëse duhet patjetër atëherë le ta mbajnë sa më pranë trupit. Sepse përkulja bën që mesit ti shtohet pesha rreth 10-20 herë. Nuk duhen bërë ushtrime me përkulje përpara por pas ( jo fleksion por ekstansion). Kundër dhimbjeve  akute (të çastit) mund të përdoren qetësuesit, pozicionet  e përshtatshme, shtrimi në shtrat dhe kura rahbilitimi fizik si TENS, pack, infraruzh etj.
Kundër dhimbjeve kronike (të vazhdueshme) duhet një ortez e përshtatshme kundër kifozës (kërrusjes) por duhet llogaritur mire koha e përdorimit dhe ushtrime për muskujt ekstansor pasi shkakton lodhje të muskujve. Gjithashtu mund të përdoren edhe qetësuesit.
                                                                                                                                 Dr.Nurian Ohri

                                                                                                                             www.mjeku24.com

 

 

Dismenore
Menstruacionet e dhimbshme
www.mjeku24.com
Ultrasonografia
Çfarë është EKO-ja
www.mjeku24.com
Çfarë janë variçet?
Mësoni më shumë për variçet tuaja!
www.mjeku24.com

1 Koment

  • më 14 Tetor 2008 më 5:46 pasdite

    Z,Doktor ,kam pesuar nje aksidet para 45 diteve nga grafite qe kam bere ka rezultuar se eshte thyer kocka skafoidale e dores se djathte qe nga ky moment kam vendosur nje shine ne vend te allcise doren e leviz lirshem por ka momente qe ndiej dhimbje,dua te di si veprohet ne kete raste,cfare me keshilloni te bej,

Postoje në Facebook

Na vjen keq por komentet janë të mbylluar për momentin.

©Mjeku24.Com - Të gjitha të drejtat i zotëron Mjeku24.Com. Ndalohet rreptëisht kopjimi dhe ribotimi. Dizenjimi dhe mirmajtja: SuperAlb.Com