Â
Kockat tona janë ato që ruajnë disa organe të trupit tonë (zemrën, trurin), realizojnë lëvizjen, depozitojnë minerale dhe mbajnë në vetvete të ashtuquajturën palcën e kockës vendi ku prodhohen qelizat e gjakut. Janë të përbëra nga kristale të mineraleve si fosfori, kalçiumi dhe magneziumi. Ka dy lloj qelizash, ato që formojnë kockën dhe ato që e tresin kockën.Deri në moshën 20-25 vjeç dominante janë qelizat që formojnë kockën, më pas ato shkatërruese megjithëse kan një ekuilibër mes tyre. Rritja e shkatërrimit pakëson sasinë e mineralit dhe kjo sjell thyerjen e kockës. Gjendja ku sasia e mineralit pakësohet shumë quhet Osteoporoz. Kjo është sëmundja më e shpeshtë metabolike e kockave ku mikroarkitekturae tyre dhe masa e kockës janë zvogëluar. Gratë pas menopauses janë më të predispozuarat.
Sa lloj osteoporoze ka?
Ka tre lloj osteoporoze:
1) Shihet më shpesh tek gratë. Një nga faktorët që e mbron kockën prej qelizave shkatërruese është estrogjeni i cili prodhohet nga vezoret. Funksioni i vezoreve tek gratë rrreth 45 vjeç vjen duke u pakësuar deri në humbjen e menstruacioneve. Kjo periudhë quhet menopauza. Estrogjeni ulet dhe qelizat shkatërruese rrisin punën e tyre.
2) Shihet tek moshat e mëdha. Thamë se sidomos pas moshës 45 vjeç dominonte shkatërrimi i kockave i cili pas moshës 70 vjeç theksohet akoma dhe më shumë sa që me një rënie edhe nga një lartësi tepër e vogël mund të shkaktojë thyerje të kockës.
3) Ky lloj ka lidhje me përdorimin e kortizonit tek personi. Si p.sh tek pacientët që për shkak të azmës, allergjisë, sëmundjeve reumatizmale përdorin kortizon për një kohë të gjatë.
Cilat janë shenjat e osteoporozës?
Osteoporoza është një sëmundje e fshehtë. Nuk jep shenja për një kohë të shkurtër por afatgjate. 3-4 vjet pas menopauses 30% e kockës humbet. Nëse është krijuar osteoporoza vihet re kërrusje dhe dhimbje të belit dhe shpinës.Sidomos kockat e vertebrës janë shumë delikate. Edhe kockat e kyçit të dorës ndikohen. Tek tipi I dytë vihen re më shumë dhimbjet e kockave.Me rritjen e moshës rritet mundësia e thyerjes së kockave të legenit. Këto lloj thyerjesh janë tepër të rrezikshme për jetën apo për ta bërë të sëmurin të mos lëviz nga shtrati.
Kush rrezikohet më shumë?
Gratë
Ato që janë të dobëta
Ato që i kanë flokët apo lëkurën ngjyrë të hapur.
Ato që hyjnë herët në menopauzë.
Ato që kanë pak lëvizje.
Ato që përdorin alkol dhe cigare.
Ato që përdorin pak qumësht apo produktet e tij.
Ato që përdorin kortizon.
Ato që i kanë të dëmtuara funksionin e veshkave.
Ato që kanë bërë shumë lindje
Ato që kanë tek të afërmit e tyre një problem të tillë.
A kanë rëndësi aktivitetet fizike?
Po, ato janë shumë të dobishme pasi forcojnë muskujt dhe rrisin dendësinë minerale të kockave.
Gjithashtu rrisin dhe eustrogjenin. Por nuk duhet të jenë aktivitete shumë lodhëse sepse kanë efekt të kundërt dhe bëhen shkak për dhënie peshe.
A ka vlerë kalçiumi dhe vitamina D?
Po, sidomos gjatë rritjes së një fëmije për një zhvillim sa më të mire të skeletit. Dhe nevoja për kalçium vazhdon përgjatë gjithë jetës e jo vetëm në fëmijëri. Kalçiumi duhet më mire të merret me diet.Dobia e atij të marrë me ushqime është 30%. Burimet kryesore janë qumështi dhe nënproduktet e tij. Pastaj perimet me gjethe jeshile, fasulet, fistiqet, lajthitë,dhe peshqit e vegjël. Nëse sasia e nevojshme ditore nuk mund të kompesohet me ushqime duhen marrë në formë kripërash kalçiumi.
Si ndikon alkoli dhe cigarja?
Alkoli ndikon keq tek hormonet që merren me rregullimin e kalçiumit dhe pakëson fomimin e kockës. Duke aktivizuar citokrom P 450 rrit shkatërrimin e vit D në mëlçi.Gjithashtu prish edhe thithjen e kalçiumit . Alkli bëhet shkak për hipogandizëm, hiperkortizolizëm, dhe cirorozë hepatike apo acidozë metabolike.Nëse mendohet se rrit edhe mundësinë për tu rrëzuar atëherë dalin qartë në pah dëmet e tij.
Duhani me nikotinën që përmban bëhet shak për aktivizimin e citokrom P450 që sjell pakësimin e vitamins D. Gjithashtu ka veti antiestrogjenike. Pakëson thithjen e kalçiumit. Gratë që pijnë duhan janë më të dobëta dhe hyjnë në menopauzë më herët.
Diagnostikimi.
Ka disa aparatura. Më e përdorura sot është metoda DEXA. Nuk e dëmton të sëmurin. Pasi ajo shtrihet burimi i dritës përshkruan trupin e saj dhe të dhënat grumbullohen në një kompiuter. Kjo mund të zgjasi rreth 30-45 minuta megjithëse ndryshon sipas aparatit. Osteoporozat e theksuara mund të shihen e dhe në grafinë direkte roentgen. Nëse arrihet të shihet në grafi kjo do të thotë se rret 30% e masës së kockës është pakësuar.Megjithatë edhe klinika dhe shenjat e të sëmurit ndihmojnë shumë në diagnozë.
                                                                                    Dr.Nurian Ohri
                                                                                   www.mjeku24.com
|
Gastriti Inflamacioni i stomakut www.mjeku24.com |
Hepatiti Inflamacioni i mëlçisë www.mjeku24.com |
Ultrasonografia Çfarë është EKO-ja www.mjeku24.com |
10 Koment
-
më 23 Shtator 2008 më 9:30 paradite
Se pari ju falenderoj shume per kete nisme dhe per informacionet teper te dobishme per gjithesecilin ne lidhje me shendetin tone.
Ne fakt e lezova me shume interes kete informacion. Nga kjo kuptova qe ne duhet te bejme kujdes per femijet qe ti ushqejme me te gjitha vlerat ushqimore. Por ne te gjithe informacinin e dhene nga ju ishte shume e qarte se kur ndodh kjo fenomen pra nemoshen 40-45 vjecare dhe lart. Tek DIAGNOSTIKIMI nuk pashe ndonje rekomandim per ket lloj moshe , pervec metodes DEXA.
Ju lutem mund te me thoni se cfare mund te perdorin une tani qe jam ne moshen 46 vjecare, duke perjashtuar sigurisht operacionin te cilin shume shpjejt e ofrojne mjeket.
Shume faleminderit
-
më 23 Shtator 2008 më 9:08 pasdite
E nderuar znj.Silva!
Ju faleminderit për komplimentet. Për arsye se mos artikulli për osteoporozën zgjatej shumë dhe mezi lexohej njëherësh e kemi ndarë në dy pjesë. Ju lutem klikoni mbi kategorinë e ortopedisë dhe lexoni artikullin numër dy për osteoperozën. Besoj se aty do të gjeni atë që po kërkonit.
Me respekt Dr.Nurian Ohri
-
rilindmë 18 Tetor 2008 më 8:06 pasdite
hej a bon me me gjet psh skeletin krejt qka i tregon pjeset e skeletit plizz.Falimenderit
-
më 19 Tetor 2008 më 7:38 pasdite
İ nderuar z.Rilind!
Për sistemin e skeletit mund të klikosh tek linku poshtë:
http://www.innerbody.com/image/skelfov.htmlGjithashtu adresa e e_mailit që keni dhënë nuk është e saktë.Më dërgi=oni adresën tuaj të saktë tju shkruaj e_mail nga adresa ime.
Me respekt Dr.Nurian Ohri
-
rominamë 20 Tetor 2008 më 4:58 pasdite
jam nje paciente qe jam me osteoporoze.prej nje viti perdor fotomax dhe vitamin d e kalcium.2here ne vit nga 2muaj marr vaj peshku ne forme kapsule.ka ndonje gje qe duhet te shtoj dhe cfare diete duhet te perdor.mosha eshte54vjece
-
më 21 Tetor 2008 më 11:02 paradite
E nderuar znj.Romina!
Vazhdoni ti merrni ilaçet për aq kohë sa tjua këshillojë mjeku specialist.Gjithashtu po të njëjtat lëndë mundohuni ti merrni edhe prej produkteve të ndryshme.Po tek rubrika e ortopedisë por tek artikulli numër 2 për osteoorozën mund të gjeni këshilla të dobishme.Mundohuni të paktën 2=3 herë në javë nga 15 minuta të merrni pak diell për prodhimin e vitaminës D.Pini 2 gota qumësht në ditë ose hani kos dhe 2=3 feta djathi.Për marrjen e foforit përsëri qumështi dhe mishi është i dobishëm.Kripën përdoreni më pak.
Me respekt Dr.Nurian Ohri
-
Kastriotmë 29 Nëntor 2008 më 11:22 pasdite
Pershendetje, kame nje pyetje nena ime e ka semundjen e osteoporozes mosha 61 vjec, mjeku i ka dhene terapi barna me emrin Ideos qe mbahen ne goje dhe vetevetiu treten, ju luse te me tregoni nese ka nevoje te mere edhe ndonje terapi plotesuese dhe normal te ma tregoni emrin e ilacit dhe si ta konsumon. Ju lutem qe te ma ktheni pergjigjen, pershendetje.
-
më 2 Dhjetor 2008 më 10:30 paradite
I nderuar z.Kastriot!
Mendojme se si ilaç IDEOS ı mjafton megjithese kete duhet ta dıje me mıre mjeku qe ju vizitoi pasi ai i ka pare analizat dhe gjendjen nga afer.Gjithashtu mund te lexoni artıkullın numer dy se çfare duhet te kete kujdes tjeter nena juaj.
Me respekt Dr.Nurian Ohri
-
më 23 Janar 2009 më 11:47 paradite
mirdita DR.NURIAN OHRI jam sevdia nga gjermania ju pershendesdhe ju pergzoj per punen qi ebeni kam probleme me kembet kam dhimt shum vetem kur heci apo kur rri ne kemb kam kam qen te ortopedi nuk kam ndim aspak jam 38 vjeqare amundeni mem ndimu ju lutem , ekam ndegju mjalt me kanell, por kanell spo muj me kuptu shka esht amundeni ma thjesht me ma spjegu shum faleminderit.
-
më 30 Janar 2009 më 7:04 pasdite
E nderuar Znj.Sevdia!
Nuk e di çfarë ka menduar mjeku pasi ju ka vizituar dhe a ju ka dhënë qetësues apo diçka tjetër por nëse jeni mbi peshë ulja në peshë do tju ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve dhe duhet të përdorni qetësues. Për kanellën nuk kam ndonjë informacion dhe nuk dua tju drejtoj gabim.
Me respekt Dr.Nurian Ohri
Na vjen keq por komentet janë të mbylluar për momentin.



