Striat janë disa vija të holla të ardhura si pasojë e çarjeve nën lëkurë gjatë shatzanisë, në adoleshencë apo gjatë rritjes së shpejtë të peshës trupore. Megjithëse nuk përben ndonjë problem shëndetësor zakonisht bëhet shkak për probleme kozmetike.
Transmetimi nëpërmjet gajkut bëhet gjatë transfuzionit të gjakut apo nëse gabimisht çpohesh me gjilpërën apo bisturinë e përdorur më parë nga një i infektuar. Mund të transmetohet seksualisht apo gjatë bërjes tatuazh. Apo gjatë përdorimit të njëjtë të briskut të rrojes apo furçës së dhëmbëve tët të infektuarve. Mund të transmetohet prej nënës gjatë lindjes (nëse dihet që nëna ka qenë me hepatit B bebit i jepet imunglobulin dhe vaksinohet). Kujdes edhe me pështymën.
Është një virus ARN-je dhe shkakton infeksion akut të mëlçisë. Zakonisht kalohet gjatë fëmijërisë rreth muajve 6-12. Shenjat Shfaqen rreth 15-45 ditë pas marrjes së virusit. Bëhet shakk epidemish. Nganjëherë mund të jetë fulminant(mjaft i dëmshëm) por në të shumtën e rasteve kalohet pa e kuptuar (asemptomatik). Fëmijët zakonisht janë anikterik ( pa zverdhje) kurse tek të rriturit shoqërohet me zverdhej (ikterik). Ngjitja bëhet me rrugë fekale-orale pra me ujin apo ushqimet e infektuara. Duhen larë duart dhe frutat apo perimet.
Hepatit në kuptimin mjekësor d.m.th inflamacioni i mëlçisë. Megjithëse shkaku më i shpeshtë janë infeksionet virale përsëri ka dhe shkaqe të tjera të hepatitit. Nëse ky proçes inflamacioni (ku përfshihet shkaktari dhe qelizat mbrojtëse të trupit bashkë me lëndët që prodhojnë) është i menjëhershëm dhe i fuqishëm atëherë merr emrin hepatiti viral akut e nëse zgjat mbi 6 muaj merr emrin hepatiti viral kronik.
Sindromi paramenstrual është një seri shenjash apo ankesash psikologjike dhe fizike të cilat fillojnë rreth një javë para menstruacionit dhe zgjasin deri në fillimin e tij. Fillojnë shqetësimet që 7-10 ditë përpara menstruacionit dhe me ardhjen e tij pakësohen derisa humbasin. Shqetësimet nganjëherë janë aq të mëdha saqë ndikojnë direkt tek jeta socilae e femrës. Rreth %80 e femrave kanë shqetësime të tilla.
Të bërët synet do të thotë heqja në mënyrë kirurgjikale e lëkurës që mbulon kokën e penisit. Kjo pjesë e lëkurës quhet prepicium. Në Amerikë është ndërhyrja më e shpeshtë kirurgjikale në pediatri. 1/6 e fëmijëve të botës janë bërë synet.
NË MOMENTIN E LINDJES : Temperatura 36.5-37 c Gjatësia 50cm Pesha 3300 gr Perimetri i kokës 35 cm Pulsi 120-160 në min. Tensioni 80/50 mmHg Numri i frymëmarrjes 30-40/ min PESHA : Në muajin e 5 dyfishohet Në muajin e 12 trefishohet Në muajin e 24 katërfishohet GJATËSIA: Një vjeç rritet me 0.5 herë pra […]